Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 105
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga autori
    Ti e thua shume lezetshėm por shume saktė : ne USA, keto filma shfaqen sa hap e mbyll syte. Si ka mundesi ?
    Filmat indipendente ne shumicen e rasteve nuk tregojne histori per publikun e mases. Pervec pelqimit te fillit te historise publiku do nje eksperience filmike jo-realiste, te komplikuar pra efekte speciale, kamera/materiale te shtrenjta, aktore te bukur/famshem, etc. Rrjedhimisht edhe publiku ne Amerike nuk u kushton vemendje ketyre filmave...dhe kinemate nuk kane pse ta shfaqin me shume se 2-3 dite. Tani, publiku evropian jo vetem qe ka shije te tjera po kam pershtypjen vleresojne me shume shijet e huaja (kjo per vete faktin qe ndersa 'forty shades of blue' shfaqet ne kinemate aty, ne kinemate ketu nuk eshte shfaqur asnje nga keta filmat e festivalit te Kanes.)

    Nuk di shume mbi ket dhe jam kurioze: filmat cilesor evropian nga vijne? A nuk vijne nga burime te ngjashme?

    Pershendetje,

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    Filmat indipendente ne shumicen e rasteve nuk tregojne histori per publikun e mases. Pervec pelqimit te fillit te historise, publiku do nje eksperience filmike jo-realiste, te komplikuar, pra do efekte speciale, kamera/materiale te shtrenjta, aktore te bukur/famshem, etc. Rrjedhimisht edhe publiku ne Amerike nuk u kushton vemendje ketyre filmave...dhe kinematė nuk kane pse ta shfaqin me shume se 2-3 dite.
    Plotesisht dakort. Por siē te thashe ne mesazhin pararendės, kjo eshte vetem njera anė e medaljes, per te cilen, e perseris, jemi plotesisht dakort : Filmat indipendentė NUK i adresohen publikut te gjėrė, ndaj dhe nuk kane "sukses" financiar.

    Citim Postuar mė parė nga nimf
    Tani : publiku evropian jo vetem qe ka shije te tjera po kam pershtypjen se vlereson me shume shijet e huaja (kjo per vete faktin qe ndersa 'forty shades of blue' shfaqet ne kinemate aty, ne kinemate ketu nuk eshte shfaqur asnje nga keta filmat e festivalit te Kanes).
    Edhe kjo eshte e vertete. Ka fort mundesi qe publiku europian te jete mė i hapur (open) ndaj kinematografive te tjera (amerikanėt jane popull izolacionist, por kjo nuk eshte nje kritikė, ky eshte thjesht nje konstatim). Por NUK jam plotesisht dakort me konstatimin tend se, ne USA, nuk shfaqen fare filmat e Festivalit te Kanės. I kam pare me syte e mi kinemate artistike (NY, Boston ...) qe shfaqnin VETEM nga kjo "kategori" filmash ! Por dhe ne Europe, ne France psh, mos prit qe keto filma te shfaqen ne kinemane e stermadhe ne qender te qytetit, mbushur me kikirikė, kokoshka dhe adoleshentė ! Jo ! Keshtu qe gėrmo mire ne Memphis: me siguri, duhet te kete nje kinema, qe eshte e predispozuar te shfaqe filma te tillė

    Citim Postuar mė parė nga nimf
    Nuk di shume mbi ket dhe jam kurioze: filmat cilesor evropian nga vijne? A nuk vijne nga burime te ngjashme?
    Po dhe jo. Sepse sistemi financues i filmave ne vendet europiane, NUK ka te beje pothuaj fare me ate amerikan, pra, NUK eshte i ngritur mbi bazen e kompanive te koncentruara ne nje "kodėr" te vetme (baj aluzion per Hollywood-in, por kurrsesi ne kuptimin e keq: shume nga filmat hollywoodjane te viteve '40-'60 jane nderi dhe krenaria e gjithe fondit te kinemase boterore !! ).
    Por edhe ne Europe, SIGURISHT qe ka disa kompani me te fuqishme se te tjerat, por pa kaluar ne ate shkallė "industializmi" te finacimit. Keshtu qe, nuk mund te them ne menyre shume te saktė nga vijne filmat cilesore europiane ! Por varet nga vendi : nga Italia, psh, jo vetem qe NUK vijnė mė filma cilėsore, por nuk vijne POTHUAJ MĖ FARE filma ! Kishte vite qe kinematogtafia italiane ishte nje gėrmadhe (qe nga fillimi i viteve '80), por Berluskoni i dha kazmėn e findit dhe tani s'ka mbetur mė asnje shenje. Rrafsh fare e ka bėrė !

    Franca perpiqet sa mundet (ne kete atmosferė globalizimi qe jetojmė !! ), me aq sa mundet qe te ruaj ate qe ajo e quan, e citoj, "l'exception culturelle", pra veēantine kulturore qe ajo ka. Perpiqet me sa mundet qė ta ruajė (psh, nepermjet fuqizimit te nje aksi kulturor franco-gjerman, rreth rrjetit televiziv ARTE, rrjet televiziv qe financon jo pak filma qe po i quajmė cilėsorė).

    Shkurt, jam dakort me ty: historite e USA dhe te Europes jane te ndryshme, dhe ne kete rast ato jane te ndryshme edhe ne kinematografi, pra edhe ne historikun e zhvillimit te saj.

    Por ki parasysh edhe diēka: jo pak regjizore te talentuar amerikane e kane provu Hollywoodin ("Elephant man" i David Lynch-it, eshte film i komanduar, pra film i nje kompanie te madhe hollywoodjane; me kete dua te them qe edhe Lynch-i (pėr kokėn e te cilit bėj bé, flas nga te gjallėt, se nuk zihet bé per te vdekurit (lol), e ka tentuar djallin ( "tentation of devil" lol), por i eshte veleritur (shpifur) shpejt, dhe i eshte kthyer rruges se Zotit (te artit, desha te thosha :-).

    Pra, ne nje fare menyre, parkursi (rrugėtimi, trajektorja) e nje regjizori te ri te talentuar ne USA, pak a shume, mua mė duket keshtu : ne fillim e fillon me film indipendente. Pastaj varet: po te jete i talentuar, por edhe me integritet moral e artistik dhe qe quhet Jim Jarmusch, NUK dorezohet kurrė, dhe i reziston edhe ofertave mė marramendese ( e di ti, psh, qe Jim Jarmusch-it, kompania NIKE i ka afruar deri ne 7 miljon $ qe ai te beje nje reklamė per ta, dhe ai ka refuzuar ? Po ! Por ai e ka emrin Jarmusch dhe jo te gjithe e kane kete emėr !

    Ndersa te tjere, pra qe nuk quhen "Jarmusch" ... zgjedhin rrugen tjeter, qe, siē te thash ne nje mesazh te mėparshėm, mund te ndodhė qe te japi dhe rezultate ("Million dollar baby", "The Hours" (Stephen Daldry) - film i prodhuar nga Paramount Pictures, ), "Aviator" etj etj.

    Dua te them, qe varet, gjithsesi, ne nje shkallė te madhe nga talenti, edhe pse ky nuk eshte i gjithi qe determinon (per fat te keq...)

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Nimfo,
    per te qene komplet, duhet me pranu qe ka edhe nje "burim" te trete prej nga vijne filmat cilesore amerikane: ato vijne nga disa regjizore qe vete-financojne filmat e tyre. Ju atje ne USA keni nje "plakush" 70 vjeçar i cili, qe prej 30 vitesh, cdo vjeshte, xhiron nga nje film te ri te mbeshtetur ne mjetet financiare qe siguron nga filmi para-ardhes i tij. Ky eshte Woody Allen i cili ka arritur te gjeje publikun e tij besnik, as te madh, por as te vogel ne numër (psh, ne France, të 34 filmat e tij, secili, asnjehere nuk eshte pare nga më shume, por as nga më pak, se nga 300-400 vete). Pra, si te thuash, Woody Allen ka gjetur rrugen e tretë, "formulën" e tij te financimit, por rreziku qe merr persiper autori eshte i madh, pasi asnjehere nuk i dihet nese filmi do te jete rentabël. Por ai kete e ka ngritur mbi bazen e faktit qe filmat e tij nuk jane te shtrenjte dhe kane nje publik besnik, as te madh, por as te vogel ne numër, por amà konstant ! Talent eshte dhe ky, apo jo ?

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    korrigjim: ne mesazhin e mesiperm, desha te them : 300-400 mijė vetė (kur flisja per numrin e spektatoreve franceze ne sallat e kinemase, te secilt prej filmave te Woody Allen-it).

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "VENTO DI TERRA" - film italian nga Vincenzo Marra.

    Vincenzo Marra, regjizor i ri italian 34 vjeēar prezantoi filmin e tij te dyte "Vento di terra" ("Erė e tokės") ne Festivalin e fundit ne Kanė, ne kategorine "Java e Kritikės" (La semaine de la Critique) ku dhe fitoi ēmimin "Fipresci" (ēmimin e Kritikės profesioniste). Filmi ne fjalė shfaqet prej disa ditesh ne kinemate franceze.

    Ka vite te tera qe neo-realizmi i famshem italian i viteve '50-60 nuk arrin te gjeje trashėgimtarė te denjė. Nėse regjizori i ri italian vazhdon me te njejtin talent, padyshim qe ai do te jete ne mos i vetmi, te pakten njeri nga regjizorėt italianė mė shpresedhėnės te ketij fillim shekulli.

    "Vento di terra" rrefen historine e nje djaloshi 18 vjeēar, Vincenzo Pacillit (aktori ruan ne rol emrin e tij te vertete ) qe jeton me nėnėn dhe motren e tij te vetme ne nje nga periferite mė te varfra te Napolit, ne Secondigliano, nje lagje periferike e zoteruar plotesisht nga mafia.

    Jemi ne vitin 1999; motra e Vincenzos (Enzos) eshte e papune, i ati vdes papritur nga nje atak zemre, e ėma punon ne shtepi si rrobaqepėse nderkohe qe RAIUNO shfaq imazhe te Millosheviēit duke pergatitur spastrimin etnik ne Kosovė. Heroi i filmit, 18 vjeēari Enzo vendos te futet ne Ushtrinė Italiane per te patur nje vend pune te sigurt. Prej nga dhe misioni i tij ne Kosovė me trupat e KFOR-it (nje pjese e filmit eshte e xhiruar atje) nga ku Enzo kthehet pas 6 muajsh per te vendosur si kujtim ne dhomėn e tij te thjeshtė nje flamur te kuq me nje shqiponje te zezė ne mes.

    Filmi, i cili mund te quhej fare mire "Guxim mbijetese" te habit per nga vertetesia, e cila vjen kryesisht nga "loja" e aktorėve: te gjithe jane jo-profesionistė, pra amatorė. Asnje prej tyre nuk luan, nuk aktron, nuk "luan rolin" : te gjithe personazhet shquhen per neutralitetin e tyre, qe te kujton neutralitetin e lojės se aktoreve ne filmat e Robert Bresson-it (http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=50). Aktorėt luajnė nje rol ne film, por NUK "luajnė rolin" !

    Eshte e guximshme nga ana e regjizorit nje gje e tille, pasi ne si spektatorė, gjate shikimit te nje filmi, jemi mesuar te gjejmė emocionin tek loja e aktorėve, pra ne nje fare menyre, jemi te gatshėm te manipulohemi nga ana emocionale. "Vento di terra" guxon si rallė filma, krejt te kundertėn: emocioni i filmit lind nga ideja qe ai shperndan, ne menyre shume diskrete, te thjeshtė dhe humane, pa patur nevoje qe personazhet e tij "tė luajnė rolin".

    Padyshim nje nga filmat me te bukur qe kam pare kete vit ! Nė mos... mė i bukuri !

    web-site i filmit : http://www.filmsduparadoxe.com/ventocat.html

    ne italisht : http://www.reflections.it/film/V/ven...recensione.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    3 foto te tjera nga "VENTO DI TERRA"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    e merkure, 21 dhjetor 2005

    Shkova pashe nje nga filmat qe ishte ne Kanė, ne seleksionimin kokurues per palmen e arte : "Where the truth lies", film i Atom Egoyan (CANADA).

    Une jam fan i filmave te Atom Egoyan i cili, bashke me Cronenberg-un jane dy nga regjizorėt mė interesante aktualė kanadezė.

    Egoyan ka qejf ne filmat e tij te germojė sekretet e fshehta tek personazhet e tij : p.sh tek "Exotica" apo "The Sweet hereafter" ne te cilėt ai zhytet ne inkoshiencėn e personazheve te tij, shpesh te gerryer nga nevroza.

    Edhe ne filmin e fundit, pra "Where the truth lies" ("La vérité nue") ndihet e njejta perēapje, por ne nje regjister te ri: behet fjalė nje polar (suspens) ku nje gazetare e re (Alison Lohman) germon ne historine e dy aktoreve komikė te njohur amerikane te viteve '60 interpretuar nga Kevin Bacon & Colin Firth.
    Duket sikur regjizori heziton midis filmit komercial (aktore te njohur + forma e suspensit ne film) dhe atij artistik (sofistikimi estetik i rrźfimit) dhe eshte kjo ndofta arsyeja qe filmi u prit pa shume entuziazėm ne Festivalin e fundit ne Kanė.

    Gjithsesi, nje thriller suspens shume here mė interesant se sa filmi i tij i fundit "Felicia's Journey".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Wong KarWai - president i Jurisė se Festivalit te Kanės 2006

    Wong KarWai - president i Jurisė se Festivalit te ardhshėm te Kanės nė 2006

    Wong KarWai (portreti i tij eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=141), regjizor i talentuar nga Hong-Kong-u, eshte perzgjedhur dje si President i Jurise se Festivalit te ardhshėm te Kanės, qe do te mbahet nga 17 deri 28 Maj te 2006-es.

    Eshte hera e pare qe nje kineast kinez (Hong-Kong-u i pėrket tashmė Kinės) zgjidhet president i Festivalit mė prestigjioz kinematografik, qe shpesh thirret edhe "kampionati boteror i filmit".

    Filmi i fundit i Wong KarWai-t ka qene "2046", film qe ai e prezantoi ne Festivalin e Kanės ne 2004-shin. Mė i shquari i regjizorėve aktuale Hong-Kongezė ka realizuar gjithesej veēse 8 filma nė rreth 20 vite karrierė. Regjizori shquhet per "manjakėrinė" e tij ne kerkim te persosmėrisė vizuale dhe vokale te filmave te tij ku me te njohurit jane : "Chungking express" (1994), "Fallen angel" (1995), "Happy together" (1997), "In the mood for love" (2000) dhe filmi i tij i fundit "2046", realizuar ne 2004.

    Karakteristika kryesore e filmave te Wong KarWai-t eshte melankolia dhe sensi i jashtezakonshem poetik kinematografik.


    Press Release - January 4, 2006

    Wong KarWai has accepted the presidency of the jury of the 59th Cannes Film Festival which shall take place between May 17-28, 2006. He will be the first Chinese president in the Festival's history.

    Revealed at Cannes in 1989 with As Tears Go By, he presented in 1997 Happy Together in the Official Selection and was awarded the prize for Best Director. In 2000, In the Mood for Love, selected by Cannes in competition, was crowned with public success and lauded by international critics. Wong KarWai returned in 2004 in the Official Selection with 2046, hailed by reviewers as a "sublime exploration of inner time".


    He declares: "I am honoured that Gilles Jacob, Thierry Frémaux and their team have invited me to serve as jury president for the 2006 Cannes Film Festival.

    Each city has its own language. In Cannes, it is the language of dreams. Yet it is difficult to judge one's dream much less compare it to another.

    There is an old Chinese saying: One can never expect the wind, but should always keep one's window open.

    Along with my fellow jurors, I look forward to sharing the dreams created by some of the most gifted talents in contemporary cinema. And our goal will be to keep our windows open as wide as possible."

    In the words of the President of the Festival, Gilles Jacob: "We are particularly delighted to have Wong KarWai as jury president. His films immediately strike us by their plastic splendour and nostalgic amorous emotion in the great romantic tradition."


    Ne foto: Wang KarWai dhe filmi i tij i fundit "2046"





    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Ej, e di qe une qava ne fund 'brokeback mountain'
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nimf : 24-01-2006 mė 00:13

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    Ej, e di qe une qava ne fund 'brokeback mountain'
    Nuk besoj qe duhet te kesh qene e vetmja. "Brokeback mountain" eshte film klasik, i thjeshte, sensibėl. Nje film qe ēdo minut eshte ne kerkim te perpikmėrisė persa i perket pershkrimit te sentimenteve (ndjenjave) duke evituar granckėn e filmave qe rrefejne histori dashurie : patetizmin, pra qaramaninė.

    Pastaj eshte dhe ajo tjetra: Historite me te bukura te dashurise perjetesisht kane qene ato qe kane hasur nė pengesa.

    Jetoje nje herė, dhe ... vdis !
    Vive l'amour !

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •