Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 131
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Mendoj se ketu gabohesh...Minoritet turk ne Shqiperi as nuk ka e as nuk ka patur...
    Po ta them edhe njehere qe ta mesosh. Shqiperia ishte i vetmi vend ballkanik qe nuk i perzuri mbetjet e perandorise otomane sic i perzuri bullgaria, greqia, serbia e me rradhe. Ky nuk eshte "pretendim grek", kjo eshte e vertete historike. Per popullin grek (dhe jo vetem ate) te gjithe muslymanet e botes jane "turq", pasi Turqia per ta simbolizon faren e keqe, djallin vete, dhe kjo jo per faj te Greqise por fale bemave te Turqise per 400 vjet.

    Ne krye te minoritetit turk ne Shqiperi ka qene shoku Enver, qe ishte i biri i Bimbashit te Gjirokaster dhe qe per 50 vjet sundoi tamam si sulltan turk. Shoku Enver, u beri nje nder vellezerve te nje gjaku duke u dhene "kombesine shqiptare" dhe duke i maskuar bukur ne shoqerine shqiptare, aq bukur sa sot keta minoritare turq na flasin per kombin dhe nacionalizmin. Mund ti hedhin hi syve njerezve si ty, por jo mua. (Ka edhe "figura publike" te mirenjohura plot qe jane minoritet turk ne toke shqiptare por qe pretendojne se jane "shqiptare te vertete").


    U asimiluan pasi shteti grek u bazua ne idene "kush eshte ortodoks eshte grek" dhe Greqia este "shtet etnikisht i paster, pa minoritete"....Nuk po zgjatem me tej....Keto persa i perket te kaluares.......
    Ti mund te thuash qe edhe une jam amerikan pasi jetoj ne Amerike, por jam une amerikan? Une mund te them qe edhe ti je grek pasi jeton ne Greqi, por je ti grek? Sigurisht qe jo. Prandaj duhet te mesosh te besh dallimin midis deshires dhe realitetit. Greqia nuk i ka asimiluar dot asnjehere arvanitasit, pasi ata nuk u mbajten me force ne Greqi, ata kontribuan me gjak dhe me pune per clirimin e Greqise nga Turqia dhe ngritjen e saj ne kembe. Arsyeja perse e bene kete per shtetin grek dhe jo ate shqiptar ishte (edhe eshte) pasi ata, ashtu si arbereshet, nuk mund te njohin me "vellezerit e nje gjaku" qe mbijetuan 500 vjetet e pushtimit turk ne Shqiperi. Shumica e shqiptareve nuk ndan me te njejten fe, te njejten tradite te cilen ata kane mbrojtur me aq fanatizem. Prandaj ata akoma inisistojne ne identitetin "arberesh" dhe "arvanitas" dhe jo ate shqiptar.


    Mos valle ne shqiptaret jemi mesear vetem te bertasim e cirremi dhe e hedhim gjithmone fajin tek te huajt?
    Mos thuaj "ne shqiptaret", por shiko njehere se kush cirret dhe kush ulerret me fort. Pasi qellimi i tyre eshte pikerisht qe te flasin ne emer te gjithe shqiptareve. Kur ujrat e lumit te Vjoses kullohen, njerezit mund te shohin me sy edhe gurret ne taban te lumit. Kur ujrat e Vjoses turbullohen nga shirat dhe rrebeshi, lemishtet dhe llumi dalin ne siperfaqe te lumit. Prandaj edhe lemishtet dhe llumi ne rradhet e shqiptareve cirret dhe bertet pasi per aq kohe sa ujrat e Vjoses jane te trazuar, ata nuk kane per te dale ne zall si peshku pa uje, por kane per te qendruar mbi uje.

  2. #82
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Disa profesora me mend dhe editora shkruajne :

    Editori i "The Times" ne Gusht 1993:

    "Since 1961, no Greek census has carried details of minorities. This is because successive Greek governments, ‘a la mode japonaise,' subscribe to a myth of homogeneity. Today, the historical refusal to acknowledge ethnic or cultural plurality has transmogrified into a refusal to accept political dissent in relation to these ethnic or cultural questions."

    Simon Mcllwaine :

    Modern Greek identity is based on an unshakable conviction that the Greek State is ethnically homogenous. This belief ... has entailed repeated and official denial of the existence of minorities which are not of 'pure' Hellenic origin. The obsession with Greek racial identity involves the distortion of the history of the thousands of years when there was no such thing as a Greek nation state.

    Tjeter :

    According to anthropologist Roger Just, most of the nineteenth-century "Greeks," who had so recently won their independence from the Turks, not only did not call themselves Hellenes (they learned this label later from the intellectual nationalists); they did not even speak Greek by preference, but rather Albanian, Slavonic, or Vlach dialects."



    Do me ? edhe pse mund ti gjesh vete ne internet te tjerat vetem te dish ku te kerkosh dhe mos heqesh paragrafet e tilla. Sa per rracen e paster greke, mund te na sqarosh pak cfare ishte ai shkembim 400.000 nga Greqia per ne Turqi, dhe 500.000 nga Turqia e poshtme per ne Greqi ne vitet 1830-1860 e tutje ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Po nuk duron dote PO TE SHAME GREKUN
    1. Njerezit e vegjel shajne dhe ofendojne, ata qe nuk jane ne gjendje qe te ndryshojne gjerat me pune, kujtojne se sjellin ndryshim me fjale. Vlerat te sharave drejtuar kujtdo vetem budallai ua di.

    2. Qarqet greke ne Greqi qe mbajne ende gjalle frymen e urrejtjes nuk gezohen kur lexojne e mesojne per njerez si une, gezohen e hidhen perpjete bile kur mesojne per shqiptare si ty qe shfryn per Greqine e per greket me vend e pa vend, pasi ata qe i eksiton lufta dhe fjaket e zjarrit kane nevoje per nje armik, qofte edhe imagjinar ky. Ta them kete qe te kuptosh qe ne syte e mi, te gjithe ata qe nxjerrin duf ndaj Greqise e cdo populli nuk jane shume me ndryshe nga "nacionalistet greke" qe ti shan. Ndryshimi i vetem eshte kahu i gjyleve qe hidhen.

    Dhe ky lloj "nacionalizmi" lulezon atje ku njerezit jane te paditur mbi historine e shkuar.


    Patriote jane ata sipas teje qe DUAN GREKUN E POLITIKEN E TIJ.
    Patriote per mua jane te gjithe ata shqiptare qe kane fjale pak, e pune shume. Ata qe punojne, mesojne e jetojne kudo ku i ka degdisur jeta dhe kujtohen qe te japin kontributin e tyre per vendin e tyre, me vepra dhe jo me fjale, duke ndertuar dhe jo duke shkaterruar. Keta jane patriote per mua dhe jo ata qe e shesin patriotizmin e tyre me sharrje, te bertitura, vrasje, dufe. Keta mund te jene shume gjera, vetem patriote nuk jane.


    Kujtojme Nolin, Kristoforidhin e me radhe dime dhe qe ka pasur dhe kolaborator si me turqit, greket ,serbet, italianet po kuptohet do kete dhe te tille.
    Kristoforidhi dhe Noli e dinin greqishten ta shkruanin dhe lexonin me mire se sa dinin shqipen, pasi ishin arsimuar ne shkolla greke ne Greqi e jo ne Shqiperi. A i pengoi kjo qe te beheshin atdhetare e rilindas?!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ketu ca qe jane ushtare te grekut nuk lene gje pa futur, ate helmin e genjeshtres greke.
    .................................................. .................................................. ............
    Turqia kush nuk di histori -- nuk qeveriste me kolone po nga zona zgjidhte nje e po ai ja dridhte i priste koken e vinte tjetrin,prandaj qeveisi 500vjet.Si me Gjon Kastriotin e mundi po e mbajti ne front.Ne kete menyre ajo qeverisi nje teritor aq te madh.

    Keshtu shqiperia skishte ca turq te zbonte.
    Bile ne dyndem greqine e turqine e bile turqit na thone ju na pushtuat ne.
    Kemi pasur 52 Vezir te medhej[kryeministra] shqiptare ne perandorine turke.

    Greku eshte nje shtet konglomerat i perbere nga turq ,arabe egjyptine, shqiptare, serb, e sllave qe i lau kisha e i thau e i beri greke te gjithe.

    Bile shteti grek qe nga fillim nuk ka lejuar asnje shkolle tjeter e nuk ka njohur asnje minoritet nga frika se po te deklaroheshin ca qene te gjithe nuk do ngelej asnje grek.

    Kur u krijua shteti grek ne shek.19-te vetem 1/3 flisnin greqishte e kjo qe qe nga Arta e poshte se akoma nuk e kishin marre Epirin dhe Maqedonine keto njera me shumice shqiptare e tjetra me shumice turke e sllave.

    Greket e sotem emrin kane grek se nuk jane trashegimtare gjenetik te grekerve te vjeter.
    Bile dhe flamurin e kane nderuar dy here dhe jo si joni qe eshte flamur i vjeter i Skenderbeut, bije nuk ka lidhje fare me simbolet e grekerve te vjeter apo flamur te meparshem.

    Po te vesh sot ne greqi e dallon qarte se greket jane sterr te zinj nga fytyra e nuk ngjajne me europianet po me egjyptianet e arabet.
    .................................................. .................................................. .......................
    Sa per kundra-argumente qe nje qe mbron qendrimet greke ketu ---se greket jane te ardhur ne shqiperi ---dhe arvanitasit te ardhu--pra nuk duhet te kene shkolla.
    .................................................. .................................................. ......................

    E ke kapur argumentin nga bishti se nuk te shtyne llogjika e fakti po ekstremizmi i mbjelle nga greku e nga ky shovinizem qe ne denoncojme.

    Ne kete Athine sot mbi 5 mil po te pyesesh-nga keta --kush jane VENDALINJTE aty---jane arvanitasit--lagjia me e vjeter e Athines --sipas grekerve --lagjia PLAKE--100%% arvanitase.

    GENJE SA TE MUNDESH SE NE MOS BESUAN DICKA DO NGELET

    Kjo e thene nga nazisti GebelSi hyne ne pune gjithe shovinisteve te tjere.

    E HABITSHME ca qe deklarohen shqiptare bejne propaganden me te madhe antishqiptare te shovinisteve greke.

    Po ky eshte dhe misioni i gjithe kesaj politike shoviniste te mbjell keta 'shqiptare' me emer po grek ne cdo gje tjeter.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Me vjen mire qe ajo qe themi--ate qe shovinizmi grek do te mbjell ne shqiperi--disa ketu jane SHEMBULLI ME I MIRE I KESAJ
    .................................................. .................................................. ...........
    KUSH eshte ketu ne forum qe nuk te le rehat PO I PREKET GREKET.
    DHE se ka per gje te denigroj Shqiperine e shqiptaret , po per grekun i DHEMB E HIDHET PERPJET.
    PRA KUPTOJE----- --ATHDEU ESHTE AJO QE TE DHEMB-------E TY NUK TE DHEMB SHQIPERIA------
    .................................................. .................................................. ...............
    Noli e Kristoforidhi dinin greqishte se ne ate kohe nuk kishte shkolla shqipe e vetem greke.
    E prandaj ata harxhuan gjithe jeten per te bere shkolla shqipe e nje kishe te pavarur e qe njerezit te mesonin ne shkollat shqipe.

    Per kete u vrane dhe prifterinjte e shqiptaret e tjere nga greket qe donin te mesonin femijeve gjuhen shqipe.

    Po qe se ata do ishin te kenaqur me shkollat greke nuk do kishin bere asgje e nuk do tjua njifte njeri emrin sote e do kishin kete VEND qe kane ne HISTORI.

    Dhe ajo qe te hedhesh ne forum gjithe propaganden anti-shqiptare eshte goxha pune!!!

    Te denosh shovinizmat greke e me rradhe kjo eshte sa njerezore aq dhe universale keto shovinizma qe kane mbjell jo pak gjak ne ballkan.

    Te mbrosh shovinizmin apo ta fshehesh apo ta shesesh si dicka tjeter thjesht je njelloj si ata:
    .................................................. ...........................
    TURPI---DHE MBROJTJA E KRIMEVE TE SHOVINISTEVE GREK-----Greket zbuan nje shumice shqiptare qe kishin besim mysliman me sebep ne Turqi---Kurse turqit mjafton te nderonin fene e deklaroheshin grek e ishin ne regull e nuk i zboi njeri.

    .................................................. ..................
    FALEMINDERIT gjithe atyre qe jane shembulli me i mire ne forum se ca mbjell politika shoviniste greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 19-04-2005 më 22:53

  6. #86
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ah, thuaj, shyqyr qe kemi ca "shqiptare" qe bejne akoma davane e Turqise, se ndryshe do na ishte shuar fara!

    Po qysh the mor djale? Turqit qeverisnin pa "kolone?" "Zinte nje nga zona" dhe na priste koka? Po me kete llogari, dmth, i bie (me falni per shprehjen) i bie qe "ia paskemi futur vetes" per 500 vjet....... "pa ndihmen" e asnjerit!!!

    Tani, ti Arjan i mbare, grekerit ngjajne me egjiptianet aq sa ngjajne shqiptaret e jugut, italianet e jugut, francezet e jugut, etj ....... me nje fjale, mesdhetaret me njeri tjetrin. Cfare te bejme (te pakten ne shqiptaret e jugut), na kap dielli pak si forte, na dha Zoti nja ca melanine ekstra per te mbrojtur lekuren, (nga kanseri) dhe ashtu u be ajo pune. Per Mesdheun (Europian, e kam fjalen) Europa nuk e ka vene ne dyshim qe eshte Europe! Ti arianist i kulluar, po e pate problem, shko dhe ankohu ne BE, se s'i dihet....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 19-04-2005 më 22:03

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lioness

    Une per vete jam ortodoks e nuk i bej temena as grekut as turkut.

    Po po na con ti ne kohen e turqise , kush kritikon grekun eshte turk e kush kritikon turkun eshte grek.

    Sa per ate qe greqia eshte nje konglomerat popujsh kjo eshte nje fakt e se ka fajin dielli po gjeni.
    Ne dime sa shqiptare qene ne greqi- te tjeret sipas rradhes dine sa serb ,maqedonas sllave e bullgare e turq etj etj, kur u be shteti grek.

    Nuk e kerkuan kote bullgaret e sebet sllav Selanikun e maqedonine se kishin shumice sllave ne perendim e turke ne lindje.

    Shteti grek i mblodhi te gjithe e nuk la njeri te thoshte jam ndryshe e nuk la shkolla e minoritete -- se nuk qe nje shtet me shumice nje etni e nje pakice -minoritet e nuk ka frike--si ne e shtetet e tjera ne ballkan---ata qe deklaroheshn grek qene PAKICA PRA MINORITETI ne greqi.

    Prandaj greku nuk la shkolla se do katandisej kokoshi i shtetit grek nje thele.
    .................................................. .................................

    SA per HISTORINE ate mesoje ---se kur nuk e di CUDITESH kur e degjon---
    BILE dalin dhe CA ne forum e shfryetezojne MOSDITJEN per te te manipuluar me GENJESHTRA.
    KY eshte dhe misioni i SHKOLLAVE E PROPAGANDES GREKE qe ne fillim , qe te na thone ata se kush jemi e se nga vime e nga e kemi prejardhjen.
    Jo me kote greqia e luftoi shkollen shqipe e vrau ata shqiptare qe hapen SHKOLLAT SHQIPE e SYTE E NJEREZVE.

    Me te mira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 19-04-2005 më 22:42

  8. #88
    Ko-ko-lombi,

    E ke zier vezen per sot apo akoma?
    Atehere pasi t'a kesh ngrene do te perpiqem shume qe te jap nje pergjigje per ty dhe Klubin e Selanikut.
    Deri athere!
    Jasu!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po ta them edhe njehere qe ta mesosh. Shqiperia ishte i vetmi vend ballkanik qe nuk i perzuri mbetjet e perandorise otomane sic i perzuri bullgaria, greqia, serbia e me rradhe. Ky nuk eshte "pretendim grek", kjo eshte e vertete historike.
    Dhe une po ta them dhe njehere qe mos kembengul kot...Greqia nuk perzuri mbetje te Perandorise Osmane por beri nderrim popullsish...U larguan 500 mije turq nga Greqia dhe erdhen 1.5 milione te krishtere(kryesisht greke) nga Turqia.....Po ta riperseris qe popullsi turke apo minoritet turk ne Shqiperi nuk pati... Ne Maqedoni dhe Kosove kishte...Nese ke fakte apo dokumenta historike je i mirepritur ti publikosh....Shqiperia eshte mjaft e vogel kshu qe eshte shume kollaj te njohesh banoret e te gjitha trevave....Po te ishim ndonje shtet si Rusia atehere do kishte gjasa mos ta njihja mire situaten...Dhe Bullgaria sic pretendon nuk e di se deri n'cmase i perzuri turqit, por fakt eshte qe ne Bullgarine 8 milionshe sot jetojne nje minoritet turk 1milionesh...


    Per popullin grek dhe jo vetem ate) te gjithe muslymanet e botes jane "turq", pasi Turqia per ta simbolizon faren e keqe, djallin vete, dhe kjo jo per faj te Greqise por fale bemave te Turqise per 400 vjet.
    Cuditerisht ky populli grek i cili sot i urren me teper turqit eshte i vetmi popull nder gjithe Ballkanasit qe beri me pak kryengritje ndaj turqeve...Eshte ky popull i cili u pushtua pa bere ndonje rezistence sic bene hungarezet, shqiptaret apo serbet...Me permend po pate mundesi nje Skenderbe, Huniad apo Lazar"grek' te asaj kohe....Me permend nje beteje greke te ngashme me ate te Fushe Kosoves, Krujes apo Hungarise!
    Nuk e di sa dijeni ke por Patriku grek i Konstadinopojes se asaj kohe e priti krahehapur sulltanin Muhamet dhe ky i fundit i dhuroi nje status te vecante Patriarkanes Greke...Keto fakte nuk i them nga vetja por i kam lexuar ne biblotekat dhe historine greke....
    Revolucionin grek te vitit 1821 ke ndonje ide kush e filloi dhe ku filloi?

    Ne krye te minoritetit turk ne Shqiperi ka qene shoku Enver, qe ishte i biri i Bimbashit te Gjirokaster dhe qe per 50 vjet sundoi tamam si sulltan turk. Shoku Enver, u beri nje nder vellezerve te nje gjaku duke u dhene "kombesine shqiptare" dhe duke i maskuar bukur ne shoqerine shqiptare, aq bukur sa sot keta minoritare turq na flasin per kombin dhe nacionalizmin. Mund ti hedhin hi syve njerezve si ty, por jo mua. (Ka edhe "figura publike" te mirenjohura plot qe jane minoritet turk ne toke shqiptare por qe pretendojne se jane "shqiptare te vertete").
    Fatkeqesisht me keto qe thua me vjen per te qeshur..Nuk ia vlen qe ti komentoj me tej...Eshte fatkeqesi qe keto fjale te dalin nga goja e nje shqiptari qe pretendon se eshte patriot dhe aq me teper qe je i lindur ne Shqiperi dhe je njohes i mire i historise se saj......

    Ti mund te thuash qe edhe une jam amerikan pasi jetoj ne Amerike, por jam une amerikan? Une mund te them qe edhe ti je grek pasi jeton ne Greqi, por je ti grek? Sigurisht qe jo. Prandaj duhet te mesosh te besh dallimin midis deshires dhe realitetit. Greqia nuk i ka asimiluar dot asnjehere arvanitasit, pasi ata nuk u mbajten me force ne Greqi, ata kontribuan me gjak dhe me pune per clirimin e Greqise nga Turqia dhe ngritjen e saj ne kembe.
    Keto fjale qe thua ti tani i perdorin vetem nacionalistet greke...Arvanitasit erdhen ne Greqi nga presioni pushtimit serb dhe turk....Arvanitasit jetuan per 500 vjet ne Greqi dhe nuk u asimiluan as ne shek 13-te, as 17-te por ne shek. e 20-te shekull ne te cilin u konsilidua shteti grek i cili ndoqi politiken e asimilimit te minoriteteve jo greke...Kete gje e pranojne dhe vete greket...
    Arvanitasit luftuan per Greqine per shkak se ata jetonin ne Greqi dhe pushtuesi i perbashket ishte turku...Ia vlen te theksohet se rraca shqiptare eshte nje rrace qe nuk nenshtrohet kollaj dhe e karakterizon deshira per liri...

    Arsyeja perse e bene kete per shtetin grek dhe jo ate shqiptar ishte (edhe eshte) pasi ata, ashtu si arbereshet, nuk mund te njohin me "vellezerit e nje gjaku" qe mbijetuan 500 vjetet e pushtimit turk ne Shqiperi. Shumica e shqiptareve nuk ndan me te njejten fe, te njejten tradite te cilen ata kane mbrojtur me aq fanatizem. Prandaj ata akoma inisistojne ne identitetin "arberesh" dhe "arvanitas" dhe jo ate shqiptar
    Eshte gabim thenia qe nuk i njohin vellezerit e tyre shqiptare...
    Nese ke degjuar heronjte e medhenj greke si Riga Fereo, Kolokotroni apo Marko Bocari te cilet ishin arvanitas, kishin hartuar nje platforme per krijimin e nje Federate Shqiptaro-Greke...
    Pse e bene kete? Sepse e dinin mire prejardhjen e tyre dhe nuk e kishin harruar orgjinen...
    Insistojne ne identitetin arberesh apo arvanitas sepse ata nuk e njohin identitetin shqiptar pasi ky identitet lindi me vone, dmth. ne kohen kur keta ishin larguar nga territori shqiptar...
    Mos thuaj "ne shqiptaret", por shiko njehere se kush cirret dhe kush ulerret me fort. Pasi qellimi i tyre eshte pikerisht qe te flasin ne emer te gjithe shqiptareve. Kur ujrat e lumit te Vjoses kullohen, njerezit mund te shohin me sy edhe gurret ne taban te lumit. Kur ujrat e Vjoses turbullohen nga shirat dhe rrebeshi, lemishtet dhe llumi dalin ne siperfaqe te lumit. Prandaj edhe lemishtet dhe llumi ne rradhet e shqiptareve cirret dhe bertet pasi per aq kohe sa ujrat e Vjoses jane te trazuar, ata nuk kane per te dale ne zall si peshku pa uje, por kane per te qendruar mbi uje.
    Ketu ke te drejte, por ti nese je nje person qe i shikon gjerat nga nje kendveshtrim tjeter dhe me syrin e reales nuk duhet tu pergjigjesh me argumenta te cilat i perdorin te huajt....Tu pergjigjesh nacionalisteve shqiptare me argumentat(jo te gjitha) qe perdorin nacionalistet greke nuk eshte zgjidhje, kjo do te thote qe te biesh ne nivelin e tyre....
    Miqesisht, Tani
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #90
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Albo

    Noli dhe Kristoforidhi e shume te tjere nuk e kryen shkollen greqisht nga qejfi , po te kujtoj qe flasim per nje kohe kur te luteshe ne Shqip quhej mekat . Ata dhe shume te tjere paten larg pamesine , qe gjuhen greke ta zevendesojne me ate Shqiptare si ne shkolla ashtu dhe ne kisha .

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Agjencitë private të punësimit ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •