e merkure, 14 dhjetor 2005
"Forty shades of blue" film amerikan nga Ira Sachs.
I ftuar ne Kanė (jashte konkurimit), "Forty shades of blue" eshte fitues i edicionit te vitit 2005 te Festivalit me te madh te filmit indipendent amerikan qe zhvillohet ēdo vit ne Sundance. Filmi shfaqet qe prej nje jave ne kinemate franceze.
Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Memphis (Tennessee) : Alan eshte producent i muzikes soul te viteve '60, ndersa e shoqja Laura, eshte ruse, nga Moska, dhe ka ardhur te jetoje me tė qe prej disa vitesh. Cifti ka nje fėmije.
Vizita e Michael-it, djalit te madh te Alan-it (nga martesa e tij e pare) ne shtepine e tyre e ben Lauren ta shikoje veten me nje veshtrim tjeter.
30 minutat e para te filmit (qe eshte dhe film i parė per regjizorin e ri Ira Sachs), jane filmuar me nje intesistet interesant qe te kujton filmat e mjeshtrit te madh Casavetes (http://www.forumishqiptar.com/showpo...postcount=124). Pastaj filmi humb magjine e tij dhe "fshihet" pas nje melodrame familjare...
Ne rolin e Laures luan aktorja mė nė zė ruse e koheve te fundit, Dina Korzun qe ne vendin e saj konsiderohet shpesh edhe si "Julia Roberts" e Rusisė.
Perveē lojes se saj te mrekullueshme, ajo qe mbetet interesante eshte sharmi autentik, atmosfera blues (bluz) me te cilen eshte rrethuar filmi, karakteristike kjo e nje qyteti po aq autentik siē eshte Memphis-i, djepi i muzikes se vertete amerikane. Titulli i filmit eshte marre nga nje kenge e njohur qe thote:
"I've been 40 shades of blue
I've seen 40 days go by (...)
Where I am I cannot stay(...)
You pretend you did not know me
But your love is just a lie"
Krijoni Kontakt