Close

Rezultati i Sondazhit: A mbėshtesni krijimin e partive me karakter fetar?

Votues
315. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    57 18.10%
  • Jo

    242 76.83%
  • Nuk e di

    16 5.08%
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 99
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2006
    Postime
    7

    Feja dhe politika

    Citim Postuar mė parė nga Mihill Shala
    Kishte me qene mire qe nese dikush do te kishte force dhe mendje dhe logjike te forte te jap vlersimin se per popullin shqiptar cile fe ishte me me perspektive dhe ruajtjen kombetare.,Ose sikur te ishin gjithe shqiptaret te krishtere si do te ishte shqiptari apo mysliman si do te ishte perspektiva
    Kemi pasur fatin historik te tille zoti Mihill, Sot asnje pjestar te cilitdo qofte konfesion nuk mund ta fajesoje askush pse i perkete mu atij besimi,sikurse nuk mund te mburret asnje per meritat personale per kete perkatesi. Ky eshte nje realitet i trashegur . Eshte fat i madh qe populli shqipetare nuk ka bere asnjehere lufte fetare mes veti,perkundrazi gjate tere historise ka dominuar ne teresi toleranca fetare ,qe duhet kultivuar edhe me shume.Per te gjetur pergjegjejen ne pyetjen e parashtruar nga ju zoti profesor duhet nisur nga historia . Besimi katolik eshte me i vjetri besim monoteist i shqipetareve,dhe sipas nje logjike ,po te kishte mundesi atje edhe duhet kethyer. Kjo eshte edhe ne perputhje me rrugen te cilen populli shqipetar e ka marre per inkuadrim ne BE dhe NATO. Vertete me duket e pa mundur qe te mund te realizohet nje gje e tille. Andaj zoti Mihill me se miri eshte te respektojme realitetin dhe teafirmojme vlerat e perbashketa kombetare si gjithnje,duke i lane besimin secilit si zgjedheje personale.Besimtaret e vertete duan e duan dhe i sherbejne fese te ciles i perkasin ,por kurre ne asnje menyre nuki mohojne tjetrit te drejten te besoje ne fene e vete dhe ne menyren e vete. Mendoj se logjika e ekzistimit te nje Zoti,qe une e besoj, na vetedijeson se te gjitha menyrat elutjeve nese behen nga zemra dhe ne menyre te devoteshme,arrijne ne te njejten adrese. Perndryshe ju zoti profesor ju njoh personalisht dhe kam respekt te madh ndaj personalitetit tuaj,andaj per te paren here u inkuadrova ne debatim rrezj besimit fetar. Ju pershendes nga zemra.Me kenaqesi te veqante do te debatoje ne temat e mendjes suaj te ndritur qe edhe une sado pak te kontriboj ne misionin tuaj te intelektualit te nivelit shum te larte.Respekte dhe pershendetje te gjithe kolegeve tuaj ne punen tuaj te shenjte qe me aq zell dhe entuziazem kryeni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Entoni5 : 20-03-2006 mė 18:47

  2. #62
    Entoni5,ti e ke dhan tashme shembullin personal,duke vu nji nick name krejt te huaj per nji musliman!
    Entoni duhet ta dish qe eshte pervec nicku jot,edhe emer kristian,Antoni!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    pse ore jo - tri parti fetare shqiptare, me tri fete me te medha te rruzullit edhe per disa vite bota do te behet shqiptare! Gazi i zi kur t'bine rasadi, thot populli...

    Ne Ballkan dhe Europe, kane vend partite politike fetare, sepse masa europiane iu takon dy feve te medha, kurse ata qe pretendojne te bejne parti muslimane politike, vetemsa ia tregojne vetvetes e pjeses dominuese shqiptare - greminen, vetem kur t'i ndricon reflektori ne bunkere! Po kjo eshte demokracia, te len krejt cfare te duash te beshe, derisa te thuresh ne leqe tuajat dhe kur te meshon, te zhduke. Kjo eshte krejt sikurse preteksti - turk elhamdylilah, kur thoshte shqiptari edhe vrap e ne tren per Stamboll! Kjo eshte - t'i thuash evropes haptazi - dua te zhdukem! Nje parti politike duhet te kete mbeshtetes te forte, para se te formohet! Nese dikush mendon se ka nje perkrahje te ndonje superfuqie boterore, le te formoj parti politike fetare, ne trevat shqiptare kudo. Lidhja e Sali Berishes me samitin, beri qe Shqiperia ne 97-ten, te behej, qe mos ta njeh as qeni te zone! Eshte dicka shume me e thelle, se sa nje perpjekje e nje shansi te fundit, duke aluduar ne permasa fetare, qe kjo bote e njeh fortmire eren e gjahut!

    Ketu nuk ka pergdhelje, por duhet thene troē!

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2006
    Postime
    7

    Oroshi keshtjelle e origjinalitetit kombetar.

    Citim Postuar mė parė nga OROSHI
    Entoni5,ti e ke dhan tashme shembullin personal,duke vu nji nick name krejt te huaj per nji musliman!
    Entoni duhet ta dish qe eshte pervec nicku jot,edhe emer kristian,Antoni!
    Zoti Oroshi ,

    Ju keni marre emer te madh per nick,kam mundur edhe une ta beje nje gje te tille,por ashtu me erdhi,perndryshe kam mundar te marre nickun Llesh sikur Lleshi i Zi,apo Kapidan.Kohet jane moderne dhe une tash ne pleqni kam filluar te pertrihem.
    Me te thene te drejten une per sa i perkete besimit fetar,ate e konsideroj percaktim imdividual te secilit.Pra individi ti drejtohet Zotit qe eshte Nje dhe i gjithpushtetshem,ne gjuhen e vete ,ne menyren e vete,te lutet per veten e tij,per familjen por edhe per paq e mireqenje te njerezimit.Prej besimtaret e vertete jane njerze te mire dhe i sjellin vetem te mira rrethit dhe shoqerise.
    Besoj se pajtohesh ore Kapidani i Miredites,te thash se ke marre emer te madh ,dhe nese ky nicku i juaj ka lidhje me origjinen tuaj,trungun tuaj familjar atehere duhet te jeni krenar sepse Miredita dhe Oroshi ishin dhe mbeten keshtjella te palenkundeshme te trimerise,tradites ,dhe rezistences se shqiptarizmit te vertete dhe besimit te palekundeshemne dinjitetin edhe origjinalitetin e popullit shqiptare. Keshtjella e pamposhtur e quajtur Miredite si lartesia kulmore e tradites se paster shqiptare u perball me stuhite dhe orkane gjate shekujsh nga barbare te ndryshem.Guximi , vendosmeria,atdhedashuria,respekti ndaj origjinalitetit ilirian, i burrave te Oroshit dhe gjithe miredites e shendrruan kete keshtjelle ne legjende e cila sot mban te gjalle vlerat me te shtrenjta per secilin shqiptar pa marre parasysh menyres se si i drejtohet Perendise apo vendit ku frymon. Mirediten e mbaje ne zemer nga qe shkoje si ze te ndergjegjejes,per te mos harruar kurre kush jam.Pra emri OROSH zgjoi ne mua nje vullkan kujtimesh dhe emocionesh per ate vater te bekuar dhe te nderur,por edhe per nje njeri me te cilin kam pas fatin dhe nderin te punoj nje kohe te gjate.Nje punetor i palodhshem ne perhapjen e diturise dhe drites brezit te ri.Vertete nuk mjafton as thirrja mesues,arsimtar,profesor,ai njeri mund te gezoje titullin e misionarit te perhapjes se dijes panderpre per afer dyzet vjet.Une krenohem edhe tani pas shume vitesh per angazhimin si nje nga ata shum punetor te vyesgem nen udheheqjen e shkelqyshme te zotit M.Oroshi i cili shkrinte tere energjine dhe qenjen e tij per edukimin dhe arsimimin e atyre ne duarte e te cileve eshte dhe do te mbetet e ardhmja e Kosoves.Ky veteran i palodheshem edhe sot e kesaj dite vazhdon punen e tij. Ndersa mua larg vendlindjes me kane mbetur kujtim ato vite te angazhimit tim dhe punes sime si periudhe me kujtimet e se ciles jetoj dhe mburrem.Tema eshte Feja dhe politika,por thash zoti Oroshi se eshte me rendesi qe edukimi i brezave te rinje ka rendesi te veqante sidomos per ne shqiptaret,qe jemi nje popull me tri besime.Mendoje se ne mosmundesine e unifikimit ne nje religjion ,eshte mire qe njeri tjetrin ta pranojme ashtu si jemi ,se te tille e patem fatin historik. Nuk kisha preferuar parti politike fetare ,jo ne asnje menyre. Mendoj se permes ketyre partive do te depertonin rryma te huaja fundamentaliste e ekstremiste,nga fqinjesia dhe nga qarqet tjera fetare ne kete bote ku globalizmi po dominon.
    Sidoqofte te ruajme origjinalitetin shqiptare siq e rujti Mirdita ne shekuj. Te ruajme tolerancen fetare me te cilen ne si komb mund te mburremi karshi kombeve te Europes dhe me gjere. Ta duam e ta respektojme njeri tjetrin ne menyre te sinqerte.

    Ju pershendes Zoti Oroshi,me shkruani me gjeresisht heren tjeter.Oroshi gjithmone mbajne kryet e vendit ,madje edhe ne shtepi te vete. Me pak fjale thone shum, Por qti besh nuk jemi te gjithe nga Oroshi.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    me t'bo me vaje, cka flitet e cka bejne te menēurit
    rrotull e rrotull e don e askund. Ta zeme se nje hoxhe a prift, po behet nje lider i nje partie politike ne pluralizem. Ta zeme se ai do te del ne publik me uniforme fetare, ne tribuna - apo ta ndjeku 'moden' politike, me kostum e kravate (te kuqe, te verdhe, te blerte, te zeze), i rruar, i parfumosur, me frizure atraktive edhe si fill ai lider do ta bej nje lutje fetare (kuptohet ne gjuhen e fese se tij, se shqip jo) edhe ta shpalli programin e partise se tij (ashtu si e shpallen disa sish) edhe e paska nje pjese te popullit me vete. Po me koken e kujt flet ai lider? Nese flet me koken e popullit, ai bie ne kundershtim me Qendren kah e merr drejtimin politik - me fole me koken e drejtuesit te tij (zoti e din ku gjindet ai n'Azi a Afrike), ai bie ne kundershtim me politiken e popullit te tij... Nejse, ai lider e fillon programin me nje Ezan, Lahii, a Santa Dominus (zoti e din si e fillon ai), po pyetja eshte si e perfundon se! Po ai program partie, cfare permban, cfare interesash parashtron? E per ta zhvilluar politiken e jashtme te asaj partie, kah e ku ben ai vizita zyrtare se? Ne cilat qendra te politikes nderkombetare kyēet, afirmon partine e tij, interesat e popullit te tij... Thone se politika eshte mashtrim (mos kjofte thene me goje timen tash pyetja eshte: a e pranon feja ate mashtrim se? A bie ai ne kundershtim, pikerisht me fene e vet? E thashe siper ketu: se me formua nje parti politike, duhet ta keshe nje mbeshtetje te forte nga nje fuqi a superfuqi boterore edhe pa prtite pa kujtua, te japin grada, tituj shkencore ''per 'i nate te bukur pas darke'' edhe mos ta ndine mo per zhupan, shpalle partine, programin politik, veē po ia luajte nje germe porosise se ''drejtuesit te padukshem'' vaje halli i zi per ty!

    Ku ta dijme baco, sa kerleshani del ne meidan politik! Rrotull e rrotull e DON E ASKUND, APO DON E PERFUNDI!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se Rugova do mbante ne Zyre nje Foto me Bin Ladenin e jo me Papen athere Qosja do shkruante studimin me titull: " identiteti Shqiptar kah Perendimi e ka rrenjen dhe rrugen".

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    nuk dojme mo me i luajt kokrrat, duhan t'kuq e muhabet, secili ne fe te vet - jemi bo t'mentshem - i kemi tri fete kryesore n'shpi tone edhe botes ia matim topuzin - hyp ktu e kqyre Stambollin! Bile ta kishim kojshij iranin 100 milionesh, e pakistanin 170 milionesh
    bile ne mes te tyre, e turkun permbi - q'atehere kishje pa ti politike e mazuz se jo mahii - besa as me fole shqip bile, as me te ra ndermend per shqiptarizem, se te kishin pervlua me kohe ne rraje, e pehati ne t'thate deget kah fryne era...

    Po ketu ne Ballkan, Kadare ''kopil'', e Qosja ''bablok'' gjoja po mundohen ta drejtojne kullosen e tufes se deleve kot, e sa kerleshani gjuaj topuz fjales mbi ta ''embetha''! Jane bo krejt xhindja te mentshem ne demokraci baco, s'osht mahi
    se t'kallxojne veprat e tyre: qosh e m'qosh librarive e bibliothekave plot plot tituj. Kadare e Qosja po rrijne seri tash, boll po shpurdhin, po topuzi i forte mbi krye - ec e deli n'skaj ''botes shqiptare'' 2-3 billionesh... me t'mberthye vaji, e me t'shkua lotet skurre perfaqe... Ani sa energjite i derdhim se...e kah e si, e ku eshte nevoja
    shih tjeret si veprojne, si flasin me shoqishoin, e ngritin njeritjetrin ne kup te qiellit edhe pa asnje merite se, vetem per ''merita'' barbare...shih shkijet e bene 'republika srpska' jasht serbise, veē me kone i lidhun ne nje emer edhe po done ta bejne edhe nje ''republika srpska'' midis Kosove me nje grusht shkije e te lidhun me beligratin e na te zgidhun me tiranen - e neve s'na pelqen emri: as Kosove, as Shqiperi - veē te lidhun ne dominus e lahii... Kombet e medha te evropes, jane ne gjii te feve te tyre, n'preher i lemojne si pllumbat - e na
    as pllumba as, as skyftera - si sorra ne shume hunj - e gjoja varja n'skep te skipes
    ...ani mo kur te dalin bektashat (qe po rrine ne nje kembe), veē sa t'fitoj irani...

    pushoni Kadare e Qosje, se boll mo! hahahaaa gazi i zi...pulatike babaluke, per ate dikujt i ka ra terri i pulave - nji bote u dhi prej pules
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 04-04-2006 mė 06:55

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    103

    Ē`eshte "karakteri fetar" i partise politike ?

    1.- Ēdo parti politike programi i te ciles nuk shkele kushtetuten e nje shteti nuk mund te ndalohet me ligjet e atij shteti.Pra,mund te formohen edhe partite me "karakter fetar"!
    2.-Emri i partise politike duhet gjithashtu te perputhet me frymen dhe normat e kushtetutes: nese ne nje vend regjistrohet "parti demokristiane",nuk ka pse te mos regjistrohet nje "parti demoislame".Por,me kushtetute mund te ndalohet perdorimi i perkatesise fetare ne emertimin e partive politike,sidomos aty ku vlersohet se kjo do te shkaktonte paknaqesi te shtetaseve ne permasa brengosese per at shtet.
    3.-Krijimi i partive politike nga komunitetet perkatese fetare do te ishte i dobishem edhe per Shqiperine!Me mire ato komunitete ti shprehin interesat e tyre ne menyre legjitime (ne parlament,etj),se sa neper kisha,xhamia,teqe,etj.Ballafaqimi i hapet i mosmareveshjeve eventuale nderfetare do te zgjidhej me fatlumesisht ne debate te hapura dhe te perbashketa ne kuader te institucioneve,se sa te jene te izoluara - secili per vehte.
    4.-Edhe sikur ne krye te nje partie "fetare" te vehet kleriku me popullor i nje komuniteti - nuk mund te ndodhe te fiton antaresi te madhe!Populli e din se edhe hoxha apo prifti me i mire,nuk ka njohuri te mjaftueshme per zgjidhjen e problemve jetike se sa nje politikan profesionist!Perndryshe ,le ti nderrojne profesionet dhe kurgje kerkujt.
    5.-Une per vehte nuk njoh asnje klerik te cilit do ti besojsha te vehet ne udheheqje shtetrore te cilit do nivel!Nese ndonje prej tyre kryen ndonje fakultet laik (ekonomik,teknik,juridik,politik,...) - ndoshta e fiton edhe besimin e votuesve ,pse jo?

  9. #69
    Entoni 5,ishte nji gabim i imi,besoj se ma fale!

    Vete sondazhi tregon per percaktimin evropian te shqiptareve(une nuk e kam vene kurr ne dyshim ket gja)!
    Keni parasysh sikur nji Parti Islame te merrte qeverine shqiptare ne dore(duke u nis nga perqindja muslimane),atehere vendi i shqiponjave do ishte shnderru ne "vendi i sorrave"!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  10. #70
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI
    Vete sondazhi tregon per percaktimin evropian te shqiptareve(une nuk e kam vene kurr ne dyshim ket gja)!
    Keni parasysh sikur nji Parti Islame te merrte qeverine shqiptare ne dore(duke u nis nga perqindja muslimane),atehere vendi i shqiponjave do ishte shnderru ne "vendi i sorrave"!
    Pershendetje!

    Nje sondazh evropian mund te "percaktoje" shume gjera dhe te interpretohet ne shume gjuhe, siē po ben ti tani. Jo ēdo gje qe thote evropa eshte e mire per shqiptaret, dhe per te argumentuar kete na mjafton historia e kufijve tane.

    Se dyti, jam dakort me ty qe sin shqiperia nuk eshte e pershtatshme per te pasur ne pushtet nje parti Islame. Kjo do te rezultonte ndoshta ne je lufte civile. Megjithate, "shqiponjat" shqiptare nuk jane te gjitha te katolike, ortodokse, protestante, pagane apo ēfaredoqfte. Edhe per kete na mjafon historia, besoj.

    Me tej, nuk eshte krim te jesh musliman, as munges respekti ndaj vetevetes e as munges atdhedashurie, por eshte "t'i bindesh krijuesit" (SIPAS KUPTIMIT TE FJALES "ISLAM"). Ti nuk duhet t'i shikosh muslimanet si drurin e shtrember te stives se Shqiperise. Mua do te me vinte shume keq per ty nese ti e meson se ēfare eshte islami nga televizori, siē eshte ne mode sot. Perpiqu te ndjekesh bindejt e rruges se argumentuar e jo emocionale. Kjo nuk te ben aspak dobi.

    Dhe per ta mbyllur dua te te them se ti ke medimin tend, por ai mund te jete edhe i gabuar. Prandaj une po te jap nje keshille: "Fol mire ose hesht" (Profeti Muhamed)

    Pershendetje!

    PS: Te lutem te me falesh per ndonje gabim drejtshkrimor.
    Djali qė s'i bėn tė gjitha,
    Plastė e mos e zėntė dita!

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Politika shqiptare
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 19:12
  2. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  3. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •