Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 105
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    22 shtator 2005

    Sot nje film i ri, indipendent amerikan, fitues i "caméra d'or" (Kamera e Arte) ne maj te 2005 ne Kanė : "Me and you and everyone we know" i regjizores se re Miranda July.

    Kamera e Arte eshte ēmim qe i jepet filmit te parė te nje regjizori dhe per Miranda July ky eshte filmi i saj i pare ku ajo luan dhe vetė, ne rolin kryesor.

    Pas shikimit te filmit, mė duket se ēmimi eshte i merituar plotesisht: "Me and you and everyone we know" eshte nje rrefim i thjeshte, pa artificė, i copezave te jetes, i se perditshmes se nje artisteje amatore dhe e njerezve qe e rrethojne. Filmi rrefen se si ajo hyn "nė maje te gishtave" ne jeten e nje shitesi kepucesh 30 vjeēar, i divorcuar e me dy femije.

    Fimi eshte fitues edhe i shume prestigjiozit "International Filmmaker's Award" gjate Festivalit te Sundance 2005 (USA), si dhe ēmimit si filmi i parė mė i mire ne festivalet e filmit ne San Francisco dhe Philadelphia 2005.

    Trailer i filmit : http://www.meandyoumovie.com/?referer=%2Fmeandyoumovie
    dhe http://www.mk2.com/moitoi/site.html

    si dhe web-siti i regjizores: http://www.mirandajuly.com/



    Ne foto: Miranda July dhe filmi i saj: ""Me and you and everyone we know"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    salut

    Filmin qe flet,e shoh ēdo dite ne stacionin e metrose kur pergatitem te shkoj...Pra,e kupton,ne nje reklame.Por,perveē reklames qe mua nuk me jep shume entuziasem,ti thua qe ia vlen.Do provojme ta shikojme.

    Kalofsh mire.

    Po nje film qe titullohet the filmer,ne mos gaboj,nje mec qe ka filmuar pergjate 10 ans dike,e ke pare?

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "The filmer" eshte i Alain Cavalier, qe ka bere te famshmin dhe te mrekullueshmin "Thérčse" ne 1986 (Cesar-i i filmit mė te mire, ne ate vit) .

    Nuk shkova dhe nuk besoj ta shikoj "The filmer"... nuk me intereson dhe aq... ; Pas pak do te vendos nje koment te vogel per "Keane", film qe sapo e pashe dhe ishte konkurues ne Kanė, ne kategorine "Quinzaine de réalisateurs" (Pesembedhjete regjizore), nje kategori teper me mire kjo, tradicionalisht ne Kanė (perveē kategorise se filmave ne konkurim zyrtar).

    paēim

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    25 shtator 2005

    "Keane" - film amerikan nga Lodge Kerrigan (skenarist dhe regjizor).

    "Keane" eshte nje film tjeter qe vjen nga kinematografia indipendente amerikane ne kategorine "Quinzaine de réalisateurs" (Pesembedhjete regjizore) ne Kanė 2005 dhe qė vendos ne qender historine e William Keane, burre tek te '30-at, babai i nje vajze te vogel 7 vjeēare, te cilen e kane rrembyer perpara 6 muajsh.

    Filmi rrefen perpjekjet e Keane per te perballuar e tejkaluar humbjen (zhdukjen, rrembimin) e vajzes se tij, nje dite te zakonshme kur femija i kerkon te atit te bleje disa bonbone ne nje dyqan prane nje stacioni treni dhe ... nuk kthehet mė.

    Film i forte, i ashper si dhe vete fati i William Keane. Por me nje humanitet te pamatė. Kjo histori e trishtueshme, e ben Keane te ēmendet apo te kapet mė fort me thonj tek jeta?

    Damien Lewis, ne rolin e Keane eshte thjesht ... magjepės ! bravo! Du grand cinéma !!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #45

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    30 shtator 2005

    Sot pashe nje tjeter film te ardhur nga Festivali i Kanės, nga kategoria "Un certain regard" (Nje kendveshtrim tjeter) :
    LE FILMEUR (Filmuesi), nga Alain Cavalier (France).

    "Le filmeur" (Filmuesi) eshte ditari intim filmik i realizuar me kamera dixhitale i nje prej regjizoreve mė autentike te kinematografise franceze, Alain Cavalier. Imazhet e para te filmit datojne 1994, ato te fundit, 2004. Pra jane 10 vite jete ne 100 minuta film.

    Magjia e ketij "dokumentari" qendron ne ate qe ne asnje moment te tij, filmi nuk bie ne narcisizėm: filmi eshte nje pseudo-autoportret qe ofron copeza jete te filmuara pa asnje gram vuajėrizėm duke arkivuar, regjistruar, filmuar me nje origjinalietet te pashoq intimen.

    Kuintesenca e artit indipendent.
    Sublime !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    5 Tetor 2005

    I erdhi rradha njerit nga filmave me te shumepritur, pjesemarres ne konkurim ne Festivalin e Kanes 2005, fitues i ēmimit te mizaskenės: "Caché" (Fshehur).

    "Caché" (fshehur), film i regjizorit austriak Michael Haneke, xhiruar ne France dhe ne frengjisht, eshte padyshim EVENIMENTI mė i rendesishem i ketij festivali.

    Personalisht, filmi mė la pa frymė. "Caché" eshte historia e nje drejtuesi televizioni te nje emisioni letrar prestigjioz te cilit papritur dikush i dergon fshehurazi kaseta videoje te regjistruara ku duken pamje filmike te apartamentit te tij nga jashte.

    Ne pamje te jashtme, filmi eshte nje thriller, por ne esence behet fjale per nje film qe trajton temen e rendesishme te kujteses apo fajit individual dhe atij historik kolektiv. Dhe Haneke eshte padyshim nga ata te rralle regjizore qe kane kuptuar se eshte koha e trajtimit te temave te medha dhe gjitheperfshirese.

    Nje film qe nuk harrohet kollaj, qe lė te hapur interpretimin e intrigės se brendshme e qe do te meritonte plotesisht Palmėn e Arte.

    web-siti i filmit: www.cache-lefilm.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    .

    Perpara se te shoh palmen e arte te ketij viti,pashe edhe nje here Roseta.S'eshte per te gjithe ai film,bezdis kenaqesine per te qendruar perballe ekranit,aq me teper kur je ne kushte te tilla,me kufje ne vesh,dhe me nje imazh qe shperndahet tek te tjeret por qe nuk degjojne ate komunikim qe vajza ben me nene e vet dhe me drejtuesit e tjere te jetes se saj shume te vrullshme.
    Ti thua qe nuk i afrohet palmes se fundit qe moren me L'Enfant.S'ka gje,sidoqofte ka fituar nje film i mire edhe pse "fitorja" ne kete rast s'eshte objektive.
    Lidhur me pershkrimin e filmave te tjere te vendit lluksoz Kane,jane jo fort korrekte per t'i pare,pasi ka mjaft filma te tille.

    Kur je i demtuar nga koha,nuk arrin te rinisesh nje drejtim per te sjellur imazhe te tjera ne trurin tend,dhe keto ngjiten neper shtylla dhe nuk arrijne dot te shkundin tmerrin e intolerances qe paraqitet tek spektatoret.Sot,te shikosh nje film,eshte bere normale,nuk ka me buje si ne vitet 60 dhe 70 qe Truffaut aq me zell dashuronte kinemane.Sot,perton te shikosh kinema,pasi jane te gjithe njerez qe punojne per te punesuar nje pjese te mire njerezish qe nuk amrrin vesh nga krijimi i fotografive qe te vendosura ne shpejtesi,japin kete perbuzje per jeten e vrazhdte dhe te nxhehte me idiote.

    Ngjyrat qe perdoren,apo publikimi i nje fotoje per te terhequr te tjeret,kthejne nje veper ne nje kosh te madh minutash qe kalojne dhe ti mbetesh i ngrire perballe perbuzjes qe te tjeret kane per ty,dhe kjo ndodh shpesh neper kinema.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples
    Sot,te shikosh nje film,eshte bere normale,nuk ka me buje si ne vitet '60 dhe '70 qe Truffaut aq me zell dashuronte kinemane.Sot,perton te shikosh kinema...
    Ndofta kinefilia e vertete ka kaluar ne anen tjeter te Atlantikut ... ( mos ndofta Truffaut-ja i shek. te XXI quhet Tarantino ) . Jam habitur nje dite, tek beja nje "shetitje" ne internet ne nje web-site amerikan, me informacionin TEJET te detajuar te kinefilėve te pertej Atlantikut !! Per tu patur zili vertet !
    Gjithashtu, ne te vetmen vizite qe kam bere ne New York, jam habitur po aq me numrin e kinemave te vogla "art-essé", me filma te mrekullueshem dhe qe ndodheshin ne ēdo cep te New Yorkut !

    "Kush kerkon gjen" ...:-)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    10 tetor 2005:

    Pashe ne para-premierė "L'enfant" (Fėmija) te vėllezėrve Dardenne (Belgjikė), PALMA E ARTE ne Kanė 2005.

    Film i mrekullueshėm, ashtu siē dijne te bejnė vėllezerit belgė , autorė te "Rozeta", "La promesse" (Premtimi), "Le fils" (Djali)

    Film TOTALISHT i zhveshur nga ēdo artificė, human por pa asnje grimė melodramaticiteti, radikal pa mė tė voglin kompromis, social pa asnje grimė socializimi dhe moralizimi, minimalist por jo i thjeshtezuar, l'Enfant (Fėmija) eshte nje kryevepėr e vertete !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •