Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    1) Zgjuarsia mbaron atehere dhe vetem atehere kur vdes njeriu, ndersa budallalliku fillon atehere kur nuk dish te jetosh ne ujdi me natyren dhe arsyen. ( K'shtu mendoje une).
    2) Lind i zgjuar, por edhe behet,
    3) Ne pikepamje fizike truri e kontrollon njeriun ndersa ne pikepamje filozofiko-psikike ne jemi ata te cilet e zhvillojme trurin, kuptohet nese angazhohesh s'lexuari.
    etj etj.

  2. #32
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Ksaj i jam pergjigjur dhe ne forum tjeter, te shofim a kam te njejten pikpamje si me pare.

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    Jane te dyja ane me ane. Nuk shkon njera pa tjetren.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    Truri mund te lindi me i zhvilluar nga njeri tek tjetri, por varet sa e ve ne perdorim ate ne vitet qe vijne qe tregon a eshte tru i gatuar apo i lene menjane.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    Shkencerisht truri neve, pasi truri dergon sinjalet qe na mbajne gjalle pa nevojen qe ne ti mendojme ato, por truri i njeriut mundet kontrolluar - concience.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

    Nese vdekja nuk i fshinte gjithcka, c'kuptim do kishte jeta atehere? Sado qe e dime qe do vdesim, e ardhmja eshte e ardhmja dhe ne jetojme per sot, se c'nodh me pas nuk ka rendesi, rendesi ka ta shijosh ate. Nuk ke pse ta jetosh c'do dite sikur do vdesesh neser, jetoje meqe po jeton sot.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    Si femi nuk e di c'eshte ndergjegja, nga pak fillon kupton kur te therret mami apo babi per dicka qe ke bere. Jeta drejton ndergjegjen e cila eshte e drejtuar nga perceptimi i jetes dhe rrethanave.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

    Eshte e veshtire te thuash qe ne nje bote ke dy persona qe jan identik, eshte e pamundur pasi mendimet qe kan ne koke mund te jen ndryshe.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

    Varet si i shikon dikush gjerat (dikush, disa, norma). Varet dhe nga shkaku dhe pasojat.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

    Do kthehem serisht per kete pyetje.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

    Do kthehem serisht per kete pyetje.

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    Do kthehem serisht per kete pyetje.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  3. #33
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    perSHENDETje

    Me poshte kam vendosur disa pyetje dhe do kisha deshire te shoh kendveshtrimin tuaj mbi ceshtjet qe ato kapin. Ka mundesi qe disa pyetje t'ju duken si te shtruara gabim ose si te vetkuptueshme por megjithate une vendosa t'i sjell ketu ne forumin e fillozofise/psikologjise ku "gabimi" dhe "vetkuptimi" nuk kane asnjefare rendesie! Sidoqofte pa dashur t'ju veje ne siklet do ju keshilloja te jepni mendimin tuaj mbi ndonje ceshtje nga ato qe preken pa qene e nevojshme qe t'i pergjigjeni te gjithave pyetjeve, pra e lej ne interesin tuaj. Pres me interes pergjigjet tuaja!

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit
    Disa pyetje per ata qe ju pelqen te lodhin trurin?! me teper se lodhje do ta quaja amortizim te trurit miku im......pyetje te tilla,edhe vete filozofeve po tua parashtrosh ju siguron nje bilete gratis per ne rrepartin e psikiatrise......per te evituar amortizimin e trurit,une po u pergjigjem gjysmes se pyetjeve tani dhe gjysmes tjeter me vone.....besoj se s'te ngel hatri

    Te pares po i pergjigjem por duke bere nje pytje te ngjashme.
    Ku qendron ndryshimi ndermjet nje gjeniu dhe nje te c'menduri?...dhe pergjigjja eshte ;shkalla e suksesit.

    Pergjigjja e pyetjes se dyte;mund te kemi te trasheguar ne gen zgjuarsine por
    nese rrethanat nuk na ndihmojne qe ta zhvillojme kete zgjuarsi atehere nuk kemi per ta marre vesh kurre qe e zoterojme kete dhunti....ju do te thoni se po qeve i zgjuar i hap rruget vetes,kjo eshte pjeserisht e vertete....pervec zgjuarsise nevojitet edhe fati+edhe rruga e duhur te cilen nuk mjafton vetem zgjuarsia per ta
    arritur, kuptohet miku,shoku d.m .th nje dore qe te te drejtoje ne kete rruge.

