Kolombi
1.Ai termi "proletar" nuk e kuptoj se pse ka hyre aty se mund te thoje ndonje shprehje tjeter pak me te mencur.
Ndersa sa i perket Librit te Shenjte besoj se nuk je kunder qe te gjithe e gjejne ate si reference sepse ai Liber eshte pasuri e njerezimit e jo vetem e besimtareve te atij apo ketij besimi.Une besoj e perderisa besoj e lexoj dhe e rilexoj.
2.Ndersa sa i perket shkollave shqipe ne Greqi besoj se mund t'a gjesh permes internetit qendrimin zyrtar grek.Ne te thuhet "se ne nuk i sollem shqiptaret ketu por ata erdhen vete"!?.
Mire keta shqiptaret e rinj qe shkuan keto vite po ata shqiptaret e vjeter qe jane me shekuj atje?Besoj se ke informacion se sa shqiptare jetojne ne Greqi e se cfare te drejtash kane?Ne mos do te te ndihmoj me disa adresa.
3.Nga menyra se si mbroni nje ceshtje te caktuar (jo vetem kete te shkolles qe per hir te se vertetes duhet thene se doli nga tema) dilni hapur ne rolin e personave qe kane nje mison te caktuar.
Personalisht kam qene dhe jam nje njeri i hapur ndaj te gjitha besimeve dhe njoh e kam miq e shoke nga te gjitha fete (jo vetem shqiptar) por kurre nuk kemi mberritur ne nje shkalle te tille te ulet qe per hir te nje feje te caktuar te mbrohen interesat e nje shteti te caktuar-ne rastin tone te Greqise.
4.As une nuk jam qe te mbajme gjithe kohen koken prapa mirepo dhe kur duam te shikojme para vjen nje dite qe na detyrojne te kthejme koken prapa.
Sepse duam apo nuk duam ne historia ka lene gjurmet e saj ne memorjen e njerezimit.Pikerisht se nuk duam te na perseritet e kaluara ne duhet te nxjerrim mesime nga historia jone e jo vetem e jona por e te gjithe Ballkanit.
Sepse do apo nuk do ti apo dikush tjeter gjerat duhen thene troc-se Greqia,shteti grek e kisha greke bashke me ate serbe nuk kane lene gje pa bere per te zhdukur qenjen shqiptare apo jo?Besoj se nuk je kunder e per me teper a kane kuptim ato thenjet feminore te shokeve te tjere qe Shqiperia dhe shqiptaret mbajten "turkun" ne vath e nuk bene si Greqia apo Serbia e Mali i Zi?
Duhet t'a dish jo vetem ti se greku e serbi nuk nxorren jashte "turkun" por nxorren jashte shqiptarin mysliman sepse ate e quanin "gabimisht" turku!Se Greqia e Serbia nuk do te ndaleshin sikur te mos ishte Italia dhe Austro-Hungaria por do te shfarosnin cdo shqiptar pa dallim vetem e vetem qe kufiri i tyre ndares te ishte Shkumbini!
Nese nuk ke informacion athere do te tregoj perseri shume referenca.
5.Shqiptaret jane populli me tolerant i Ballkanit e me gjere sepse me ose pavetedije ai pranon gjera qe te tjeret duan kohe t'i pranojne.Nuk i vjen e keqja asnje vendi nga aresimi e per kete shume mire qe hapet nje shkolle.Ajo mos u mbyllte kurre por sherbefte gjithmone per edukimin e te rinjve shqiptare.
Une po te tregoj se ketu ku jetoj mesohet gjuha greke dhe latine ne aresimin e mesem te pergjithshem-drejtimi klasik.
Une e kam regjistruar femijen tim ne kete drejtim sepse mendoj se do te perfitoje shume nga njohja e gjuheve dhe kulturave qe jane ne themel te qyteterimit te sotem evropian.
6.Si te mos e ngrejme zerin sipas teje kur Shqiperia eshte katandisur ne nje gjendje te tille me qellim qe te vije kjo dite qe ne te jemi vasal te te tjereve.
Pra ti e quan normale qe shqipetaret te jene vasal te te tjereve ne ekonomi,kulture,aresim,politike etj.Ketu nuk kam parasysh vetem shtetin grek por dhe shtete te tjera.
Se ne baze te maredhenieve miqesore ne mes te shteteve dhe popujve duhet te jete barazia dhe reciprociteti per kete shoket e tjere i kundershtojne ato ide qe hidhni ju e shume te tjere ne forum me dashje ose pa mendje.
7.Atdhetarizem te tepert nuk ka kurre kur mendon pozitiv per fatet e vendit tend kur ai ndodhet ne dite te veshtira.
Pikerisht ketu del ne pah ai gabimi qe ke bere ne fillim duke me quajtur "proletar".Proletari nuk ka atdhe e as nuk ka atdhetarizem ndersa ti me kete thirrjen tende te atdhetarizmit te tepert e pranove kete emertim.
Mirudegjofshim!
Krijoni Kontakt