perSHENDETje
Me poshte kam vendosur disa pyetje dhe do kisha deshire te shoh kendveshtrimin tuaj mbi ceshtjet qe ato kapin. Ka mundesi qe disa pyetje t'ju duken si te shtruara gabim ose si te vetkuptueshme por megjithate une vendosa t'i sjell ketu ne forumin e fillozofise/psikologjise ku "gabimi" dhe "vetkuptimi" nuk kane asnjefare rendesie! Sidoqofte pa dashur t'ju veje ne siklet do ju keshilloja te jepni mendimin tuaj mbi ndonje ceshtje nga ato qe preken pa qene e nevojshme qe t'i pergjigjeni te gjithave pyetjeve, pra e lej ne interesin tuaj. Pres me interes pergjigjet tuaja!
1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
falemiNDERit
Krijoni Kontakt