Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1

    "Familja Moderne"

    Tung te gjitheve.
    E kam linkun e msn grupit Familja Moderne dhe nuk dita se ku eshte vendi i sakte ta postoj ate, vendosa ketu, shpresoj se nuk do te tingelloj i kote.
    Gjithashtu kisha pasur deshire ti degjoj mendimet e juaja per kete serial.

    Ja linku:
    www.familjamoderne.tk apo http://groups.msn.com/FamiljaModerne

  2. #2
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Pershendetje ty , une e pelqej shume kete serial dhe e pres te dielen me padurim qe ta shikoj se me ben te lirohem nje qike nga montonia edhe te qesh me lote me ngjarjet qe ata paraqesin e qe fatkqesisht jane nje relaitet .
    Ne rregull , mendoj se e ke vendosur linkun dhe temen ne vensin e duhur .
    ArsGothicė

  3. #3
    Pajtohem edhe une me juve. Me pelqen shume ky serial dhe gjithashtu jam duke e pritur me pa durim te dielen qe ti shiqoj dy seriale per nje here sic kane thene edhe vete ne RTK, shpresoj se do tia bejne ashtu, sepse pasi qe u vra vllau i Ramush Haradinajt nuk i dhane te dielen e kaluar ato dy epizoda te cilat shpresoj do i japin te dielen e ardhshme.
    FLM

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Esshte nje serial teper i mire, me pare cdo here e shihja por tash me qenese nuk e qet direkt RTK-ne nuk e shoh por kam ndjekur shume seriale dhe i njoh te gjithe ato aktore qe marin pjese aty dhe te them te drejten eshte nje serial teper i qelluar...nje serial qe tregon jeten e nje familje tipike prishtinase...

    Me pelqen Mentor Fetiu apo Korabi (Kulleri hahaha), me duket ne personazh teper interesant dhe teper e pelqej dhe mendoj se ka talente te arije shume si aktore...

    Mandej edhe Yllka Gashi (Zana), paraqete ne cike kosovare te shkolluar dhe te kullerizuar dhe mendoj se si aktore eshte shume talente...

    Ndersa do kisha vecuar edhe Dinin i cili eshte nje ARTIST me plot kuptimin e fjales dhe se meriton sipas meje me shume levdata...

    Kam lexaur shume here se ka pasur konflikte interesi ne emer te FAMILJES MODERNE, por asnjehere nuk mesova se kush me te vertete jane ata te cilet ketij seriali mundohen t'i japon ngjyre te zbehte duke ditur popullaritetin qe mbizutron ne popullate...

    Nje thenie per fund nga seriali...
    Hej Buqe duku, vij vij Dritė, hahahah
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Haha, edhe Buqja kur kthehet thote Driiiitaaaaa, edhe e mbyll deren
    Dhe sa i perket per emrin, me sa e di une ka qene para 2 viteve nje emision drejtperdrejte me gjithe stafin e Familjes Moderne, aktoret etj. Edhe pra ate nate e patem perfundu sezonin e pare, ka qene nje emision mjafte i mire, me telefonata, dhe pastaj i kane leshuar edhe xhirimet gjate asaj kohe kur kane bere gabime aktoret, ka qene per mrekulli. Cka desha te them une eshte qe ate nate ka pas telefonuar nje teleshikues dhe i ka pas kritikuar keta per emrin, ai pat thene qe ky emer eshte i perzier me gjuhen serbe dhe nuk duhet te jete Familja por Familia Moderne, mirepo kete gje nuk e argumentuan dhe sic e dijm te gjithe emri i serialit vazhdon te mbetet Familja Moderne dhe mua teper me pelqen dhe nuk mendoj se ka nevoje per ndryshime. Gjithashtu personi tjeter qe ka tentnuar me kahere ta kritikoje kete serial ka qene Aida Baraku, me sa e di une.
    Per mendimin tim jane mjafte te mire, edhe pse fillimi i kesaj sezone ka qene paksa i keq, mirepo tani eshte cdo gje ne rregull. E vetmja pengese e cila e ka shkatruar personalitetin e Armond Morines - Ardit eshte Longari i cili mjaft eshte paraqitur dhe gjate tere kohes eshte me shakat e njejta, me mungon teper Ardi i vjeter, me besoni ndoshta dikush se ka vrejtur mirepo ka ndryshuar shume Ardi prejse qysh ka ardh Longari, e kam njefare lloji te arkives te Familjes Moderne ne shtepi, dhe kur e bej dallimin me ato serialet e vjetra jane shume me te mira, po flas per aktrimin e Ardit. Mendimi im eshte ky.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Satrik
    Haha, edhe Buqja kur kthehet thote Driiiitaaaaa, edhe e mbyll deren
    Po teper e bukur kjo eshte dhe mandej Zana thote ah erdhi kjo, Buqe te duhet dicka apo ke ardhe te na beshe nervoz hahahaha


    Ardi dhe Longari
    Ardin e dua shume eshte nje artist i madh, edhe mua me mungon ai Ardi mocem, ai Ardi kur zihej me Korabin dhe Zanen duke shiquar seriale...

    Longari s'me pelqen hic hic, te them realitetin me duket se prania e tij ja humb vleren ketij seriali te mrekullueshem...ka pasur raste qe disa seriale si kam ndjek shkaku i tij ne skene, more si shume kohe ju kushtohet Ardit dhe atoj Longari me te njejtat humore dhe te njejtat gjera...

    Nuk e dije se si eshte puna ne realitet por ai me duket mua shume si nje personalitet i artificializuar ne film ai me duket se shihet nga te gjithe se eshte i tepert dhe mendoj se ai nuk e meriton te jete ne film...Ai sipas meje duhet te largohet nga aty...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Me ne fund dikush qe pajtohet me mendimin tim, je i pari me sa duket Davius.
    Po e them kete gjate tere kohes kur diskutojm me shoqeri apo bile edhe ne shtepi me familjen time, te gjithe e pelqejn kete aktore, thone qe eshte simpatik, syri im nuk sheh ndonje simpati aty, eshte nje aktor sic the edhe ti vet "artificializuar", gjate tere kohes i njejt dhe i tepert aty, shume i tepert. Edhe une ne te shumten e rasteve nuk e shiqoj me vemendje kur Ardi dhe Longari jane ne skene, eshte e neveritshme per mua. Gjithashtu sic e kam cekur edhe une ne postimin time te parafundit dhe sic e that edhe ju vet Davius, te mungon Ardi i vjeter kur zihej me familjen dhe sidomos Korabin dhe Zanen, mirepo me ai Ardi nuk eshte, pothuaj kjo seri nuk eshte me ajo Familja Moderne e vjeter, mirepo nje seri krejtsisht e re. Krejt varet nga adhuruesit, ne Kosove Longarin e pelqejn shume dhe per kete arsye po qendron ne serial, shpresoj se do ta largojne shume shpejt dhe do te kthehet Ardi i vjeter.

    Gjithashtu nje gje e cila me pengon ne kete serial eshte qe se fundmi Zana eshte duke e aktruar nje role te kote me te cilin ne cdo serial eshte duke u dukur e njejt, bajate dhe injoruese.

    Korabi ka ndryshuar plotesisht, ne mes te "pozitivisht" dhe "negativisht", pra mire eshte.

    Gjyshja perfekt, ska ku behet me mire se ajo, eshte nje aktore qe me bene te qeshi me ze.

    Skenderi eshte perfekt me plotekuptimin e fjales.

    Te tjeret jane gjithashtu te mire.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Satrik
    Skenderi eshte perfekt me plotekuptimin e fjales.
    Skenderi sipas meje paraqet tipin e nje mesuesi klasik dhe nje personi qe nuk ja kthen fjalen mamit ne kete rast gjyshes...me pelqen sepse eshte aq i pafajshem dhe cdo here ja bejne kobin...

    Citim Postuar mė parė nga Satrik
    Gjithashtu nje gje e cila me pengon ne kete serial eshte qe se fundmi Zana eshte duke e aktruar nje role te kote me te cilin ne cdo serial eshte duke u dukur e njejt, bajate dhe injoruese..
    Une nuk mendoj se Zana eshte e tepert ne kete film, mendoje se ajo eshte nje femert tipike kosvare qe paraqet COOLEREN prishtinase qe shkon me nje te huaj dhe qe i duket shume normale kjo gje...kjo sipas meje paraqet nje pjese teper te bukur te realitetit kosovar dhe sipas meje eshte teper e mire ne film, por tash mendimet jane te ndryshme por hajt te flasim me ndonje regjisor dhe ta hjekin qat Longarin se mire eshte Zana...

    PS:
    Po cek nje here dicka, kur ish-frajeri i polices,dmth vajzes se madhe te Dinit, e theret Korabin ne skijim dhe kur ai mbytet duke e prit tere diten para nje parku dhe kur vjen ne fund i poshteruar ne banese...kam qehsur shume atehere...dmth ai e ka genjyer hahaha
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Une nuk mendoj se Zana eshte e tepert ne kete film, mendoje se ajo eshte nje femert tipike kosvare qe paraqet COOLEREN prishtinase qe shkon me nje te huaj dhe qe i duket shume normale kjo gje...kjo sipas meje paraqet nje pjese teper te bukur te realitetit kosovar dhe sipas meje eshte teper e mire ne film, por tash mendimet jane te ndryshme por hajt te flasim me ndonje regjisor dhe ta hjekin qat Longarin se mire eshte Zana...
    As une nuk mendoj, mirepo se fundmi eshte duke aktruar sikur e depresionuar edhe ne jeten e perditshme, nuk thashe qe kjo duhet te largohet Zana mebetet qe te jete aty pergjithmone qe nga fillimi, se po te kisha me qene une kunder Zanes atehere me mire mos ta shiqoj kete serial sepse Zana ka qene nga fillimi dhe gjate tere kesaj kohe me ka pelqyer.

    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Po cek nje here dicka, kur ish-frajeri i polices,dmth vajzes se madhe te Dinit, e theret Korabin ne skijim dhe kur ai mbytet duke e prit tere diten para nje parku dhe kur vjen ne fund i poshteruar ne banese...kam qehsur shume atehere...dmth ai e ka genjyer hahaha
    Po, haha, me pat pelqyer ky episod, une do te kisha pasur deshire ta permendi edhe episodin e fundit me shkrimin gazetaresk per ngritjen e standarteve ku Skenderi i gjori duhet qe ta zbus cdo pjese te tekstit per te mbetur ne marredhenie te mire me anetaret e shtepise, sidomos me Buqen, dhe ne fund ate leter e bene pamuk.

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Satrik
    Skenderi i gjori duhet qe ta zbus cdo pjese te tekstit per te mbetur ne marredhenie te mire me anetaret e shtepise, sidomos me Buqen, dhe ne fund ate leter e bene pamuk.

    Buqja nje personazh interesant, nje personazh qe paraqet femren e martuar pa dashuri dhe femren qe pasi ka bere afro 10 vite martese fillon te ndjeje se cka don te thote te dashurosh dhe kete e ndjen per Skederin i cili e ka nje grue Zoti te ruajt hahaha, por edhe ajo dmth personaliteti i Buqes me pelqen...ndersa nuk me pelqen ajo se si sillet gruaja e vertet e Skenderit hahaha....

    PS:
    Kaq per tash Satrik ika ne ligjerata se u be vone , komentojme me vone...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •