Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Programi kompjuterik për drejtshkrimin e gjuhës shqipe

    Bashkëkombës të nderuar,

    Kur e filluam këtë projekt para gjashtë vjetësh, kishim shpresë edhe frikë njëkohësisht.

    Shpresë se edhe gjuhën shqipe do ta fusnim në mesin e gjuhëve të kompjuterizuara, ndërsa frikë sepse ishim të vetëdijshëm se do të ballafaqoheshim me shumë vështirësi, që nga vështirësitë gjuhësore me të cilat kombi ynë ballafaqohet për dekada të tëra, vështirësitë financiare e deri të pengesat burokratike në institucionet tona shkencore e shtetërore.

    Shpresën nuk e humbëm asnjëherë, ndërsa frikën e mposhtëm me punën e zellshme dhe me përkushtimin e punëtorëve, të bashkëpunëtorëve dhe të partnerëve tanë.

    Realizime të këtilla janë të rralla në historitë e gjuhëve, madje edhe te kombet e zhvilluara. Për këtë arsye, pa modesti e me kënaqësi të madhe, para jush paraqesim doracakun, përkatësisht programin kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0, të realizuar nga Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP).

    Ky program është një pjesë e projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, projekt me synime edhe më të mëdha. Në kuptimin e plotë të fjalës, mendojmë se ky projekt, i mbështetur nga gjuhëtarët më të shquar shqiptarë, shënon një epokë të re për gjuhën shqipe, konstatim ky i bazuar në përvojat që kanë pasur gjuhët e kombeve të zhvilluara.

    Programi AS 2.0 është i njëjtë me programet e gjuhëve të tjera në kuadër të Microsoft Office-s dhe në pajtim me programin operativ Microsoft Windows të çdo versioni. Me këtë program për drejtshkrim korrigjohen mbi 1 milion fjalë e trajta fjalësh, përkatësisht rreth 4 milion trajta të përsëritshme.

    Shfrytëzuesit nuk i duhet trajnim i veçantë për përdorimin e këtij programi, mjaftojnë pesë minuta për përvetësimin e tij.

    Madje, korrigjimi automatik mund të ketë ndikim të madh edhe nëse shfrytëzuesi nuk e di që programi është i instaluar në kompjuterin e tij.

    Bashkëkombës të nderuar,

    Kur shumëkush kishte hequr dorë nga zgjidhja e problemit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ne e morëm atë si prioritet që duhej zgjidhur. Me punë ekipore, me një Ekip të mbikëqyrjes së saktësisë gjuhësore, me partnerë ndërkombëtarë dhe vendës dhe me përkrahje morale të institucioneve tona me të larta shtetërore, ia arritëm qëllimit.

    Ndërsa tash, në saje të licencës ekskluzive që Qeveria e Kosovës ka blerë nga QEP-i, çdo banor i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, do të ketë të drejtën e shfrytëzimit falas të këtij softueri.

    Ndonjëherë në jetë gjendemi para sfidave të mëdha, por, përkundër vështirësive të shumta, dashuria e madhe për gjuhën shqipe bëri që ky projekt të kurorëzohet me sukses.

    Me përdorimin e këtij programi ju nuk do të jeni më vëzhgues të rëndomtë të bastardimit të gjuhës amtare, por do të kontribuoni në ngritjen e nivelit të saj çdo ditë e më shumë.

    Ky projekt është një tregim që do të vazhdojë…

    Lulëzim Shishani,

    Nismëtar dhe udhëheqës i projektit

    GJUHA SHQIPE DHE KOMPJUTERI


    ---------------------------------------------------------

    Mesazhi më lart është marrë nga faqja zyrtare e projektit, prej ku mund të shkarkoni edhe programin kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0. Stafi i forumit do studiojë mundësitë që programi i drejtshkrimit të mund të përdoret edhe në shkrimet e forumit. Ndërkaq, të gjithë duhet të përpiqemi që të studiojmë dhe të shkruajmë sa më mirë gjuhën shqipe.

    Falënderoj ekipin e Qendrës për Edukim dhe Përparim, e të gjithë personat që kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 24-03-2005 më 02:25
    Edi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Shume projekt i mire, vec perpara.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Thjesht urime per punen dhe per perspektivat e grupit tuaj!!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Perpara se t'i hyje ne pune forumsave dhe emigranteve, ky program duhet te perdoret nga gazetaret shqiptare qe kane harruar ose nuk kane mesuar kurre si te shkruajne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e caesarium
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    diku ne shqiperi
    Postime
    5
    ne radhe te pare urime per kete projekt dhe ju uroj shume suksese.si thuhet dhe me siper do te ishte mire qe ky program ti jepej gazetave shqiptare por(e theksoj kete)edhe politikaneve sepse jane europianizuar shume me keto termat e huaja dhe kane harruar te thone edhe pershendetjet ne shqip.urime dhe njehere.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2005
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    1
    Urime,jo vetem ekipit,por te gjithe shqiptareve per kete projekt kaq te rendesishem.

  7. #7
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    shume mire Edi ky lajm e meriton te jete ne portalin e forumit..

    kishim kohe qe po prisnim se kemi folur shpesh edhe ne forum e informatikes rreth ketij projekti...me vjen shume mire qe ka akoma organizata dhe qendra te tilla qe ndihmojne gjuhen shqipe dhe e shperndajne kete softuer falas duke i dhene nje hov perpara gjuhes tone ne te gjtha deget...Nje faleminderit te madhe me te vertete nje pune e jashtezakonshme...

  8. #8
    suksese te metejshme....

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Programi nuk ka vlerë nëse ju vazhdoni të shkruani sikur jeni në klasë të parë. Edhe fjalitë nuk i filloni me shkronjë të madhe, pale të shkruani me 'ë' e 'ç'.
    Edi

  10. #10

    Ca emocione

    Kur në një skaj të botës lexon emrin e kojshu tënd pa pritur të ngacmon malli edhe kujtimet.Kujtimet nga femirija te lidhura me ate persone.Zenkat,lojrat edhe kujdesi nga ai person.
    Më vjen mire qe Luli po arrin atë që ka endrruar edhe qe me punen tij edhe punën e asaj gjenerate ne Kosovë po arrim qe edhe ne në mergim të përfitojmë.

    Duke njohur punen e palodhur të Lulit nuk dyshoj se edhe në të ardhemen do na befason kështu këndeshëm si kësaj here!

    Suksese edhe në të ardhemen ekipit te Qendrës për Edukim dhe Përparim.

    Më shumë rrespekt
    Mjellma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 27-03-2005 më 22:52

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •