SHIJE
e megjithate, crazy old baby ka te drejte kur flet per moderimin e forumit te letersise. une personalisht jam jashte mase i pakenaqur nga niveli letrar i moderatoreve te letersise. mos me keqkuptoni. nuk eshte aspak sulm personal ndaj askujt. thjeshte debat i hapur ne te cilin kam deshire te ftoj edhe albon, si i zoti i kesaj hapesire te cilen e shfrytezojme. (ce ka mire ai vampiri. zoti me siguri eshte i lidhur ngushte me pronen private).
megjithese nuk jam aktiv neper forumet e tjera, une di te them se cilesia e tyre eshte shume me e mire se sa ajo e forumit te letersise. kur bie llafi tek ndonje forum i elektronikes, i chateve, apo IT, me habit fakti qe moderatoret jane ne nje nivel shume me te larte profesional, (studente te fushave per te cilat behet fjale, apo edhe profesioniste te paguar ne te njejtat fusha). kjo ndoshta ngaqe letersia nuk i eshte aq fitimsjellese te zoteve sa keto te tjerat.
sidoqofte, lenia pas dore e forumit te letersise, eshte e kuptueshme edhe ndryshe nga perfitimet financiare, per te cilat vetem po aludoj. te vetmet kritere per te qene moderatore ne to, eshte te jesh lexues dhe me nje shije universale. te gjithe jane lexues, ama, dhe nuk mund te thuash per asnje njeri se nuk ka shije universale. atehere kushdo mund te jete moderator i letersise. edhe dikush qe nuk ka shije te rafinuara, por thjesht shije universale. dhe ketu vjen nje pike ku bashkohem prape me tan hasanin: Ylli Stefanllari, apo edhe vete Tan Hasani. pres me padurim pergjigjen e tij.
ashtu de. kerkesa u be. moderatoret duhet te jene me me shume kerkese, edhe pse njeriu eshte njeri, kushdo qofte, e do mbaj krahe edhe po te jete me shije me te perzgjedhura, pasi shija ne fund te fundit eshte personale.
une mund te them se forumi i letersise nuk ka vlere fare, dhe kurre nuk do te kete pertej emocioneve personale. forumi i letersise, te pakten per mua, ka vlerat e veta ne ate qe, ketu or miq, une kam hedhur hapat e para drejt pasionit qe kam zgjedhur, apo me ka zgjedhur, e ne ato hapa te para jam akoma
mua si krijues, me duhet t'a ushqej pasionin tim. nje nga menyrat (pa i rene shume gjate) eshte se kam qejf te bie ne kundershtim me veten. ky kundershtim i vetes, sherben gjithashtu per te dale diku. psh: -forumi i letersise, ashtu sic eshte, ka shume me shume vlera se sa thjesht dicka personale. duke pasur si moderatore figura pa shume shije te perzgjedhur, moderimi i shijeve, iu lihet ne dore vete krijuesve, dhe ne nje fare menyre, vete krijuesit jane moderatore. kjo eshte gjeja me normale qe mund te ndodhe, dhe ndodh krejt lirshem e pa moderim-. ku eshte gabimi? moderatoret pa shije mund te censurojne nje poezi apo nje shkrim qe perpiqet te zhvilloj shijen, duke dhene si arsye banalitetin, vulgaritetin, pamoralitetin, apo edhe mund t'a kuptojne si sulm personal ndaj dikujt. GJITHE ARTI ESHTE SULM PERSONAL NDAJ DIKUJT DHE NDAJ SHIJEVE TE DIKUJT APO SHIJEVE TE GJITHE RRUZULLIT. (lene, se fola si piktor).
ideja ime, ku dolem me ne fund, eshte qe duhet punuar per nje mirembajtje me te mire te forumit te letersise (nuk me pelqen fjala mirembajtje, sepse deri me tani, vetem aq kane arritur te bejne moderatoret), nje moderim me i mire, nje shtytje me e mire.
ah, po enderroj me sy hapur, e qenka edhe ora e gjumit. ah sikur te paguhesha.
Krijoni Kontakt