Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92

    Post

    Pershendetje per te gjithe. Dje ne Ljubljane e kam bleje librin e albanologut te njohur shqiptar zotri Dr.MARTIN BERISHAJ me titullin fuqia e fshehur e beses dhe bonus kanuni i Skenderbeut (skrita moc bese,dodatek Skenderbegov kanon)ne te cilen ne menyre te mrekullueshme i spjegon besen,hakmarjen dhe traditat shqiptare.Me leximin e kesaj libre,erdha ne perfundim se kjo cka ka ndodhur me Enverin,eshte hakmarje tipike shqiptare ne cfardo aspekti dhe mendoj,(shpresoj se po gaboj)se kjo gje nuk do te perfundoj ketu.Tung

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    “Dora E ZezË” Serbe Vret ÇlirimtarËt E KosovËs

    Intervistë për “BALLKANIN”

    Nga Adem Demaçi:

    “DORA E ZEZË” E SERBE VRET ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS

    1. Si do ta komentonit vrasjen makabre të vëllait të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradianjt, një skenar, apo rastësi? Kush fshihet pas dorës vrasëse?

    A.D. – Këtu nuk ka rastësi. “Dora e zezë”( Cërna ruka) serbe, në mënyrë sistematike dhe superprofesioniste është duke ndërhyrë në zhvillimet kosovare duke vrarë, një nga një, çlirimtarët kosovarë e duke futur huti e konfuzion në policinë e administratën e UNMIK-ut. Mitrovica e veriut, ku pushtetin e plotë e kanë sigurimcat e Beogradit, është shndërruar në qendër prej nga, tash sa vjet, po inicohen dhe po drejtohen akcionet e tërbuara kundër çlirimtarëve kosovarë, kundër liderëve të partive më të mëdha e, madje, kur e lypë nevoja dhe oportuniteti politik i Beogradit edhe kundër serbëve të pafajshëm. Prej nga Serbisë dhe “Cërna rukës” ekzekutorët për këto vepra të ndyra? Paj, edhe pas gjashtë vjetësh “liri” nuk është zbuluar asnjë, ama bash asnjë bashkëpunëtor i Sigurimit serb nga radhët e shqiptarëve! A ka nevojë të thuhet se UDB-eja, që nga hapat e parë të diktaturës komuniste, kishte me dhjetra mijëra shqiptarëzi në shërbim të vetin? Shumica prej tyre edhe sot, janë sistemuar nëpë të gjitha poret e shoqërisë së dezorganizuar e të dezorientuar kosovare. Këtë e kanë thënë hapur dirigjentët e tyre nga Baogradi. Kanë thënë, madje, se agjentët e tyre kanë depërtuar edhe në mekanizmat e UNMIK-ut dhe prej andej janë duke përcjellur zhvillimet në terren. Tash, si po shihet, ka ardhur koha që edhe të drejtojnë zhvillimet e ngjarjeve në terren. Do të ishte i gjatë vargu i veprimeve të tyre terroriste gjithandej Kosovës, sidomos dy vjetët e fundit. “Sigurimin e Atdheut” ata e kanë trilluar për të futur konfuzion, por punët i dirigjon, i ndërmerr dhe i kryen, me anën e “mashave shqiptare-kosovare, vetë “Cërna ruka”. Por si nuk zbulohet a nuk kapet asnjë akter? Paj, si të zbulohen a të kapen, kur akterët me të kryer veprat, një herë strehohen nëpër enklavat serbe, pastaj barten legalisht në Mitrovicën veriore e prej andej largohen nga Kosova dhe vendosen në qendrën e vet në Nish. Nga Nishi shkojnë nëpër pushimoret gjithandej Serbisë! Kjo “lojë”, për “Cërna rukën” është bërë rutinë, lodër fëmijsh sepse nuk rrezikojnë asgjë. Policia kosovare nuk ka kompetenca, as nuk ka të drejtë qasjeje për të vepruar. Policia e UNMIK-ut hulumtimet dhe hetimet e veta kriminale i orienton vetëm në drejtim të shqiptarëve, në drejtim të kotë! Prandaj edhe nuk ka rezultate.

    2. Cili është opinioni Juaj lidhur me mbajtjen në çeli të Haradinajt? Cili është qëllimi i Hagës me arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës?

    A.D. – Qëllimi është që të kriminalizohet UÇK-ja, që të demonizohet UÇK-ja, që të barazohen luftëtarët e kryengritësit e lirisë kosovare me vrastarët e robëruasit e Serbisë neofashiste. E pastaj të gjindet “zgjidhja solomonike”: as autonomi serbe, as pavarësi kosovare! Krejt kjo mund të përfundojë në një tragjedi të re ballkanike!

    3. Çfarë note do t’i vinte Mandela i Kosovës Qeverisë së Bajram Kosumit, ndërsa përflitet se ka njerëz të inkriminuar në kabinetin e tij.

    A.D. – Z. Bajram Kosumi është burrë i zgjuar, por përgjysmë më pak energjik se sa z. Ramush Haradinaj. Në Kosovë, si pozita, si opozita, të gjithë janë bërë të inkriminuar. Kosova është bërë një “Pazar i pleshtave dhe i fjalëve kuturu”!

    4. A është zgjidhje më oportune vendosja e Kosumit kryeministër, ndërsa shpreh pakënaqësinë partia e Thaçit?

    A.D. – Kjo ishte e vetmja zgjidhje oportune për t’u ardhur paksa era demokraci institucineve formale të Kosovës.

    5. Mendoni se Presidenti Rugova, po e menaxhon mirë Kosovën për ta çuar drejt pavarësisë? Në çfarë niveli është bashkëpunimi i partive politike shqiptae; çfarë çalon dhe çfarë kërkohet?

    A.D. – Z. Rugova nuk e menaxhon fare Kosovën. Kosovën e menaxhon UNMIK-u. Bashkëpunimi i partive politike të Kosovës është në nivelin zero! Zeroja nuk çalon dhe as nuk ke se çfarë të kërkosh nga zeroja!

    6. Çfarë ka arritur Forumi Qytetar i Kosovës që Ju drejtoni dhe cili është roli i tij për çështjen e madhe, për pavarësinë e Kosovës?

    A.D. – Asgjë! Forumi ende është në fazën e organizimit. Grupi nismëtar herë rritet, herë zvoglohet, por nuk zhduket dhe nuk heq dorë nga ideja e një organizimi të mirëfilltë, kur të vijë koha dhe kur të krijohen rrethanat përkatëse.

    7. Çfarë këshille do t’i jepnit politikës shqiptare që ka përjashtuar, thuajse terësisht, gruan nga konkurimi për deputete?

    A.D. – Çfarë ta këshilloj unë Shqipërinë kur as në Kosovë nuk dëgjon njeri këshillat e mia. Si po më duket, si në Kosovë, si në Shqipëri njerëzit po koriten pas parave, por sa për mend të gjithë kanë tepër, madje edhe për të shitur, por s’i blenë njeri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Al-Saraj : 20-04-2005 më 11:16
    Shqiptaret lirine e kane fituar kur ka qene aq e veshtire per ta fituar dhe, e kane humbur kur ka qene aq e lehte per ta gezuar.

  3. #23
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887

    hotel madrid

    Citim Postuar më parë nga HoteL-MadriD
    Jo be ti daj.. sepse i kam percjell lajmet.. nuk eshte permendur as Emri HASHIM THAQI apo VETON SURROI ku eshte ai Thaqi qe i ka cmuar shum luftetaret?


    Rugova: Edhe pse ka lidhje me ta Eshte PRESIDENT dhe e ka per detyr te bashkpunoj me te. Arsyea: Sepse Pa Serbet ne Smund te marrim as gje..
    omadrid syt jan per me pa vesht jan permendegju , nuk podi kupesheh ti ata nr:1 rrugoven , perme shkije mepunu metevertet asht nr 1 , e per shqiptar naka mar ftyren bur, ibukur jo trim jo, rakigji po , ...... ti lajmet i paske perciel po ka njerz qe jan kon aty personalisht , ti sipo i ndigjojshe lajmet pona tregon neve ketua , ne shekullin 21 jem kem edhe ne televizora , po a e dinti qe rrena kur del ne gazet bohet sahi , tregona prej lajmeve tua kur asht kon president rugova te jashart , mos podon me than qe tutet mos pe vrasin ,ose nuk iqmon at familje si luftetar, me vjen keq po per at lugoven tand as nuk du me ni qe asht gjall bile shjruaj sa te duash , se ni njeri qe e ndron fen, e i zin vo policve shkije per festa te tyre , nuk egziston per mu , ta rruajt zoti ,, lugoven tand.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Mos ja futni kot!

    Citim Postuar më parë nga Davius
    GWENI, shihet shume qarte se je nje LDK-ist i perbetuar, por mos haro se luften ne Kosove nuk e ka bere Prishtina, sot e kesaj dite prishtinasit e perbuzin drenicakun, thone kane dalur keto ta malit...

    Kjo eshte shkaku pse edhe sot dominon LDK-ja ne Kosove...
    Dominon se ka kuader, sepse ne krahasim me AAK dhe PDK, eshte formuar me heret dhe ne shume aspekte eshte me e fuqishme...

    Por une nuk e urrej LDK-ne, por keto dite kam shfletuar do GAZETA te vitin 1998 ne kohen sapo filloi lufta ne Drenice e Prekaz dhe me disa intervista apo thenie te disa lidereve kosovar u zhgenjeva teper sa qe nuk mund te besoja se ato ate kohe kane thene gjera te tilla per UCK-ne...

    Te te them une gje pse ka fituar LDK-ja zgjedhjet keto vite: Sepse eshte koncentuar aktiviteti i saj vetem ne Prishtine, dhe ne teper mire e dime se sot ne Prishtine jetojne gjysma e Kosoves...dhe ajo shihet me se qarte...

    PS:
    Nuk jam kosovar, por e dua kosoven me shume si vendlindjen time.
    Shpresoja se nuk do te lexoje dicka te tille nga nje nofke qe me beri pershtypje se mendon para se te flas.

    Mirepo,qenkam gabue.
    Davius i dashun

    Koncentrimi i LDK-se ne Prishtine nuk dmth se do mundesoj qe ata ti fitojne votat.
    Po ja vure lapsin do te bindesh se fole shume palidhje.

    E dyta:
    Shume ka rendesi se cfar gazete ke shfletue dhe prej nga merr bindje se keshtu o ashtu ka qene.
    Nese ke sadopak eksperience memediat tona,ateher do te vie radha edhe ty te bindesh(po nuk je edhe ti pjese e tyre)se cka jane ne gjendej ata te publikojne dhe te drejtojne kahje te kunderta me ate qe ka nis me marre udhe pamvarsija e Kosoves.

    E treta:
    Perbuzja Prishtine-Drenice...keto jane tema aq kote sa te shkaktojne kokedhembje.Pse nuk ia bene nje pytje vehtes:
    Mbase Prishtinalit po e perbuzkan Drenicen(cka nuk eshte e vertet,se nuk guxon ti gjeneralizosh nje/dy persona me nje qytet)ateher i dashuni Davis,pse nuk kthen koken me pa se cfar beri z.Thaqi e z.Jakupi per Drenicen?
    Çfar bene per ate pjese qe ia dhane voten?
    Ta jap pergjigjen?-ASGJË.


    Kaq.
    rtp-ja



    ps.Pejani 34
    A nuk iu duket vetja boz me keto pytje rrugesh,vizita e presidentit ,vizita,vizita...si nuk lodheni me fymje kaq pa cip....!
    Nejse.Çfar pres nga debati s i ky perpos shamjeve,fymjeve....
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 21-04-2005 më 05:27
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Postime
    117

    Tradheti KOMBETARE.

    Citim Postuar më parë nga ademur
    Ti po fyen me këto fjalë 75%të shqiptarëve në tërë botën!Ne shqiptarët kudo që jemi,"brenda apo jashtë" nuk kemi dashur të luftojmë!Lufta është terror dhe luftëtarët janë terroristë!Me pjesëmarrjen e vetëm 1 % të popullit në luftë,ne si popull i kemi treguar botës "demokratike" se jemi përcaktuar për demokraci(nënshtrim)!Pak është kjo e çuditshme,por është e vërtetë! Bota "demokratike"e cila për vedi, edhe pse me mbi pesë shekuj traditë demokracie, nuk ka pranuar të rrijë në robëri të askujt (luftat e ndryshme në mes evropianëve...etj) na mori lakmi ne për qëndresën tonë paqësore dhe na shpërbleu neve shqiptarëve(për robëri) të gjithëve duke dekoruar disa herë "Gandin"(kryetarin)vetëm.
    Pasi një pakicë e vogël ishte ajo e "terroristëve" ata tani duhet të zhduken dhe qe,mbesim vetëm ne që e duam (dhe e deshtëm) demokracinë evropiane(nënshtrimin) robërinë demokratike!E robëria demokratike është pikësynimi i qeverive të Tiranës dhe Prishtinës(por jo edhe e Shkupit)!

    djalli,më i dashuri i Zotit!
    Mendoj se ti tani po fyen ata qe luftuan per liri. Vertete mendon se lirija do te kishte ardhur me ane te levizjeve paqsore. Ne se i hap syte sado pak do te shikosh qe jetojme ne nje bote te bazuar mbi dhunen. Ku e verteta dhe e drejta shkelen e perdoren sipas nevojes, ku i drejti eshte gjithmon i shtypur dhe mohoen lirite e veta. Te quash terroriste ata qe dhane jeten qe ju te jetoni lirine vertete eshte tradheti kombetare.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush po vritet në Kosovë?
    Ishe Ushtaret e UÇK-se


    Kushe po i vret?
    "sigurimcat" e udb-es ops te rugoves.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Mungesa e burrave të shtetit

    Shkruan: Xhafer SHATRI

    1. Krahasimi që vret

    Muajt e fundit në Beograd janë bërë përpjekje serioze për unifikimin e qëndrimit politik serb lidhur me të ardhmen e vendit; për qëndrimin ndaj Kosovës, në radhë të parë, dhe për fatin e Bashkësisë Shtetërore Serbi dhe Mali i Zi, në radhë të dytë. Më sa shihet, jo vetëm nga protokolli, ky qëndrim është kristalizuar dhe takimi i fundit i parisë serbe me Grupin e Kontaktit e dëshmon këtë: përballë mysafirëve qëndronin jo ndarazi si deri dje por bashkë: Maroviç, Tadiç, Koshtunica, Drashkoviç dhe Çoviç.
    Edhe deklaratat e tyre, pas shumë kohësh, ishin unison, sepse çështja e kombit dominoi tekat e personaliteteve dhe grindjet partiake në Beograd.
    Krejt e kundërta po ndodh në Prishtinë. Këtu është një çaprapikje e pashëmbullt: harrohet kaq shpejt dërgimi i kryeministrit të Kosovës në Hagë si rezultat i pazarllëqeve diplomatike, harrohet tentim atentati kundër kryetarit të Kosovës, e që të dyjat u bën me qëllim që t’i futet flaka Kosovës; lihen anash probleme madhore të vendit dhe personalitetet dominuese politike lëshohen në ndërskamca të ulëta të luftës për pushtet, ndërkohë që në muajt që vijnë ravijëzohet e ardhmja e vendit.
    Më e keqja është se edhe ata pak personalitete prej të cilëve pritej një qëndrim burrështeti, po bëhen pjesë e kësaj loje, thënë më së buti, të rrezikshme dhe të ndyrë.

    2. Sekretet publike për të cilat nuk flet askush

    Me këdo që të bisedosh në Kosovë di të tregojë se partitë kryesore, LDK dhe PDK, i kanë shërbimet e veta sekrete, shikat dhe shikasit e vet (shërbimi informativ kombëtar apo i Kosovës!). Fjala është për struktura të organizuara anë e kënd Kosovës, në të cilat pa dyshim ka jo pak njerëz të ndershëm, që mashtrohen se po i shërbejnë vendit, por ka edhe jo pak të tjerë për të cilët dihet poashtu se janë banditë, që punojnë për dreqin e të birin, por më së shumti për Serbinë.
    Këta shika prej themelimit të tyre e deri më sot kanë vepruar në mënyrë ilegale, pa pasur mandatin e askujt, e aq më pak të qytetarëve të Kosovës. Gjithë energjinë e tyre diabolike e kanë harxhuar në luftë kundër njëri-tjetrit, ndërkohë që shërbimet serbe kanë bërë dhe bëjnë në Kosovë çka ua do qejfi. Ka fakte se jo pak dosje që këta shika i kanë sajuar kundër kundërshtarëve të vetë, kanë përfunduar në duart e shërbimeve sekrete serbe. Pa folur për shërbimet e tjera të shumta që veprojnë krejt hapur në Kosovë.
    Krahas luftës partiake shikat "tanë" janë marrë aktivisht me disiplinimin e biznesmenëve, për të siguruar edhe kështu financimin e aktivitetit të vet. Në këtë funksion, këto pyka, që janë pasqyra më e mirë e mjerimit tonë kolektiv, kontrollojnë edhe segmente të krimit të organizuar në Kosovë.
    Duke pasur mbështetjen e subjekteve dhe personaliteteve kyçe të vendit, këto struktura ilegale antikombëtare, duke shfrytëzuar dosje e shantazhe, kanë disiplinuar jo vetëm politikanë, por edhe shumë gazetarë dhe bosë të mediave. Sepse nuk mund të shpjegosh ndryshe faktin se për ta nuk shkruan dhe nuk flet askush, edhe pse njëri prej tyre i ka zyrat përball Grandit ndërsa tjetri disa qindra metra më larg.
    Ndërkaq raporti i fundit që PDK-ja i dorëzoi UNMIK-ut është vetëm maja e Aisbergut e një lufte sans merci që këta shika e bëjnë, jo kundër armiqve të Kosovës, por kundër njëri-tjetrit dhe bashkë kundër ne të gjithëve.
    Të ashtuquajturit analistë që dominojnë gjithandej ekranet dhe faqet e gazetave tona, e që bëhen se ua ka hapur sytë denoncimi publik i PDK-së, me dosjet e shërbimit të saj sekret, dëshmojnë se janë të pamoralshëm, në radhë të parë, dhe njerëz me ndërgjegje të mbërthyer, në radhë të dytë.
    Prandaj edhe s’është për t’u çuditur pse opinioni i Kosovës manipulohet kaq lehtë, sepse jo pak nga ata që sajojnë opinionin, janë njerëz që, veç të tjerëve, edhe shikat “tanë” ua kanë zënë bishtin me derë.

    3. Kur përleshen qentë, bishat hedhin valle

    Në kohën kur lufta e shikave partiakë të Kosovës mori përmasa të jashtëzakonshme ridoli në skenë shërbimi fantom "Sigurimi i Atdheut". Kjo sajesë e stisur dy vjet më parë nëpër "banhofet" e Zvicrës nga oficerë e kalemxhinj të dështuar, ka dërguar herë pas herë nëpër redaksi kumtesa gjoja në mbrojtje të LDK-së dhe të kryetarit të Kosovës. Askush nuk e ka marrë seriozisht këtë sajesë. Për më tepër LDK-ja dhe Zyra e z. Rugova kanë dalë me kumtesa që dënonin dhe distancoheshin prerazi nga dacibaot e "Sigurimit të Atdheut".
    Mirëpo leximi i fjalëpërfjalshëm në lajmet kryesore të RTK-së i një kumtese të të ashtuquajturit "Sigurimi i Atdheut", më 12 prill tregon përmasat e mëdha e të rrezikshme që ka marrë lufta e nëntokës politike në Kosovë.
    Kjo kumtesë kërkon pëgjigje në shumë pyetje:
    - A mund ta kenë shkruar këtë kumtesë shërbimet serbe të zbulimit në mënyrë që ta shfrytëzojnë rastin dhe zjarrit të përçarjeve në Kosovë t’i japin dimension edhe më të madh?
    - A mund ta kenë shkruar këtë kumtesë analistët e shikut të PDK-së, në funksion të mbështetjes së të dhënave që ia dorëzuan UNMIK-ut në formë të një dosjeje prej 150 faqesh me fotografi e skema plotësuese?
    - A mund ta kenë shkruar analistët e shikut të LDK-së?
    Përgjigja duhet kërkuar në një pyetje tjetër: kush përfiton nga kjo kumtesë?
    Logjika më e thjeshtë thotë se, kësaj radhe, prapa "Sigurimit të Atdheut" qëndron ose kreu i PDK-së, ose shërbimet serbe, ose një klan i LDK-së që ka humbur luftën për pushtet, ose një i tretë në spektrin e imtë politik kosovar që mëton të përfitojë nga rrëmuja. Përndryshe strukturat e mirëfillta të LDK-së gjithsesi jo, sepse kjo do të ishte një vetëvrasje para ekranit televiziv.
    Por kryepyetja duhet të jetë: Si i lejon vetës RTK-ja, që si institucion publik të lexojë kumtesa të dyshimta, të cilat hapin terren për qërim hesapesh në Kosovë?
    Në këtë rast detyra elementare e çdo gazetari do të ishte të pyes zyrat e informacionit të institucioneve të Kosovës, zyrat e partive politike etj. Dhe vetëm atëherë të japë një informacion të ekuilibruar, profesional.
    Mjerisht, ky shembull dëshmon se nëntoka politike po e bën ligjin edhe në mediat e Kosovës.

    4. Lufta për ta rrëzuar qeverinë

    Lufta e shërbimeve sekrete partiake në Kosovë nxjerr në pah krizën e thellë në partitë kryesore politike të vendit. LDK-në vazhdojnë ta trandin bërrylimet e brendshme të klaneve, që po reflektohet edhe në skandalin e fundit.
    Ndërkaq PDK-ja pas humbjes radhazi të 4 zgjedhjeve përballet me krizë të identitetit. Në vend që të merret me shkaqet e këtyre humbjeve të thella kreu i saj është lëshuar në një luftë të rrezikshme politike për ta rrëzuar qeverinë me çdo kusht. Zatën dosja e famshme ka këtë qëllim dhe vetëm këtë qëllim.
    Më të zhgënjyerit duhet të jenë ata që kanë pritur që PDK-ja të jetë një opozitë e mirëfilltë, që do të hapë debat për statusin, për decentralizimin, për privatizimin, për papunësinë, për reformat rrënjësore e aq të domosdoshme në të gjitha fushat në Kosovë, sidomos në arsim e shëndetësi. Mirëpo, PDK-ja po merret me veprime që nuk u takojnë shërbimeve sekrete partiake, por organeve të drejtësisë.
    Sipas logjikës së kreut të PDK-së ne duhet të presim në ditët që vijnë dosjen e shërbimit rival, ku do të lexojmë gjëra edhe më të zeza se këto që kemi lexuar kësaj radhe.
    Skandali i shërbimeve sekrete partiake dhe i dosjeve të tyre që dihen e që nuk dihen nxjerr në pah stërkeqjen kolektive të lëvizjes politike në Kosovë dhe kthimin e saj nga një lëvizje shtetformuese në një lëvizje shtetrrënuese.
    Te ekzistenca e këtyre shërbimeve duhet të kërkojmë përgjigjen e vërtetë pse paria e Kosovës nuk ka kërkuar asnjëherë para ndërkombëtarëve themelimin e agjencisë kombëtare të zbulimit si organ i domosdoshëm për t’u përballur me sfidat e kohës: luftën kundër terrorizmit, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër shërbimeve që punojnë natë e ditë për t’ia futur flakën Kosovës…
    Vetë ky fakt tregon për mungesën e një qëndrimi shtetformues në partitë kryesore të Kosovës.
    Sepse jo më shumë se para 5 muajsh Kosova ka pasur një "qeveri gjithëpërfshirëse", por ajo asnjëherë gjatë gjithë mandatit të saj nuk ka dalë me një projekt konkret për themelimin e shërbimit të zbulimit, pa të cilin është qesharake të mendosh se do të formosh ndonjëherë shtetin.
    Eshtë për të adhur keq se këtyre praktikave të rrezikshme jo vetëm nuk po u dalin në udhë subjekte e personalitet të tjera në Kosovë, por, për më keq, ose po u fryjnë flakëve ose po i fërkojnë duart.
    Kjo e bën perspektivën edhe më të errët, sepse dëshmon apatinë kolektive dhe mungesën krejt të dukshme të burrave të shtetit.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Kushe po i vret?
    "sigurimcat" e udb-es ops te rugoves.

    I like it
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Deputetët e PDK-së dhe ORA-s kanë braktisur punimet e seancës së sotme të Kuvendit

    Kush jan ata qe ikin nga seansa e kuvendit te Kosoves....?

    Seanca e sotme(20/03/2005) e Kuvendit të Kosovës ka filluar me kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës, me ç’ rast Partia Demokratike dhe partia ORA kanë kërkuar që në punimet e seancës sotme të vendoset për krijimin e nje komisionit parlamentar për hetimin e disa anëtarëve të Qeverisë, pastaj shqyrtimin e procesit të decentralizimit dhe mocionin për shkeljen e procedurave parlamentare nga kreu i Kuvendit.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Te them te drejten....ne Kosove ka njerz te inkriminuar,njerze te skllavizuar qe japin jeten per serbi.Si qe ka qene Koha e Kumunizmit(ca shqipetare te regjimit komunist kan dhen jeten per serbi dhe akom ka qe japın jeten per serbi)...
    Çdo kush vajin apo te keqen nuk e dregon,kjo eshte nje e mete e njerıut qe nuk mundet ta shohe vete ne pasqyre se cka eshte duke bere....
    Cdo kush qe ka leftuar apo ka punuar per Kosove i ka meritat e veta,ndersa me kalimin e kohes,historija i tregon se kan punuar apo nuk kan punuar drejte,kan qen apo nuk kanqen deshmor te Serbis....!!!!
    Sot,vrasjet qe po ndodhın ne kosove jan sı pasoj te bashkpunımıt reciprok te dısa shqipetarev me serbe,per ti shkaktuar deme kosoves, dhe te dısa personave qe punojn per perfitime personale apo per marrje e pushteti(psh.Kushtunica-Xhinxhiç-serbi)......


    A mundet ndokush t'm tregoj se Hashim Thaçi,ku e kreu shkollimin,çka te kryer si dhe ku ka qene para luftes se Kosoves dhe me çka eshte marre....????
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •