Letersia nuk eshte shkence ekzakte dhe si e tille mbetet subjektive. Dikujt moderimi mund ti duket shije universale e dikujt mund ti duket qendrim i paanshem. Nje krijim nuk behet i mire sepse e percaktoi moderatorja (sepse kjo do mbetej subjektive ne shijen e saj dhe atehere forumi i Letersise do kthehej ne Forumi i Antologjise se Moderatores) por sepse kush e lexon i ngjall emocion apo i nxit nje mendim ne baze te shijeve te secilit. Gjithashtu pjesermaresit, kur nuk jane ne gjendje te pranojne analizat dhe kritikat e mirefillta, moderatorja nuk mund tua mesoj kete. Eksperienca te tilla forumi ka patur plot edhe kur ka patur tentative per ta bere. Detyra e moderatores eshte qe te krijoj nje ambjent optimal per ata qe shkruajne dhe per ata qe lexojne. Kjo ne disa raste edhe duke nderhyre e duke u bere gardiane burgu, pasi disa nga pjesmaresit ne forum, me gjithe emrin qe mund te kene, sillen dhe shkruajne ndonjehere si ata qe nuk kane kaluar filloren.
Cdo komunitet real apo virtual ka rregulla, ne baze te te cilave funksionon. Moderatorja duhet te mbaj forumin brenda letersise dhe jo tju mesoj anetareve se si te shkruajne. Kete do e konsideroja censure dhe askush nga ata qe marrin pjese, do e pelqente. Ky eshte nje forumi i pergjithshem letersie dhe te gjithe gezojne te drejten te marrin pjese lirisht ne te. Nje pjesmarje e lire dhe e gjere sjell ne forum shumellojshmerine dhe nxjerr ne pah ato qe jane krijime me nivel.
Do te shtoja gjithashtu, qe jo te gjithe ata qe shkruajne tek ky forum, shkruajne per hir te letersise, apo rritjes se nivelit te tyre letrar. Ata shkruajne thjesht per hir te nje ndjenje dhe mesazhi njerezor qe duan ta komunikojne. Shume prej ketyre krijimeve jane shpesh here me te bukura, se sa krijimet e nje letrari te mirefillte. Ndoshta ndonje dite do i lexojme ne shtyp dhe do mendojme qe nuk iu pre hovi se ne forum pranoheshin vetem letraret me kredenciale.
Stafi e mori ne konsiderate edhe vizionin e forumit per nje drejtim me specifik letrar. Per kete sic ka shkruar edhe Fiori eshte hapur Kendi Letrar kohe me pare.
P.s
Sa per njohurite dhe pasionet e shigjetes per letersine nuk kane mbetur ti diskutoj asnjeri, perderisa ajo vete ka vendosur te mos i vere ne diskutim publik. Nese keni deshire mund te diskutoni pasionet tuaja, por jo ato te atyre qe nuk dini asgje.
Krijoni Kontakt