Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30

Tema: Atëbotë

  1. #21
    Mbylli syte e shih. Eshte nje drite e kuqe ne mes te vetullave me kurore te verdhe. Pastaj behet e kalter, gjithnje e me vogel e shuhet. Nese je ne gjendje ta mbash ndezur dhe me syte hapur, do dyshosh papritur per vertetesine e asaj qe shohin te gjithe. Duhet ndryshuar kahu i shikimit:nga brenda jashte ne jashte brenda. Trupi te kufizon;brenda je i pafund.
    Arsyeja per te besuar eshte teper e thjeshte: edhe nese nuk eshte ashtu, nuk ka njeriu se c`humbet, pasi nese perfundojme ne hic nuk ben asnje ndryshim cfare kemi besuar. E kunderta nuk eshte e njejta gje.

  2. #22
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    7
    Heshtja eshte flori, fjala argjend. C`eshte shkrimi?
    Nese hesht i kursen vetes mekatin potencial me te cilin eshte e mbarsur cdo fjale. Ndersa e folura ka dicka fluturake e jeteshkurter, shkrimi mbetet. Deri dje. Sot kemi internet.
    Interneti eshte demokracia e fjales, e si cdo revolucion ka viktimat e tij. Mbretit i pritet koka. Fisnikeria mergon ne territoret e vjetra te librit anakronik. Pushtetin e marrin ata, qe deri dje vetem lexonin ose dhe jo. Industrializimi i fjales se shkruar, prodhimi e konsumi i saj ne mase nga cilido, ben qe te bjere vlera e saj. Ajo qe ishte dikur privilegj i disave, eshte tani mese normale. Hame te gjithe me luge, ndonese plastike. Ndotja e ambjentit linguistik dhe ideor eshte e pashmangshme. Mjafton te besh nje xhiro getove te rrjetit mbushur me plehra virtuale e sodomi mendore apo vizuale, xhihad, ufo, copa gazetash etj., per te ardhur ne konkluzionin e hidhur se fundi i botes nuk eshte larg. Te pakten per artin.
    Secili eshte artist-ka thene dikush. Okay, po kemi nje problem te vogel. Publikun. Nese publiku eshte dhe ai artist, atehere per ke bejme art? Per njeri-tjetrin, do qe pergjigja vijuese. Vene ne skene eshte kjo drama, apo komedia, tragjedia, quaje si te duash: aktoret presin biletat e rehatohen ne skene, ngjarja zhvillohet ne salle. Ose edhe ne skene , edhe ne salle. Po t`i heqim si njeren dhe tjetren, dmth skenen e sallen, pasi ne fund te fundit jane e njejta gje e t`i zhvendosim ne rruge, fabrike, dyqan, shtepi, zyre a ku di une, me nje fjale ne boten qe na rrethon, qe pa dyshim qe eshte skena apo salla me e persosur atehere me pak fantazi, ose dhe pa te do te rezultosh ne kete skenar, aq te mirenjohur per njeriun-artist shqiptar:
    -Pse me sheh?
    -Kush po te sheh?
    -Ti pra!
    -Nuk po te sheh njeri more vella!
    -Po ti qorr do me besh mua? Une te pashe qe me pe. etj.
    Ky eshte teater absurd. Po edhe dialogu i nje vizitori me pikturen ne muze, i librit me syte, i ndergjegjes me arsyen, jin dhe jang.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga yjori
    Eshte e kote te gjesh prejardhjen e kujtimeve. Jane si ujet; bien,avullojne,burojne,rrjedhin,mund t`i pish, te futesh brenda, e mos harro se pjesa jote me e madhe uje eshte. Notojme ne vetvete.
    Sot u zhyta thelle deri fund, preka fundin;drita nuk hynte deri aty e perjetova prape te parin kujtim.Symbyllur, dikur ne fillim te vetedijes. E njejta gje sikur te bie te fiket. Vdekja e lindja jane e njejta gje .
    pP.s pergezime e mia .............

    Sonte........pse vetem sonte lotet me shkojne ,mundohem te iki kujtimeve te perfunduara pse vetm sonte ,per Ty mendoj ,mbylli syte me del Ti ...........dua te shkoj te iki te mbylli gjithe cka eshte ne mua ,te mbylle kaptinen e jets sime se me nuk kam se cka te shkraj se me Ty dua sonte te merr fund leximi i jetes time ,te filloj te shkruaj nenje kaptine te jetes tjetre pra ne ATEBOTE vetem Un E Ti
    Ndryshuar për herë të fundit nga _DIAMANTA1_ : 17-08-2006 më 16:34

  4. #24
    Ketu u be ftohte menjehere, sot per neser. Pak e frikshme mungesa e shkallezimit. Jane kohe te cuditshme keto tonat. Nuk do habitesha po te behej ndonje hata, te zbrisnin alienet apo Mesiu. Deri atehere vegjetojme si gjithmone.Po tani i gezohem te ftohtit. Te mbledh e te koncentron erresira ; mendimet nuk pasqyrohen jashte, kozmosi zvogelohet e ideja e pafundesise eshte me e lehte per t`u perballuar se sa kur sheh qiellin naten ne vere. Te ngrohtit te ben me te mishte, te lidh me token e te krijon iluzionin e gjallerise. Nuk jemi ujra, po peshqit ne to. Ose me mire : jemi ujrat me peshq brenda e me ere jashte, here me vale e here qete.
    Po ky eshte peisazhi ku jemi e jo cfare, kush jemi.
    Mund ta kerkosh veten jashte apo brenda. Kush kerkon e kush gjehet? Jemi ata qe kerkojme apo ajo qe gjehet?
    "Vetepermbushja"- kjo fjale kaq e keqperdorur e skizofrene. Te permbushesh, realizosh, zbatosh veten: kjo eshte medyshje, dyzim. Nuk ka asgje per te arritur, asgje per te zbatuar; qellimet, synimet, deshirat, malli, keto jane peshqit, era, qe na bejne te levizim e qe levizin ne ne.
    Ujet eshte i pamundur te percaktohet; pa forme , pa ere, pa ngjyre.Ajri po ashtu. Pertej tyre e ne to eshte boshlleku, eteri: jemi ne. Ketu pushojne dhe fjalet se qeni: gabim te thuash dicka, po ja qe ndryshe nuk behet.
    Nuk vime, as nuk shkojme gjekundi; levizja nga toka ne qiell e anasjelltas, uje, avull, tym, re, shi e prape uje; ajer, frymemarrje, frymenxjerrje e keshtu me rradhe; kjo eshte vec forma qe ndryshon, ashtu sic eshte vec forme lindja, mosha, plakja, vdekja. Nuk vime, se nuk kemi nga se: edhe nese ka bote te tjera,nuk jane te ndara nga kjo....; po ketu po ndaloj se po flas per gjera, per te cilat vec mund te hamendesosh.
    Kush jemi? Jemi ajo qe mbetet kur shkojme, ajo cka ishim para se te vinim.
    Nje mendim, nje enderr, nje fjale e thene rastesisht nga dikush apo ne tv; perreth eshte mbushur gjithcka me shenja, shifra, pershendetje, te fala, keshilla, udherrefyes, ngushellime.
    Eh, mezi po pres te zhytem dhe une ne tjetersi; sa me teper shkon koha aq me shume mall kam per atebote; ceshtje kohe eshte e keta 10000 dite qe na mbeten do bejme si do bejme.
    Nuk di, po sa me teper shkon koha, aq me teper reduktohen gjerat qe me pelqejne, zbehen ikonat e humb respekti ndaj atyre qe dikur i kam adhuruar. Me duket thjesht pune te ulesh e te qendisesh vargje, te marresh fjale te bukura e t`i shkosh ne fill, per t`i varur pastaj ne qafe a ne veshe si vethe. Ndoshta me ka topitur dhe fakti i te paturit te dashur. Behem ndryshe kur jam vete i dyte: e kap veten para tv duke shikuar filma te dobet duke ngrene e me vjen te qesh: imagjino si do ish sikur te kisha harem. Te paturit, qofte edhe shpirteror(e dashuria hyn ketu), te ben pertac ne mendje e te than, te ben konformist me jeten e frikacak ndaj asaj qe vjen. Rehatia nuk eshte per ata qe duan te shkruajne. Ndaj dhe mbreterit, te pasurit apo te afirmuarit zor se qullosin ndonje gje per te qene.
    Nuk di c`te cmoj me teper: mallin qe te gerryen e te nxjerr dejet, apo tulin qe zene fibrat kur cdo gje ecen ne rregull. Kjo eshte thjesht ceshtje kohe: ja dhe nja dy muaj e do filloj te ndjehem i pakenaqur nga vegjetimi, seksi, zakoni i te pires kafe, pergjumja.
    Sidoqofte nje gje qendron: nuk ka pse shkruan njeriu. Shkruan a nuk shkruan, njelloj eshte. Per vete ate qe shkruan, pas kenaqesise qe te jep orgazma shpirterore vjen boshlleku e mbushja prape, etiketimi i vetvetes pas kritikave te lexuesve e konfrontimi me sedren. Qe kjo e fundit vuan nga ky proces e qe eshte pothuaj e pamundur ta asgjesosh ate, per kete mjafton te hedhesh nje sy ne ca forume te ashtuquajtura letrare ketu, ku pasi shkruajne brockulla e i bejne qejfin njeri tjetrit, fillojne e merren pastaj me shijen tashme te prishur te publikut, e hartimin e antologjive, botimin e tyre etj. se me vjen ndot kur i mendoj. Nuk di pse kane kaq shume deshire njerezit per t`u bere te shquar: eshte kjo nje forme e kerkimit te vetvetes, ndonese aty ku nuk eshte?
    Nje gje me eshte bere e qarte tashme: aty ku shumica thone po, une them jo e anasjelltas. Jam ne minoritet, gje qe nuk do thote se jam i vecante. Thjesht kam nderruar kahun e levizjes: para,fame,seks,sqime, perjetime, keto nuk i dua. Dua nje cep te qete, ku te kem lirine time e copen e perditshme te bukes. Nuk kemi dhe shume per te jetuar e di? Ja edhe ca dite jane: nuk di a do me mjaftojne per te vdekur me nje buzagaz e ndonje fjale te fundit si:"es ist vollbracht".
    Deri atehere kultivojme durimin e shtyjme kohen, pse jo edhe duke shkuar fjale ne fill, kokerr per kokerr, tespije dhembesh castesh qe kalojme ne gishta buzagaz.
    Shenjat fillojne e behen te dukshme vetem per ata qe bejne krahasimin e se brendshmes me ate qe ndodh jashte e qe natyrisht vene ne dyshim rastesine, nuk lene pas dore kujtimet e qe ne fund te fundit perballen me pyetjen: ndodh sepse e mendova apo e mendova se do te ndodhte? kete mund te thellosh me tej e te zhytesh ne ujrat e turbullta qe kthjellohen te skizofrenise e te vazhdosh persiatjen: ndoshta cdo gje ndodh sinkron, ndoshta cdo mendim eshte nje gur i hedhur ne pellgun tone e turbullon: ta argumentosh me nenndergjegjen kolektive te Jungut nga ana shkencore, ta vesh ne dyshim edhe kete te fundit per te vene ne dyshim realitetin, kufinjte e tij e te vetes, per te ardhur ne perfundimin qe guri je vete, pellgu, po ashtu si dora qe e hedh e te tretesh ne kundermendimin qe pason shkakun; kthjellimi e perndritja nuk eshte gje tjeter vec te habiturit papre para krijeses e krijuesit e te pranuarit te mrekullise si dicka te zakonshme e qe ndodh pikerisht tani. Habitem qe jam, habitem kur pi kafene, habitem qe me duan, qe nuk me duan, e ndjej se si shuhet ne mua e fundmja shkendije kokefortesie.
    Jo gjithmone me ndodh keshtu: jam akoma i varur nga zakonet e te tjeret, nga puna e te ngrenit e do doja te isha i lire, te pakten sa i perket duhesise. Do behet dhe kjo, po atehere nuk do dua me, sic ndodh gjithmone me mallin.
    Pertej perkufizimeve, perpilimeve, grupimeve, logjikes, dallimeve, partive, feve, te tjereve, eshte nje bote tjeter, te cilen pakekush e shkel; pakekush e ka cuar ne mendje mundesine e ekzistences se saj; rrallekush niset dhe e kerkon e pothuaj askush jeton vazhdimisht ne te.
    Do besoja ne te edhe thjesht per kokefortesi nese dikush do me vertetonte pamundesine e saj; do besoja vec per faktin se kjo ne te cilen jetojme nuk ia vlen te merret parasysh: gjithe mundimet per ta bere me te mire vec deshtojne, habitem kur shoh njerez inteligjente qe shpenzojne energjite ne drejtime te tilla; habitem se me duket se kjo eshte aq e thjeshte e vertet nuk do shume mend per ta kuptuar.
    Kam te bej perdite me njerez te pjekur, gjashtedhjetevjecare e me shume,qe ndertojne qe nga lindja Babelin e tyre personal; me para, seks, fame, fjale, pushtet, femije e ku di une cfare, e habitem. Vertet eshte kaq veshtire per te kuptuar te verteten elementare qe njeriu eshte i vdekshem e ky fakt real ben te paqene perpjekjet per te arritur a ndertuar dicka. Nuk ka asgje per te arritur, asgje per te realizuar, asgje per ta lene per me vone, asnje enderr nuk ia vlen te vihet ne jete; cdo gje eshte e ndodh pikerisht tani.
    Ish nje dite e bukur maji kur mu be e qarte pikerisht kjo: eshte e vertete e thjeshte kur e degjon; ta perjetosh natyrisht qe eshte ndryshe. Kulla qe ke ndertuar per kaq vjet me komplekse, deshira e vleresime per, mbi, ne veten shembet nje dite te bukur thjesht keshtu. Ndoshta atyre qe semuren papritur pa sherim u ndodh e njejta gje me nje ndryshim te vogel; ata zhgenjehen nga perendia, mjekesia, fati apo nuk dine as vete nga se. Duhet te presesh deri ca dite para se te shuhesh per te besuar se te vdekurit ndodh vertet?
    Ja ky eshte absurditeti ; ne fillim te tremb, pastaj e merr me te qeshur jo per te kaluar rradhen, po se per te qeshur eshte vertet. Eshte vertet komik Bushi, Berisha, Enveri e per mua the last, but not least Ismaili qe merret ditet e fundit te tij o tempora, o mores, me Janullen, ex-shitesen e djathit ne bulmetoren poshte dhomes ku ai shkruante kryeveprat e perkthyera aneembane botes, qe cdo vit perballohet me nje Nobel tjeter, qe ka shkruar edhe ai nja 50 libra, dhe ato kryevepra; llogari e vogel e Janulles: 100 vjet Nobel*50=500 kryevepra*15dite per kryeveper*plus nja tre jete per klasiket* shto edhe ato qe duhen ditur nga fushat e tjera= 3700 vjet.
    Une keshtu mund te vazhdoja pa fund; cinizmi eshte i thjeshte e objekte per te nuk ke nevoje pse kerkon shume. Hap tv-ne, dil ne rruge, shko ne pune; kudo qe jam habitem se si eshte e mundur, duke mos perjashtuar edhe veten.
    Habia eshte vertet nje ndjenje perteritese; per pak sa nuk thashe riperteritese apo ripertypese. Nese te habit kjo bote, nuk habitesh me ekzistencen e te tjerave, as me numrin e tyre, as me pamundesine e tyre. everything is possible. Neser te bjere kometa bashke me dinosauret; te vine e te na zgjojne e ta gjejme veten perseri ne shtrat andej nga viti 79 e te cohemi e te na bejne gati per parakalim se eshte 1 maji. "Se c`pashe nje enderr sikur me ishin rritur brire o mami!"

  5. #25
    Pashe dike qe te ngjante e mendova qe mund te ishe ti. Pastaj u perpoqa te gjej se ku eshte ndryshimi midis teje dhe asaj qe te ngjante, derisa arrita ne perfundimin qe nese ka ndonje ndryshim nuk kam sesi e kerkoj jashte meje, domethene ne te tjeret. Po nese dallimi eshte ne mua atehere....

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    6

    dritesim

    cdo lule ka syrin e saj, me thote japonezja ne mes te kopeshtit me gure, e me tregon kryet e nje luleje te celur.
    kujtoj mjegullt ata shqiptare te pare, qe ngjashem menduan derisa e quajten "syth" ate bulez te re lulezimi.
    shihem sy me sy me lulen e kuqe ne kopeshtin e larget. e pyes se brendshmi per driten, e ajo tregon me krye.
    ngre syte andej nga tregon lulja. nje fergellime shperberese ndryn neper bebeza e kalon dritheruese neper deje. drita zberthet neper trupin tim ne shtatemije e shtate ngjyra. derisa vizitoret nuk me shohin me, jam krejt e tejdukshme. por une jam, gjithsesi.
    vetem tani mund te jem kudo, dhe asgjekund. mund te jem gjithcka dhe asgje. e perseri te grimcezohem e te ngjizem ne nje trup te vetem si me pare. (apo kurre me si me pare?)
    vetja atje matane, nje guve terr. a ia vlen?

    i bardhe e perkundes ndricon qielli. por kaq nuk mjafton.

    nje mall me kthen serisht ne mes te gureve, drita qe buron nga ti.

  7. #27
    Dua te porosis dicka e papritur me mbush nje mall i embel dhe i qete. Jam mesuar me te, ndaj dhe porosis dicka te bardhe, qumesh me mjalte. E befas shoh sisen e bleten; kthehem brenda e perpiqem te shquaj ne terr te caren prej nga ku pikon.
    E di; ti je pertej e nuk futem dot tani ne mitren e nenes per te bere rrugen mbrapsht; eshte nje unaze qe leviz vete; te kthehesh perseri ne doren tende si valixhe ne ato karuselet aeroporteve doemos te ben te mendosh pse me le keshtu vetem. Qe te rritem e te te ngjaj?

  8. #28
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Atebote mendoja qe do jem njeriu me i lumtur ne bote....Gabova nuk me mbeti asgje nga sypozimet e mija iken bashk me ty qe nuk je me ne jete....Kot u mundova te ndryshoj diqka nga vete jeta ime por u ndala sepse verejta qe jeta ime mbaroj po ate dite qe te humba....Sa shum u mundova te gjeje nje rruge te me shpije drej teje por kote...
    Te gjitha dyert ishin te mbyllura dhe i thash vedit ,,Qendro moj e shkret se keshtu do jetosh e vetmuar dhe pa as nje shpres te rikthimit sepse i vdekuri nuk kethehet kurr...Me mungon shum...Kurr me nuk do jem ajo qe isha por me duhet te jetoj sa kam jete por do te kem kujdes qe mos te jem barre e askujt,do te jem ajo qe me mbetet te jeme
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #29

    Dialog

    Pa zbardhur ende dita tjeter, ti do te me njohesh
    per te treten here. e une t'u shfaqa perhere me fytyre tjeter.
    ti e di me mire se une, se kush jam une, une e di me mire se ti, se kush je ti. keshtu ne mprehim fytyrat e njeri-tjetrit.
    "cdo masiv guri fsheh ne vetvete nje veper arti qe ti me dalten tende duhet ta zbulosh" iu thuhet skulptoreve. ka dicka nga krijimi ne te, nga ngjizja, nga lojerat e vajzave te vogla me kukulla, nga ritet fetare ne xhungel a metropole.
    thuhet, se nje krijese qe ke nxjerre nga ai gur mund edhe te gjalloje me frymen tende, nese ti ke nje zemer te arte.


    Te gdhendesh eshte thjeshte, te gdhendesh dicka te bukur veshtire; te mos gdhendesh asgje pothuajse e pamundur. Shtysa qe vjen nga brenda e derdhet jashte si veze e thyer nga zog i vogel qorrazi nuk jam une, nuk je ti.
    Ne jemi pertej saj; pertej vrullit, deshires, perjetimit; pertej asaj qe mendojme e aspak ky i fundit. Cfare? Une jam guri e nuk ka asnje nevoje per mundime absurde si tjetersimi, qofte edhe ky mundim fisnik si e bukura.
    Te nisesh e ti japesh forme dickaje do te thote te paramendosh se ajo nuk formen e duhur; ja nje pikenisje e gabuar. Cdo gje eshte e perkryer ne vetvete; ndaj kur Mikelanxhelo cliroi Davidin prej gurit ndoshta eshte ndjere si ai tjetri qe ngriti tjetrin prej varrit pa e pyetur nese donte ky i fundit. Ne gdhend dicka gdhend veten me dalten e vetes; e bukura eshte percudnim i se vertetes. Kahu i levizjes duhet te ish ndryshe; nuk gdhend une gurin, po ai mua. Jemi ne ata qe na duhet te kthehemi ne fillese; nga vdekja ne lindje, per te rilindur prape ne ate qe perpiqemi te clirojme nga thepat; nga vetja.


    Lidhja mes materies pa jete dhe jetes ishte ngacmimi qe me beri te mendoj mbi shnderrimin e nje guri ne nje qenie te gjalle. Per kete duhet dikush qe ka pushtet mbi te dyja, dikush/dicka i nje dashurie hyjnore, nje zemer e arte. Sigurisht qe nuk kam menduar per vepren e njerezve, duhet ajo lloj zemre qe pulson perhere.
    A nuk ben cudi, se me sa kokefortesi cdo gjallese e ketij planeti ngerthehet deri ne castin e fundit pas jetes? Nuk e kam kuptuar kurre, se pse njerezit jane kaq te marrosur per t’u shumuar, kur te gjithe e dine qe vdekjes nuk i behet bisht, dhe se jeta ne vetvete eshte mund e vuajtje ne vazhdim, me pak pauza festive ne mes. Por kur shoh se si lumturohem vete perpara buzeqeshjes se nje foshnjeje, e kuptoj se edhe une nuk jam me ndryshe. Edhe me shume bindem, kur shoh se si haradallosen gjallesat e tjera me me pak nyje nervore sesa njerezit, (ose pa nyje fare: gjallesa qe ushqehen me drite, ajer e uje.) Athere besoj vertete se eshte dicka tjeter brenda nesh qe na shtyn te jemi ata qe jemi.
    Sa per tjetersimin qe njerezit shkaktojne tek njeri tjetrin e pranoj vertetesisht ate qe thua. Thone se ne grate kemi dale nga nje brinje burri. Dikur kam menduar, se nuk eshte brinja, por zemra e nje burri qe e ben nje femer nje grua.
    Tani nuk besoj me asgje. Gjithcka eshte nje cast, ti je nje casti im, une jam nje casti yt. E gjithe jeta eshte nje shume castesh. Deri ne aktin tjeter.


    Nuk eshte mishi gur e guri mish? Ku mbaron guacka, lekura, perceptimi? A nuk eshte dhe materia e gjalle, qofte edhe kur ngjan e ngrire? A me thelle akoma; a nuk i mban atomet varur e njejta force qe mban shpirtin nderur? Vec nga dallimet e te kundertat lind frika prej vdekjes e jo vetem prej saj.
    Lumturia qe shkakton nje cast apo pamje e bukur
    eshte binjake e te kundertes se saj; vuajtjes nga e njejta arsye. Hidherohemi kur na vdes dikush e lumturohemi nga foshnjet. Ne thelb hidherohemi e lumturohemi per veten; te tjeret e cka na rrethon eshte pasqyra ku shihemi. Po cfare shohim aty? Shohim ate qe jemi, kemi qene e do jemi; po kjo nuk jemi ne. Uni eshte pertej frikes, vuajtjes, lumturise. Uni nuk eshte ajo cka mendoj, nuk eshte ajo cka ndjej. Cfare eshte pra?- do pyesesh ti tani e ndoshta vuan a lumturohesh nga pyetja. Ajo cka mbetet pasi zhvishemi nga tymi e mbetemi cullak si
    qiell pa re e pa yje ne agim a ne muzg.
    Merre kufomen e nje casti e beji nje viviseksion; do gjesh te njejta organe te kohes.


    Ashtu eshte: koha eshte nje vazhdimesi qe shtrihet ne te dyja boshtet e se shkuares dhe e se ardhmes: (Ja, tani me kujtohet klasa ne katin e pare te gjimnazit, ku benim oren e matematikes). Te pakten per ne njerezit eshte keshtu, ne cdo pike te diteve ku endemi sa jemi gjalle.
    Duket sikur kemi tri koka, nje qe sheh ne te kaluaren, nje qe sheh te tashmen e nje qe sheh te ardhmen.
    Mirepo keto kohet e fundit mua me pelqen te shoh vetem castin, si te kem kumbur aftesine per te kujtuar e per te fantazuar. Me pelqen te perjetoj e te harroj. Eshte nje shije e vecante, per mua eshte nje perjetim me vete. Duket une kam qene deri tani duke ecur me koken pas ose me koken lart.
    Te perjetosh castin, nuk mbetet prape se prape pre e castit. E di: edhe kjo ka gjurmen e vet te se kaluares. Perjetimet ne femijeri. Apo ne pleqeri? Shi, prape luhatem sa andej, kendej.
    Sidoqofte, nese ti do te zgjidhje tri caste te vecanta te jetes sende, te lumtura a te hidhura, cilat do te ishin?
    (E sheh qe nuk eshte dhe aq e lehte te pergjigjesh?)


    Koha eshte nje shpikje jona, pasoje e aftesise per te kujtuar. Po cfare eshte kujtimi?
    Terhiqu pak menjane, thirr nje kujtim e vereje me kujdes: eshte dicka e papercaktuar, dicka mes mendimit, mallit ose vuajtjes. Eshte vec nje projeksion i gjendjes sone shpirterore ne te kaluaren. Ne kete kuptim nuk do kish kujtime te mirefillta, pasi edhe kujtesa ndodh pikerisht tani, ne te tashmen. Te njejten gje mund ta thuash edhe per enderrat e fantazite.
    Realisht ne jetojme te gjithe ne te tashmen. Vec te menduarit eshte iluzioni i kohes. Kujtimet ndryshojne dhe ato ne kete iluzion. Nje i vjeter psh, ngaqe eshte me i mjegullt, behet edhe me i turbullt, shkak ky qe shumica jone e ngaterrojne ate me idealin apo utopine. Kujtimi e fantazite jane enderra; ne ngaterrojme si jemi ndjere dikur me ate c`na ka ndodhur dhe rrethanat; kur ndjehemi keq ngaterrojme deshiren per permiresim me bazen e te krahasuarit, dmth me kohen kur jemi ndjere me mire.
    Po ta veresh nje kujtim edhe me afer do vesh re se pak na kujtohen rrethanat ne te cilat jemi gjendur, vete kujtimi eshte ajo c`kemi perjetuar atehere ne ato rrethana, ose me mire nje jehone e mallit, deja-vu-se.
    Dikush qe jeton ne te tashmen nuk e ndjen kohen, oret e dites, stinet, vitet. Ai nuk prodhon me kujtime e koha ne te cilen ndodh kjo nuk damkoset me ne kujtese. Koha, apo sic thashe, iluzioni i saj eshte nje nga burgjet te cilat i kemi ndertuar vete.
    Me vjen mire kur thua se nuk shikon me prapa a perpara. Kjo do te thote qe nuk e vret shume mendjen, qe jeton spontanisht. Une nuk do e thoja kete per veten. Une mendoj shume, vetem se nuk identifikohem me ate qe mendoj; thjesht i le ato te fluturojne te lira e une jam deshmitar i asaj qe ndodh; ka mendime te bardha e te bukura mes tyre si pellumba, po edhe korba. Te beja krahasime psh cfare eshte me bukur; nje qen apo nje peme thjesht do bija ne absurditete e nuk do isha me i paanshem. Po une nuk jam arbitri, lojtaret. Jam nje kalimtar te cilit rastesisht i ra rruga andej.


    Ndoshta vendimi im per te vezhur e zhveshur papushim caste (sic ndodh me femrat rendom neper shitore veshjesh me rrobat e modes se fundit te nje prej kater stineve) eshte shenje lodhjeje ose kryengritjeje ndaj peshes se kohes qe lashe e qe po vjen drejt meje.
    Kjo nuk do te thote se vendos casti mbi mua, vetem se shqisat e mia jane drejtuar se jashtmi. Me shume sesa spontane, duket te jem kthyer ne pasive. Nuk pres asgje, nuk kerkoj asgje, nuk permallohem e nuk urrej. E vetmja rrjedhe mendimi qe shket here pas here ne forme drejteze, eshte pershkrimi i asaj qe shoh, nuhas, degjoj. Perndryshe cdo mendim eshte nje feksje e shuarje sakaq.
    Nje lloj meditimi: zbrasje (te pakten e deshiruar) e gjithe asaj kupe te vetedijes, ku derdhen perdite shtresa te reja mendimesh e emocionesh mbi djerrina varresh apo themele te sapohedhura, eshte kjo.
    Eshte si nje ngjitje ne nje mal te larte, per te pare me shume qiell, per te pare sidomos qiell.
    Tek tuk me bien nder mend ato fjale te vetme, qe per mua kane tani ndonje kuptim: foto-casti, kafe-ekspres,
    qofte- casti, wash and go, flash, cak-cak, shëët!...


    Vjen nje kohe ne jete, zakonisht ne mes te saj, ku behemi cke jemi vertet. Shume bejne sikur nuk e vene re e vazhdojne me kokefortesi te mbahen pas kallamave, te tjere mbyten, pakkush del ne breg.
    E gjitha kjo ndodh pasi ke perjetuar cfare ka per te perjetuar; ate pak dashuri te mundshme, cik seks, ndonje dehje a ekses tjeter, parane, karrieren e ku di une. Pastaj gjithcka eshte perseritje; o do vazhdosh rrethoren ne leme, o do ndalosh per te gjetur nje kuptim ne vrapin absurd rreth qellimit hije te cilin nuk e kapercen dot. Shume eshte folur per shtegun, dyert, kuptimin qe ka kjo dreq jete. E une nuk njoh asnje te gjalle qe te me ndihmoje. Pra duhet bere vete. Nga ana tjeter nuk eshte se ka dhe ndonje gje per te bere, se si mund te besh veten e me cfare. Hunda nuk nuhat dot vetveten, dora nuk kap dot pellemben. Pikerisht ne njohjen e pafuqise se kesaj lodhje ndodh zbrazja e vetvetes nga vlerat, deshirat, qellimet, pra pusi thahet.
    Po ne jemi ujet. E te merr etja, fillon e haluzinon per djallin e Zotin, rrezohesh, ngrihesh, cmendesh, nuk ke me toke nen kembe, fillon e lutesh, pergjerohesh, falesh qe te bjere shi, vjen verdalle ne shkretetire si re qe nuk ndalet e ndoshta dhe vdes duke mallkuar te gjitha. E ja kris dicka ne ty, cahet nje damar e plasin lotet, bejne rrugen nga burimi ne lume, nga lumi ne det, nga deti ne qiell, aty ngrijne, avullojne, zbardhen, nxihen e vetetin prape, cahen qiejt e te derdhin kanaleve te tokes, futesh plisave, varreve, betonit, ne erresire, mbush pusin prape, hedh nje kove e lan fytyren e ne pasqyren e tij nuk njeh me veten pasi nuk je me ti, po nje tjeter. Je ajo skulptura e fshehur ne gur; ke qene gjithmone, vec skulptori qe i verber e nuk e dinte qe vepra ishte ai.
    Nis e kercen nje valle te lashte sa vete bota, vallen e rilindjes, nuk fle per dite te tera e te behet papritur e qarte ajo cka vertet peshon....fjalet te gurgullojne vetvetiu; eshte dicka mosthenese, nje spirale te cilen e kuptojne vetem ata qe jane si ti, te ngjashmit, po ata nuk kane pse te kuptojne se e dine vete. Kupton se je vetem ne kete bote, po eshte nje vetmi e praruar se nuk ke me nevoje per bashkebisedues, as per pasqyra. E ky uje i ri lind nje bote tjeter, pagezuar ndryshe, me gjallese te perjetshme e nje lumturi te qete, te embel.. Eshte ne doren tende tashme te shkosh e te besh cfare te duash; pertej lumturise te pret liria; je plot me veten e gjendesh ne nje spirale te se bukures, qe sa vjen e nurezohet gjithnje e me shume; ti pi ne pus e nuk ke te ngopur....fjalet treten, mendimet jane zogjte qe mbushin qiellin tend, i gezohesh diellit, shiut, bores, e kupton se nuk ka asgje per te ndryshuar ne bote, se bota je ti, e bota plot me te tille. Po eshte nje bote tjeter kjo, e pafund, pa frike, pa shprese, pa lakmi, pa qellime....


    Nese koha nuk ekziston, nuk ka dhe vend. Flitet per tre dimensione: per mua jane pafundesisht shume. Per te ndertuar boshtet e sistemit tone, jemi te detyruar te marrim nje pike fikse, e kjo pike fikse varet nga ne. Nese une marr nje pike te levizshme si pike zero, dmth hicin, i gjithe ky konstruksion enderre tenton drejt pafundesise. Une te beja te njejten gje duke marre per pikenisje pafundesine e te tentoja drejt zeros.
    Nga kjo aksiome, qe rralle vihet ne dyshim lindin te gjitha perfytyrimet tona per boten. Dmth ne vime nga hici e perfundojme atje. Ose nga pafundesia e perfundojme ne hic. Ose nga pafundesia ne pafundesi e se fundi, nga hici ne hic. Cdonjeri perfytyrim ka brenda nje te panjohur, ose dhe dy.
    Mirepo keto te panjohura kane cilesite e Zotit. Nuk mund t`i perfytyrojme e jane krijueset e jetes.
    E vetmja dalje nga kjo dileme eshte te venit ne dyshim sic thashe te aksiomes se vendndodhjes. Nese ajo nuk ekziston apo eshte e pafund, dmth cdo pike ne bosht permbledh ne vetvete nje univers tjeter me hic e pafundesi, atehere e gjithe godina artificiale qe na kane mesuar shkollave rrezohet si nje keshtjelle rere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yjori : 04-08-2007 më 13:53

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Te bukura , respekte per te gjithe
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 26-08-2007 më 20:21
    Sui generis

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 22-06-2025, 14:39
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  4. Presidenti Dr. Rugova u shpall Senator Nderi i Europës
    Nga DriniM në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •