Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 99
  1. #61
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Kur mendon se je i zgjuar....

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Mund te lindesh i zgjuar dhe te te bejne te tjeret budalla..., apo te lindesh budalla dhe te te marin per te zgjuar......

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Kush ka tru mund ta kontrolloj ate, ai qe s'ka e kontrollojn te tjeret qe kane......

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Qe vdekja ekziston.....

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Drejtimi ndergjegjeson jeten......

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Njeriu me me shume se nje personalitet shkon tek psikoanalisti, njeriu qe i jep fryme personalitetit te tij shijon bukurit e jetes.....

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Kur mbeshtetet ne baze te normave te shoqerise dhe ligjeve, ne cdo rast tjeter eshte"Keshtu me do kokra e qejfit"....

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    http://www.crossroad.to/images/2003/symbols/yin.jpg Besoj se e kuptoni pergjigjen..

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Kur fillojme ti marim gjerat zeriozisht....

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Veten tone te gjithe e njohim mire, pavarsisht se shpesh here bejme sikur nuk e njohim dhe aq mire se ashtu na intereson....
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 21-03-2008 më 17:48

  2. #62
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    [B]1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Kur behet shume zhurme per asgje.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Zgjuarsia eshte e lindur,duke qene se kuocienti i inteligjences eshte i lindur dhe gati i pandryshueshem.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Truri eshte pjesa e 'Ne',qe kontrollon pjeset e tjera te 'Ne'

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Pyetje retorike.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Xhixhi Marxullo do ishte krenar per nje pyetje te tille. Ndergjegja drejton pjesen me te madhe te jetes ashtu si edhe jeta drejton pjesen me te madhe te ndergjegjes.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

    Personaliteti perbehet nga e lindura qe eshte thelbi dhe e fituara qe eshte forma. Cka fitohet gjate jetes i jep edhe formen.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    E dobishme atehere e drejte, e padobishme atehere e padrejte. Formalizmi i se drejtes sherben per ta bere shoqerine te mendohet shume here perpara se te ndryshoje dicka qe ne te kaluaren ishte e dobishme.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E mira ndodhet brenda ligjeve te natyres, e keqja brenda ligjeve te njeriut qe bien ndesh me ligjet e natyres.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi ?
    Subjektivizmi mbaron kur hapesira mbaron ne objekt e aty fillon objektivizmi.

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    E njoh aq sa te trembem dhe nuk dua ta njoh me tej qe te mos tmerrohem.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #63
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    perSHENDETje

    Me poshte kam vendosur disa pyetje dhe do kisha deshire te shoh kendveshtrimin tuaj mbi ceshtjet qe ato kapin. Ka mundesi qe disa pyetje t'ju duken si te shtruara gabim ose si te vetkuptueshme por megjithate une vendosa t'i sjell ketu ne forumin e fillozofise/psikologjise ku "gabimi" dhe "vetkuptimi" nuk kane asnjefare rendesie! Sidoqofte pa dashur t'ju veje ne siklet do ju keshilloja te jepni mendimin tuaj mbi ndonje ceshtje nga ato qe preken pa qene e nevojshme qe t'i pergjigjeni te gjithave pyetjeve, pra e lej ne interesin tuaj. Pres me interes pergjigjet tuaja!

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit
    1)eshte i veshtire te dallohet kufiri.
    2)eshte genetike
    3)truri neve
    4)asgje
    5)ndergjegja drejton jeten
    6)personaliteti ndryshon gradualisht pa u vene re,nuk kemi te bejme me shume personalitete.
    7)koncepti i te drejtes apo te padrejtes eshte relativ,ajo qe eshte e drejte per ty eshte e gabuar per mua,apo ajo qe ishte e drejte per mua ta zeme para nje viti tani eshte e padrejte,nuk mund ta ndash me thike.
    8)perseri,e mira dhe e keqja jane relative,çfare eshte e mire per ty mund te jete e keqe per mua,megjithse eshte e ashtuquajtura etika morale dhe ka njefare konsensusi nga te gjithe.
    9)Ne pergjigjet qe dhashe me siper une isha subjektiv.
    10)mendoj se e njoh pak veten time,sigurisht e njoh shume me teper sesa njoh te tjeret.

    bye

  4. #64
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    perSHENDETje


    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit
    1-Zgjuarsia mbaron aty ku fillon budallalleku i cili mbaron aty ku fillon zgjuarsia.
    2-Lind i zgjuar dhe behet akoma me shume i tille.
    3-Truri me ane te neve kontrollon veten.
    4-Kuptimi i rilindjes.
    5-Nese me jete nenkuptohet eksperienca atehere eksperienca drejton ndergjegjen.
    6-Perderisa normalisht personaliteti eshte nje atehere ai as nuk vdes e as nuk rilind por vetem ka lindur pra ai ndryshon.
    7-Dicka quhet e drejte kur e ndryshmja e saj eshte e padrejte.
    8-Tek e mira dhe e keqja ndryshojne pasojat e seciles prej tyre.
    9-Nuk besoj tek kjo ndarje.
    10-Po e njoh veten time teresisht sepse kam kuptuar jo vetem se cfare jam i afte te bej por edhe se cfare nuk jam i afte te bej.

  5. #65
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837


    Urime per temen eshte teper e spikatur.



    Ne momentin qe vendosim te mos veme ne funksionim trurin kemi shume shance per te prekur te dyten.


    2-Disa njerez lindin me te zgjuar se te tjeret dhe keta e kane me te lehte per te zhvilluar aftesite e lindura.Kjo nuk do te thote se te tjeret e kane te pamundur. Per te gjithe prioritar eshte vullneti dhe deshira per te mesuar. Ndryshimi eshte se nje njeriu te zakonshem do ti duhet me teper pune per te arritur objektivat e veta, te cilat jane krejtesisht te prekshme.



    3-E kontrollojme ne trurin. Jemi te vetmet krijesa me ndergjegjje,jemi te vetmet te privilegjuara te afta te veme ne funksionim trurin pra te mendojme, kjo na ben superior ne boten qe na rrethon dhe na dallon dhe nga kafshet.


    4-Jeta na eshte dhene per nje qellim, eshte nje dhurate qe nuk duhet harxhuar kot. E rendesishme eshte ti marrim asaj dhe vetes me te miren dhe te leme sa me teper "gjurme".
    Kush eshte fetar dhe beson se ka dhe nje jete te pertejme e ka dhe me te lehte te besoje se jeta e ketushme vlen si fillim i asaj te pertejmes. Ndaj duhen bere sa me shume akte te mira qe te shkohet drejt parajses.


    5-Here njera e here tjetra.
    Ndergjegjja duhet ta drejtoje jeten por ne momentin kur njeriu i jepet fatit pa e kundershtuar ate, dominon jeta mbi ndergjegjjen.


    6-Njeriu rritet, maturohet, zhvillohet, ne saje te ndikimit te mjedisit dhe te mesuarit. Si i tille personalitetit te tij i shtohen apo i hiqen elemente te rinj gjate viteve. Eshte e natyrshme qe personaliteti i tij te mos jete njesoj si kur eshte 10 vjec dhe kur behet 50 vjec.



    7-Ky eshte koncept relativ dhe te gjykuarit kur nuk ka percaktime te prera mund te kete nuanca subjektivizmi.Per kete cdo shoqeri permban vlera, norma dhe rregulla te cilat e thjeshtojne gjykimin.


    8-E mira mbaron kur fillon e keqja dhe anasjelltas. Si shume binome te tjere te jetes qe jane te pandashem edhe keto te dyja rrine prane njera tjetres dhe e marrin pushtetin e funksionojne si mungese e tjetres.


    9-Eshte e veshtire ti ndash pasi gjithkush gjykon nisur nga vetja, nga pervojat dhe njohurite e veta. Per mua ne cdo pergjigje sado duam te jemi objektive e kemi te pamundur te mos perfshijme disa nota subjektivizmi.

    10-E njoh veten time mjaftueshem per aq sa ka mundur te shfaqet. Kam me per te njohur? Sigurisht. Eshte jeta qe na provon , na perplas me situata te ndryshme,e na tregon qe edhe tek vetja kemi ende gjera te pazbuluara.





    Loti.
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Pergjigjet:

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    At-her kur ti mendon din shum, se je i zgjuar dhe mendon se ajo qe flet ti dhe thua eshte shum e zgjuar.
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Njeriu mund te lind edhe i zgjuar, po sfida me e madhe e tij eshte qe ta kuptuj zgjuarsin e tij dhe ta ushqej qe ajo te rritet dhe ta inplemetoj ne dobi te shoqeris.
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    E kjo eshte alternativ. Njeriu mund ta kontrolloj relativisht trurin sikurse qe ka karakternjerzish qe truri i kontrollon ata. Gjeja me e veshtir per njeriun qe ta kontrolloj eshte Epshi i tij nese arrin ta kontrolloj epshin e tij ai vertet ka fituar.
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Eh vertet do ishte keshtu nese me vdekjon permbyllet gjithqka ather ather do ishte me keq sesa te mos kishim jetuar. Jeta nuk ka gjurm, jetes gjurmet ia ben vet njeriu njerzit te gjith e deshirojn parajsen por askush nuk e deshiron vdekjen, prandaj ne nuk mundemi te jemi te pavdekshem por ajo qe kemi mundesi ne shte qe ne jeton ton te lojm gjurm e gjurmet me te medha dhe me te dukshme jan veprat e medha dhe te mira.
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Jetash eshte interesante dhe atraktive nese ekziston ndegjegja, andaj jeta me e mir do ishte gershetimi i ketyre, pra: Beje jeten me ndegjegje te paster, qe ndegjegja ta pastaj te ta pastron jeteen ty.
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Njeriu me shum ndryshon fizikisht pse? Njeriu kur lind si femij, ai ben levizje me trupin e tij per arsye se shpirti i tij nuk perputhet me permasat fizike. Gjat rritjes dhe zhvillimit te tij njeri arrin nje mosh kur perputhet me shpirtin e tij dhe ather eshte ne formen me te mir. Me pas ai fillon te plaket dhe perseri shpirti i ti nuk perputhet me fizikusin e tij nuk e ka trupi i tij nuk e ka forcen e shpirtit ky eshte ndryshimi me i madhe i njeriut dhe njerzve ne përgjithsi.
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Njeriu ka te drejt vetem ather kur e thot te verteten e plote. Dhe nuk ka te drejt ather kur fillon ta modifikoj ate. Kjo quhet e drejt kur e thua te verteten ashtu si eshte pa tu trembur syri pamvarsisht permbajtjen e te vertetes. Dhe e pa drejt eshte kur fillon ta ndryshon ate dhe kur nuk ke me guxim ta thuash ate por nuk nuk preferon te heshtesh.
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    Ne jeten ton gjithqka eshte e ndar ne dysh. Ebardh e zeze, plus minus, mashkull femer, e mir e keqe etj. E mira edhe e keqja edhe pse jan diametralisht te kunderta ne te njeten koh jan edhe shum afer njera tjeteres. Gjeja me e mir eshte kur e kupton se ke gabu dhe pendohesh. Ndersa gjeja me e keqe eshte kur nuk e kupton kurr se ke gabu ose edhe pas gabimit vazhdon te mos pendohesh.
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Subjektivizimi fillon me jeten shpirtrore te njeriut dhe mbaron ather kur njeriu i jep me shum rendesi jetes se tij lineare. Eh jeta lineare eshte e zbritshme, ndersa jeta shpirterore eshte e shumzueshme.
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    T njohesh vetveten eshte gjeja me e rendesishme e njeriu, por njekosisht edhe gjeja me e veshtir. Pikerisht njerzit qe nuk arrin ta njohin veten si duhet deshtojn ne jet, dhe ata qe arrin ta njohin bukur mir ate jan te suksesshem ne jet. Une mendoj se kam arrit ta njoh bukur mir dhe per kete i falenderohem Zotit qe kam arrit ta njoh veten time.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  7. #67
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    1) Zgjuarsia nuk ka limit, budallalleku fillon kur mendon se je i zgjuar.
    2) I zgjuar lind, por njohurite shtohen me kohen duke perkrahur e duke sofistikuar ne kete menyre vete zgjuarsine.
    3) Absolutisht ne e kontrollojme trurin, ne cdo situate.
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, ndoshta do mundoheshim ta jetonim me me harmoni jeten, sepse tani bejem edhe sakrifica e madje kemi limite sepse mendojme perhere per dicka me mbrapa, per nje te ardhme. Ndoshta me mire ky lloj mendimi, sepse ashtu do ishim si te shfrenuar e nuk do kishte litare qe do na mbante gjalle.
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen? Te dyja bashke; Ndonjehere thuhet merre jeten si te vije, pikerisht sepse ato jane mundesite e s'ke si te besh ndryshe. Normale qe ka edhe raste kur ne jete te jane dhene te gjitha e pastaj te ngel ty menyra se si i drejton guret per mire apo per keq qofte.
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person? Nuk besoj shume ne misherim, por nqs do ishte keshtu atehere do ishte me te vertete pa kuptim jeta sepse nje e dy vritu e derrmohu neper aventurat e jetes, lind e vdis, gezim e trishtim pa e kuptuar.
    7) Dicka quhet e drejte kur eshte nen normat shoqerore e qe i pergjigjet vlerave shpirterore njerezore, principit te besimit te mire. Dicka eshte e padrejte kur ti cenon lirite e mija vetem se je me i forte nga ana ekonomike, shoqerore, fetare apo thjeshte fizike. Padrejtesi ka plot e ndonjehere nuk ka as nje kufi te sakte mes ketyre te dyjave sidomos kur hyn ne loje politika, vjedhja per t'u ushqyer, Lufta etj etj.
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)? E ka thene vete pyetja aty ku mbaron e mira fillon e keqja: Ndryshimi eshte qe me te miren cdo gje duket si normale, ndersa me te keqen merzitje e tmerr sepse dicka me eshte cenuar e madhe apo e vogel qofte.
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)? Objekti eshte dicka te ciles i referohesh e pasi e ke gjetur ose e ke kryer mbaron. Subjektivizmi vazhdon perhere sepse ka gjithmone te beje me ne.
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire? Ah perhere e bej kete pyetje e perhere zhgenjehem kur ndihem e forte apo e patundshme neper situata te ndryshme e me kete dua te them qe asnjehere nuk jam ashtu si mendoj, madje ndryshoj dita dites, ndonjehere per mire e ndonjehere per keq, e si perfundim ne barazpeshim mbes po e njejta njeri me kontorne te luhatshme qe bejne akoma nje mosnjohje per veten time.
    La vita è bella...

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    budallalliku fillon aty ku mbaron zgjuarsia

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    them se behet i zgjuar

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    truri neve

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

    mabse fshin gjishka per ty, por jo me domosdoshmeri per ata qe te kan njohur

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    ndergjeja jeten

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

    Njeriu meson me shume me vitet qe kalojne, nuk eshte e domosdoshme te ndrryshoj, thjesh personaliteti i tij pasurohet me dijet/budallalluqet qe meson gjate jetes
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

    E drejte, kur nga prania/sekuestrimi i kesaj gjeje cdo njeri ka nje te mire ose nuk e ka problem faktin qe kjo gje ekziston...

    do ishte dicka e keqe nqs do te efectonte nje person negativisht por jo anullon faktin qe te jete e keqe per te gjithe

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

    E keqja fillon aty ku mbaron e mira, e mira mbaron aty ku shfaqen pakenaqesira..
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me
    siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

    pra, subjektivizmi do te fillonte aty ku mbaron objektivizmi ose anasjelltas
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    ...mjaftueshem per te permirsuar personalitetin tim

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-11-2008
    Vendndodhja
    irraggiungibile
    Postime
    21

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?Kufiri eshte i paqarte.
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?Lind.
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?Truri ne.
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?Asgje.
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?Ndergjegja drejton jeten.
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?Jo,ndryshimi eshte i ngadalte,personaliteti eshte i njejti,ai vetem ndryshon.
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?Relative,diçka qe mund te jete e drejte per mua,per ju mund te jete e gabuar.
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?Vlen pergjigja me lart.
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?Pergjigjet e mia jane subjektive.
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?Po,shume mire,por jo krejtesisht.

  10. #70
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    3) Absolutisht ne e kontrollojme trurin, ne cdo situate.
    .
    Zogu a ma sqaron dot se si 'Ne' e kontrollojme trurin(dmth ate), e biles edhe ne menyren me absolute. A ka nje 'Ne' pa 'ate' (trurin dmth) ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  3. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  4. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •