Shuhet nė aksident aktori i njohur korēar, Perika Gjezi
28 Qershor 2010
KORCE/ GEZIM ASHIMI
Shuhet nė njė aksident automobilistik aktori i teatrit tė Korēės Perika Gjezi. Artisti i mirėnjohur korēar u nda nga jeta nė moshėn 61-vjeēare mesditėn e djeshme, kur makina i tij u pėrplas me njė tjetėr mjet nė aksin Voskopojė-Korēė. Sipas burimeve tė policisė qė hetuan ngjarjen, Perika Gjezi ishte duke udhėtuar i vetėm me automjetin tip Golf me targė KO 34 14 A. Ai po kthehej nga fshati Voskopojė ku kishte kaluar disa orė tė fundjavės, pėr nė qytetin e Korēės. Jo shumė larg zonės turistike tė Voskopojės, nė njė segment rruge, ku fillon njė tjetėr degėzim pėr nė drejtim tė fshatit Lekas, aktori korēar qė drejtonte makinėn e tij personale ėshtė pėrplasur me njė mjet fuoristradw me targė KO 32 81 A, qė po ngjitej drejt Lekasit. Si pasojė e pėrplasjes sė dy mjeteve, ndėrsa Perika Gjezi po udhėtonte nė tė tatėpjetė, ai ka humbur kontrollin e drejtimit tė makinės sė tij. Mė pas, mjeti ka rėnė nė terrenin malor duke pėsuar disa rrokullisje derisa ka ndaluar nė disa shkurre e pemė. Grupi i hetimit, i asistuar edhe nga njė mjek ligjor konstatuan se Gjezi kishte pėsuar vdekjen e menjėhershme. Megjithėse nė vend mbėrritėn shumė shpejt edhe banorė tė zonės, askush nuk mundi ta ndihmojė aktorin, pasi ai kishte ndėrruar jetė. Sipas burimeve, nė spitalin e Korēės mbėrriti dhe drejtuesi i mjetit me tė cilin u pėrplas viktima. Por pas ndihmės sė parė ai e kaloi rrezikun pėr jetėn. Burime spitalore bėnė tė ditur se i plagosuri kishte pėsuar vetėm disa plagė qė nuk i vinin nė rrezik jetėn. Nė orėt e pasdites ai u shoqėrua nė komisariatin e policisė, pėr tė sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik. Dyshohet se shpejtėsia nė rrugėn nacionale tė ketė provokuar dhe pėrplasjen.
Perika Gjezi me njė karrierė tė pasur artistike njihet si njė nga aktorėt mė tė spikatur korēarė dhe nga mė tė njohurit e brezit tė tanishėm. Ai ka interpretuar role tė shumta si nė teatėr edhe nė kinematografi. Perika Gjezi ka interpretuar nė skenė krahas aktorėve tė mėdhenj tė ekranit, si: Margarita Xhepa, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Agim Qirjaqi, Robert Ndrenika, Albert Vėrria, Sulejman Pitarka por edhe ata tė brezit tė tij, si: Marko Bitraku, Perika Riza, Dhimitėr Orgocka, Zamira Kita etj. Gjithashtu ai ka pasur role edhe pėrkrah aktorėve mė tė njohur korēarė qė nuk jetojnė mė si Pandi Raidhi, Aleko Prodani e Jani Riza. Edhe ky i fundit, vite mė parė pėsoi njė fund tė ngjashėm tragjik pasi humbi jetėn nė njė aksident automobilistik nė afėrsi tė Korēės.
U prehsh ne paqe o shpirt i bukur
Krijoni Kontakt