Postuar më parë nga Kryeplaku
Per kete ka dhe fakte, psh kur vdiq vampiro u shuajt komplet (mor po komplet fare) dhe erdhi vampiro 2Postuar më parë nga Rebele
pikat e tjera dite tjeter
Postuar më parë nga Kryeplaku
Per kete ka dhe fakte, psh kur vdiq vampiro u shuajt komplet (mor po komplet fare) dhe erdhi vampiro 2Postuar më parë nga Rebele
pikat e tjera dite tjeter
paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj
Pergjigja ndaj pyetjes se meposhtme eshte nje sinteze e pyetjeve te tjera, prej se ciles buron natyra e sjelljes tek secili prej nesh!
Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
Aq sa te kem mundesine te deshmoj mungesen e njohjes se mjaftueshme dhe aftesine t'i kerkoj asaj te njohe ate pjese te vetvetes qe nuk e kam njohur ende!
1)Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
Nuk ka ndonje kufi te prere, por pika kulminante e budallallikut eshte kur nuk je ne dijeni te tij. Zgjuarsia dhe budallalliku ekzistojne krahe per krah, ku ka me teper zgjuarsi psh 51 % (nese do ta masnim ate) nuk do te thote se nuk ka idiotesi, perkundrazi ka jo me pak se 49 %.
2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
Te dyja bashke, dikush eshte i zgjuar sepse ka pasur mundesine per tu bere i zgjuar dhe e ka perdorur kete mundesi. Mungesa e aftesise se lindur dhe/ose e pamundesia per ta perdorur kete aftesi mjafton per te penguar zgjuarsine.
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
Ne dhe truri nuk jane dy gjera te veçanta, kur themi ne brenda saj eshte dhe truri.
4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
Asnje kuptim apo jo? Prandaj dhe ne kerkojme ti japim nje kuptim jetes sone, dhe besojme ose jo (kjo eshte patjeter çeshtje besimi) se jeta jone e ka nje kuptim.
5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
Kjo eshte nje rruge dykalimshe, jeta formon ndergjegjen tone, dhe ndergjejgja jone drejton jeten, por dhe ndergjegja nuk ka pushtet absolut mbi drejtimin e jetes sone.
6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
Ndryshimet qe peson njeriu nuk jane domosdo ndryshim i personalitetit, personaliteti (identiteti) eshte gjithesia dhe perfundimi i ketyre ndryshimeve. Dikush e ka thene shume bukur, ne nuk mund te kalojme kurre dy here buze te njejtit lume, sepse ai uje qe ishte heren e pare ne lume tashme ia ka lene vendin ujrave te tjere. Dhe ne nuk jemi po ai njeri qe ishte heren e pare. Megjithate une mendoj se ai lume i perfshin te gjithe ujrat qe kane rrjedhur e do te rrjedhin...e njejta gje vlen dhe per ne.
7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
E drejta dhe e padrejta ndryshojne per persona, shoqeri dhe kohe te ndryshme. Diçka e drejte eshte e padrejte per dike tjeter, ose dhe per te njejtin person ne koordinata te tjera kohe. Nese ekziston ndarje absolute e se drejtes nga e padrejtes kjo duhet te jete jashte nesh, por per ne ka kuptim vetem kur pervetesohet, kur e bejme pjese tonen, dhe atehere nuk mbetet me absolute.
8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
Do te jepja nje pergjigje te ngjashme me pyetjen e mesiperme ose me pyetjen 1. Me duhet pak me teper kohe per te shtuar diçka me teper ne kete pyetje.
9) Ku mbaron subjektivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivizmi)?
Njeriu nuk mund te jete kurre objektiv absolut. Pikerisht vete ndarja e subjektivizmit nga objektivizmi eshte ne vetvete nje veprim subjektiv. Nga kjo del se subjektivizmi ndodhet kudo, dhe prania e subjektizvizmit perjashton objektivizmin. Por patjeter qe subjektivizmi gjendet ne shkalle te ndryshme.
10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
Mendoj se e njoh veten deri diku, nderkohe qe eci ne rruget e jetes nuk zbuloj vetem jeten jashte meje por edhe brendesine, vetveten. Nuk mjafton vetem ecja ne rruget e jetes, duhet njekohesisht reflektim, vetedije dhe here pas here ndalesa per kundruar gjithçka rreth e rrotull e per te pare pas. Rruga qe ke bere, pamja rretheqark dhe ajo qe eshte me e erret, pamja e brendesise tende te gjitha bashke te tregojne vetveten.
Vetvetja mbetet ajo qe njoh me mire ne kete bote, mendo sa pak njoh gjithçka tjeter.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
Aty ku fillon budallalliku dhe perfundon zgjuarsi!!
Nese lind i zgjuar do te jete i till gjat gjithe kohes!!2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
E ke degjuar kur thon "I paska ik truri" Cdo beje sikur te te ikte dhe ty,do e kontrolloje dot!!
..Hetimet vazhdojne!!4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
Varet..!!5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
..Te gjith ndryshojme per 1 arsye,por te gjithe kemi arsye te ndryshme!!
E drejta Vs E pa Drejta..Sa del rezultati ?7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
Gjithmon varet se sa i zoti je per te mbrojtur ate cka te intereson!!
8)8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
Eshte njesoje si te thuash "Ku ndryshon e bardha nga e zeza"
Ku thua ti ?
Sido qe te jete,aty ku do mbaroje njeri do te startoje tjeteri!!9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
Sapo u prezantova,me duket nje fillim i mire & nje fillim i mire eshte gjysma e punes..!!10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
Feel the pump √
1
Zgjuarsia vdes kur truri ne nje moshe te vjeter te thote "akoma jam ne gjendje te bej gjithcka" por trupi thote "bjeri se i bie mire daulles ti" dhe si pasoje eshte fillimi i Budallallikut.
2
Varet nga njeriu
3
Trurit i japim ushqim (mendime) per te dhene por kur vjen puna truri eshte ai qe na kontrollon.
4
Te arrish te kuptosh c'fare eshte vdekja perpara se ajo te ndodhi.
5
Bashkepunim me njera tjetren.
6
Mosha ben te veten dhe sa me shume te plakesh aq me shume te vjen keq per ato vite qe iken e nuk i gezove.
7
Ajo qe ti gjykon te drejte dhe ajo qe ti gjykon te drejte
8
Shiko pergjigjen 7
9
Duke menduar.....
10
Deri tashti emrin e di........per te tjerat do tja le kohes....
Postuar më parë nga AuGuSt_
1) Diku ne mes.1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
2) Dikush lind,dikush behet.2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
3) Varet per ken eshte fjala.3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
4) E nese nuk fshin?4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
5) Here ashtu here ashtu.5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
6) Njeriu nuk ndryshon.6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
7) Dicka quhet e drejt,kur nuk eshte e shtrembur dhe anasjelltas.7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
8) Ne Soho.8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
9) Ketu diku.9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
10) Mendoj.10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
Ndryshuar për herë të fundit nga buki19 : 19-05-2006 më 10:49
1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
Pergjigja e kesaj pyetje eshte ne relate me objektin e studimit dhe studjuesin dhe mbi te gjitha me "normat, rregullat" e nje shoqerie te caktuar ne lidhje me perkufizimin e "zgjuarsise" dhe "budallallekut". Nje analogji e thjeshte do te ishte shprehja:"Liria ime mbaron atje ku fillon liria e tjetrit". Nqs vertet do te dihej "kufiri" , nuk mendoni se bota ( ne nje kendveshtrim shume optimist) do te ishte nje vend "i bukur"?
2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
"Krimineli lind, apo behet?". Nqs kuptimi i "zgjuaresise" do i perkishte zhvillimit te mendimit atehere ajo do te ishte e "lindur" ose me sakte pjese e sistemit autonomik. Nderkohe qe nqs zgjuarsia do te ishte e "fituar me kohen" atehere ne cilen faze te jetes se njeriut ndodh ai reaksion apo "Big Bang" qe i jep jete "zhvillimit te mendimit?" Pra, cila eshte ajo grimce pergjegjese per nje ndryshim thelbesor tek njeriu? Me e rendesishme te kuptosh edhe ti pergjigjesh pyetjes: "Armatimi i njeriut me trurin, do te thote automatikisht qe ai eshte i gatshem te perballet me betejen me te madhe-Kundrejt Jetes?"
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
Sapo lexova kete me lart mu kujtua: "Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren"...Gjithesesi, Kjo pyetje personalisht mendoj qe eshte e pa-kuptimteEshte e vertetuar shkencerisht qe truri me sensoret e tjere kontrollojne mireqenien edhe funksionimin e te gjitha organeve dhe funksioneve te tjera, duke perfshire edhe vullnetin, koshiencen vetdijen pra. Per te vertetuar kete qe sapo shkruajta mjaft lehte mund te beni kerkime ne lidhje me ekpserimentet e "Split Brain" (Trurit te ndare).
4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
Kjo pergjigje eshte totalisht nen influencen e besimit fetar. (te pakten e pranoj)
C'fare kuptimi i mbetet jetes?-Jetes? Kush ka "vdekur" dhe ehste kthyer mbrapa per te na treguar "jeten ne vdekje"? Pastaj, sa te sigurt jemi ne, si njerez, ne lidhje me "jeten" qe "jetojme". Cilat jane shanset qe kjo "jete" e jona mund te jete "vdekje" e nje "jete" tjeter?. Nqs kjo "jete" eshte "dhurata e njerezimit" atehere vertet do te kisha frike nga "vdekja nga kjo jete". Duke qene (si cdo njeri prej nesh qe ka patur njerez rreth vetes qe jane shkeputur nga kjo "jete") se kam patur tragjedi ne jeten time, "vdekja" e tyre nuk fshiu gjithshka, perkundrazi i dha akoma me teper rendesi edhe kuptim egzistences se tyre (qofte edhe ne forme shpirti)
5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
Kjo eshte shume e thjeshte: Duke qene se njeriu kalon nje pjese te madhe te jetes duke "kerkuar falje", "duke u penduar", "duke shpresuar te kishte vepruar ndryshe" "duke mos qene i kenaqur", "duke dyshuar"--thjesht do te thote qe njeriu ka mungesa ne te quajturen: "siguri ne vetvete" qe llogjikisht eshte nje veprim totalisht i drejtuar nga ndergjegja. Ah...cili eshte roli i jetes?-Akoma me e thjeshte: "Jeta" pret deshtimin e "ndergjegjes" ne menyre qe te marre timonin e anijes.
6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
Nje karakteristike e "Vdekjes" eshte "mos-kthimi mbrapa"...Kam frike se nuk eshte e vertete. Sa here kemi degjuar shprehjen: "Plaku eshte si femija" (te shpresoj nuk ka ne forum asnje te moshuar), apo tjetren (vlen me shume per meshkujt) : "Mjafte u solle si femije"? Thjesht keto dy shembuj tregojne qe "nje personalitet nuk vdes", thjesht "groposet" edhe kalon tek ajo qe i preferuari im Frojdi e quan "mbi-uni, nen-koshiencen, te pa-ndergjegjshmen". Thejsht, mendoje qe njeriu nuk ndryshon (pervec pamjes fizike). Ato qe ndryshojne jane qellimet, objektivat, ambjenti...ndersa nje "zakon i vjeter eshte veshtire per tu hedhur tutje". Duke qene se shoqeria perreth eshte en levizje, gjithesecilit i duhet te ece me hapat e saja. Dhe qe te arrije ne "finish line" ndodh shpesh here qe njeriu te "befasoje" edhe veten e tija. Pastaj...jeta eshte nje cikel ne perseritje.
7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
Me pak fjale: Per aq kohe sa veprimi/fjalet/reagimi i dikujt nuk prek/rrezikon interesat e mia quhet E drejte, ne te kunderten eshte thjesht...lufte.
8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
Edhe kjo pyetje eshte perseritje e atyre mesiperme, thjesht kemi te bejme me "dy objekte studimi te ndryshme" Fillimisht: Pse konsiderohen te tilla? Kush i emeron kete menyre? Kundrejt kujt do te behet krahesimi? Interesat e kujt vihen ne peshore nga perdorimi i ketyre epiteteve?
9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
Shume rralle ndodh qe dikusht te jete objektiv. Kemi te bejme me nje "arsenal te kaluare, historie, kulture, njerezit, vendesh etj" qe fuqishem ndikojne, transformojne, influencojne arsyetimin, pergjigjet, kendveshtrimet e dikujt. Te tjeret nuk do i pyesja per nje pergjigje objektive, pasi nuk jam e sigurt ne subjektivitetin e tyre. "Pyet shtat-a-tet e bej si di vete" -Populli
10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
Perdite mesoj dicka te re, gjithnje e me teper kam frike...por jo per veten. Kam frike per njerezimin. Kam frike nga ajo qe mund te bej. "No human on earth shall ever be safe...from me"![]()
Pilivesa.
My whores left me no time to get married.
1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
Sa me lodhi kjo pyetja! S'i pergjigjem dot
2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
kjo eshte si nje gare midis dy makinave. Te dyja kane shpejtesi maximale te ndryshme, ashtu si kane shpejtesi fillestare te ndryshme. Ajo qe nuk dime jane aftesite e shoferit. Une do te thoja shofer me i mire eshte ai qe di kapacitetin e makines qe nget.
3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
Truri na kujton se jemi te kufizuar dhe ne i kujtojme se dhe ai eshte i tille. Me shume nga cduhej besoj kemi kufizuar instiktin qe ne kete bote bardh e zi duket si fishekzjarre ne nje qiell te erret. I vetmi mjet i forte eshte truri. Pohoj se me shume me kontrollon sesa e kontrolloj.
4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
kuptimi i vetem do ishte i tashmi. Besoj se duket qe vete leximi/pergjigjet te kjo teme eshte nje ndjenje e jetuar. (ne fakt nuk shpresoj te emocionohesh shume kur ta lexosh)
5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
se besoj se ndergjegjja eshte qellim ne jete, as jeta nuk jetohet per te ruajtur ndergjegjen. Varet nga vullneti i lire i secilit per t'i perfshire te njera tjetra.
6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?Atehere...mendo ne fillim nje njeri lakuriq. Ska asnje lloj rrobe ne trup. Ne fillim nese do fryje ere do gjeje dicka te mbulohet, nese do bjere shi do shkoje poshte nje strehe etj. Po tia heqesh rrobat do ngelet i njejti njeri lakuriq. Ndryshimi midis gjendjeve nuk besoj se eshte lindje apo vdekje. Thjesht eshte ndryshim.
7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
Kur ia kemi mbushur mendjen vetes se eshte e tille, ose na i kane mbushur mendjen te tjeret.
8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
si pergjigjem dot.
9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
eshte relative. Subjektive apo objektive eshte dicka qe une e kam gjykuar si te tille. E lidh une posi. lol Mendoj se dicka eshte subjektive kur ma kane mbushur mendjen si te tille ose ia kam mbushur vete mendjen vetes. Midis nderthurjes se ndjenjes dhe trurit duke marre parasysh kufizimin e ketyre dy te fundit nxjerr perfundimin qe dicka eshte subjektive apo objektive, me ndergjegje te paster e duke menduar se kjo eshte dicka e mire.
10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
Po e zbuloj dite per dite nga pak. Nuk e njoh shume, as kam per ta njohur. Di shume pak per veten per arsyen e vetme se nuk kam provuar ta njoh. Ndergjegja nuk me le, truri nuk me le. gjykimi i te mires dhe te keqes nuk me le. Kufizohem duke thene do e njoh pak e do mundohem ta bej duke pare vetem anen e mire te vetes.
Te faleminderit qe me pyete.
Ezekiel 25-17.
1. Ku mbaron arsyetimi.Postuar më parë nga Kryeplaku
2. Shumica lindin me aftesine per te qene te arsyeshem, disa lindin me aftesi superiore mendore nga te tjeret, te gjithen duhen te punojne per tu bere te ditur.
3. Truri eshte thelbi i qenies tone.
4. Vdekja dhe jeta, jane dy pjese te egzistences. Asgje nuk fshihet ose rilind, thjesht transformohet.
5. Ndergjegja eshte dicka e gdhendur nga jeta.
6. Eksperiecat qe ne kalojme na bejne te jemi ata qe jemi. Jane shume grimca te vogla dhe te ndryshme per tu grupuar ne nje personalitet. Disa nga kto ama kane me shume peshe se te tjerat dhe japin me shum kundrejt "personalitetit" tone.
7. S'ka te drejte dhe te padrejte universale. Drejtesia dhe padrejtesia ndodhen brenda gjykimit te njeriut.
8. E njejta gje edhe kjo, ska te keqe dhe te mire universale. Kto gjenden brenda gjykimit te njeriut gjithashtu.
9. Te nje ure qe quhet realizem. Po mund ti ndaj.
10. Njohja e vetes eshte nje proces mesimi qe s'mbaron.
1. Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalleku?
Ne momentin qe nje njeri ,ndalon t'i bej pytje vetevetes mbi ceshtjet e ndryshme : Pse? SI? Ku? Per cka? etj.
Ketu hyn edhe pergjigja e nr 2.
3. Kush jemi Ne?!(Shihet qarte se jemi dy te ndryshem nga pytja e parashtruar dhe sipas kesaje truri eshte vetem edhe nje mjet tjeter qe na sherben Neve per te komunikuar me boten e jashtme.Pra e perdorim dhe jo, kontrollojme.
4. Nese vdekja fshine gjithecka?!
10. Sa me shum qe po e zbuloj veten ,po e shoh sa det i pa fund dhe i thelle jemi,dhe sa te vegjel!!! Jam gati cdogje dhe hic asgje!!!
Zgjodha vetem keto,dhe mos me keqkuptoni.
Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 31-05-2006 më 15:22
Krijoni Kontakt