Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 53 prej 53
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RAMË MARAJ ISHTE ARMIK I MADH I TAHIR ZEMAJT: MOS PAT GISHT EDHE NË VRASJEN E TIJ RASTËSISHT?



    A e ka vrarë Ramë Maraj Tahir Zemajn? Rrethanat dhe interesat konfliktuoze të tyre flasin se ai kishte mbetur armik kokëfortë i tij. Policia e UNMIK-ut e din dhe ka fakte të bollshme se Ramë Maraj i ka miq personal ekzekutuesit e Tahir Zemajt, të cilët janë edhe në strukturat udhëheqëse dhe operative të organizatës kriminale “Sigurimit të Atdheut”. A i ka vrarë Ramë Maraj policët e SHPK-së, Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn? Faktet dhe dëshmitarët tanimë në duart e policisë së UNMIK-t flasin për jodashamirësi ndaj unfiformës së SHPK-së



    Shkruan: Defrim Rifaj



    Ibrahim Rugova për herë të parë publikisht është deklaruar në mbledhjen komemorative për Tahir Zemajn, e cila ishte e organizuar dhe e mbajtur në rezidencën e tij, shtëpinë e krimit, se “Unë i premtova Tahir Zemajt se do ta emëroja këshilltar për siguri dhe emergjencë. Kjo, për shkak të procedurave administrative do të duhej të zyrtarizohej këtë vit”.

    Njëfarë Ramë Maraj i ka kushtuar shtrenjtë Tahir Zemës.

    Ja se çka e akuzon Tahir Zemaj, Ramë Marajn në librin e tij, “Kështu foli Tahir Zemaj” (faqe 19-124).

    “Pikërisht aty ka filluar vënia në jetë e skenarit të ri ose marrëveshjes së fshehtë për çarmatimin e plotë të brigadës. Ja sepse zoti Ramë Maraj me një pjesë të policisë ushtarake të UÇK-së pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes. Kam ndier se po luhej një lojë e ligë, pasi që një pjesë e shtabit me përgjegjësinë ushtarake kanë hyrë pa asnjë problem në Kosovë, nëpërmjet Kukësit, ndërsa trupat e Brigadës kanë kaluar nëpër një kalvar shumë të gjatë. Ramë Maraj tash duhet vetë të bëjë publik qëndrimin e tij, pse nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes, pse brigada “Mërgimi” ka devijuar rrugën, çfarë e ka penguar atë të paraqitet në orën e caktuar, për fillimin e marshimit të Brigadës etj?”.

    Pra, siç po shihet, rivaliteti për këshilltar për siguri të Ibrahim Rugovës mes Ramë Marajt dhe Tahir Zemajt, sigurisht në këtë kontest edhe për diçka më të madhe se kjo, për pushtetin apo kontrollin mbi përfitimet nga ky pozicion, këtij të fundit i kushtojnë me humbjen e përjetshme të gjasave për të qenë më afër Rugovës sesa Ramë Maraj, edhe në pikëpamje formale. (Në procesin kundër “Grupit të Dukagjinit”, ku Zemaj dëshmoi siç pritej, ai u prezantua qartë e shqip: Punoj në kabinetin e Presidentit Rugova si këshilltar për siguri! Askush nuk e mohoi këtë fjalë në gjyq, nën betim.)

    Tahir Zemaj u izolua duke mos u zyrtarizuar aq lehtë si këshilltar për siguri te Ibrahim Rugova. Madje, kolonel Tahir Zemaj nuk u kandidua as për deputet në kuadër të LDK-së. Kur u sulmua Tahir Zemaj në Pejë, disa muaj para se të vritej, mbahet në mend vetëm një reagim publik kundër sulmit: ai i rinisë së LDK-së në Deçan, ku bënte pjesë Hasan Zemaj, i cili do të gjendej afër Tahir Zemajt edhe kur vriten fare. Një zhgënjim i madh avullonte heshturazi në LDK, pasi shpëtuan Zemajt nga sulmi me zolë. As edhe një fjalë të vetme nuk e nxori presidenca, as kryesia e LDK-së. (Kur Zemajt iu konstatua vdekja, në janar 2003, atëherë po, vloi tërë LDK-ja nga reagimet, madje për të mjegulluar të vërtetën, u dëgjuan edhe hakërrima derisa në dyert e Rugovës trokiti atëbotë shefi i UNMIK-u, Steiner: Pusho gojën nga zhurma artificiale, e vërteta është çfarë e di ti!)

    Dokumentet rreth procesit gjyqësor kundër Tahir Zemajt (gjyq i viteve ’80 kundër tij në Prishtinë për përfshirjen e tij në tregtinë e drogës, që rezultuan me fajësi të Zemajt dhe dënim shumëvjeçar me burg) janë shpërndarë nga Ramë Maraj dhe njerëzit e tij nëpër anëtarësi. (Në fund të fundit nuk ka shpërndarë dokumente të falsifikuara).

    Ndërkaq, kundërthëniet dhe përplasjet e Ramë Marajt me Ahmet Krasniqin në Tiranë i kanë lënë eshtrat e Ahmet Krasniqit në varrezat e Tiranës, duke e lënë familjen e tij në mjerim të plotë. Dëshmitarët dhe burimet tjera tona flasin se natën kritike të vrasjes së Ahmet Krasniqit, Ramë Maraj ishte afër vendit të ngjarjes, ku thuhet se atë natë së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij edhe ka festuar këtë vrasje makabre. Festuan ata që morën kompetencat e tij. Këshilltari i Ibrahim Rugovës, Ramë Maraj, një ditë duhet të flasë dhe të përgjigjet për çfarë ai di për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

    Mirëpo, Tahir Zemaj pas një kohe zu të deklaronte se nuk ndjehej i rrezikuar. Kështu së paku tha si në një intervistë dhënë “Javës” disa muaj para se të vritej. Në këtë intervistë ai shpreh hapur dëshirën e tij që të ishte afër Rugovës, sepse siç thoshte Zemaj, ndërkombëtarët, Rugova dhe vetë ai janë pajtuar se ai duhet angazhuar diku.

    Kështu, në pyetjen e intervistuesit se a keni pasur ofertë për të qenë këshilltar për siguri i presidentit, Zemaj përgjigjet: “… kam pasur bisedë që unë duhet të inkuadrohem diku, ose në presidencë ose në qeveri”.



    Më poshtë në intervistë thuhet :

    Java: A ka qenë kjo kërkesë e juaja apo ftesë e presidencës?

    Zemaj: Është mendim i përbashkët. Por, mund të them se është veçanërisht ide e presidentit që unë të inkuadrohem në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë.



    Java: Kur mendoni se mund të bëheni këshilltar për siguri i presidentit, shpejt?

    Zemaj: Sa më shpejt aq më mirë, jo vetëm për mua por edhe për Kosovën. Unë mendoj se mund ta jap një kontribut shumë të madh, sidomos në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.



    Këtu u dhanë motive të mjaftueshme për të konstatuar se armik kokëfortë i kolonel Tahir Zemajt është vetë Ramë Maraj. Kur kësaj t’i shtohet edhe e dhëna se Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, pesë ditë pas deklaratës së dhënë për media, kur deklaruan se janë afër zbulimit të vrasësit të Tahir Zemajt, u eliminuan fizikisht në mënyrë mizore, pikërisht natën e Bajramit, as njëzet e katër orë pas takimit me Ramë Marajn.

    Një ditë para vrasjes së tyre ata janë takuar me Ramë Marajn, për të cilët madje thuhet se kanë qenë edhe shokë mes vete, por që me gjasë ishin konfrontuar keq kohëve të fundit.

    Përcjellë me motivet që dikur i kishte mbuluar për një kohë, Ramë Maraj duhet të shpalosë dhe të shpjegojë edhe ambiciet apo dëshirën e vet tej mase, deri në atë shkallë që të eliminojë nga gjasat rivalët e vet për t’u pozicionuar në hierarkinë komanduese të nëntokës kosovare, të prirë nga Ibrahim Rugova.

    Me një fjalë: Ramë Maraj ishte armik i madh i Tahir Zemajt dhe nuk përtonte të bashkëpunonte me kundërshtarët e Zemajt kudo që i gjente. Nëse nuk është kështu, Marajn nuk e ndalë askush ta thotë të kundërtën kudo që atij t’i vijë më lehtë, në gazetë apo në gjykatë. Por, faktet nuk janë në anën e tij. Janë plotësisht kundër tij. Në fund: pse t’i konvenonte zbardhja e vrasjes së Zemajt?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Kush është Ramë Fazli Maraj?

    Letër e hapur të gjitha mediave dhe gazetarëve të Kosovës

    Kush është Ramë Fazli Maraj?




    --------------------------------------------------------------------------------

    Ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, ata që janë kundër politikës së urtë dhe paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova, ata që janë kundër demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, ata që janë kundër ardhmënisë së shtetit tonë – Kosovës, janë edhe kundër Ramë Marajt, këshilltar për siguri i presidentit Rugova. Ramë Maraj është një atdhetar i madh, i cili ka përkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, nga Kryesia qendrore e LDK-së, të gjitha kuvendet komunale të Kosovës, të gjitha degët e LDK-së nga Kosova.


    Shkruan: Bardhyl N. AJETI

    Ramë Maraj – një jetë e tërë kushtuar Kosovës


    I qetë, serioz, i përkushtuar maksimalisht për shtetin e Kosovës, i ndjekur dikur para luftës nga regjimi i Beogradit, e pas luftës i shantazhuar nga PDK-ja dhe aleatët e saj medialë, Ramë Maraj, këshilltar për siguri i presidentit Rugova, ecën me hapa të sigurt rrugës kombëtare të familjes së tij dhe shqiptarëve në përgjithësi.

    Qysh si fëmijë Ramë Maraj shquhej për atdhetarizmin e tij të lartë për Kosovën. ”Jam në gjendje të jap jetën për Kosovën, kurdoherë që lypet prej meje”, kujtojnë shokët e Ramës fjalët e tij që në fëmijëri. Një burrë i urtë me tradita të larta kombëtare, Ramë Maraj rrjedh nga një familje atdhetare me tipare të larta kombëtare që ia ka lakmi jo vetëm ana e Istogut, por edhe tërë Kosova. Si i ri iu përkushtua zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare.

    Ramë Maraj, i biri i Fazli Ramajt, i cili në rrethinën e Istogut njihet si njëri ndër burrat më besnikë dhe më të shquar jo vetëm të kësaj ane, asnjëherë nuk ka menduar se gjashtë vjet pas luftës, kur Kosova është në prag të zgjidhjes së statusit final, njerëzit e mjerë të sojit komunist do të dilnin një ditë me çantën e mbushur me dosje dhe do të bënin akuza të rrejshme ndaj personaliteteve më të çmuara të jetës sonë. Zaten, edhe Ramë Maraj i është mësuar hartimit të dosjeve ndaj tij. Para luftës regjimi i Beogradit, e tash pas luftës edhe PDK-ja dhe ShIK-u i saj, vazhduan rrugën e të parëve për të bërë dosje kundër Ramë Marajt. Por, ai asnjëherë nuk është mërzitur dhe nuk mërzitet për këto dosje të rrejshme që bëhen ndaj tij. Ai vazhdon të bëjë punën e tij, punë këtë që ia çmon elektorati i Kosovës, ia çmon Kosova.

    Ramë Maraj është një atdhetar i madh, i cili ka përkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, nga Kryesia qendrore e LDK-së, të gjitha kuvendet komunale të Kosovës, të gjitha degët e LDK-së nga Kosova. Por, Ramë Maraj nuk e ka përkrahjen e atyre që më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 deshën që me anë të trazirave të marrin pushtetin me dhunë në Kosovë. Nuk e ka përkrahjen e atyre që me çdo kusht po tentojnë të rrëzojnë institucionet shtetërore të Kosovës dhe të atyre që bashkëpunojnë në politikë me mbeturinat e komunizmit në Kosovë. Bile, kjo përkrahje atij nuk i duhet. Ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, ata që janë kundër politikës së urtë dhe paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova, ata që janë kundër demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, ata që janë kundër ardhmënisë së shtetit tonë – Kosovës, janë edhe kundër Ramë Marajt, këshilltar për siguri i presidentit Rugova.


    Ramë Maraj i njohur për shqiptarët e Kosovës që nga vitet e 90-ta


    Ramë Maraj nuk është figurë e njohur për qytetarët e Kosovës vetëm gjatë këtyre dy – tre vjetëve të fundit. Jo. Emri i tij për të gjithë shqiptarët e Kosovës është i njohur që nga vitet e nëntëdhjeta, atëherë kur populli shqiptar i Kosovës kishte formuar celulat e para të shtetësisë. Në atë kohë, Ramë Maraj ishte në ballë të formimit të celulave të para të Ministrisë së Mbrojtjes së shtetit të Kosovës.

    Atëherë kur rrallë kush guxonte të përmendte fjalën “shqiptar”, Ramë Maraj do të thoshte hapur : ”Kosova ka djemtë dhe bijat më të mira të saj, që janë të gatshme të japin jetën për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Atëherë kur disa nga politikanët e sotshëm nuk guxonin të përmendnin emrin e presidentit Rugova, po Ramë Maraj do të ngrihej sërish në këmbë: ” Kosova ka një prijës që do të çojë Kosovën drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. E këtë më së miri do ta bëjë një njeri - e ai është presidenti Ibrahim Rugova”.

    Gjithmonë besnikë ndaj politikës së udhëhequr nga presidenti Rugova, Ramë Maraj me sukses përballonte çdo furtunë që i pengonte proceset demokratike të Kosovës.
    Sot, Ramë Maraj, ndihet krenar për gjithë ata që ka bërë për Kosovën.


    Institucionet për Ramë Marajn


    Pse akuzohet z.Ramë Maraj nga PDK-ja dhe nga mediat e majta të saj? Me plot të drejtë zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, thekson se Ramë Maraj ishte njëri ndër figurat kryesore në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njëri ndër ata që themeloi këtë ministri.

    ”Ata që e akuzojnë Ramë Marajn, janë të mjerë, sepse të akuzohet një njeri i cili tërë jetën ia dha Kosovës. Prandaj është turp. Ramë Maraj është një burrë i madh i Kosovës”, thotë akademik Mark Krasniqi, i cili së bashku me presidentin Rugova paraqesin shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës.”Ramë Maraj është një personalitet i çmuar dhe shumë i respektuar i Kosovës”, thotë Adem Salihaj. Sali Caca, njëri nga këshilltarët kryesorë të presidentit Rugova, thotë se Ramë Maraj është një njeri i cili tërë jetën e tij ia kushtoi pavarësisë së Kosovës. ” Rama ka dhënë dhe vazhdon të japë tërë qenien e tij për realizimin e plotë të pavarësisë së Kosovës”, thotë z.Caca.

    Ashtu edhe siç e ka potencuar vetë ministrja e Shërbimeve Publike, znj.Melihate Tërmkolli, Ramë Maraj është një njeri që gjithçka dha për Kosovën dhe kurrë asgjë nuk mori nga ajo. ”Ramë Maraj është një atdhetar i madh i Kosovës”, tha Melihate Tërmkolli, njëra nga figurat më të shquara të LDK-së në Kosovë.. Por, PDK-ja dhe eksponentët e saj medialë e sulmojnë Ramë Marajn, për të tentuar së denigruari figurën e tij kombëtare. Ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, z.Lutfi Haziri, tha se njerëzit si Rama i duhen Kosovës dhe i duhen së ardhmes së ndritur të këtij vendi. ”Ramë Maraj është njëri ndër personalitetet më të çmuara të shtetit tonë” , thotë Lutfi Haziri.
    ”Njerëzit si Rama njëherë lindin dhe nuk vdesin kurrë”, thotë ministri i Kulturës, i Rinisë, i Sporteve dhe i Çështjeve Jorezidente z.Astrit Haraçia.

    ”Gjithçka që lidhet me emrin e pavarësisë së Kosovës, lidhet edhe me emrin e Ramë Marajt”, thotë ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, z.Agim Veliu.

    Të lartpërmendurit, pos akademik Mark Krasniqit, i cili është kryetar i PShDK-së, janë edhe anëtarë të Kryesisë qendrore të LDK-së, apo thënë më saktë personalitetet kryesore të LDK-së dhe ardhmënia e kësaj partie. Ne kemi shkoqitur vetëm nga një citat të tyre për Ramë Marajn, sepse ata kanë shumë fjalë miradije dhe çmojnë lart heroizmin e Ramë Marajt dhe familjes së tij, sikurse edhe kryetarët e komunave sikurse dhe kryetarët e degëve të LDK-së.


    vazhdon...
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #53
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PDK-ja dhe ShIK-u i saj kërkojnë kokën e Ramë Marajt


    Gazetat “Epoka e re” dhe “Express” tashmë edhe publikisht kërkojnë vdekjen e Ramë Marajt, këshilltar për siguri i presidentit Rugova. Komisari i Përkohshëm për Media vazhdon të heshtë ndaj dhunës mediale që po zhvillohet ndaj Ramë Marajt. Eksponentët medialë të PDK-së e akuzojnë z. Ramë Marajn me akuzat më të rrejshme dhe më të rënda që janë dëgjuar gjashtë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. Një gjë dihet: PDK-ja dhe ShIK-u kërkojnë kokën e Ramë Marajt. Kokën e Ramë Marajt e kërkon ende edhe Serbia. Ata çdo ditë me lloj-lloj akuzash të rrejshme sulmojnë Ramë Marajn.

    E akuzojnë për shumë akuza të rënda, të cilat njeriu mund t’i dëgjojë vetëm nga goja e mbeturinave të majtizmit në Kosovë. Por, edhe përkundër kësaj fushate të pabazë të PDK-së dhe eksponentëve të saj medialë, megjithatë Ramë Maraj po vazhdon me mjaftë sukses të kryejë detyrat e tij që janë të parashtruara nga populli. Kosova ndihet krenare që në hapësirat e saj veprojnë njerëzit si Ramë Maraj. PDK-ja dhe eksponentët e saj medialë duhet të kenë parasysh një gjë të tillë se Ramë Maraj ka përkrahjen e popullit shqiptar të Kosovës dhe çdo akuzë ndaj tij është edhe akuzë ndaj Kosovës.

    _______________

    (Autori i këtij teksti është kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës – LGK, anëtar i rregullt i Asociacionit të Gazetarëve Botërorë me seli në Paris dhe redaktor në të përditshmën “Bota sot”)

    P.S. Ky tekst i është dërguar edhe Asociacionit të Gazetarëve Botëror me seli në Paris; Federatës së Gazetarëve Evropian me seli në Gjenevë; Komisionerit të Përkohshëm për Media, z.Robert Gillete;...)
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •