Ju falenderoj per pergjigjet e reja, vecantisht Veshtrusen se me pergjigjet e saj duket se ka kuptuar me mire problematiken time, dmth. dallimi midis disa gjerave!
Kur e hapa kete teme kisha me teper ndermend te theksohen ose me mire te sqarohen disa dukuri ose epitete te cilat i perdorim cdo dite po radhe here anlizojme ne brendesi domethenjen e tyre. Tani pasi lexova pergjigjet interesante te juaja me erdhi edhe mua deshira te jap nje fare pergjigjesh, pavrasisht se ne fillim nuk ishte ky qellimi im. Shpresoj pergjigjet e juaja dhe ritmi i Bob Marley te cilin po degjoj tani te me japin frymezimin e duhur (shpresoj,,,):
1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
Zgjuaresi eshte kur fjala jote shpreh ose kuptohet nga sa me shume njerez kurse budallallik eshte kur fjala jote kuptohet vetem prej teje (sigurisht historikisht shume here gjenia eshte ngatruar me budallain, sepse disa njerez kane pasur nivel aq te larte zgjuaresie saqe nuk i kuptonin te tjeret keshtu quheshin budallenje).
2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
Askush nuk lind i zgjuar, mbase disa persona lindin te afte per te fituar disa veti qe te tjeret veshtiresohen te arrijne. Sigurisht mjedisi rrethues dhe nevojat e bejne dike me te zgjuar. Mbase kete gje do e kuptonim me mire nese merrnim shembull njeriun dhe kafshet, thone se njeriu u be kafsha me e zgjuar sepse e kishte me te veshtire mbijetesen por sigurisht askush nuk e hedh poshte faktin se njeriu (ose paranjeriu) ishte i destinuar nga natyra qe te marri inteligjencen qe i nevojitej per te mbijetuar.
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
Kjo pyetje eshte pak problematike sepse nese e pranojme se truri kontrollon personalitetin atehere dikush mund te thoshte se edhe kriminaliteti, pedofilia, maniakismi etj. jane dicka e pranueshme ose me pak te denueshme perderisa truri i disa personave lind deshira te ketilla. Pervojtarisht personaliteti ekziston midis trurit pra ne dhe truri jemi sinonim, por nuk duhet te harrojme se truri njerezor ne kundershtim me trurin e qenjeve te tjera ka aftesine e vetkontrollimit. Pra [truri]=[ne], [ne]=[truri] keshtu [truri vetkontrollohet]=[ne vetkontrollohemi] dhe [truri kontrollon neve] = [ne kntrollojme trurin] dhe ansjelltas. Ajo qe i mbetet shkencetareve te shpjegojne eshte pse truri njerezor shfaqi aftesine e vetkontrollimit ne kundershtim me cdolloj tjeter truri....
4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
Nese vdekja fshin gjithcka atehere jeta nuk do kishte asnje kuptim, sepse cdo dhimbje, cdo dashuri, cdo ndjenje etj. nje dite do fikej. Nese marrim shkumbesin dhe shkruajme ne derrasen e zeze atehere do shikojme nje vije te bardhe dhe kur shkumbesi te mbaroj atehere kjo vije e bardhe do mbetet. Ne rastin tone vdekja sic e konceptojme nuk eshte thjesht mbarimi i jetes por fikja e jetes, keshtu vdekja konceptohet si fshiresja me te cilen meshojme mbi vijen e bardhe qe beri shkumbesi dhe atehere ajo fiket dhe nuk mbetet me asgje. Akoma edhe veprat e njeriut mbi Toke njehere do zhduken bashke me shkatrimin e pashmangeshem te Tokes, si te cdolloj planeti tjeter. Pra nese vdekja fshin gjithcka atehere jeta nuk do kishte asnje kutpim! Po nese ky eshte realiteti i vetem atehere paskemi qene shume me fat ne qe jemi ne jete.... sa perqindje ne pafundesi mund te gjeni per ekzistencen tuaj? Sa mundesi deshmojne pro mosekzistences tuaj dhe sa pro ekzistences tuaj? Megjithate ne ekzistojme! Do ishte me te vertet fatkeqesi dhe cmenduri qe edhe kjo ekzistenca jone, kaq e paimagjinueshme, te merrte nje dite fund dhe t'i kthehej mosekzistences!!!
Pikat e tjera nje dite tjeter....
Krijoni Kontakt