    Pyetja e trete;Nje pergjigjje rracionale do te ishte TRURI por meqe ne na pelqen te tregohemi ndonjehere edhe subjektive p.r.sh une mendoj se zemra,si nje organ jetesor qe eshte dhe vjen e dyta per nga shkalla hierarkike ne sistemin organik.I imponon ndonjehere trurit vullnetin e saj ne forme presioni kuptohet..)

    Persa iperket pyetjes se katert,une mendoj se nuk mund te vertetojme
    se vdekja fshin gjithshka ashtu sikurse nuk mund te vertetojme te kunderten.
    E vetmja gje qe dime me siguri eshte se te pakten mbas vdekjes mbetet kujtimi i jetes dhe i vepres sone ne mendjet dhe ne zemrat e brezave pasardhes.

    Pyetja e peste;Pervecse loje e bukur fjalesh,nuk di c'te them tjeter!
    Ndergjegja e paster ndikon per te patur nje jete te paster sa per drejtimin,nuk e di
    ndoshta here njera here tjetra ne saje te rrethanave.

    Pjeses tjeter te pyetjeve do ti pergjigjem mbasi ti kem bere nje remont te pjesshem trurit per shkak te ketij stermundimi qe i shkaktova per tiu pergjigjur pyetjeve te para......te pershendes per temen kryeplak....edhe per masken gjithashtu...)

  4. #34
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Me qe i bera nje refresh trurit po vazhdoj me pyetjet e mbetura;

    6-Nuk mendoj se personaliteti i njeriut mund te vdese apo te ringjallet.
    Personaliteti i tij eshte nje dhe i vetem......ai qe mer forme ne moshen e pjekurise.
    Mund te kete pershtatje apo shmangie ne momente te caktuara i diktuar nga rrethana te caktuara por kurresesi vdekje personaliteti...

    7-varet se si e shohim ne te drejten dhe te padrejten.....ne nje ambient apo shoqeri te caktuar, dicka qe ne na duket e drejte mund te quhet e padrejte .Ashtu
    sikurse quan gje te gabuar nje shoqeri e prapambetur liberalizmin e nje shoqerie te perparuar.....ashtu e quan te gabuar edhe shoqeria e perparuar fanatizmin e shoqerise se prapambetur.....ky eshte nje nder shembujt e shumte qe na tregon se e drejta apo e padrejta nuk mund te jene standarte per te gjithe shoqerine.

    8-Eshte pak a shume e ngjashme me pyetjen e mesiperme me perjashtim te nje ndryshimi.....e mira apo e keqja ndryshe nga e drejta apo e gabuara,jane gjera per te cilat pjesa me e madhe e njerezimit kane krijuar pak a shume nje mendim
    te vetem......flas gjithmone per te miren dhe te keqen e perbashket....ndryshimi?
    besoj se c'do njeri i arsyshem di ta dalloje kete ndryshim......eshte me se i qarte
    si e bardha me te zezen.

    9-Mbaron pikerisht ne momentin kur ne i leme menjane filozofirat dhe perpjekjet per ti u pergjigjur ketyre pyetjeve te tua dhe bejme dicka konkrete ne jeten reale
    pra dicka vertet te vlefshme

    10-Ahh,kjo eshte pyetja me e veshtire qe mund ti besh nje njeriu.......edhe Zotit po ti a besh kete pyetje do te kridhet ne mendime te thella......a e njeh veten e tij zoti po aq mire sa njeh njeriun?!me kete pyetje qe i bera jam i sigur se do te me degdisi ne ferr

    E mbyll ketu lajthitjen time filozofike duke te falenderuar per kete dhe shume tema te tjera qe ke hapur i nolti Kryeplak....te falenderoj qe i shton disa rrudha ketij trurit tone qe na eshte bere fushe nga dembelizmi...)

  5. #35
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    kur dikujt njeri i duket budalla, nje njeriu tjeter mund ti duket i zgjuar. varet se ne ckenveshtrim e shikon dhe ne cfare e bazon zgjuarsine.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    te gjithe njerezit lindin njelloj, vendi rrotull dhe menyra e rritjes eshte factor ne zgjuarsine

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    si e kontrollojme ne trurin?...

    si na kontrollon truri neve? :- ne ane fizike (reflekte, levizja etj etj) dhe mendore ( mendimi, etj)


    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

    njohuri ndaj vetvetses dhe limitet e tua

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    ndergjegja ndryshon nga nje individ ne tjetrin, pra ndergjegja krijohet gjate perjudhes se rriturit duke u varur ne faktore te ndryshme. me ndergjegje kontrollon veprimet. keto veprime jane pjese e jetes.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

    ka te beje me njohurine ndaj gjerave dhe eksperiencave qe kane eksperiencuar. cdo gje qe te ndodh ne jete mund te kete rol ne ndryshimin e menyres se si mendon dhe se si i shikon gjerat.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

    kjo prap ndryshon ne kendveshtrim nga njeri ne tjetrin.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

    e mira sjell perfundime positive, opposite me te keqen

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

    veshtire qe individed te jene objectiv ne opinionet e tyre.
    kjo varet ne situata te ndryshme.

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    asnjeri se njeh veten, te tjeret ( shoket, familja) ju njohin me mire
    the more you love a memory, the stronger and stranger it gets

  6. #36
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Aty ku fillon budallalliku mbaron zgjuarësia, dhe aty ku fillon zgjuarësia mbaron budallalliku.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Nëse lind i zgjuar nuk asnjë gjasë që të bëhet i zgjuar.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Nëse ne e kontrollojml trurin do të thotë se kemi tru të panevojshëm që duhet t'a kontrollojmë, e nëse truri na kontrollon ne do të thotë se ne jemi të marrë që nuk dimë të veprojmë vetë por na nevojiten direktivat e trurit.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Pikërisht këtu është kuptimi jetës, se jeta nuk fshin asgjë.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Personalitetet e mëhershme futen në Recycle Bin dhe herë pas herë mund t'iu bëhet restore: psh kur plaket njeriu përsëri bëhet sikur foshnje.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E drejta dhe e mira janë ato që i dikton forca apo të fortët që sundojnë, ashtu sikur e padrejta dhe e keqja, asnjëherë në histori nuk ka pasur ndonjë drejtësi universale dhe të përhershme dhe të vërtetë.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    kur mbaron zgjuarsia,ne se s fillon mençuria,mbetet budallalleku.......................
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    te zgjuar lindim ne pergjithesi,jetae rrethanat na(nese) ç bejne............................
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    nuk eshte çeshtje partie por çeshtje niveli............................................ ..................
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    vdekje nuk ka,ka vetem kalim (arg.me i paket Ligji i lomonos.apo i Lavuazjes).........
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    fragmenti Jete mund cenoje ndergjegjen, zgjidhja e pyetjes esht ne planin fetar....
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    evolimi,materjal me shpesh e si sasi,spiritual me rralle e si cilsi................................
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    ne thelb e teorikisht,nuk ka ndarje,esht nje cope.............................................. .
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    ku drita fillon hija mbaron............................................ .........................................
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    distancimi subjektiv nga ceshtja dhe gjykimi pa zjarr per te i afrohet objektivizmit...
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    kush ka njohur veten ,ka njohur Zot-in, ne se....,IF,...idealja.............................. ..........
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 03-02-2007 më 00:50

  8. #38
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Varet se si e perkufizon zgjuaresine dhe budallallekun.Po ta kthej pyetjen me nje pyetje tjeter?a eshte i zgjuar/budalla nje profesor qe sot shet banane per te mbajtur frymen gjalle, apo eshte i zgjuar/budalla nje agronom medioker qe sot eshte deputet ne parlamentin e Shqiperise dhe milioner?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Mendoj se brumi i mire perpunohet me kollaj dhe jep rezultate me te mira.
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Truri eshte "ne" dhe ne jemi "truri"
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Vdekja dhe jeta jane vella e moter,jane elemente qe i perkasin te njejtes tabele.
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Ndergjegja kujton se drejton jeten,por ne fakt eshte e kunderta.
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me
    vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Eshte procesi i njohjes se vetes,por fatkeqesisht nuk arrijme kurre ta njohim veten 100%.
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    ceshtje kenveshtrimi, "gota gjysem plot ose gjysem bosh"
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    As kane fillim ,as kane mbarim.
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate
    me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    ket pergjigje e ka dhene vetem njeri deri tani,po ja u le juve ta gjeni se kush eshte duke u bazuar ne pergjigjet e tjera te miat.
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Une per vete mund te them se nuk e njoh veten time aq mire sa mendoja se e njihja dhe as mendoj se do te arrij ndonjehere,te pakten ne kete jete.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    ceshte jeta??Fluska sapuni
    po vdekja?cperblim i jetes

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    per te njohur mire veten duhet te behesh Mbinjeriu i Nietzches...eshte mire qe cdo njeri te mundohet qe te njoh veten e tij..

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  3. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  4. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •