Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 105
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e hene, 28 nentor 2005

    "The Three burials of Melquiades Estrada" - film nga Tommy Lee Jones

    Sot pashė filmin e parė te realizuar nga aktori 60 vjeēar Tommy Lee Jones , i cili inaguron keshtu karrieren e tij si regjizor, pas kaq vitesh si aktor.

    "The Three burials of Melquiades" ( ne frengjisht titullohet "Trois enterrements") u prezantoi ne Festivalin e Kanės ne maj te ketij viti dhe filmi u kthye nga festivali me dy ēmime : ēmimin e skenarit mė te mirė (per Guillermo Arriaga - skenarist i filmit tashmė te njohur "21 grams") dhe ēmimin e aktorit me te mirė per Tommy Lee Jones, i cili luan rolin kryesor ne filmin e tij.

    Nje film midis western-it, filmit social, dramės psikologjike, "The Three burials" rrefen dramėn e emigranteve meksikane ne kufirin amerikan, ne shtetin Teksas duke vene berballe dy botė: nga njera anė, zbrazėtinė e shoqerive moderne me gjithe tensionet qe lindin prej saj dhe nga ana tjeter, idealin e vėllazėrimit qe kerkon nje harmoni mė te mire me natyren.

    web siti i filmit ne anglisht : http://www.troisenterrements.com/us/index.html
    dhe frengjisht : www.troisenterrements.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e enjte, 1 dhjetor 2005

    "Le Temps qui reste" film nga Franēois Ozon

    Franēois Ozon konsiderohet si nje nga regjizoret aktuale franceze me te talentuar. Filmin e tij te fundit ai e prezantoi ne kategorine "Un certain regard" ne Festivalin e fundit ne Kanė; filmi eshte qe prej dje ne kinemate e Frances.

    "Le Temps qui reste" - "Koha qe ka ngelur" (ne aglisht, filmi mban titullin "Time To Leave") rrefen historine e Romain, nje fotograf tridhjete vjeēar, te cilit mjeku i komunikon faktin qe ai eshte i semure me kancer dhe i kane mbetur veēse 2-3 muaj per te jetuar. Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar, pergjate 90 minutave rrefehn ditet e fundit te tij.

    Larg klisheve, cinizmit dhe mizerabilitetit patetik, larg pseudo-psikologjizmave démodé, "Le temps qui reste" rrefen perballjen e me vdejken dhe natyren thellesisht te vetmuar te qenies njerezore (ne kuptimin metafizik te termit).

    Nje film emancipues, kurajoz, gjate te cilit ne asnje moment nuk e ndjeva vehten nen kerceminin e "diktatures se lotėve", edhe pse keto te fundit mund te rrjedhin natyrshem here pas here.

    Francois Ozon eshte vertet regjizor i talentuar.

    web site ne alglisht dhe frengjisht: http://www.francois-ozon.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e shtune, 3 dhjetor 2005 :

    "La Saveur de la pastčque" - "Shija e lėngut te shalqirit" - film tajvanez nga Tsai Ming-Liang.

    Meteoriti i vertete kinematografik i ketij fund-viti vjen nga Tajvani : Tsai Ming-Linag eshte padyshim nje nga dy regjizorėt tajvanezė mė te talentuar e mė te njohur ne bote (tjetri eshte Hou Hsiao-Hsien : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=139 ).

    "Shija e lėngut te shalqirit" qe ne ne gjuhen kineze, njihet me titullin : "Tian bian yi duo yun"; ne anglisht, me titullin : "The Wayward cloud" dhe ne frengjisht : "La Saveur de la pastčque" eshte nje komedi pseudo-muzikore e lėngshme dhe nje surprize e vertete filmike, nje perzierje e komikes me seksualen, e melankolisė me grotesken, e alegorisė politike me poetikėn.

    Historia e filmit eshte historia e nje djali dhe dy vajzave: thatėsira ka pllakosur Tajvanin dhe njerėzit, ne vend te ujit te pijshėm perdorin lėngun e shalqirit. Djali i ri eshte i dashuruar me nje vajze qe banon ne te njejtin pallat me tė. Por nga ana tjeter, pa dijeninė e saj, per te perballuar koston e jetes, ai luan si aktor ne nje film- amator porno me nje vajzė japoneze. Filmi xhirohet ne apartamentin e tij i cili ndodhet nje kat mė lart nga apartamenti i vajzes qe ai dashuron !

    Magjia e filmit qendron nė ate qe ne asnje moment nuk behet fjalė per nje film pornografik. Perkundrazi, ideja e filmit eshte sa mė poshte : filmat porno jane po aq komercialė, po aq objekte konsumi sa dhe filmat hollywoodianė gjate te cilėve ajo qe i ofrohet konsumatorit eshte ajo qe ai kerkon, pra eksitimi, dhe qofte ne filmat porno, qofte ne ato te Hollywoodit, fitohet njė maksimum lekėsh ne nje minimum kohe, falė ketij eksitimi ! Pikerisht, ne kete kendveshtrim, "Shija e lėngut te shalqirit" nuk ka asgje te perbashket me nje film porno, pra as me nje film holliwoodian !

    Edhe pse i konsideruar si komedi muzikore, pjeset e kenduara dhe vallezuara te filmit nuk perbejne as 10% te tij dhe ato nderhyjne thjesht si intermezzo per te shpjeguar intrigėn e filmit. Sepse, gjithe pjesa tjeter e tij, pothuaj pa asnje dialog, eshte i ndertuar permes xhesteve, shikimeve, veprimeve : pergjate dy orėve, regjizori filmon, vėzhgon, "pyet" (interrogate) trupat njerėzorė, ndaj dhe fjala nuk ka pothuaj asnje vlerė.

    Nje objekt i rrallė filmik, pra nje FILM I MADH !

    web-site: http://www.lasaveurdelapasteque.com/ dhe 3 foto nga filmi :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    3 foto te tjera nga : "Shija e lėngut te shalqirit" (aka : "La Saveur de la pastčque", aka ""The Wayward cloud" aka " "Tian bian yi duo yun").
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    E marte, 6 dhjetor 2005 :

    "FREE ZONE" film nga Amos Gitai -IZRAEL

    Regjizori tashmė i njohur izraelit Amos Gitai e prezantoi filmin e tij te fundit "Free Zone" ne kategorine e filmave ne konkurim, ne Festivalin e fundit te Kanės prej nga dhe u kthye me ēmimin e aktores mė te mire, per Hanna Laszlo.

    Behet fjalė per nje road-movie (film-rrugėtim) te cilin sapo e pashė dhe ku kryqezohen fatet e tre femrave te tre nacionaliteteve te ndryshme: nje amerikane me origjine ēifute, nje izraelite dhe nje palestineze. Ngajrjet zhvillohen ne kufirin midis Izraelit dhe Jordanisė dhe regjizori shpalos perceptimin e tij per nje konflikt kaq te vjeter sa ē'eshte ai izraelo-palestinez.

    Duke vendosur nje grua oksdentale (amerikane - lujatur nga Natalie Porman) ne mes te nje konflikti tejet kompleks dhe te koklavitur, Amos Gitai sikur do te na thote se Perendimi asnjehere nuk ka arritur te kuptoje plotesisht se ē'ndodh ne te vertete ne Lindjen e Afėrme dhe qe gjerat nuk mund te qetesohen per sa kohe qe pasionet jane me te forta se arsyeja !

    Tre heroinat e filmit, duket se jane nje shpresė per nje ndryshim, sado te vogel, tė rrjedhes se ngjarjeve ne kete rrajon te trazuar mė se shumti nga burrat (gjeneralė, ushtarakė, shefa klanesh). "Free Zone" jep nje pergjigje tejet interesante, gjithmone permes mjeteve te tij artistike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e merkure, 14 dhjetor 2005

    "Forty shades of blue" film amerikan nga Ira Sachs.

    I ftuar ne Kanė (jashte konkurimit), "Forty shades of blue" eshte fitues i edicionit te vitit 2005 te Festivalit me te madh te filmit indipendent amerikan qe zhvillohet ēdo vit ne Sundance. Filmi shfaqet qe prej nje jave ne kinemate franceze.

    Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Memphis (Tennessee) : Alan eshte producent i muzikes soul te viteve '60, ndersa e shoqja Laura, eshte ruse, nga Moska, dhe ka ardhur te jetoje me tė qe prej disa vitesh. Cifti ka nje fėmije.
    Vizita e Michael-it, djalit te madh te Alan-it (nga martesa e tij e pare) ne shtepine e tyre e ben Lauren ta shikoje veten me nje veshtrim tjeter.

    30 minutat e para te filmit (qe eshte dhe film i parė per regjizorin e ri Ira Sachs), jane filmuar me nje intesistet interesant qe te kujton filmat e mjeshtrit te madh Casavetes (http://www.forumishqiptar.com/showpo...postcount=124). Pastaj filmi humb magjine e tij dhe "fshihet" pas nje melodrame familjare...

    Ne rolin e Laures luan aktorja mė nė zė ruse e koheve te fundit, Dina Korzun qe ne vendin e saj konsiderohet shpesh edhe si "Julia Roberts" e Rusisė.
    Perveē lojes se saj te mrekullueshme, ajo qe mbetet interesante eshte sharmi autentik, atmosfera blues (bluz) me te cilen eshte rrethuar filmi, karakteristike kjo e nje qyteti po aq autentik siē eshte Memphis-i, djepi i muzikes se vertete amerikane. Titulli i filmit eshte marre nga nje kenge e njohur qe thote:
    "I've been 40 shades of blue
    I've seen 40 days go by (...)
    Where I am I cannot stay(...)
    You pretend you did not know me
    But your love is just a lie
    "
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Mire që të ra rruga për këtej o autori,se mbete tek TIFF-i.Ai është festival për të thënë që edhe në Shqipëri shikohen filma dhe njerëzit kanë interes për kinemanë.Po me çfarë?Ku janë mjetet?Ku është filmi?Nejse.Qeveria,më mirë të japi lekë për gjëra më të nevojshme sesa të organizojë një festival.Ka shumë për të rregulluar në Shqipëri.Festivale?Ka mjaft në Europë,dalin dhe mjaftojnë.Talentet,ata tê vërtetët,kanë ku ekspozojnë punë,ide dhe qëndrime mbi shoqërinë dhe sistemin njerëzor tejet përvers nën ndikimin e "mrekullueshëm" të Multimedias.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peoples : 14-12-2005 mė 20:25

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    TIFF-i eshte festival privat (si te thuash). C'est un particulier qui l'organise

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    re: forty shades of blue

    Citim Postuar mė parė nga autori
    ajo qe mbetet interesante eshte sharmi autentik, atmosfera blues (bluz) me te cilen eshte rrethuar filmi, karakteristike kjo e nje qyteti po aq autentik siç eshte Memphis-i, djepi i muzikes se vertete amerikane.
    E lezetshme se filmi shfaqet nje oqean larg por neper kinemate ketu u shfaq hap-mbyll syte...pra une duhet te pres dvd-ne.
    Per shume pasionante te filmave ketu Ira Sachs eshte nje lloj 'local hero' keto kohe ashtu si edhe Craig Brewer (i cili pati sukses relativ me filmin 'Hustle and Flow'). Te dy rregjizoret (edhe shume regjiizore lokale) kane 'shfrytezuar' kulturen muzikore te Memphis-it per ta rrethuar filmin, sic thote autori, me nje 'sharm autentik'.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    E lezetshme se filmi shfaqet nje oqean larg por neper kinemate ketu u shfaq hap-mbyll syte...pra une duhet te pres dvd-ne.
    Per shume pasionante te filmave ketu Ira Sachs eshte nje lloj 'local hero' keto kohe ashtu si edhe Craig Brewer (i cili pati sukses relativ me filmin 'Hustle and Flow'). Te dy rregjizoret (edhe shume regjiizore lokale) kane 'shfrytezuar' kulturen muzikore te Memphis-it per ta rrethuar filmin, sic thote autori, me nje 'sharm autentik'.

    Nimfo,
    Edhe "Hustle and flow" ka dale ne France (jo ne qytetin tim, per fat te keq...) qe prej nje jave (web-site i filmit: www.uipfrance.com/sites/hustleandflow ). "Hustle and flow" fitoi ēmimin e publikut ne Festivalin e fundit ne Sundance (qe ti e di qe eshte aktiviteti me i madh ne USA i filmave indipendentė), ndersa "Forty shades of blue" fitoi ēmimin e Madh te Jurise, pra ishte fituesi i Festivalit.

    Ti e thua shume lezetshėm por shume saktė : ne USA, keto filma shfaqen sa hap e mbyll syte. Si ka mundesi ?

    Perveē problemit te "rentabilitetit" financiar te filmave indipendentė ( ti e ke parasysh qe per dreq, kinematografia nuk eshte vetem art, por eshte art dhe industri...), mua me duket se ka edhe diēka tjetėr ne kete mes. Po te jap nja dy mendime te mijat, qe me shume se "te mijat", jane mendime qe i kam ndeshur ne debate apo analiza rreth ketyre lloj filmave -
    Pra, e kemi fjalen VETEM per filmat qe shtypi i quan shpesh "filma indipendente amerikane" ose, mė shkurt, "filma te Sudance Festival".

    Ne fakt, perveē problemit te "rentabilitetit" te ketyre filmave, ka edhe diēka tjeter : eshte nje e vertetė e pamohueshme se keto lloj filmash, jane pergjithesisht (NUK po them te gjithe !) te nje cilesie ... qe lė jo shpesh per te deshiruar. Pra jane filma te kualitetit mesatar. Si shpjegohet nje gje e tille ?

    Nė fakt, filmat vertet cilėsorė amerikanė (edhe pse per mendimin tim, jane mė tė pakėt nė numėr ne raport me ato te kontinenteve te tjera, sidomos me ato aziatikė por deri diku edhe me ato europianė) NUK vijnė nga "Sudance Festival"(pra nuk jane te asaj kategorie quajtur rėndom "filma indipendentė USA"), por nga dy burime KREJT te tjera :

    Ose nga regjizorė qe edhe pa ju neshtruar produksionit te kompanive hollywoodjane, arrijne te financojne filmat e tyre permes burimeve te ndryshme, sepse keto financues (nganjehere, edhe europianė !!) kane besim tek talenti i ketyre regjizorėve (po marr shembull David Lynch, Gus Van Sant, Jim Jarmusch, Abel Ferrara, regjizorė te konfirmuar dhe qe na kane dhene keto vitet e fundit filma cilėsore si "Mulholland Drive", "Elefant", "Broken flowers", "Mary")

    OSE nga regjizorė qe, gjithe duke ju nenshtruar kompanive te medha hollywoodjane, kane arritur prap se prap te na japin filma cilėsorė ku duket dukshėm dora e tyre (po e ilustroj perseri me shembuj te freskėt si Clint Eastwood me "Million dollar baby", ose Tim Burton me "Charlie and the chocolate factory" apo Scorsese me "Aviator" ).

    I them te gjitha keto sepse, kur dola nga filmi "Forty shades of blue" po mendoja me vete: "Ky film ka fituar Sudance festival, dhe prap se prap eshte i nje kualiteti midis mesatar dhe te mirė, dhe . Po ē'cilesi duhet te kene filmat e tjere te po atij festivali ??".

    Duke shkruar gjithe ē'shkrova mė lart, NUK dua te them kurrsesi qe filmat indipendente amerikane nuk vlejnė: ata vlejne SHUME MĖ TEPER se cilido nga filmat me kile qe prodhon Hollywood-i ēdo vit, ēdo muaj, ēdo orė. Por eshte realitet qe filmat mė te mire amerikanė vijne nga dy "burime" te tjera qe i permenda mė lart, gje qe ben, per fat te keq, te mendojmė se filmat indipendente USA ekzistojne disi, si te thuash, "by defaulut" (nga e keqja...)

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •