Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Disa pyetje, për ata që e lodhin trurin :

    perSHENDETje

    Me poshte kam vendosur disa pyetje dhe do kisha deshire te shoh kendveshtrimin tuaj mbi ceshtjet qe ato kapin. Ka mundesi qe disa pyetje t'ju duken si te shtruara gabim ose si te vetkuptueshme por megjithate une vendosa t'i sjell ketu ne forumin e fillozofise/psikologjise ku "gabimi" dhe "vetkuptimi" nuk kane asnjefare rendesie! Sidoqofte pa dashur t'ju veje ne siklet do ju keshilloja te jepni mendimin tuaj mbi ndonje ceshtje nga ato qe preken pa qene e nevojshme qe t'i pergjigjeni te gjithave pyetjeve, pra e lej ne interesin tuaj. Pres me interes pergjigjet tuaja!

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    falemiNDERit

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Atehere kur je ne shoqerine e nje plaku, dhe ne vend qe te degjosh, ti flet.


    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    E di perse pemet ne Amazone rriten me te larta se pemet ne Shqiperi? Sepse ne Amazonë bie me shume shi se sa ne Shqiperi.


    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Une e kontrolloj trurin apo truri me kontrollon mua? Dhe pergjigjia eshte, femija qe ia ka friken prindit, nuk pi duhan me shoket se e di qe e pret dajaku ne darke nga i ati. Femija qe pi duhan, e pi sepse ai nuk ia ka friken prindit ose prindi i tij eshte shume i zene me probleme te tjera per ti kushtuar kohen femijes se tij.


    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Femija qe sapo eshte rrahur nga i ati, mendon: "babai genjen se me do shume, se po te me donte nuk do te me rinte." Kur behet baba vete e kupton se sa e donte babai.


    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Eshte prindi qe e rrit femijen apo femija qe rrit prindin? Te dy rrisin njeri-tjetrin.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Edhe shtrati i Vjoses ndryshon gjate gjithe rrjedhes se lumit. Por te pakten Vjosa e di se ku buron dhe e di se ku do te derdhet.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Kur ai qe e krijoi ate dickane te rrefen se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e padrejte.


    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    Nata fillon atehere kur perendon dielli. E keqja fillon atehere kur duhet te largohesh nga ngrotesia familjare (diellit) per te ecur ne erresire.


    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Subjektivizmi fillon atehere kur fillon e ulesh te mendosh mbi nje ceshtje me shpresen per te dale me nje pergjigje. Objektivizimi fillon atehere kur pyet dike per te marre nje pergjigje.


    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Sa % e njerezve qe shijojne embelsine e mjaltit ne gojen e tyre e dine se ai mjalte eshte produkt i punes se mijra bletesh te vogla? Te gjithe kur e shijojne mjaltin kane dicka te mire apo te keqe per te thene per ate mjalte, por askush nuk i ze ne goje bletet per mire apo per keq. Tani te te pyes une ty? U mbetet qejfi bleteve qe te gjithe embelsojne gojen me produktin e punes se tyre, por askush nuk kujtohet per to?

    Une them jo, sepse po te pyesesh nje blete, ka per te te thene qe mjalti nuk eshte i imi, por i atyre nektareve te luleve qe ne mblodhem peme me peme, dege me dege e lule me lule. Lulja prodhon nektarin, bleta e mbledh nektarin, njeriu vjel dhe shijon mjaltin.

    E dije ti se mjaltin e prodhojne bletet, dhe bletet mbledhin nektarin e luleve, dhe lulet rriten ne toke me ujin e shiut, shiu bie nga rete dhe rete jane ne qiell....

  3. #3
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Aty ku fakt=0 e arsye=0. - Objektive.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Zgjuarsia është aftësi e lindur, por sidoqoftë mund të zhvillohet me metodë deri në njëfarë shkalle. - Objektive

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Ne=truri. - Objektive

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Ke dhënë përgjigjen në formulim dhe ke mbyllur pyetjen!

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Jetën si koncept të përgjithshëm apo jetën personale?
    ku:
    Ndërgjegje = përgjegjësi morale?
    apo
    Ndërgjegje = vetëdije (rrethanash)?
    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Kjo hetohet relativisht me personin në fjalë (d.m.th. nuk është rregull i përgjithshëm). - Objektive.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    (Kërkon elaborim personal.) - Subjektive.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    (Kërkon elaborim personal.) - Subjektive.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi...?
    Subjektivizmi mbaron në çastin kur nuk interpretojmë objektin.
    ...(nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)
    Po. (Shënuar.)

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Jo. (Nuk e kam testuar aq sa duhet.)

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    Kur aftesia e te menduarit,logjikuarit,konceptuarit etj bie ne menyre efektive.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    Zhvillohet pas lindjes.Eshte veshtire te thuash kjo bebe 2 javeshe eshte me e zgjuar se kjo bebja tjeter 2 javeshe.Pas kalimit te nje kohe te konsiderueshme truri i disave aftesohet me teper se truri i disa te tjereve.Faktoret qe ndikojne jane nga me te ndryshmet.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    Truri dhe njeriu jane nje.Nese njeriu komandon trurin...me c'fare e komandon atehere? Truri eshte komandusei i te gjitha veprimeve te njeriut dhe nuk merr komande nga asnje pjese tjeter perveq se nga vetja.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

    Do i pergjigjem pyetjes me pyetje! c'fare rendesie ka kuptimi i jetes pas vdekjes?
    Per mendimin tim kuptimi i jetes ngelet me vlere vetem per kohen ne te cilen ti e jeton.


    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    Nuk drejojne njera tjetren.Jeta nuk drejotn....drejtohet po nga fakore me medhenj se ndergjegja.Sidoqofte ndergjegja eshte vyrtyt apo cilesi morale e dikujt.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?


    Neriu mund te ndryshoje po personaliteti mbetet unik.Edhe pse mund te peretendoje,ne thellesine e vetes se tij fshihet i njejti personalitet.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?


    Qdo njeri e gjykon te drejten dhe te padrejten ne menyren e tij me personale.Nga historia jone si njerez diqka qe gjykohet e drejte nga pjesa derrmuese e njerezve eshte e drejte.E njejta gje me te padrejten.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

    Kur kapercen pragun e njeres dhe hyn ne pragun e tjetres.Sidoqofte jo ne menyre kategorike.Shpeshhere ne jete e mira dhe e keqja jetohen njekohesisht.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Te njejte pergjigje se pikes 8.(Ne pegjigje specifike kerkon nje pyetje specifike)

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    Me mire nga c'do njeri tjeter ne bote (e megjithate jo 100%)

    Z.i.M
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Albo nuk mundem te them gje tjeter vecse me ke befasuar...! Pergjigjet e tua fshehin nje mesazh qe shume here e keni sjellur ne forum, megjithate kane vleren e tyre nga menyra sesi i keni formuluar (mbrapa nje realiteti te erret fshihet nje mesazh optimist). Shume here menyra sesi e shef dicka i jep edhe rendesine asaj... Nese shkruani ndonjeher ndonje liber filozofik (ja u keshilloj!) do doja shume t'i hedh ndonje sy!

    KVS qe kur e hapa temen e dija qe pergjigjet do jene subjektive prandaj do me interesonte edhe mendimi juaj sado subjektiv qofte...

    Falenderoj edhe Zerin e Mirdites per pergjigjet e spikatura dhe mundimin e tij per ti dhene pyetjeve pergjigje same reale!

    Uroj te marre edhe pergjigje te tjera...

  6. #6
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Zgjuarsia nuk ka fund, sikurse edhe budallalleku!

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Zgjuarsia eshte e trashegueshme!

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Ne e kontrollojme trurin ne dy forma te vetedijshme dhe te pavetedijshme!

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Vdekja nuk i fshin te gjitha,. Ajo le pas eshtrat dhe kujtimet!

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Te dyja njera-tjetren!

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Hinduistet mendojne keshtu, une jo(nuk jam vegjetariane dhe nuk besoj ne rimisherim)!

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    Cdo person mat me kutin e vet. Gjithkush ka te drejte te gjykoje sipas mendesise!

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E mire eshte ajo qe te ben te relaksohesh dhe e keqeja eshte ndjesia e kundert: parehatia.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Kete e percaktoni ju nga pergjigjet qe kam dhene. Jam realiste dhe gjykoj me objektivitet.

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Veten kam filluar ta njoh dhe cdo dite mesoj gjera te reja per veten. Jam e vemendshme sepse dua ta persos. Njohja s'ka fund kurre, keshtu jam ne kerkim te vetvetes! Mendoj se me mire te njohin te tjeret qe te vene ne dukje te metat. Kete e konsideroj ndihme dhe e vleresoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 26-04-2005 më 06:02
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Mina
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Zgjuarsia nuk ka fund, sikurse edhe budallalleku!

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Te dyja njera-tjetren!

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E mire eshte ajo qe te ben te relaksohesh dhe e keqeja eshte ndjesia e kundert: parehatia.

    Me vjen me te vertet keq qe duhet te kalonin reth tre vjet ne Forum qe te kuptoja me ne fund se sa nivel te madh zgjuaresie -per mendimin tim- kane disa anetarλ!

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kryeplak, te pershendes dhe te pergezoj sepse nese ne na merre ca kohe qe ti pergjigjemi pyetjeve qe ke bere, ty te merre akoma me shume kohe te lexosh te gjitha replikat tona.

    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?
    Aty ku nuk mendon, ky nuk pyet, ku nuk dyshon, ku nuk krijon...etc..

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    I zgjuar ne krahasim me ke? Sikur te lindnim te zgjuar atehere ckuptim do te kishte zhvillimi? Njeriu lind me nje fare kapaciteti, zgjuaresia varet te menyra se si e perdorim (se sa (dhe se si) e zhvillojm) ate kapacitet ne jeten tone. Mund te kemi kapacitet per te qen shume te zgjuar por jo gjithmone arrim te jemi te zgjuar...

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Truri eshte nje pjese e jona. Mendja eshte cfare e kontrollon trurin dhe aktet tona. "Ne" jemi cfare perfshine mendjen edhe trurin.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Jeta ka kuptim edhe pa vdekjen. Ne nuk e dime se cfare eshte vdekja. Edhe nese ajo cfare do kishim jetuar do te fshihej me pas nuk ja heq vleren asaj qe je duke jetuar per momentin. Pra jeta ka kuptim pavaresisht se cfare ndodh ne vdekje.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    Varet se sa rendesi i jep njeriu ndergjegjes dhe jetes. Dhe, megjithate, jeta deri diku mund te influencoj (por jo drejtoj) ndergjegjen nderkohe qe ndergjegja mund* te kete aftesi me te madhe per te drejtuar jeten.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Qe te mesosh (kur ndryshojm mesojm dicka (qofte ky mesim per mire apo keq)) nuk do te thot se dicka brenda teje vdes apo se nuk ka ekzistuar me pare, perkundrazi do te thot se dicka e re lind ose del ne siperfaqe te asaj cfare e quajm personalitet.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    E drejta nuk mund te "quhet" e drejte por ajo eshte e tille pavaresisht se si e quajm ne ate.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?
    E mira nuk mbaron aty ku i hapet rruge se keqes. E mira eshte e mire e pavarur nga e keqja.

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Subjektivizmi fillon aty ku ne japim opinion ndersa objektivizmi ekziston i pavarur nga opinioni.

    Qe ti ndash pyjetjet e mesiperme ne subjetkive apo objektive eshte teper e veshtire sepse njeriu gjithmone ka "biases". Sa do te mundohem te jem objektive nuk mund te jem plotesisht. Nese per mua e mira dhe e keqja jane te pavarura nga menyra se si i perceptojm/konsiderojm ne ato, atehere une do ti shoh ato si dicka objektive. Dhe ashtu i shoh. Por, ne krahun tjeter, gjithcka ketu mund te duket si "subjektive" kur ne i pergjigjemi asaj...se si eshte ne te "vertete" nuk varet te pergjigjet tona...

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Mendoj se e njoh veten time mire deri diku...Por asnjehere sdo mund te them se e njoh plotesisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 26-04-2005 më 15:41

  9. #9
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budallalliku?

    Zgjuarsia nuk mbaron, te qenurit i zgjuar nuk eshte dicka qe shpenzohet sic mundet psh te shpenzohet, pasuria, e cila mbaron e aty (sado qe s'eshte e thene) fillon skamja/varferia!

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?

    Lind i zgjuar, por si nje toke pjellore, duhet kultivuar.

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

    Kushtet e jetes influencojne njeriun/karakterin. Njeriu/ne, mundohemi te kontrollojme kushtet, (kariera, familja, shkolla, pashaporte e huaj, leku, etj etj). Biles jeta eshte lufte per kontrollim te kushteve. Fati eshte justifikim e ngushellim kur njeriu nuk arrin te kontrolloj kushtet. Duke kontrolluar kushtet kontrollojme jeten. Pra te kontrollosh trurin nuk eshte aq e rendesishme sa te kontrollosh kushtet.

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?

    Kuptimi i jetes eshte zinxhir, pjese e kuptimit te jetes trashegohet nga prinderit e gjysherit. Me teper kuptim fitohet gjate jetes se njeriut e vlen gjate saj. Njeriu ne kte duhet te fokusohet ne radhe te pare, per ti dhene kuptim jetes se tij per veten e tij per aq sa te jete gjalle. Kur njeriu vdes, kuptimi i jetes se ktij njeriu i mbetet jetes se dikujt tjeter, kryesisht femive te tij.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

    Ndergjegja eshte predispozicion te disa, e pasion (predispozicion i kultivuar) te disa te tjere. Nese eshte thjesht predispozicion, atehere ka per t'i dhene rruge manive e pasioeneve te tjere, psh dikush eshte maniak i lekeve, ka per ta vene kte mani para ndergjegjes. Ne kte rast jeta/interesi drejton/manipulon ndergjegjen. Nese ndergjegja eshte pasion pastaj, nuk kembehet, ose te pakten kerkon me shume per t'u kembyer.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?

    Asnjera nga te dyja. Kushtet ndryshojne, prioritetet po ashtu. Sa te rrosh do mesosh gjithashtu.

    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?

    Kur dicka eshte ne kundershtim me parimet e individit, eshte e padrejte.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

    Parimet perseri!

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?

    Parimet po prape!

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?

    Njoh/di te them se jam i vetedishem se ka vend per permiresime! (sa modest) :P
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  10. #10
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    1) Ku mbaron zgjuaresia dhe ku fillon budalleku?
    Zgjuarsia ska mbarim, por edhe rruget qe te cojne ne budallek pambarim jane ama. Ka sa te duash.Apo per te qene njecike me komfort me temen duhet te them qe mes zgjaursise skajshme ka nje kthese drejt fillimit budallekut, ka dicka qe ndan objektivitetin nga endrrat e pambeshtetura ne realitet.

    2) Dikush lind i zgjuar apo behet?
    Ndikon ana fiziologjike e trurit,por kjo nuk do te thote qe nese je normal nuk ke mundesi ta shtrydhesh e te perfitosh

    3) Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?
    Kush jemi ne pa trurin?

    4) Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
    Qe ia vlen me e jetuar sa me shume,pasi njehere ne jepet rasti.

    5) Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?
    As njera as tjetra.Jane te pandara si mish e thua.

    6) Thone se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi te bejme me vdekjen e njepasnjeshme te personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- ne te njejtin person?
    Per kete edhe hamit beqes i duhet nja tre libra ta shpjegoje.Jo se eshte e thelle por ka shume volum.


    7) Kur, dicka quhet e drejte dhe kur e padrejte?
    edhe kjo shume e larmishme.

    8) Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis te mires dhe te keqes)?

    E keqja fillon atehere kur perdhunohet e mira lol

    9) Ku mbaron subjeltivizmi dhe ku fillon objektivizmi (nga pergjigjet qe dhate me siper mund te ndani subjektivizmin nga objektivzmi)?
    Edhe kjo nuk shpjegohet dot ne dosjet e FSH,teper voluminoze.Bota eshte plot diversitet

    10) Mendoni se e njihni mire veten tuaj, sa mire?
    Ka ca dite qe se kam pare se me ka humb pasqyra.Po kur kaloj rastesisht para ndonje vitrine e njoh direkt.
    "Jo, nuk mund te them qe e njoh plotesisht vetveten"
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 27-04-2005 më 12:00
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  3. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  4. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •