Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 131
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Si perhere temat qe kane lidhje me Turqine apo Greqine devijojne tmerresisht, bile dhe nga ata qe pretendohet ti moderojne, dhe ne fund fare arrijne ne "kacafytje".

    Ne lidhje me pakicat turke ne Shqiperi, une di nga studentet turq qe ne Turqi kur mesohet shtrirja e popullsise turke neper bote, permendet ne menyre derrmuese Azia Qendrore, ndersa ne ballkan Maqedonia, Kosova dhe Greqia. Ju qe pretendoni per pakice turke ne Shqiperi (ne mos gaboj Albo dhe Lioness) na jepni ndonje fare reference historike qe te shtojme dijet, dhe kete e them pa kurrfare kunje. Personalisht jam i interesuar ta di se une vete kur me pyesin te tjere, jam akoma te "ura" e versionit zyrtar, qe ne Shqiperi kemi rreth 2-3% pakica etnike vllehe dhe greke, dhe si pakica kulturore ato rome. Deri tani ne vend te faktit permendni vetem qe Shqiperia nuk e perzuri administraten turke. Sa % turke ishte kjo administrate, sa ngeli ne Shqiperi dhe sa % te popullsise se kohes perbente? Shifra te sakta apo te peraferta pak rendesi ka. Nqs nuk e keni pergjigjen e ketyre pyetjeve, atehere pakica turke qe pretendoni ngelet vetem nje hamendje, spekullim qe i ve pikepyejte kombesise se 70% te popullsise shqiptare brenda kufirit dhe 95% asaj ne Kosove e Maqedoni. Nuk e di a ju tringellon ndonje zile kjo lloj teze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 20-04-2005 më 12:40
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Para se te shajme greket duhet te kritikojme me pare shqiptaret te cilet e kane me te kollajshme te paguajne me qindra-mijera euro per pagimin e kurseve ne gjuhen angleze dhe per gjuhen shqipe as qe u shkon nder mendje...Te pakten flas per realitetin ne Greqi, se cfare ndodh me shqiptaret e shteteve te tjera nuk e di dhe nuk mund te pergjigjem...
    Jam dakord ne kete pike. Cfare kemi bere ne si shtet shqiptar per kete pune? Sa projekte ka Ministria e Arsimit per hapjen e shkollave apo kurseve shqipe ne Greqi ne menyre qe ajo femijet e asaj pjese te popullsise te mos harrojne shqipen. Greket kane mekatet e tyre qe si mohojne dot kollaj, po ne si shqiptare cfare kemi bere per kete pune? Nje ide e castit, sikur ministri i arsimit mos bredhe me Benz te prodhimit te fundit por fjala vjen me nje Opel, do kurseje ca dollare. Sikur te heqe nje badigard te vetin nga organika, rrogen e tij mund tja jape nje mesuesi etj etj.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs down Turp!

    Çfare tmerri!
    Kur lexova disa shkrime ketu m'u kujtuan disa dialogje me ca shofera autobuzash ne Turqi qe kur i thoja qe jam musliman nga Shqiperia me thonin: "Aha, ti je turk, dmth.". Epo te bredhesh boten, te lexosh sa e sa libra (kshu duken ne forum ata qe kan ksi idesh) e te mos njohesh historine tende, e per me teper te biesh ne nivelin e nje anadollaku qe s'i ka bo dy vjet shkolle, them se eshte pak si e papranueshme. Mua do me vinte turp nga vetja nese pasionet do me merrnin frenat nga dora dhe do me benin te flisja si trupeshk... Turp e faqja e zeze...!

  4. #94
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Nqs nuk e keni pergjigjen e ketyre pyetjeve, atehere pakica turke qe pretendoni ngelet vetem nje hamendje, spekullim qe i ve pikepyejte kombesise se 70% te popullsise shqiptare brenda kufirit dhe 95% asaj ne Kosove e Maqedoni. Nuk e di a ju tringellon ndonje zile kjo lloj teze.
    Une kam pasur shume shoke qe kishin vetedije kombetare te qarte turke, edhe pse nuk dinin turqisht.
    Shumicen e emrave myslymane shqiptare i gjen ne Turqi, qe mos te them te gjitha.

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    ......
    Persa i perket shkolles greke mendimin tim e shpreha ne shkrimin e djeshem....Nese shqiptaret deshirojne te hapin shkolle private shqipe ne Greqi le ta bejne...Dikush krahasonte minoritaret greke te Shqiperise me emigrantet shqiptare ne Greqi....
    Nuk eshte e njejta gje, minoritaret greke jane shtetas shqiptare dhe pakice greke....Si te tille ata gezojne te drejtat e tyre dhe shteti shqiptar duhet tiu plotesoje keto drejta....
    Persa i perket emigranteve shqiptare keta nuk jane pakice etnike ne Greqi e as shtetesi greke nuk kane...Duke mos qene shtetas greke shteti grek nuk ka asnje detyrim per hapjen e shkollave shqipe...Nese shqiptareve iu intereson dhe financojne per shkollat private besoj se shteti grek nuk do ta ndaloje nje gje te tille....
    Para se te shajme greket duhet te kritikojme me pare shqiptaret te cilet e kane me te kollajshme te paguajne me qindra-mijera euro per pagimin e kurseve ne gjuhen angleze dhe per gjuhen shqipe as qe u shkon nder mendje...Te pakten flas per realitetin ne Greqi, se cfare ndodh me shqiptaret e shteteve te tjera nuk e di dhe nuk mund te pergjigjem...
    Shume dakord me c'ka thua. Fjale me mend dhe shume te sakta.

    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Une kam pasur shume shoke qe kishin vetedije kombetare te qarte turke, edhe pse nuk dinin turqisht.
    Shumicen e emrave myslymane shqiptare i gjen ne Turqi, qe mos te them te gjitha.
    Kjo nuk do te thote qe jane turq, sepse kane emra muslimane qe perdoren ne Turqi. Nuk e di sa turq ka ne Shqiperi dhe nese ka. Por ka ose jo, ku eshte cudia e madhe? Ballkani eshte corbe me minoritete, nuk i gjendet fundi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 20-04-2005 më 14:01
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Une kam pasur shume shoke qe kishin vetedije kombetare te qarte turke, edhe pse nuk dinin turqisht.
    Shumicen e emrave myslymane shqiptare i gjen ne Turqi, qe mos te them te gjitha.
    Se pari emrat e myslymaneve shqiptare eshte normale qe ti gjesh ne Turqi sepse prej andej u importuan. Nqs pranon faktin qe popullsia shqiptare vendase u konvertua ne fene islame, kjo nuk do te thote gje ne vetvete. Punen e emrave mund ta permendesh si prove vetem per tezen qe shqiptaret e sotem myslimane jane ne te vertete turq.

    Une vete nuk kam patur shoke qe te kene pasur vetedije kombetare te qarte turke, as ne fillore as ne tetevjecare as ne te mesme. Kurse shoke me ngjyre kam pasur deri ne tetevjecare, shoke me kombesi greke kam patur ne kolegj (ate turk). Si i behet hallit? Thenia ime nuk provon mosekzistencen e nje pakice te tille, thenia jote nuk provon ekzistencen e saj.

    Puna eshte se sa % te popullsise perben shtresa ku bejne pjeset shoket e tu, sa homogjen e kane mbajtur identitetin e tyre turk etj. Biseda te tilla ne mund te bejme sa te duash, po ai qe e ndan legjenden, thashethemin, apo nje rast te vecante nga e verteta eshte fakti dhe statistika. Cfare faktesh historike ka per nje pakice turke ne Shqiperi, une kete dua te di. Dhe nuk kam asnje paragjykim per cfaredo lloj fakti te me serviret. Por per sa kohe mbetet hipoteze, atehere te trajtohet si e tille dhe mos tregtohet si fakt.

    Dhe dicka tjeter. Nqs dikush ka pas dikur katragjyshin pjesetar te administrates turke e me vone nuk u largua per ne Turqi, por ndejti ne Shqiperi dhe u martua me shqiptare, dhe nqs pastaj femijet e nipat e mbesat e tij u martuan serish me shqiptare e keshtu per tre-kater breza me rradhe, dhe nqs ky dikush me dije apo padije beson ne kombesine e tij shqiptare, kush mund tja mohoje kete te drejte? A eshte me pak shqiptar se nje tjeter qe ska pas perzierje te tille?

    P.S.
    Nje sugjerim per moderatorin: mesazhet qe kane lidhje me kete ceshtje, grupoji ne nje teme te vecante dhe ketu vendos nyjen e saj.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #97
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Si perhere temat qe kane lidhje me Turqine apo Greqine devijojne tmerresisht, bile dhe nga ata qe pretendohet ti moderojne, dhe ne fund fare arrijne ne "kacafytje".

    Ne lidhje me pakicat turke ne Shqiperi, une di nga studentet turq qe ne Turqi kur mesohet shtrirja e popullsise turke neper bote, permendet ne menyre derrmuese Azia Qendrore, ndersa ne ballkan Maqedonia, Kosova dhe Greqia. Ju qe pretendoni per pakice turke ne Shqiperi (ne mos gaboj Albo dhe Lioness) na jepni ndonje fare reference historike qe te shtojme dijet, dhe kete e them pa kurrfare kunje. .
    Dr Rieux, nuk e di ku lexove qe une personalisht kam thene qe ka pakice turke sot ne Shqiperi. Ma sill pak ate citim, dhe pastaj sqarohemi bashke.
    E vetmja gje qe kam thene, eshte se eshte qesharake te mendosh se Turqia pushtoi Shqiperine per 500 vjet, sic tha bledi, vetem me ane te "shqiptareve te zgjedhur," pa derguar ushtrine, apo zyrtare te tjere. Mesa di une sot ne Shqiperi, nuk ka turq.
    Por ne Ballkan, ka mbetur pakice turke, ne Maqedoni, Bullgari, dhe sidomos ne Bosnie.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kisha parasysh pikerisht ate postim eq permend ti, dhe mu krijua ideja sikur e mbeshtesje. Me fal per keqkuptimin.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Une kam pasur shume shoke qe kishin vetedije kombetare te qarte turke, edhe pse nuk dinin turqisht.
    Shumicen e emrave myslymane shqiptare i gjen ne Turqi, qe mos te them te gjitha.
    Vallahi o Qerim, gjithe ata Jenicere qe shfryin Bishen nga te kater anet diku do i kene kalamajte, me sa duket keta shoket e tu qenkan sterniper kurv@ash. Ne te tjeret qe nuk ndihemi Turq po quhemi Shqiptare, ca nipra e mbesa kurv@ash qe kane mbetur e ndihen Turq, le te kthehen te muxhahidinet, te pakten keshtu pastrojme dhe racen....
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #100
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Si gjithmone , ne Shqiptaret fluturojme dhe dalim nga tema shpejt . Kjo teme nuk ka te beje me pakicat turke , rumune etj . Ju lutem moderatoreve ta pastrojne temen nga postimet e teperta .............. .

    Te gjithe i dime pretendimet greke , ndaj jugut te Shqiperise dhe Korca gjithmone ka qene dhe eshte themra e Akilit e ketyre pretendimeve . Ne Korce nuk ka pasur kurre , asnjehere popullsi minoritare greke , por si vende fqinj dhe si qytet me i perparuar se qendrat e tjera ne Shqiperi ( Korca dhe Voskopoja ) kane pasur gjithmone tregti me greket . Ne te njejten kohe Korcaret gjithmone e kane parre arsimin te domosdoshem dhe fatkeqsisht ne kohen kur shkollat shqipe nuk ekzistonin shumica e Korcareve duke perfshire ketu dhe reth 60% e atyre qe ne i quajme rilindas mesimet e parre i kane marre ne Greqisht . Ata dhane jeten per shkollat dhe kishen Shqipe . Hapen shkollat e parra Shqipe , shkruan hymnin ne Shqip , perkthyen biblen ne shqip ( mejgithese kishte dhe perkthime te meparshme ) , kryen autoqefaline e kishes ortodokse SHqiptare etj . Pra i vetmi ndikim grek ne Korce ka qene ai tregetaro-kulturor .

    Ne vitet e pas Pavaresise , forcat greke pushtuan Korcen dhe zonat pereth , duke pretenduar qe popullsia e ketyre zonave ishte greke . Pak nga fati , pak nga ndikimi frances dhe pak nga patritotet Shqiptare si Themistokli Germenji , Sali Butka etj ushtaret greke u detyruan te terhiqen dhe Korca u shpall Republike . Gjate terheqjes jane kryer krime nga me te rendat qe ka parre zona ndonjehere , kryesisht ne fshatrat midis Korces , kolonjes e deri ne afersi te Permetit , popullsia civile u masakrua ne mase ( Lexoni "Ne mbrojtje te atdheut " ose " Lulja e Kujtimit " nga Foqion Postoli ) .

    Sot zv ministri i jashtem grek thote " Ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, ndërtimi i një shkolle në Korçë " .Pra kjo shkolle po hapet per greket etnike . Dakort zoti zv minister e dime qe ka qene enderr e vjeter ,qe kurr na pushtuat dhe vrate , qe kur gjuha jone nuk ishte gjuhe e perenesi , por ne Korce nuk ka pasur dhe nuk ka grek etnike .

    Duke ju plotesuar grekeve kete enderr te vjeter , a nuk po e pranojme se ne Korce ka popullsi etnike greke , a nuk po pranojme se ne Shqiperi ka 500,000 grek etnike dhe jo 60,000 . Ju lutem diskutoni reth kesaj duke hequr dorashkat dhe syzet nacionaliste , greke , turke apo evgjitjane .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Taulant _NYC : 20-04-2005 më 16:48

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Agjencitë private të punësimit ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •