Papa Klementi XI-tė
Gjon Franēesk Albani - Papa shqiptar




Papa Klementi XI lindi nė Urbin tė Italisė mė 23 korrik 1649. Ishte shumė i urtė dhe i aftė, por edhe i pėrvuajtur. Si prift dhe prelat i lartė i Kishės luajti role tė ndryshme tė rėndėsishme duke u rėnė nė sy eprorėve tė tij. Nga pėrvuajtėria mėzi qė pranoi kardinalatin dhe u zgjodh Papė me 23 Nėntor 1700, si 250-ti pasardhės i shėn Pjetrit.
Ishte shumė aktiv dhe hapėsira e aktivitetit tė tij ishte mbarė bota. Kėshtu ndėr tė tjera ai mendoi qė nė Lindjen e Largėt tė formojė Seminare dhe misione nė Manile tė Filipnėve, nė Persi etj., edhe pėr mė tepėr angazhoi Kolegjin e Propaganda Fides nė Romė, ku kishte 47 nxėnės nga shtete tė ndryshme tė Europės, duke insistuar qė tė riorganizohet edhe mė mirė dhe nė kushtet mė moderne.
Ai kishte nė zemėr posaēėrisht Shqipėrinė dhe shqiptarėt, duke menduar edhe pėr edukimin e seminaristėve tė tyre. Kėshtu ai siguroi njė shumė tė madhe (4.000 shkuda) pėr blerjen e njė vile, megjithatė pronari zemėrgjerė, kardinali Otoboni ia dhuroi Papės. Atėherė Papa atė shumė e caktoi pėr themelim tė njė fondi pėr shkollimin e shqiptarėve nė Propaganda Fide.
Kujdes tė veēantė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ai dėftoi kur kėrkoi informata mbi situatėn nė Shqipėri, nė ato kohėra tė vėshtira nėn Otomanėt.
Arqipeshkvi i Tivarit, Vicko Zmajeviq, nė vizitėn zyrtare si “vizitator apostolik i Shqipėrisė” dha raportin e tij. (Barb. L. 126 Biblioteca Vaticana Concilium Albanum provinciale sive nacionale habitum anno MDCCIII Clemente XI Pont. Max. Albano, aditio II, lat. Et epirot – posterorem Constit. Apostad Epiri ecllesiae spectantium apendice ditta 1868 – cfr. Coll. Lac. I. 283 ss.).
Papa iu pėrgjigj mė 27 qershor 1708 ipeshkvinjve shqiptar, tė cilėt e falėnderuan pėr mrėkuptim dhe pėr pėrkrahje (Clementis XI Op. M. Epist. 566) dhe pėrsėrit kujdesin e tij dhe pėrkrahjen e plotė.
Nipi i tij flet pėr tė: Klementi ka kryer trimėrisht detyrėn e tij duke luftuar pa pushim pėr tė drejtat dhe lirinė e Kishės (Pastor: “Historia e Papėve” – 402).
“... Nė kapelėn e korit tė shėn Pjetrit njė rrasė e thjeshtė e gurit mbulon eshtrat e tij, i cili pėr 20 vjet ka udhėhequr Kishėn pa pasur asnjė ēast paqeje. Njė pėrmendore e bukur pėr njė zell baritor tė palodhshėm, duke pasur parasysh mbarė botėn, pėr ēiltėri baritore dhe pėr aktivitet tė palodhur siē dėshmohet edhe nė fjalimet e tij tė shkėlqyeshme, dhe nė pretke tė hijshme dhe shkrime tė tij (Pastor 409).
“Nipi im i dashur, shih se si mbaron lavdia e kėsaj bote. I madh ėshtė vetėm ai i cili ėshtė i madh para Zotit. Pėrpiqu qė tė bėhesh i shenjtė. Lutu pandėrprerė... vdiq i ngrysur me 19 mars 1721 nė ora 13.00, siē dėshiroi ai vetė, ditėn e shėn Jozefit, pajtorit tė vdekjes sė mirė, tė cilin e ka nderuar shumė gjatė jetės (Pastor 406). “Prej 71 vjetėsh e gjsymė jetė, Klementi XI njėzet vjet e katėr muaj kaloi si Papė” (Bari 407).