Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 99
  1. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ju falenderoj per pergjigjet e reja, vecantisht Veshtrusen se me pergjigjet e saj duket se ka kuptuar me mire problematiken time, dmth. dallimi midis disa gjerave!

    Kur e hapa kete teme kisha me teper ndermend te theksohen ose me mire te sqarohen disa dukuri ose epitete te cilat i perdorim cdo dite po radhe here anlizojme ne brendesi domethenjen e tyre. Tani pasi lexova pergjigjet interesante te juaja me erdhi edhe mua deshira te jap nje fare pergjigjesh, pavrasisht se ne fillim nuk ishte ky qellimi im. Shpresoj pergjigjet e juaja dhe ritmi i Bob Marley te cilin po degjoj tani te me japin frymezimin e duhur (shpresoj,,,):

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Zgjuaresi eshte kur fjala jote shpreh ose kuptohet nga sa me shume njerez kurse budallallik eshte kur fjala jote kuptohet vetem prej teje (sigurisht historikisht shume here gjenia eshte ngatruar me budallain, sepse disa njerez kane pasur nivel aq te larte zgjuaresie saqe nuk i kuptonin te tjeret keshtu quheshin budallenje).

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Askush nuk lind i zgjuar, mbase disa persona lindin te afte per te fituar disa veti qe te tjeret veshtiresohen te arrijne. Sigurisht mjedisi rrethues dhe nevojat e bejne dike me te zgjuar. Mbase kete gje do e kuptonim me mire nese merrnim shembull njeriun dhe kafshet, thone se njeriu u be kafsha me e zgjuar sepse e kishte me te veshtire mbijetesen por sigurisht askush nuk e hedh poshte faktin se njeriu (ose paranjeriu) ishte i destinuar nga natyra qe te marri inteligjencen qe i nevojitej per te mbijetuar.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Kjo pyetje eshte pak problematike sepse nese e pranojme se truri kontrollon personalitetin atehere dikush mund te thoshte se edhe kriminaliteti, pedofilia, maniakismi etj. jane dicka e pranueshme ose me pak te denueshme perderisa truri i disa personave lind deshira te ketilla. Pervojtarisht personaliteti ekziston midis trurit pra ne dhe truri jemi sinonim, por nuk duhet te harrojme se truri njerezor ne kundershtim me trurin e qenjeve te tjera ka aftesine e vetkontrollimit. Pra [truri]=[ne], [ne]=[truri] keshtu [truri vetkontrollohet]=[ne vetkontrollohemi] dhe [truri kontrollon neve] = [ne kntrollojme trurin] dhe ansjelltas. Ajo qe i mbetet shkencetareve te shpjegojne eshte pse truri njerezor shfaqi aftesine e vetkontrollimit ne kundershtim me cdolloj tjeter truri....

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Nese vdekja fshin gjithcka atehere jeta nuk do kishte asnje kuptim, sepse cdo dhimbje, cdo dashuri, cdo ndjenje etj. nje dite do fikej. Nese marrim shkumbesin dhe shkruajme ne derrasen e zeze atehere do shikojme nje vije te bardhe dhe kur shkumbesi te mbaroj atehere kjo vije e bardhe do mbetet. Ne rastin tone vdekja sic e konceptojme nuk eshte thjesht mbarimi i jetes por fikja e jetes, keshtu vdekja konceptohet si fshiresja me te cilen meshojme mbi vijen e bardhe qe beri shkumbesi dhe atehere ajo fiket dhe nuk mbetet me asgje. Akoma edhe veprat e njeriut mbi Toke njehere do zhduken bashke me shkatrimin e pashmangeshem te Tokes, si te cdolloj planeti tjeter. Pra nese vdekja fshin gjithcka atehere jeta nuk do kishte asnje kutpim! Po nese ky eshte realiteti i vetem atehere paskemi qene shume me fat ne qe jemi ne jete.... sa perqindje ne pafundesi mund te gjeni per ekzistencen tuaj? Sa mundesi deshmojne pro mosekzistences tuaj dhe sa pro ekzistences tuaj? Megjithate ne ekzistojme! Do ishte me te vertet fatkeqesi dhe cmenduri qe edhe kjo ekzistenca jone, kaq e paimagjinueshme, te merrte nje dite fund dhe t'i kthehej mosekzistences!!!


    Pikat e tjera nje dite tjeter....

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    KVS qe kur e hapa temen e dija qe pergjigjet do jene subjektive prandaj do me interesonte edhe mendimi juaj sado subjektiv qofte...
    Pa të keq, po pikat 4 dhe 5 janë të paqarta në formulim, detyrimisht derisa t'i riformulosh/qartësosh, vetëm pikat 8 dhe 9 janë subjektive. Pikat e tjera janë krejt objektive.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    Zgjuarsia mbaron me goten e peste ..budallalliku fillon kur do te bindesh policin qe sapo te ndaloi qe nuk po ikje zig-zag nga alkoli , por po ndiqje nje mize atomike

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    Dikush lind i zgjuar , pastaj ben ndonje gabim Si: te hyje ne ndonje debat me ndonje femer ..ose te shohe politike ne Tv
    ..dhe e ze gjumi


    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    gjeja e vetme qe ne mund te kontrollojme eshte....hm hmm...edhe ate nuk e kontrollojme dot kur hame ndonje gje te prishur ose kur ftohemi...

    4) E harrova

    5) ...Nje gote me pak alkol jep seks... nje e mbushur pergjysem jep dicka ....5 qe rrine para teje bosh japin nje debat midis teje dhe zotit nese Delpiero eshte me i mire se Strakosha
    ..natyrisht zoti humbet ..se jemi ne lagjen time ...



    Prost meine herren ...
    dasvidanja ..

    ..Ching chang chunk..raki

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    perSHENDETje
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    falemiNDERit
    1)Kur veprojm pa menduar
    2)Mund te behet vetem nqs lind i zgjuar dhe ka kushtet
    3)Truri
    4)Vdekja nuk fshin gjithcka ndaj jeta ka kuptim
    5)Drejtojne njera tjetren
    6)Ngelen pjese qe nuk ndryshojne
    7)Kur rezultati eshte pozitiv ose negativ
    8)Aty ku fillon demi
    9)Kur gjykon pa ndikimin e asaj qe te rrethon
    10)Une per te mire e njoh veten, pra shume mire:P
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #15
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    perSHENDETje


    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit
    1- kur e di se kur duhet te ndalosh se foluri

    2- secili lind injorant, gjate jetes thith njohuri, ne baze te shpejtesise dhe sasise se njohurive e dallon

    3- Veza pulen apo pula vezen lol Truni eshte pjese e jona kshu qe kur thua NE perfshin dhe trunin

    4- Ajo qe ke jetuar, nqs vdes sdo te thote qe kur vdes gjithçka qe ke jetuar i merr me vete, se ka te tjere qe kan jetuar me ty dmth do i mbetej ajo qe ke lan pas

    5-Jeta, sidomos kjo e gjenerates qe po jetojm ne ka shum pak vend per ndergjegjien. Sot eshte bere njeriu ha njeriun, ste fal gja njeri, ska ma ndergjegjie si kohe me pare, kur burri quhej burre.

    6-Njeriu ndryshon, evolon (ne te mire ose te keq) por nuk ka ndryshim personaliteti. Ata qe kan nje gja te tille jan te semure psiqik dhe se di vallaj emrin e smundjes por me duket se eshte Polipersonalitet dhe jan te shumte qe vuajn nga nje gja e tille

    7-Siç u pergjigja dhe tek tema 'E DReJTa' nuk besoj qe mund te quash diçka te drejte ose te padrejte sepse eshte kundrejt interesit te nje shumice ose te nje pakice ne fuqi, dmth "e drejta" si fjale per mua nuk ka nje kuptim te sakte.

    8-pak a shume si pergjigjia e pyetjes 7-te sepse e mira e jote e keqja e tjetrit dhe e keqja e tjetrit e mira e jote

    9-kur i ke syt e hap dhe e sheh ku arrin dhe çfare ke perpara

    10- Mendoj qe e njoh, nganjeher me ban surpriza por besoj se e njoh mire, jo plotesisht por mire
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    perSHENDETje

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit
    Teme interesante,komplimente kryeplaku.
    Mua personalisht nuk me terheqin pergjigjet per çdo pyetje,dhe ja lej me kenaqesi te tjereve.
    Jeta eshte jetesa midis kontrasteve dhe paradokseve.Shpesh ndodh qe ne zgjedhjen tone jemi te terhequr nga nje ngjyre dhe ne menyre inkonshe zgjedhim tjetren qe mund te jete e titulluar si absurde.
    Nuk ekzistojne kufijte qe na bejne te ndalojme perpara te gabuares ose te drejtes dhe shpesh here gjithçka kalon poshte lentes se relativitetit.
    Mbi te miren dhe te keqen,drejtesine ose padrejtesine,zgjuarsine ose budallallekun nuk mund te shprehem sepse kalon ne sferen e gjykime dhe preferoj te astenohem.
    Per nje gje jam i sigurt.Nuk jemi ne gjendje te percaktojme kontrastet sepse ato jetojne brenda personit tone.Ekziston nje i mire i keq,ose nje i mençur budalla dhe perdite kemi provat.Persa i perket jetes se njeriut jemi perballe dilemes se perhershme kush jam,nga vij e ku shkoj.
    Ne jete njeriu ndryshon por rrenjet ngelin te njejta.Mendoj qe askush nuk njeh vetveten aq mire sa te konfirmoje pozitivisht pyetjen tende.
    Vdekja ben pjese ne jeten e njeriut,fundi i fundit ose fillimi varet nga ajo qe njeriu beson ne jete.

    pershendetje
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Faleminderit per pergjigjet, edhe lecit qe pa marre cdo pyetje vecantisht dha me menyren e vet nje pergjigje unike.

    Saper pikat e tjera qe nuk i jam pergjigjur akoma, besoj se pak a shume me shprehin pergjigjet e anetareve te tjere (po te mbledhesh cdo pergjigje ketu mund te nxjerresh nje pike te perbashket te cilen mund ta quanim si me te aferten tek realiteti).
    Megjithate ne lidhje me pyetjen 5, doja te shtoje se pavarsiht nese e kuptojme ose jo, shume here njeriu (nese jo gjithmone) eshte pervojtar dhe interesaxhi. Pra besoj se dhe ndergjegja jone i pershtatet pervojave ose nevojave/interesave tona. Pra po ta shikojme thelle ceshtjen besoj se ndergjegja jone perkufizohet nga jeta jone (akoma edhe besimi ne moral edhe fe -qe do thoshte dikush se nuk mund te jete pasoje e ndonje pervoje ose interesi- i cili ndryshon ndergjegjen tone tregon ne themelin e tij nevojen tone per te besuar ose per tu kapur diku). Nga andej e tutje duke pasur kete ndergjegje drejtojme jeten tone, sepse vet jeta eshte dicka relative (ne kuptim dhe rjedhoje). Pra jeta dhe ndergjegja besoj se jane te lidhura forte dhe ndikojne mbi njera tjetren.... por megjithate nuk duhet te jemi absolute..... mos katandisemi as Marksa, qe besonte se ndergjegja eshte pasqyre e klases shoqerore dhe as Frojda qe per cdo anomali psikologjike ose personaliteti i'a hidhte fajin pervojave te jetes!

  8. #18
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Në teori, kufiri midis te bardhes dhe te zezes nuk ekziston. Jane njerezit qe bejne kontrastin në praktike. Perditshmerisht, udhetimi nga nje ekstrem në tjetrin nuk ka te njejtat stacione ndaljeje.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Gjithkush lind i prirur per zhvillim.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Ne kontrollojme veten nepermjet trurit. Motorri i makines nuk funksionon i ndare nga makina ashtu si dhe makina nuk ecen pa motorr.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Ekzistenca per hir te fshirjes. (Meqe thenia eshte e kushtezuar)

    Kush tha qe fshirja nuk krijon kushte per zevendesim?

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Ecin perdorazi, here-here njera prin tjetren.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Personalitetet (aka vetite/karakteristikat/trajet) lindin, vdesin, ringjallen, gershetohen, zevendesohen ne nje qenie (personi).

    Sa rendesi ka procesi i fabrikimit te nje produkti?

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Varet ke/cfare perdor si pasqyre.

  9. #19
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Ja pergjigjet e disa pyetjeve. Te tjerat pertoj.

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Pyetja ime eshte, "A e kupton budallai budallallekun?" Pra, duhet perkufizuar personi (prejardhja, edukata, inteligjenca, parimet) pa te flasim per keto dy terma.

    Nga ana tjeter, historia tregon se idete moderne shume here jane percmuar nga te ashtuquajturit "ajka e inteligjences se asaj kohe" dhe keto njerez jane pare si injorante, te cmendur. Dhe kane vdekur neper azile psikiatrike. Dhe ka qene KOHA ajo qe ua ka kthyer meriten dhe ka qeshur me injorancen e atyre qe mendonin se ishin inteligjente.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Me pelqen pergjigja e Aragornit. Njeriu zgjuarsine e ka ne gjene por ajo duhet kultivuar. Pse nuk martohet njeri me dike qe ka te meta mendore?

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Kush jemi "ne"? Kush eshte "truri"? Kush eshte "ne" ne relacion me "trurin"?
    Ketu bashkohem me Frojdin. Brenda nesh egziston UNI (ndjenjat, deshirat) dhe SUPERUNI (truri = aresyeja) te cilet jane ne lufte te vazhdueshme. Ka raste qe truri na kontrollon veprimet e ka raste qe ndjenjat na marin perpara.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Vdekja nuk fshin asgje; ajo permban kuptimin e jetes!

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Ndergjegja drejton jeten e atyre qe jane te ndergjegjshem; jeta ndergjegjen e atyre qe fshihen pas saj (ndergjegjes).

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Njeriu e ka humbur vetveten momentin qe mendon se e njeh ate mire. Kjo nga eksperienca ime personale.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #20
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Keto pyetje nuk jane per njeri qe te vrase mendjen per mendimin tim. Nejse pergjigjet jane si me poshte.

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Budallalliku fillon kur te mbaroje zgjuarsia. Zgjuarsia mbaron kur te vdese njeriu. Asnjeri nuk eshte budalla thjeshte jane me pak te zgjuar nga personat e tjere.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Njeriun piqet nga eksperienca si nga ana mendore ashtu dhe fizikale. Merre nje femij dhe mbylle ne nje erresire per 50 vjet sille ne boten e civilizuar sepse me keq se Tarzani i majmunave do te jete.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Nese njeriu nuk ka tru nuk funksionon trupi i njeriut, pra truri na kontrollon ne. Nje tru i zhvilluar mire do te beje nje person te shfletoje nje personalitet te mire para publikut. Prandaj nje plak ka karakter ngaqe truri i tij eshte rrudhosur dhe mesuar nepermjet eksperiences se tij. Nese ne do ta komandonim trurin atehere dhe mjeshtrat e kesaj bote do te ishin ata qe kane muskuj dhe jo mend.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Pyetje pa vlere. Vedkja nuk fshin gjithcka, le historine e nje njeriu. Historia e ketij njeriu i rrit emrin familjes se tij be qe femijet dhe gjeneratat e ardhshme te krenohen me ate njeri qe ka vdekur por ka mbushur historine me heroizma, shpikje dhe mireqenie per njerezimin. Ose e kunderta ku u nxyn fytyren familjes dhe nuk kane fytyre ti thone mirmgjes kojshise.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Jeta drejton ndergjegjen. Po te ishte ndergjegja ajo qe drejton jeten atehere gjithe do te ishim pre e ndergjegjes dhe fati yne do te ishte i percaktuar.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Nuk e kputoj kete pyetje.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Kur dicka eshte e drejte atehere eshte e drejte, dhe kur quhet e padrejte eshte e padrejte. Eshte njelloj si te thuash kur uji quhet uj edhe pse budallenjte mund ta quajne dhalle.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E mira e kenaq njeriun, e keqja e hidheron.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Nuk i kuptoj keto fjale qe i perdor e kam trurin e vogel : ).

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Me mire se gjithe te tjeret, pervec allahut nese ekziston ai e njeh me mire se une.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  3. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  4. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •