Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 131
  1. #1
    I PADUKSHEM
    Anëtarësuar
    01-03-2005
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    149

    Korçë, përurohet një shkollë private greke

    Në përurimin e shkollës, ministrja e Arsimit, zv.ministri i Jashtëm dhe kryepeshkopi Anastas

    Korçë, hapet shkolla greke

    Zv.ministri i Jashtëm grek: Ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, ndërtimi i një shkolle në Korçë


    TIRANË - Hapet shkollë greke në Korçë. Sipas Agjencisë Maqedone të Lajmeve me qendër në Selanik të Greqisë, ministrja greke e Arsimit, Marietta Giannakou dhe zv.ministri i Jashtëm, Evripidis Stilianidis, pritet të marrin pjesë sot në përurimin e shkollës fillore greke “Omiros” në Korçë, si dhe në përurimin e Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Korçës. Këto projekte janë financuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit dhe Ministria e Jashtme greke. Në deklaratën e tij për Agjencinë Maqedone të Shtypit (MPA), Stilianidis theksoi se Ministria e Jashtme (greke) i jep rëndësi të veçantë diplomacisë nëpërmjet arsimit, çka kontribuon në promovimin e kulturës greke, letërsisë greke dhe gjuhës greke. “Një nga projektet tona më të rëndësishme, që ka qenë një ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, është ndërtimi dhe vënia në punë e një shkolle në Korçë”,- tha zv.ministri i Jashtëm i Greqisë. Duke shfytëzuar anëtarasinë në Bashkimin Evropian, Greqia ka kërkuar shpesh në kuadër të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri edhe hapjen e shkollave. BE-ja shpesh në raportet e saj mbi situatën e pakicave në Shqipëri ka theksuar se niveli i tyre ka ardhur në rritje, por sërish ka nevojë për përmirësim. “Ndërtimi i shkollës u financua nga Ministria e Jashtme greke dhe do të funksionojë me ndihmën dhe bashkëpunimin e ministrive të arsimit të të dyja vendeve”,- u shpreh Stilianidis, duke shtuar se një Departament i Shkencës Kompjuterike do të përurohet gjithashtu në universitetin lokal. Sipas zv.ministrit grek, këto dy ndërhyrje nga Hellenic Aid, nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm që Greqia mund të luajë si një donatore në rajonin e Ballkanit, si dhe ndjeshmërinë e Greqisë për popujt fqinjë dhe pakicën greke në Shqipëri, e cila mund të shërbejë si një urë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Përurimi do të bëhet në praninë e kryepeshkopit orthodoks, Anastas, ndërkohë që do të hidhen edhe themelet e ndërtesës së re të arsimit të lartë. Gjithashtu, ministri grek i Arsimit dhe zv.ministri i Jashtëm kanë parashikuar të vizitojnë ndërtesën që dikur shërbente si konsullatë greke, Katedralen e Korçës dhe gjimnazin “Themistokli Gërmenji”. Në Jug të vendit, në fshatrat e minoritarëve të Dropullit janë ngritur prej vitesh shkolla në gjuhën greke edhe pse numri i nxënësve që i frekuentojnë ato është shumë i vogël, për shkak të emigracionit. Për t’u theksuar është fakti që disa klasa në këto shkolla e zhvillojnë mësimin vetëm me disa nxënës.


    Marre nga gazeta "Shekulli", me 17 prill 2005

  2. #2
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Asgjë e re!!
    Në kohën e zogut, rrethi i Korçës kishte 22 shkolla greke (në të cilat mësonin fëmijët shqiptarë) dhe vetëm 10 shqipe.
    Si kemi thënë "Rrota e historisë......rrotullohet"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Do ishte mire qe gjerat te ishin reciproke dmth qe edhe ne te hapim ne te njejten kohe shkolle shqipe ne greqi ku ka Shqiptare pasi eshte e rezikshme perparimi i politikes dhe kultures vetem ne nje drejtim.

    por kete ata nuk e pranojme se nuk jan te korruptuar si politikanet tane dhe shohin gjithmone interesat e tyre.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne Korce qe me hapjen e Shqiperise kane ekzistuar kurse per mesimin e greqishtes.
    Une nuk e besoj te jete hapur nje shkolle e tille, por edhe sikur te jete hapur eshte ne nivel privat, pra jo ne kuadrin e mesimit shtetror te arsimit.Me sa di une greket po ndertojne edhe ne Tirane nje Lice gjymnaz, ashtu sic kane bere edhe turqit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O qerimi i Nanos.. .. qe per nanon her behesh mulla e her papu..!

    Shkollat skan gje te keqe..sikur ne cdo gjuhe te hapen.. por ka nje problem mes Shqiperise e Greqise.
    Ata kane ne teritorin tone pakica qe neve kurre nuk u a kemi shtypur.. perkundrazi ca nga ata kane qene shtypsa nen direktiva te Enverit ndaj shqipove te tjere.. e natyrisht shumica e tyre kan qene e do jene vllezrit tane.. sepse e meritojne per ndershmerine, punen e palodhur karakterin qe kan treguar..
    Mirpo dhe neve kemi ne teritorin grek pjese te fuqishme te trungut Shqiptar te cilet ata.. na i kane genociduar ne etapa te ndryshme te Historise..

    Prandaj dhe jemi te ndjeshem kur merren nisma ne lidhje me Greqine nga qeveritaret Dubaiste hajdute e kriminele sikurse jane lidershipi i PS-se..

    Ne nje x moment nje y minister mund te kete si interes jetik tijin e sojit te tije nje Konto ne Banka te Selanikut apo nje biznes karburo-banano-gjithfaresh.. dhe si mjeshter te sofistikuar mund te gjejne qerima.. qe firmosin marveshje te dyshimta qe per ata jan te mira.. per arsyet qe thame..por populli e mban dhe nje sy hapur..

  6. #6
    Brari,

    Kali mera!
    Si po shkon me mesimin e gjuhes greke?
    Jasu Brari!

  7. #7
    Brari

    Qerimi eshte banor i "Vorio Epirit".C'ke ti me te?Ai eshte ne rregull.
    Ne shqiptaret nuk dijme shqip por te pakten po mesojme gjuhe te huaja me shume se cdo shtet ne bote!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Per 600 mije shqiptare ne greqi --nuk ka shkolla shqipte.
    Per arvanitasit dhe gjith qytetaret grek me origjine shqiptare--nuk ka shkolla shqipe.
    Per CAMET nuk duhet te flasim fare e te kerkojme gje!
    Greku ka pasur shkolla ne jug para per greqizimin e jugut po qe nga qeveria e Zogut qe ngriti me para te madhe dy lice shume te mira ne Korce e Gjirokaster per te arsimuar shqiptaret ne gjuhen e tyre --e ne vazhdim gjithe puna e bere ne arsimin shqip per te mesuar shqiptaret ne gjuhen e tyre.
    Pse e duam shkolen greke kur shqiptaret ne greqi qe vene nga shkolla shqipe jane me te miret ne klasa aty!
    Kjo eshte TRADHETI perpiekie per SHKOMBETARIZIM e krijim minoritetesh atje ku nuk ka-pasi ne Korce ne nuk njohim ndonje minoritet.
    Shteti grek investon kete-HAPUR tregon se ka kerkesa teritoriale nga Shqiperise pavaresisht se sflet dote hapur se nuk e lene po kjo atje te cone ,greqizim-krijim minoritet-status i vecant e me rradhe.
    Ky eshte dhe politika shoviniste greke- jo pushtimi i aneksimi-pasi nuk kane mundesi-- i nje toke ne kufi po shkombetarizimi i shqiptareve nga Shkumbini e poshte.
    Ne librin 'Shqiperia e jugut apo Greqia e veriut' e nje profesore amerikane ne 1924 qe pershkruan se si u caktuan kufite e jugut ne shqiperi e mjafte famoz ky liber ne Shqiperi ,thote.-
    Si pasoje e presionit te forte grek --fuqite e medha per nje moment i thane qe ajo mund te merrte Korcen e Gjirokastren-Qeveria greke --refuzoi--dhe i habiti--dhe ne vend te kesaj --kerkoi qe nga Shkubini e poshte te hapeshin shkolla greke e te kishte nje status te vecante ne vend te aneksimit te Gjirokatres e Korces.
    Greqia te merret me veten e saj,se nuk ka nje shkolle shqipe me gjithe ata shqiptar ne greqi,e ska pune fare me Shqiperine.

    Nano PLEHRA E KJO QEVERI E SHITUR TE GREKU QE DUHET TE SHPORRET MENJEHERE NGA SHQIPTARET NE KETO ZGJEDHJE QE VIJNE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 17-04-2005 më 16:50

  9. #9
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Te mbyllet!

    P.s. Shkolle shqipe per emigrantet shqiptare ne greqi ka, paguhet nga BE-ja. Kte se kam me te degjuar, eshte fakt!
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kujtojme ketu qe Athina qe qe qendra e arvanitasve -lagja me e vjeter aty eshte lagjia Plake arvanitase, shqiptaret ne Peloponez ,ishujt e greqise e ne veriun e greqise qe nga Arta,Janina Konica nga Korca e ketej qe kishte shumice shqiptare------- e u shkombetarizuan me dhunen shteterore greke te gershetuar me mosnjohjen si minoritet--- dhe sot qeveria greke nuk njeh asnje minoritet-pastaj politika greke e gershetuar shkolla greke me fene qe ka pushtet shpirteror--per shkombetarizim e berjen grek te brezave qe vijne.

    Sic kam pare dhe vete kur isha ne Athine e ne rrethina ku kam qeve vete-ne Korupi e me rradhe ku te gjithe mbi 40 vjec ne vitet 1990 flisin shqip-arvanitasen kurse brezi i ri vetem greqishte.

    Te trishton kur shikon gjithe politikanet tane si LEGENA asnje nuk ngrin zerin per kete politike jo vetem shoviniste po shume te rezikshme ne ballkanin qe ka prodhuar konflikte pa mase e kjo politike vetem konflikte prodhon e con aty e investohet per te.
    CA PUNE KA GREKU NE KORCE --KORCA ESHTE E SHQIPERISE -E MBARROI PUNA.
    Plus pake toka kane marre greket,Arten ,Camerine,Janinen e Konicen plus shkombetarizimit e mosnjhohjes se shqiptareve ne greqi- duan akoma???

    Keto para e shkolla jane investime per KONFLIKTE TE ARDHME NE BALLKAN e qe behen dhe hapur nga shteti grek.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 17-04-2005 më 17:09

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Agjencitë private të punësimit ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •