Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 105
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    .

    Ke te drejte per Tarantinon,duket se eshte i tille,por nuk i afrohet krijimeve te F.Truffaut.Besoj e ke pare filmin "La femme d'ą cōté" apo "L'enfant sauvage","Jules et Jim",mbesin filma.Nje kinema te tille,sot,zor se e gjen,nuk arrin dot te behet,ndoshta eshte koha,ndoshta ndryshimi i temperatures dhe efekti serra,ku i dihet.Sot nje aktor te kerkon shuma te nxhehta per te ftohur apartamentin apo vilen e tij,apo per te marre pjese neper organizime private.Sot,nuk arrin dot te gjesh nje aktore te talentuar qe te mos vuaj nga anoreksia apo nga semundja e te berit modele per markat e ndryshme te pijeve freskuese,pantallonave apo dhe makinave.Sot te gjithe fillojne shpejt dhe i rikthejne syte nga festivalet dhe nga uzinat qe djegin talente,por ne fillim blejne rroba te reja dhe leshohen neper tapete te kuq.

    Filmin e Wim Wenders e ke pare akoma?E pashe ne nje shtylle afer "keshtjelles" se Vuitton-nit ne Champs,e cila sapo u hap dhe thithi shume milingona me aparate te vogla fotografike qe merrnin ne poze te "famshmit" dhe te "bukurat" e dheut qe hynin ne ate keshtjelle krimi.Ngaqe kishte shume admirues per ate artist,e kane vendosur per te perfituar sa me shume hyrje ne kinema.Mendoj.Nuk duhet ardhur duke trokitur...

    shendet autori.Une po punoj dhe po veshtroj,meqe dielli keto dite ketu ka qene gratis dhe i ngrohte megjithe ftohjen e brendshme te pariparueshme.

    pafsh filma te bukur.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples
    Filmin e Wim Wenders e ke pare akoma?
    Hezitoj... (per me teper qe kete jave dalin disa filma te tjere qe ja vlejne SHUME, e mbi te gjithe, "Be with me" (Erick Khoo - Singapur) dhe "The president's last bang" (Im Sang-Soo, Kore e Jugut).

    Edhe kritika (per filmin e fundit te Wenders-it - "Don't come knocking") eshte e ndarė mė dysh: "Le monde" dhe "Positif" jane goxha pozitive, edhe pse nuk behet fjale per ndonje "chef d'oeuvre" (kryeveper); "Telerama" mė pak entuziaste, "Les Cahiers du cinéma" akoma dhe me pak; ndersa "les Inrockuptibles" mendojne qe Wenders-it eshte definitivisht i mbaruar...

    Nje gje dihet prej kohesh: Wenders nuk eshte mė ai i viteve '70-'80 ("Paris, Texas", "Les Ailes du desir" (Der Himmel uber Berlin)... etj. Te gjithe filmat e tij pas '90-es jane, per fat te keq... gjithe e mė te dobėt, gjithe e me mė pak frymezim.

    Gjithsesi, ky eshte nje fenomen i njohur edhe tek regjizore te tjere te mire qe, pas nje periudhe dhjete vjecare, nuk arrijne te tejkalojne arritjet e tyre kinematografike. Por tek Wenders-i kjo ka qene goxha flagrante. Me kujtohet se edhe kur prezantoi filmin e tij ne Kanė kete vit (ne maj), kritika ishte goxha e desiluzionuar...

    dommage ...

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e merkure, 12 tetor 2005

    "The president's last bang" film i Im Sang-Soo, Korea e Jugut.

    "The president's last bang" (Orgjia e fundit e Presidentit) i prezantuar ne Kanė ne kategorine "Quinzaine de réalisateurs" (Pesembedhjete regjizore) eshte nje thriller (film policor) burlesk qe rrefen vrasjen e presidentit-diktator jug-korean ne 1979 dhe konsiderohet si nje nga surprizat mė origjinale te festivalit.

    Shfaqje e filmit ne Korene e Jugut u shoqerua me nje skandal te vertete mediatik e juridik, pasi familja e ish-presidentit diktator hodhi ne gjyq filmin i cili rrefen orėt e fundit te diktatorit ne shoqerine e femrave dhe te alkolit dhe vrasjen e tij nga shefi i sherbimeve sekrete te asokohe.

    Kisha vite pa pare nje film politik ku forca e humorit te holle (burlesku) zhvesh lakuriq dikaturat por dhe e shpeton filmin nga moralizmi dhe demagogjia. Ne fund te filmit, e vetmja gje qe me erdhi ne mend ishte fakti qe, nese nje dite regjizoret shqiptare do t'i futen punes per te deshmuar fundin e diktatures ne Shqiperi, zgjidhja mė adekuate do te ishte rrefimi i tij permes burleskut !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "BE WITH ME" (film i Eric Khoo) u prezantua ne Kanė ne kategorine "Quinzaine de réalisateurs" (Pesembedhjete regjizore) dhe shfaqet aktualisht ne kinemate franceze.

    Filmi vjen nga Singapuri, vend nga i cili kishte kohe qe nuk merrnim lajme kinematografike.

    "Be with me" eshte i vetmi film per kete vit, te cilin e pashe dy here rradhazi ne kinema.

    "Ji me mua" ("BE WITH ME") eshte nje UFO kinematografike me plot kuptimin e fjales, i cili bashke me filmin "The world" te kinezit Jia Zhang Ke, perbejne ndofta dy nga lajmėruesit e kinematografise se re te shek XXI, qe me sa duket po zevendeson pak e nga pak kinematografine narrative tashme te lodhur dhe te plakur te shekullit qe shkoi. Dhe ashtu sikunder aksi gjeopolitik i botes po zhvendoset gjithe e me shume drejt Paqėsorit, te njejtin spostim po merr gjithe e me shume edhe ai kinematografik.

    Filmi rrefen 4 histori njerezore, ne te njejtin qytet. Personazhet vijne nga horizonte te ndryshme, por kane te perbashket ėndrren e tyre per te jetuar me personin e dėshiruar (dhe jo vetem ne sensin e dashurise sentimentale, por dhe afektive) : "Be with me" eshte nje film-thirrje qe rrefen vetminė urbane te njeriut te sotem dhe pamundesine e tij per te shprehur emocionet, dhe kėte gje filmi e rrefen pa rėnė as ne cinizėm, as ne analiza torturuese psikologjike. Thene ndryshe, filmi eshte nje muzikė shprese, nje veper qe i rijep nocionit te humanizmit sinjifikimin e tij te vertete.

    Historia e pare eshte historia e nje dyqanxhiu te thyer ne moshė, qe nuk arrin te pranoje vdekjen e gruas se tij. Historia e dyte eshte ajo qe rrefen jeten e rėndomtė te nje 40 vjeēari, roje ne nje parking, dhe qe ka dy dashuri ne jeten e tij: ate per gastronominė (artin e te gatuarit), dhe ate nje vajzė te re, te bukur dhe ambicioze profesionalisht e qe banon ne te njejtin pallat me tė.
    Historia e trete eshte ajo qe tregon historine e shkurter idilike po aq te ėmbėl sa dhe te hidhur te dy adoleshenteve 17-18 vjeēare.
    Historia e katert, qe eshte dhe mė befasuesja eshte ajo e Thereza Can, nje grua tek te gjashtedhjetat, e shurdhėr dhe e verber ne te njejten kohe, por me nje deshire(pasion) te paimagjinueshem per te jetuar aktivisht me ēdo ēmim.

    Te kater historite nderthuren me njera tjetren. Te katerta rrėfehen gati ne heshtje, shoqeruar nen ritmin e SMS-eve te dy adoleshenteve te dashuruara. "Be with me" eshte nje film po aq "memec" sa "Last days", dhe po aq hight-tech sa "The world". A thua se ardhmźria e kineatografisė nuk eshte tjeter gjė veēse nje rikthim ne bazė: nje rikthim tek fillimet e saj, dmth tek... kinemaja pa zė !

    Regjizori Eric Khoo propozon nje strukture tejet origjinale, duke perzier ne menyre subtile fiksionin me dokumentarin, personazhe imagjinare me personazhe realė (gruaja e shurdher dhe e verber) duke i dhene filmit nje dimension te rrallė: atė te esesė, sprovės guximtare kinematografike.

    Si mund te filmohen kujtimet? Po ndjenjat? Po sensacionet ? "BE WITH ME" konfirmon qe filmat mė te bukur minimalistė cekin perspektiva te pamata, e qe ne fakt s'jane gjė tjeter veēse ato te zemrės dhe te shpirtit.

    Magnifique !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "BE WITH ME" : Trailer

    View Quicktime Trailer
    (2.6 megs)

    http://www.zhaowei.com/bewithme.html#

    dhe 3 foto te tjera nga filmi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    the past is gonne...the future is not here...so all we have is today...lol

    Citim Postuar mė parė nga autori
    Duke u perpjek per te mos zbuluar intrigėn e filmit (a ka nje te tille ??), duhet thene qe Jarmusch ja ka arritur qellimit qe filmi te mos kuptohet si nje komedi e lehtė (edhe pse humori eshte prezent gjate gjithe filmit), por pa kaluar as ne tragjedi. Nje film as i trishtueshem, as i gezueshem, por edhe njera, dhe tjetra.
    Dakort me ty...nje pasivitet...minimalizem ne reagime ne aktrim...nje Bill Murray qe e kam mesuar permendsh sidomos pas 'lost in translation' edhe 'life aquatic'...filmi formon nje fryme qe me ngjan me 'royal tenenbaums' te wes anderson (ky i fundit premton)...humor po me absurditetin e disa simboleve/skendave...por eshte 'cheating' sepse ne nje film pasiv humori sado i pakte behet i fuqishem (se di a po me ndjek).
    Per karakterin kryesor s'me vjen keq fare...as mire s'me vjen ne fakt. Do doja te dija me shume mbi historite kur ishte i ri...te kishte me shume 'insight' se si perfundoi ne gjendje te tilla...mbase do identifikohesha me shume pastaj. Por mbase identifikimi ska rendesi...mbase Jarmusch do te tregoje ate izolimin qe permend ti...se si ne kerkojme te identifikohemi ndermjet te kaluares (historite e dashurise se tij), ndermjet te ardhmes (i biri i tij) por qe ne fund ngelemi vetem me ca iluzione ne koke dhe te pafuqishem per te ndryshuar gje (jo se une jam dakort me ket)
    cheers autori

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    Dakort me ty...nje pasivitet...minimalizem ne reagime ne aktrim...nje Bill Murray qe e kam mesuar permendsh sidomos pas 'lost in translation' edhe 'life aquatic'...filmi formon nje fryme qe me ngjan me 'royal tenenbaums' te wes anderson (ky i fundit premton)...humor po me absurditetin e disa simboleve/skendave...por eshte 'cheating' sepse ne nje film pasiv humori sado i pakte behet i fuqishem (se di a po me ndjek).
    Per karakterin kryesor s'me vjen keq fare...as mire s'me vjen ne fakt. Do doja te dija me shume mbi historite kur ishte i ri...te kishte me shume 'insight' se si perfundoi ne gjendje te tilla...mbase do identifikohesha me shume pastaj. Por mbase identifikimi ska rendesi...mbase Jarmusch do te tregoje ate izolimin qe permend ti...se si ne kerkojme te identifikohemi ndermjet te kaluares (historite e dashurise se tij), ndermjet te ardhmes (i biri i tij) por qe ne fund ngelemi vetem me ca iluzione ne koke dhe te pafuqishem per te ndryshuar gje (jo se une jam dakort me ket)
    cheers autori
    Moj Nimf, po nuk te vjen zor ? Deri dhe "Life aquatic" e njihke (e paske pare) dhe nuk je dukur nje here te vetme ketu ne forum tek kinematografia ? Po si do t'ja bėsh ti qe te lash gjithe keto gjynahe ??? Bo boooooo, ē'i ke bere vetes: tani e ke me d.sh. (detyre shtepie) te shkruash nje mesazh ne dy dite (po tregohem tolerant, nuk po them ēdo dite !! ). lol

    hehe, ok. Sigurisht qe jam dakort me ty : Siē te "paralajmerova", i ka rene frymėzimi Jarmusch-it.... eh....

    Kur thua "Do doja te dija me shume mbi historite kur ishte i ri..." , per mendimin tim, ke dhe nuk ke te drejte. Nje here, Henri (shkruan ketu ne forum) me pat thene me plot te drejte qe "ne ne Amerike jemi mesuar me filma qe jane me totalė nga ana skenariqtike, gjź qe eshte e kunderta ne filmat europiane. Dhe ti i ke rene kokės: ne fakt, "Broken flowers" eshte mė shume film europian se sa amerikan, por... i realizuar nga nje amerikan ! Dhe ndofta pikerisht kjo nuk shkon ! Pra si te thuash, eshte nje film "cool", "dandy", (te gjitha keto, ne thonjėza), por pikerisht, kėto thonjezat mė shqetesojnė... . jarmush ka bere film aq entirely american (ne kuptimin mė nobėl te fjalės) sa qe e kemi te veshtire ti shikojmė europian.

    Siē thua ti, Wes Anderson premton shume. SHUME biles !! Por nuk ja kam pare 'royal tenenbaums' ne 2001... ( by the way, edhe Anderson-i tjeter, Paul Thomas-i, ai i "Punch-druk, love" eshte po aq i mire dhe premtues !

    Por gjithmone nuk arrij te kuptoj se si nuk paske shkruajtur me pare dy rreshta tek tema si ajo "filmat me te mire te 2004" apo ajo per "Million dollar baby". Lėre, lėre ... (lol)

    pershendetje !!!!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Mund te flasim per Paul Thomas Anderson te 'boogie nights' apo edhe 'magnolia' po se di pse 'punch drunk love' nuk me la 'drunk' me admirim.
    Po une shkruaj megjithe qejf tere diten per filma...ne fakt eshte detyre pune (d.p. lol) jo shpie. Edhe per sot i mbarova detyrat se ora 4:45.

    pershendetje.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Nimf,
    Nuk di, ndofta ke shkuar e ke pare, por po konstatoj se ne USA paska dale prej 5 javesh i fundit i Cronenbergut (nje regjizor qe e afeksionoj veçanerisht !!!) "A History of Violence". Ne France del neser, e merkure 2 nentor. Po numeroj orët...

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    2

    Award-winning Kosovar film "EXIT" to be screened in New York in November

    The Kosovar feature film "EXIT", by Lendita Zeqiraj and Blerta Zeqiri,
    will be screened in New York on November 16, 2005 at the Village East
    Cinemas at 10PM.

    The screening is organized as a part of the New York Int. Independent
    Film and Video Festival (NYIIFV Festival). It comes after the film had
    its world premiere in the Los Angeles event of the NYIIFV Festival in
    September, where it won the Best Cinematography Award. This award
    constitutes the fourth international film award that the two
    directors-writers won.

    The film is a breathtaking story about 3 Kosovar-Albanian students
    hiding in a flat during the war in Kosova. Lack of food and
    information about what's happening on the outside makes the situation
    unbearable. The three friends are closer than ever to each other, but
    yet quite far in trying to solve the unsolvable – find a way out.

    "EXIT" depicts with immaculate accuracy the situation hundreds of
    thousands of Albanians were in during the 1999 NATO-bombing: stranded
    in their homes in fear of the Serb-Police and -Army ethnic-cleansing
    campaign.

    For more information on the event and film, please visit:
    http://www.nyfilmvideo.com/2005/lasep2005/exit/

    For tickets (US$11.00 at Ticketweb) visit:
    http://www.ticketweb.com/user/?regio...33764&interfa=

    Cinema information:
    181 2nd Avenue
    New York, NY 10003
    (212) 529-6998
    Theater Express Code: 922

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •