Si perhere temat qe kane lidhje me Turqine apo Greqine devijojne tmerresisht, bile dhe nga ata qe pretendohet ti moderojne, dhe ne fund fare arrijne ne "kacafytje".
Ne lidhje me pakicat turke ne Shqiperi, une di nga studentet turq qe ne Turqi kur mesohet shtrirja e popullsise turke neper bote, permendet ne menyre derrmuese Azia Qendrore, ndersa ne ballkan Maqedonia, Kosova dhe Greqia. Ju qe pretendoni per pakice turke ne Shqiperi (ne mos gaboj Albo dhe Lioness) na jepni ndonje fare reference historike qe te shtojme dijet, dhe kete e them pa kurrfare kunje. Personalisht jam i interesuar ta di se une vete kur me pyesin te tjere, jam akoma te "ura" e versionit zyrtar, qe ne Shqiperi kemi rreth 2-3% pakica etnike vllehe dhe greke, dhe si pakica kulturore ato rome. Deri tani ne vend te faktit permendni vetem qe Shqiperia nuk e perzuri administraten turke. Sa % turke ishte kjo administrate, sa ngeli ne Shqiperi dhe sa % te popullsise se kohes perbente? Shifra te sakta apo te peraferta pak rendesi ka. Nqs nuk e keni pergjigjen e ketyre pyetjeve, atehere pakica turke qe pretendoni ngelet vetem nje hamendje, spekullim qe i ve pikepyejte kombesise se 70% te popullsise shqiptare brenda kufirit dhe 95% asaj ne Kosove e Maqedoni. Nuk e di a ju tringellon ndonje zile kjo lloj teze.
Krijoni Kontakt