Sot te tradhetova per te saten here... perseri me ate...
Me ate qe nuk dua... kesaj here kur erdhi me gjeti duke fjetur... me hyri ne enderr me tjeter pamje...ishte send kesaj rradhe: ishte nje yll i fikur qe me ishte mpleksur neper floke...
Sa e rende te mbash nje krijese te vdekur mbi krye, qofte ky edhe nje yll!
Pastaj... zgjati rrenjet dhe me trazoi zgjimin...
Te thirra me ze, kur ti erdhe me kafene e nxehte dhe me buzqeshjen e mengjesit, ishte akoma aty!
Ti nuk e pe, ishte fhehur nen lekure... Ti nuk ma njohe shikimin, t“u duk i huaj ndaj ktheve supet, une te thirra prape, ti nuk mś pergjigje... krijesa e urryer neneqeshi, e "shikon" me tha "askush nuk te mbron dot nga mua". “
Te erdha nga pas, une per te te perqafuar, "krijesa" per te te lenduar, fitoi ajo...
Ti mendoje se isha une... nga humnera ku rrokullisesha te kerkoja ndihme une ti degjoje cirrjet e saj...
Tani, pasi dogji trojen per te saten here...u largua
Do doja te te ulesha prane, te te merrja fytyren e trishtuar nder duar, te te thoja "Sot te tradhetova per te saten here me dhimbjen... ti nese mundesh te me falesh....
Por nuk mundem, nuk mundem per te saten here po te tradhetoj perseri, me krenarine kesaj here...
Ti nese mundesh te me falesh...
Krijoni Kontakt