'A history of violence' dhe 'Batalla en el cielo'.Kėto tė dy kam parė.
I pari no coment.
I dyti,jo pźr tė gjithė,por pėr ato qė kanė stomak tė fortė.
'A history of violence' dhe 'Batalla en el cielo'.Kėto tė dy kam parė.
I pari no coment.
I dyti,jo pźr tė gjithė,por pėr ato qė kanė stomak tė fortė.
peoples,
"batalla en el cielo" eshte nga ata vepra filmike qe nuk i harron qe i ke pare, e per me teper, te ngacmojne per nje kohe relativisht te gjate pasi i shikon.
Sapo dola nga shikimi i "Three times" i Hou Hsiao-Hsien. Do perpiqem te vendos nje koment pte vogel pak më vonë.
Javen qe vjen do shoh 2 filma.Nder keto te dy eshte dhe three times.S'te pyeta,po per filmin e Tomy Lee Jones?Ia vlen?
Falemners,
shikim te kendshem të TEN të Kiarostamit.
Them se JA VLEN ! Shume i ovacionuar ne Kanė (dy ēmime nga 6 gjithesej !!)Postuar mė parė nga peoples
Personalisht, jam légérement sceptique, por fundja aq me mire kur nuk pergatitesh pėr shumė...
Del mė 23 nentor.
e premte, 18 nentor 2005:
"THREE TIMES" nga Hou Hsiao-Hsien (TAJVAN)
Duke qėnė se Hou Hsiao-hsien ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=139 ) eshte nga regjizorėt e mi mė tė preferuar aktualė, e prisja me padurim "THREE TIMES" ("The best of our times"), filmin-opus te tij te fundit qe e prezantoi ne Maj te 2005 ne Festivalin e Kanės.
Film-rrjedhė, fil-love, film-heshtje, film-vetmi : nuk eshte hera e pare ne HHH (Hou Hsiao Hsien) mė magjeps...
"Three times" (Tri Kohė) rrėfen ne tre kapituj 3 histori dashurie ne tre epoka te ndryshme: 1911 (Koha e Lirisė), 1966 (Koha e dashurise), 2005 (Koha e Rinisė) te luajtura nga i njejti ēift aktorėsh : Shu Qi dhe Chang Chen.
3 epokat nderthuren si nje gėrshet hipnotik i nje bukurie te veēantė dhe magjepsėse, bejne qe secila pjese te jete nje film mė vehte, gjithe duke lejuar qe filmi, ne totalitetin e tij, te jete nje film i vetem, koherent dhe harmonik.
Magnifique !
Three Times :
20 nentor 2005 :
"ALICE" , film i portugezit Marco Martins prezantuar ne kategorine "Quinzaine de réalisateurs" (Pesembedhjete regjizore) ne Kanė 2005 eshte aktualisht ne kinemate franceze.
Ndodh nganjehere qe filmat e parė ("Alice" eshte metrazhi i parė i gjate i regjizorit te ri 32 vjeēar Marco Martins) te jene befasues,biles edhe te mrekullueshem. I tillė eshte filmi ne fjalė !
Nje koinēidencė e habitshme : subjekti i filmit eshte identik me ate tė "Keane" (http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=44 ) i paraqitur po ne te njejten kategori ne te njejtin Festival. Pra, behet fjalė per babain e nje vajze te vogel qe kerkon vajzen e tij te rrembyer (humbur) 3 muaj mė parė.
Ne ndryshim nga "Keane", regjizori portugez prezanton Mario-n, babain ne fjalė, si nje personazh aspak psiqik. Me nje plastikė te jashtezakonshme, "Alice" eshte nje film i influencuar fuqishem nga arti i te filmuarit te te gjeniut te kinemasė Mikelangelo Antonioni. Lisbona, qyteti ku zhvillohen ngjarjet, eshte filmuar me nje mjeshteri te habitshme dhe nje pjekuri filmike te pabesueshme : Nje qytet i brymtė, i lagėsht, i metaltė, nje qytet-makinė i vėnė ne opozicion me tragjedine e nje njeriu te vetmuar.
Ne nje fjale te vetme: nje film magjepės ! (envoūtant)
Iu shtuan edhe dy filma listės sė filmave qė kam parė kėtė vit.
BE WITH ME
THREE TIMES.
24 nentor 2005
"MATCH POINT" film i Woody Allen
Woody Allen http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=61 e prezantoi filmin e tij te fundit "Match point" ne Festivalin e Kanės, jasht konkurimit dhe prej 3 javesh shfaqet ne kinemate franceze. Mė mire vone se kurre, sot ishte rradha ime per ta pare.
Krejt i ndryshem nga 34 filmat e meparshem te tij (komedi te holla burleske ku ngjarjet zhvillohen ne New York e ku personazhet jane klasė e mesme amerikane ose borgjezi e mesme), "Match point" ndodh teresisht ne Londėr (Angli). Behet fjale per Chris Wilton, nje ish-lojtar tenisi profesionist, qe ka vetem nje objektiv ne jete: ne ngjise shkallėt e hierarkise sociale. Konvertuar ne profesor te ketij sporti ne nje lagje tejet te pasur londineze, Chriss takon aty Matthew-n, djalin e nje familjeje te pasur. Motra e Matthew bie ne dashuri me Chriss, heroin e filmit nderkohe qe ky i fundit bie ne dashuri me Nola-n, aktore e pasuksesshme amerikane qe jeton ne Londėr (e luajtur nga Scarlett Johansson), dhe qe ne fakt eshte e dashura e Matthew.
Ky nuk eshte as ēereku i filmit qe ka per mesazh principal rėndesine qe paraqet shanci, por qe ky i fundit, pra shanci, mundeson triumfin social, por jo... lumturinė.
"Match ponit" eshte nje film-grackė, qe shkon shume larg, shume shume me larg nga se ē'mund ta mendosh dhe qe merr trajta plotesisht Dostojevksiane : edhe pse aspak komik, gjithshka ne film eshte e gjallė dhe harbute, perverse ne menyren mė sekrete dhe qetesisht imorale.
Gjithe e me shume mizantrop, por gati i lumtur te jete i tille (e rrallė kjo te Woody Allen !), regjizori konstaton se seksi dhe fuqia(sociale) ēojne drejt nje bote pa din e pa iman !
web-site i filmit : http://www.tfmdistribution.fr/
dhe http://www.tfmdistribution.com/matchpoint/
3 foto nga filmi :
3 foto te tjera nga "MATCH POINT" i Woody Allen
Krijoni Kontakt