Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 105
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    'A history of violence' nuk e kam pare por meqe sot kam nje rruge per te video store do e marr.
    Une ket fundjave kam pare nja 7 filma ku do vecoja 'juliet of the spirits'. si se kisha pare me pare une ket...
    Oh e dije qe Lynch po punon per nje film te ri per te cilin nuk po thote asgje!
    mire se u ktheve!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    'A history of violence' nuk e kam pare por meqe sot kam nje rruge per te video store do e marr.
    Une ket fundjave kam pare nja 7 filma ku do vecoja 'juliet of the spirits'. si se kisha pare me pare une ket...
    Oh e dije qe Lynch po punon per nje film te ri per te cilin nuk po thote asgje!
    mire se u ktheve!
    Nimfo, me duket se nuk qenke zgju mire sot (lol): po ne ē'zeza video store do ta marresh "A History of violence", ai ka vetem 5 jave qe ka dale ne kinemate e USA ! Dua te them qe, eshte film TEJET i fundėm (i ri) : Cronenbergu e prezantoi ne Kanė, kete vit (ndaj dhe te shkruajta tek kjo teme, per kete film; neser, pas shikimit, do perpiqem te shkruaj disa rradhė ketu); keshtu qe eshte mė teper se herėt te kete dale ne DVD...

    'juliet of the spirits' eshte nje film interesant i Fellinit.

    Sa per babin, me fal, desha te them Lynch-in ( ) ... e dija qe prej qershorit se ka filluar xhirimin e filmit te tij te ri, ne Poloni dhe Los Angeles. Te vetmet elemente qe dihen eshte titulli ("Inland Empire"), pjesmarrja ne tė e Jeremy Irons, Justin Theroux dhe Laura Dern si dhe fakti qe po e xhiron me kamera dixhitale.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    ne fakt titulli eshte 'INLAND EMPIRE' pra komplet i kapitalizuar (edhe ket se ka thene pse.)
    Sa per 'a history of violence' ne kimenate e qytetit nuk po shfaqet, po te kjo underground video store ku shkoj zakonisht nuk eshte cudi te gjenden kopje (ketu gjeta edhe 'brown bunny' megjithese nuk kishte 'distribution' ne usa)

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    ne fakt titulli eshte 'INLAND EMPIRE' pra komplet i kapitalizuar (edhe ket se ka thene pse).
    nuk te kuptoj: ēdo te thuash me "komplet i kapitalizuar" ?

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    dmth...titulli eshte me shkronja te medha.
    me fal per shqip-tezimin e panevojshem te ca fjaleve anglisht...mundohem ta kem parasysh ket por ne shpejtesi e siper...

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    1 Nentor 2005:

    I erdhi radha per te parė "BATALLA EN EL CIELO" i Carlos Reygadas (Meksikė), qe shfaqet aktualisht ne kinema ne France.

    I prezantuar ne muajin maj ne kokurim ne Festivalin e Kanės, "Batalla en el cielo" (aka "Battle in heaven", aka "Beteja ne qiell"), ishte filmi mė i debatuar gjate festivalit.

    Filmi i dyte i 34 vjeēarit meksikan Carlos Reygadas (ne 2002-shin, regjizori prezantoi po ashtu ne Kanė filmin e tij te pare, "Japon", nje film ky i paharrueshźm!), rrefen historine e nje shoferi te rendomtė meksikan qe merret me trafiqe te vogla kriminale. Por kjo eshte vetem fasada: ne thelb, filmi trajton konfliktet e brendshme qe ekzistojne ne brendėsi te qenies njerezore : "Batalla en el cielo" eshte nje film qe ekzalton madhėrinė e seksit dhe bukurinė e te shėmtuarės (Fat is beautiful). Nje film qe trondit, qe irriton, qe mrekullon. Fundja, filmi nuk eshte gje tjeter veēse nje tragjedi, meqe tre elementet themelorė te tragjedise greke jane prezentė: Atdheu, Seksi, Krimi.

    Markos, shofer ordiner respekton atdheun dhe flamurin e vendit te tij. E shoqja, adhuron Virgjėreshėn Marie. Por pesha e genjeshtrės se tyre dhe tmerri tragjik i akteve te tyre sherbejne si karburant ne nje film ku, "beteja ne qiell" e premtuar nga titulli i filmit, zhvendoset ne tokė, i kthyer ne nje ferr te vertete.

    Nje tjeter personazh interesant i filmit eshte qyteti Mexico, kryeqyteti i Meksikės, qe ne film mund te shihet si nje personazh mė vehte. Metropol ferrik, grumbullime turmash te marrosura pas fesė dhe djajve te neo-liberalizmit, histeri kolektive gjate pelegrinazheve fetare apo ndeshjeve te futbollit : "Batalla en el cielo" eshte nje perzierje e tė ndyrės me te shenjtėn, nje film qe rrjedh gjak, djersė, shurrė, spermė, lot !

    Nje film i forte !


    web-site i filmit (dhe TRAILER) : www.batallaenelcielo.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mad : 03-11-2005 mė 05:06

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    3 foto te tjera nga "BATALLA EN EL CIELO"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Eveniment :

    2 Nentor 2005:

    "A HISTORY OF VIOLENCE" - nga David Cronenberg


    Duhet me thėnė qe ne fillim qe eshte nje rast i rrallė qe nje film i realizuar nga nje nga mjeshtrit mė te medhej aktualė te kinematografise boterore shfaqet njeherazi ne kinematė e USA, te Kanadasė dhe ne Europe. Nje shanc per te pasionuarit e kinematografise.

    "A History of Violence", vepra e fundme filmike e Cronenbergut prezantuar ne Festivalin e Kanės, eshte nga ata te rralle filma qe guxojne te trajtojnė temėn e gjenealogjise (origjinės) se Amerikės e qe do te permblidhej ne nje fjalė te vetme: M E T A M O R F O Z Ė. Nje film-metaforė qė, edhe pse qė ne titull evokon historine e Shteteve te Bashkuara, duhet parė per t'ju besuar syve: fjala eshte per ėndrrėn e keqe (nightmare) qe fshihet pas Ėndrrės Amerikane (american dream).

    Gjithshka ngjizet pergjate nje skene filmike, pas 30 minutave te para te filmit: Tom Stall (luajtur ne menyre magjistrale nga Viggo Mortensen), babai i nje familjeje normale dhe pronar i nje restoranti te vogel ne Midwest, nepermjet nje akti legjitim vetėmbrojtjeje, vret dy agresorė te cilėt vijne ne restorantin e tij per te vjedhur paratė e kasės. Ne menyre te rrufeshme, Tom Stall kthehet ne nje nga heronjte e mediatizuar per te cilėt ka aq nevoje Amerika.

    Fundi i se keqes? Nese filmi do perfundonte ketu, do te behej fjale thjesht per nje film te financuar nga Shtepia e Bardhė ! Por ndodh krejt e kunderta: duke filluar nga ky moment, Cronenbergu shpalos filmin e tij te vertete, ne formen e nje suspensi, gjithmone permes nje gjuhe lineare, tmerresisht efikase, qe ka formen e nje shigjete qe godet drejt e ne zemer te problemit: inkoshiencėn, te dyfishtėn, transformimin, limitet e humanitetit, e deri dhe filozofine e se Keqes, e definuar kjo si princip bazė i njerezimit.

    Shpejt eshte te thuhet, por dhe shpejt nuk eshtė: behet fjale per nje kryevepėr kinematografike, nje master-piece (per anglofonėt), njė chef d'oeuvre (per frankofonėt).

    web-site i filmit (dhe TRAILER) : www.historyofviolence.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e premte, 11 Nentor 2005:

    "MANDERLAY" , filmi i fundit i Lars Von Trier.

    Ne maj te 2005, Lars von Trier prezantoi ne Festivalin e Kanės "MANDERLAY", pjesen e dyte te trologjisė se tij, filluar ne 2003-shin me "Dogville". Qe prej disa ditesh filmi shfaqet neper kinemate e Europes. Dje e kisha rradhėn une per ta parė.

    "Manderlay" eshte vazhdimi i "Dogville" ne tre plane: se pari, nga ana e rrefimit: filmi fillon aty ku "Dogville" mbaron. Se dyti, nga ana stilistike: po ajo mungese dekori sikunder dhe tek "Dogville"; se treti, nga ana e zhanrit: gjithmone behet fjale per "rrefim filozofik i filmuar" (nuk behet kurrsesi fjale per "teater te filmuar" sepse mizaskena, pra regjizura e filmit mbeshtetet tek kamera, montazhi dhe miksazhi).

    Kete here, Grace, qe largohet nga qyteti "Dogville", mberrin ne Jugun e thelle te USA (jemi gjithmone ne vitet 1930), drejt Denver-it, e shoqeruar gjithmone nga gunmen-ėt e saj (gangsterėt) ku ne Alabama zbulon qe skllaveria ekziston akoma, ne nje plantacion te vogėl te quajtur "Manderlay".

    Lars von trier eshte nga ata regjizore te talentuar qe guxojne te ballafaqohen me tezat te tilla te politikės korrekte siē eshte ajo qe i redukton afro-amerikanėt (zezakėt) ose ne viktima ose ne te revoluar, por asnjehere ne fajtorė (qofte dhe pjeserisht) : "Manderlay" deshiron te na thote se viktimizimi i shpeshte e i kollajshėm social apo rracor, fsheh refuzimin e marrjes se pergjiegjėsive nga individet qe perfaqesojne grupet sociale apo rracore ne fjalė.

    Te gjitha keto bejne qe nese "Dogville" ishte me se shumti nje rrėfim moral, "Manderlay" anon mė se shumti nga rrefimi politik, nga satira ideologjike me temė segregacionin rracial.

    Te gjitha keto jane interesante por ... efekti i zbulimit (discovered, la découverte) nuk funksionon. Filmi nuk mė magjepsi sikunder mė ka mrekulluar pjesa e pare e tij, kryevepra "Dogville" !

    Ndofta pjesa e trete dhe e fundit (per te cilėn Lars von Trier eshte shprehur se nuk do te kete te njejtin dispozitiv sikunder "Dogville" dhe "Manderlay" , pra mungese dekori... etj etj) , do te na mundesoje te rishohim artin magjepės te danezit te talentuar, autorit te "Dancer in the dark" apo "Idiots" apo "Breaking the waves" ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=58 )

    web-site i filmit dhe TRAILER (Bande-annonce): www.manderlaythefilm.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Canada
    Postime
    82
    [QUOTE=angeldust]
    Citim Postuar mė parė nga nausika
    Meksikane ndoshta, kur ishte 14 vjec. Tani eshte Amerikane.
    cdo te thuash ti me kete? une e kam lene shqiperine kur isha 13 vjec... nuk jam me shqiptar une sipas teje? e ke shume gabim.

    jo vetem aq po kur me konsiderojne "albanian born" une i korrigjoj dhe i them "albanian".

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •