
Postuar më parë nga
Manulaki
Jo vetem qe ka greke ne Korce, por edhe te njohur, bile. E verteta eshte qe gjate komunizmit askush nuk mund te pranonte rrenjet e veta, mirepo ja qe nuk eshte me komunizem dhe njerezit jane me te lire per te permendur paraardhjen e tyre. Une kam pasur ne klase shoqe te ngushte e cila ne shtepi fliste vetem greqisht, dhe deri ne vitin e fundit te shkolles se mesme askush nuk e dinte. Kur u hapen kufijte dhe ra komunizmi ajo ishte me e lire te tregonte se c'familje ishte dhe c'gjuhe flisnin ne shtepi. Ka qene e para qe kam njohur qe ishte greke dhe qe nuk e kishte treguar asnjehere as ajo, as prinderit, per arsye te politikes se poshter qe ekzistonte, qe te persekutonte me kuc e me mac po te flisje greqisht. Tjeter, eshte nje komshija ime, plake qe tani nuk eshte me, ndjese paste, greke e lindur dhe rritur ne Stamboll, Turqi, e martuar ne Selanik (burre puro grek), lindi tre femije ne Selanik, (asnjeri prej tyre nuk ka ne certifikate si vendlindje Selanikun) por qe u vendos ne Shqiperi gjate luftes se dyte, dhe nuk pati mundesi te kthehej ne Greqi per arsye te mbylljes se kufijve. Me ardhjen ne pushtet te xhaxhkes, ajo dhe i shoqi nderruan emrat dhe fene me qellim qe te mos perndiqeshin si spiune, dhe qendruan ne Korce. Familja e gjyshit tim, ishin te gjithe greke 100%, u zhvendosen per arsye tregetare ne Bilisht te Korces, dhe me tej ne Korce, me mbylljen e kufijve nuk paten mundesi te ktheheshin mbrapa. E verteta eshte qe ne Korce ka pasur dhe ka greke puro, jo te martuar apo te fejuar, apo ku ta di une, por thjesht nuk kane jetuar si minoritare per shkak te politikes qe ndiqej ne ate sistem qe jetuam.
Kaq persa i perket komunitetit grek ne Korce. Persa i perket shkolles, ajo qe Janullatosi thote: "Shkolla mund te behet ure bashkepunimi, jo sic ka qene 100 e kusur vjet te shkuara.." jam shume dakord. Mirepo shqiptaret, nga e mira apo nga e keqja, nga budallalleku apo zgjuarsia, ne vend qe t'i shfrytezojne gjerat per mire, menjehere mendojne te keqen.
Une nuk jam greke, jam e lindur dhe rritur ne Korce dhe per mua gjuha qe jam rritur dhe me ka mekuar shpirtin eshte Shqipja. Por nuk mund te bej armiq me zor, dhe ta diktoj jeten nga frika e se kaluares. Deshira ime eshte qe kjo gje te behet vertet dicka per te permiresuar marredheniet e popujve jo te politikaneve. Nese eshte enderr e bukur kjo qe kam, c'te them, ja qe te tilla endrra kam dhe uroj qe te realizohet. Nese kjo shkolle eshte surprize, ndoshta surpriza tjeter eshte nje shkolle shqipe ne Greqi, kushedi!!!
Krijoni Kontakt