GOETHE
In tausend Formen magst du dich verstecken,
Doch, Allerliebste, gleich erkenne ich dich;
Du magst mit Zauberschleiern dich bedeken,
Allgegenwaertige,gleich erkenne ich dich.
GOETHE
In tausend Formen magst du dich verstecken,
Doch, Allerliebste, gleich erkenne ich dich;
Du magst mit Zauberschleiern dich bedeken,
Allgegenwaertige,gleich erkenne ich dich.
(kopjuar)
I ndjen aromat e mia kur ti mbi mua ndricon?
Gjak i gjelber shket dejeve
Syve celin sythe gazmimi
Fryt i ri lidhet ne trupin tim
Ndersa ti ecen qiellit perzishem si cdo dite...
nese jam munduar t'i arratisem magjise qe ekzistenca jote "dikur" aq e dashur per mua ushtronte tek une ... s'ka qene jo per ta mohuar ate... e si do te mundesha valle? Te kam mbajtur ne poret e mia ne frymemarrjet spazmatike te mungeses tende e te kam percjelle venave te mia ne castet e harrimit tim ne prezencen tende te pavetedijshme.
...gjithmone e kam ditur - "do mbaroje, do varroset diku ne rrenjet e zambakeve te bardhe" por une do buzeqesh mes loteve te trishtimit - se s'i dihet a do puthen me furishem buzeqeshja dhe trishtimi ..........................pershendetje yjori................kujtimet ulen kembekryq ne gjithe qenien time kur lexoj ato qe ke shkruar ti....
Kam dale prape rrugeve te perseritjes, e ndoshta po shkel serish te njejtat gjurme te padukshme. Eshte nje rreth, nje karuzel e di? Hipim, rrotullohemi, trullosemi, zbresim prape. Koha shkon, oret mbushin shtratin e mulliri yne bluan te njejtin miell, gjithnje e me te bardhe, gjithnje e me te tejdukshem. Bie si bore mbi mua, me mbulon, me thinj, mbush rrudhat; gazete dikur e shkruar, tani memece si nape.
Merri hieroglifet, shenjat, gardhet e mendimeve e sinoret e gjuhes. Te shuhem ne heshtje, yll endacak qe bie ndersa ju flini e shihni enderra me zjarre, perndjekje e arratisje.
Dhimbje me ngjyra ylberi. Me nje ritual te çmendur e te pafrenueshem gati histerik ngjyrat e kësaj dhimbjeje po verbojne me durim e saktësi, si skulptori ne gur, frekuencen dhe menyren e mendimeve e dëshirave te mia. Katastrofe. Deshire dhe mendime pa sy. E ku mund te te cojne?! Ridimensionim i trishtimit. Nuk kam ndeshur krijese me te babëzitur se trishtimi. Ha, ha dhe vetem ha cdo gje qe i del përpara. Sa stomak te forte qe ka. Perzjen te emblat e te kripurat bashke. Krijese e guximshme trishtimi. Kurre s’e mundi dot buzëqeshja. Buzeqeshje e trishtuar, po. Trishtim i buzëqeshur, jo. E ditet trokasin saktësisht me te njëjtin ritem, me te njejten melodi... u paskan vene syte rrathe te zinj...
A te kujtohet ... se si dikur te thashe se kisha pare ne enderr Zotin?
Ti me siguri i mban mend enderrat e mija !
I mban?
Tregomi nga e para.... qe te provoj te ringajllem.
(po ringjallja cfare eshte?)!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Permbi rruge shkrime zogjsh.....Kujtesat e eres.
Kalime te sajat jane hapat e syve, shtrat i zerave te shkelur.... Me nje maske prej gjaku pershkroj mendimin tend te zbrazur....
dhe prej Kujteses se cale udhehiqem ne anet e thyera te dites .... Mbrrijne shtegetimet e fjetura te Henes ......
Zgjohem , zgjohesh ... gjumi yne Gjurme e Trupit tend.... Arratisen fluturimet...
Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....
Postuar më parë nga macia_blu
Ringjallja eshte ajo dite kur t'i, une, ai/ajo do te dalim para zotit e te japim llogarine...
Mesa duket t'i heret ke jap llogarine para zotit...
Mos valle je i derguar i "Zotit" hehehehehehe
Na ishin njëherë një djalosh dhe një vajzë të cilët shëtisnin rrugëve të parajsës dhe...
Eshte e kote te gjesh prejardhjen e kujtimeve. Jane si ujet; bien,avullojne,burojne,rrjedhin,mund t`i pish, te futesh brenda, e mos harro se pjesa jote me e madhe uje eshte. Notojme ne vetvete.
Sot u zhyta thelle deri fund, preka fundin;drita nuk hynte deri aty e perjetova prape te parin kujtim.Symbyllur, dikur ne fillim te vetedijes. E njejta gje sikur te bie te fiket. Vdekja e lindja jane e njejta gje .
S'mund ti le hapur duart e mendimeve, shtrin krahet era e zverdhur e s'ndihem me une. Te shoh dhe syte i ftohe ne deboren e buzeqeshjes tende, se s'mund te ti takoj syte me mungesen e pangopur qe ndjen gjaku im e qe derdhet qerpikeve.....
Mi lere nder gishtrinj prekjet e pamesuara te lekures tende teksa zveshin ajrin e frymes time .....
mi lere dhe shtegeto me pranine tende te pandjere kurre....
Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....
Krijoni Kontakt