Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Thumbs up

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

    Demokracia, eshte nje plurarizem,qe kerkon gjetjen e se vertetes.....
    Shqipetaret kan nevoj per nje rruge, qe kerkon beshtetje ne parimet e te se vertetes.
    Pra,PSHA-Artan Shaqiri, nese ne te ardhemen punon ne baze te parimeve islamike do te arri piken me te larte ne jeten politike ne shqiperi.......nese nuk i devijon parimet e islamit....!!
    Ata,te cilete ecin dhe punojne ne rrugen e zotit do te arrin qellimin e vete....!!!
    Ne Islam ka nje parim,qe mbeshtete ne Kuran,Ne fjalen e Zotiti(Allahut xh.sh.)

    ::::::::::::::EZUAR ''PARTİN SHQİPTARE MUSLİMANE:::::::::::::::
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 18-04-2005 më 15:43 Arsyeja: S
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Edhe kjo eshte dashur te vije dhe erdhi me ne fund !

    Zoti e shpetoft popullin shqipetare nga keto doktrina te mbrapshta..
    Ani kerkoni pse europa s'po na pranon ne bashkesi...

    Edhe pak e do na izolojn nga tere europa.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Ky lajm eshte per te ardhur keq pasi "feja" del ne qendër te ketyre zgjedhjeve te ardhshme dhe vete prania e partive te tilla me karakter fetar si "Atdheu" apo "Partia Demokristiane" e ben elektoratin shqiptar qe tu drejtohet kutive te votimit me nje ndjesi fetare. Ti ftojme shqiptaret qe te votojne ne vija perkatesie fetare?

    Ai qe ka krijuar nje parti te tille eshte nje derdimen e gjysem. Nje derdimen eshte se vihet ne krye te nje partie dikush qe ka dale nga shkollat e Arabise Saudite dhe Sirise, ku per koincidence kane dale edhe shume ekstremiste islamike qe finanoncojne dhe mbeshtesin Al-Qaeda. Gjysma duket tek emri qe i ka vene partise se tij: "Atdheu". Atdheu i muslimaneve te Shqiperise me ne krye Haxhi Qamilin ishte "bab Turqia" dhe flamuri i tyre ishte flamuri me gjysem henez i Turqise, qendra e kunderevolucionit islamik ndaj pavaresise se 1912 ishte Shqiperia e mesme. Ata shqiptare te besimit musliman qe kishin dy fara mend ne koke dhe kishin pare bote me sy, i gjeje ne krah te Ismail Bej Qemalit ne Vlore ku ai ngriti flamurin e Kastrioteve ne te njejten dite qe u ngrit nga vete Gjergji ne Kruje pas kthimit ne token e te pareve.

    Por nese injoranca e "politikaneve alla-turka" nuk mbaron me kaq. Sipas statistikave te mbreterise se kohes se Zogut, 70% e shqiptareve ishin muslimane, 20% orthodhokse dhe 10% katolike. Dhe kjo shifer perdoret sot pas 70 vjetesh si nje ogur suksesi per kete parti te re. Por le te flasim pak per "shifra" ndarjesh fetare kur ne Shqiperi nuk ekziston asnje shifer zyrtare. Le te marrim si te vertete qe 70% e besimtareve shqiptare jane muslimane. Sa prej tyre jane muslimane suni dhe sa prej tyre jane muslimane bektashi? Shumica e muslimaneve ne jug te Shqiperise e deri ne Kruje nuk jane "muslimane suni" por bektashi dhe ne historine e tyre, suni dhe bektashijte asnjehere nuk kane shkuar mire. A thua bektashijte shqiptare do te votojne per kandidatet suni qe ka zgjedhur Atdheu? A thua pasardhesit e Frasherllinjve do te votojne per pasardhesit e Haxhi Qamileve? Sa % e shqiptareve jane muslimane bektashij? Kush e di me siguri, por thone qe mund te jene te pakten 20% e popullsise. Nga 70% rame ne 50%. Po mire, po 50 vjetet e shokut Enver sa ateiste prodhuan ne Shqiperi, ne ate Shqiperine qe mburrej me faktin se ishte shteti i vetem ateist ne bote? Sa familje shqiptare jane perzier duke krijuar familje nderfetare? Keq puna, ai 50% mund te na përgjysmohet ne 25%.

    Po edhe 25% nuk jane keq, por pyetja shtrohet: Sa prej ketyre 25% jane besimtare te devotshem muslimane qe shkojne ne xhami dhe e shohin te ardhmen e Shqiperise si nje republike islamike? Hmm, zor se ta thote njeri me saktesi kete gje. Po mire, po partia Atdheu, me cfare moto dhe programi do te dali ne zgjedhje:

    - Ta bejme Shqiperine si Turqia apo si Siria, apo si Arabia Saudite?
    - Ta integrojme Shqiperine ne Lidhjen Arabe?

    Dhe kjo eshte plaftorma e "kundra-rrymes" qe islamiket e devotshem shqiptare vene ne jete ne Shqiperi, ne ate Shqiperi ku gati 1 milion njerez e kane braktisur per te shkuar e jetuar ne Perendim dhe jo ne Lindje, ku antenat e satelitit dhe syte e shqiptareve kthehen nga Perendimi dhe ku menyra e jetes shqiptare nuk ka asgje te perbashket me ate islamike.

    Te kene sukses islamiket shqiptare ne zgjedhje?

    Une ju uroj qe te kene me shume sukses sec pati Haxhi Qamili i II, shoku Abdi Baleta, dhe ky Haxhi Qamili i III i shkolluar ne gadishullin arabik tia kaloje ne perqindje shokut Abdi. Abdiu krijoi "Rimëkëmbjen kombëtare", kurse Shaqiri na krijoi "Atdheun". Ka lezet apo jo?

    Po mire, po sikur kjo partia Atdheu te mos marri dot as 2% te votave, si i behet hallit, cfare do te thone pastaj njerezit dhe vete muslimanet. Qe vetem 2% e shqiptareve jane muslimanë? Keq puna!

    Ana pozitive e ketij lajmi eshte se Haxhi Qamilet dhe Erdoganet qe flasin shqip i kane hequr tashme maskat ne nje kohe kur Shqiperia nuk ka me nevoje te mbeshtetet diku, pasi po ngrihet ne te dyja kembet e saj.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-04-2005 më 22:12

  4. #14
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Exclamation Virus i llojit te ri ne Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga XY3005
    Kryetari i Partise Myslimane te quajtur "PSHA" Artan Shaqiri, nje djale i specializuar ne vendet arabe, me tre gjuhe te huaja dhe ish-Myfti ne xhamine e Lezhes deklaroi se partia e tij PSHA do te kerkoje hapur votat e besimtareve myslimane ne xhami, familje, rruge, takime, thirrje e kudo qe lejon ligji.
    Metastaza te reja kancerogjene mbi trupin e atdheut tone. Ajo qe cudit shume eshte perdorimi i pacipe i emrit "Atdheu" ne lidhje me ndyresi te tilla.

    Ky tipi do te beje propagande politike edhe ne xhami! Besimtare islame qe shkruani ne forumin e ateizmit, po per kete gje cfare mendoni? Do degjoni fjalen e All-llahut apo te Makiavelit nga tribuna? Do isha kurioz te dija mendimin tuaj.

    nejse..

    Qendrimi i gjykatave eshte thellesisht irritues. Nepunes injorante dhe teresisht te pa-afte! Ndalohet shprehimisht me ligj krijimi i partive me perkatesi fetare ne Shqiperi, dhe gjeja me e kollajte eshte qe kjo te verifikohet ne veprimtarine elektorale qe do te mbaje kjo parti. Uroj dhe shpresoj qe ta kene mendjen ne te ardhmen keta budallenj miratues.

    Ne lidhje me kryetarin, nuk besoj se eshte nevoja qe te njihet (nuk behet fjale per paragjykim). Ish-myfti qe do te behet politikan. Martesa e politikes me fene, gjeja me groteske qe mund te ndodhe.

    Vafte ne ferr nje ore e me pare ideja e kesaj "partie" per te miren e atij emri qe mban kjo parti.
    Prektora

  5. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    darwin, kete gje mendoja dhe une; se ndaloheshin partite me baza fetare dhe etnike
    ne Shqiperi. Hec merre vesh se ç'burdello eshte bere ai vend!!!
    Megjithate s'duhet nenvleftesuar fuqia keqeberese e tipave qe jane formuar
    e indokrinuar ne "Universitet" arabe. Jane teper manipulator dhe dine ta
    hedhin helmin atje ku ben efekt: te njerzit e dobet dhe injorant!
    Dhe mos te na vije keq, por Shqiperia gelon nga keta te fundit!
    Gjithashtu, njerzit deshtake, qe s'kane bere gje ne jeten e tyre, apo te
    rinj analfabete pa asnje te ardhme, gjejne tek ideologja Islamike
    nje menyre per ti dhene nje "kuptim" jetes se tyre. Per me teper kjo
    ideologji justifikon injorancen dhe deshtimin e tyre, dhe i ben te
    ndihen nga "te deshtuar e te humbur" ne te "paret mbi te paret"
    qe kane "fene me te mire", "fene me te paster", "fene me komplete".
    Ne te njejten kohe ata qe me pare ky tip i shikonte me zili tani
    ideologji ja ka kthyer ne "armiq", ne njerez "jo te paster", te "ndyre"
    ne mekate dhe qe vete "profeti" ka thene se ti zhdukesh jo vetem
    qe s'te denon njeri, por "lartesohesh" para "Allahut".

    E di qe te njejtit manipulator do me hidheshin per koke per te me
    nxjerre "kunder-argumenta" per te gjitha keto qe kam thene me lart:
    - "Kurani eshte shkence, ai inkurajon shkollen e kerkimet akademike"
    - "Kurani thote qe po vrave nje njeri ke vrare gjithe njerezimin"
    etj.

    Pra manipulatoret kembelepires te arabebo-jevgjeve jane te pergatitur
    te ta bejene te bardhen te zeze kur jane brenda mureve te xhamive,
    dhe te zezne te bardhe kur jane para publikut skeptik, para mediave
    ose gjate "fushatave" elektorale.

    Jane specja me e rrezikshme dhe me keqeberese ne kete bote, dhe e keqja
    eshte si ajo krisja, nuk luftohet duke qendruar pasiv me mendimin se do
    zhduket vete!

    Te hapim syte se gropen kemi kohe qe ja kemi hapur vetes,
    tani nje e shtyme e vogel na duhet qe te na humbase emri fare!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Shih tash,shqiptare me Allahun ne krye!



    Na paska marr pusi.

    ..
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #17
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Arrow

    Une per vete mendoj se eshte dicka pozitive per shoqerine shqiptare dhe eshte nje rezultat i demokracise ne Shqiperi.
    Eshte mire qe ndjesi dhe gjendje shprirterore te ndryshme te popullit shqiptar te dalin ne pah, te mos ndrydhen,te analizohen ,t`i behen te ditura botes shqiptare dhe asaj jashte Shqiperise, te kene perfaqsuesit e tyre, dhe pse jo te shpallen edhe ne parlament.

    Eshte mire qe me ne fund shqiptaret jane pjekur dhe e kane kuptuar se te drejtat e tyre nuk mund te zgjidhen me dhune, me mceftesi, por ne rruget dhe mundesite qe ofron demokracija.
    Ne kete menyre Shqiperia behet shembull edhe per vendet e tjera islamike ,ku demokracija eshte ende ne faza fillestare.

  8. #18
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Tani nese une si musliman do ta mbroja kte se eshte parti e nje muslimani do ta beja por kurani dhe tradita profetike nuk e ben njeriun pa llogjike dhe interesaxhij dhe tifoz te verber.

    Sa per ndonje kopil qe me ane te kesaj partie, sulmon islamin dhe muslimanet ne pergjithesi i them qe je kopil dhe bir kopili.

    Pse?

    Sepse vete muslimanet shqiptare neper media dhe xhamia nuk e kane pranuar kete parti dhe kur te analizoje ndonjeri duhet ta hudhi dhe kete si fakt duke mos akuzuar fene islame dhe muslimanet ne pergjithesi dhe mos shfrytezoj rastin te mbroje homoseksualet e vet .

    Shume muslimane dhe komuniteti musliman ka deklaruar se nuk e mbeshtet kete parti.Pse-ja eshte shume e gjate dhe une po mjaftohem me kaq.

    Sepse jemi ne nje shqiperi qe doli nga ateizmi.

    Sepse Islami nuk eshte vetem politike dhe nuk duhet te indetifikohet si parti politike por si islam universal per jeten e njeriut.Partia eshte si puna e kenetes kurse Islami eshte si oqeani dhe ta krahasosh oqeanin me keneten eshte pak si budalluk.

    Mendimet e shqiptareve qe kane per partine eshte tjeter fakt.


    Mirepo nese do te doja ta mbroja do te permendja argumenete te cilat demokracia ti lejon.
    Psh E drejta per tu zdhedhur dhe perfaqesim.Sic ka dhe partia e grekut partia e te drejtave te njeriut qe ngriten flamurin grek ne himare nese ju kujtohet.
    Ose Omonia qe mbron interesat e shqiptareve per tu bere greke ne minoritet.E mos flas per partite e UDB e Sherbimeve te tjera te huaja.

    Pra kur te dikutoni mos e beni si ajo shprehja urte"Per inat te muslimaneve do shkoj me grekun"

    Pra kjo parti jo qe sdo fitoje 2% te votave nga shqiptaret por as muslimanet skane per ti dhene asnje vote gje qe tregon qe muslimanet nuk jane me pak se 2% porse ato nuk e duan islamin parti por fe universale qe merret me cdo ceshtje te njeriut.Partite do ia leme grekerve dhe fatoseve per nje fare kohe te shkurter pastaj do ia tregojme se nga bihet rruges per Rodos se dhe Athina do jete shqiptare atehere besoj dhe sdo kete vend per to.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 19-04-2005 më 06:51

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ka disa antare ketu ne forum qe sapo shohin se kalon fjala "musliman" ose "Islam" fillojne e lehin. Ju them atyre se do ish mire te flisnin konkretisht per Partine ne fjale dhe te mbajne ne ate zemren e semure urrejtjen qe kane karshi fese dhe besimtareve...
    sa mire e thote populli: qente lehin karvani shkon perpara...

    As une s'jam mbeshtetes i nje prartie te tille dhe kete mendim e kam shprehur me lart, por kur shoh disa komente prej njerezve te semure ketu me vjen per te vjelle... disa njerez jane me te vertete te neveritshem...

    Sh. Hasanaj

  10. #20
    I PADUKSHEM
    Anëtarësuar
    01-03-2005
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    149
    Po cfare thini more:

    Parti leshi, pa asnje rol. Kjo parti eshte e deshtuar. Mendoni pak sa vete mund te votojne per te> Ja t'i numerojme pak... kryetari....nenkryetari jane 40 veta te fisit... nja 50 miq e besimtare... edhe une po ia jap....edhe kaq...

    Hajde parti hajde

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shumëllojshmëria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •