Antiprostitucioni nė Londėr sekuestron 6 shtėpitė publike dhe kap
shokun e tyre
Shqiptarėt, tutorė tė 21 femrave
Angli, zbulohet rrjeti i 4 vėllezėrve Demarku
Nga Londra Muhamed Veliu
ANGLI
Pas 90 ditė survejimi intensiv, policia londineze ka bėrė tė mundur
dje arrestimin e pjesėtarėve tė njė klani shqiptarėsh qė merrej me
trafikun dhe shfrytėzimin e femrave. Grupi shumė i ngushtė qė
mendohet tė ketė fituar miliona paund, ishte ndėrtuar nga katėr
vėllezėrit dhe njė bashkėpuntor i tyre, tė pestė nga Shqipėria, tė
cilėt vepronin nė perėndim tė Londrės dhe nė qytetin Birmingam.
Skuadra e antiprostitucionit "Vice Scuad" nė Londėr ka bėrė tė ditur
se operacioni pėr shkatėrrimin e kėtij klani ka pėrfunduar me
sukses, duke vėnė nė pranga Flamur Demarkun 33vjeē, Agron Demarkun
21 vjeē, Bedri Demarkun 22 vjeē, Xhevahir Demarkun 28 vjeē, tė katėr
vėllezėr dhe mikun e bashkėpunėtorin e tyre Izet Fejzullahu 32 vjeē.
Ndėrsa nga kontrollet nė disa shtėpi atyre u janė gjetur 21 femra qė
prostituonin pėr ta.
Operacioni
Aksioni pėr arrestimin e pesė shqiptarėve kishte kohė qė pėrgatitej
me kujdes. Ēdo lėvizje e shqiptarėve, banesat ku jetonin, shtėpitė
publike qė kishin ndėrtuar, lokalet qė frekuentonin, miqtė qė
takonin, makinat qė lėviznin ishin tė filmuara. "Kishim informacion
tė saktė se njė grup shqiptarėsh tė mirėorganizuar kishin nėn
kontroll njė numėr tė kosiderueshėm shtėpish publike nė zonėn e
Honsloėt", ka thėnė njė nga oficerėt e antiprostitucionit nė Londėr,
i cili ka marrė pjesė nė operacionin e arrestimit tė vėllezėrve
Demarku. Fillimisht detektivėt janė marrė me dokumentimin e
aktivitetit tė tyre kriminal, duke i survejuar shqiptarėt hap pas
hapi pėr 3 muaj. Operacioni i survejimit do tė kodohej me
emrin "Rotunda". Kur policia ishte bindur se kishte prova tė
mjaftueshme qė inkriminonin klanin Demarku, ka vendosur goditjen e
tij. Dhe, dje nė orėn 06.30, "Rotunda" do tė finalizonte misionin.
Oficerėt e antiprostitucionit kanė ekzekutuar shtatė leje pėr
kontroll banesash nė lagjet "Hounsloė" e "Feltham", sė bashku me njė
kontroll banese nė qytetin e Birminghamit.
Policia
Disa orė pas pėrfundimit tė operacionit "Rotunda", numri njė i
antiprostitucionit pėr Londrėn, Superintendent Chris Bradford, ka
thėnė se ai dhe oficerėt e tij ishin tė kėnaqur me arrestimet. Nė
njė bisedė telefonike pėr Gazetėn, Bradford ka sqaruar se arrestimet
janė pjesė e vazhdueshmėrisė sė aktivitetit policor pėr tė
shkatėrruar strukturat qė ndihmojnė futjen e grave dhe vajzave nė
industrinė e prostitucionit nė Londėr. "Ne jemi tė vendosur tė
vazhdojmė punėn tonė, nė mėnyrė qė tė minimizojmė shfrytėzimin e
kėtyre grave, nga tė cilat fitohen shuma tė mėdha parash", ka thėnė
ai. Duke folur mė tej pėr rreth 21 vajzat e shpėtuara, Bradford
ėshtė shprehur se "21 vazjat e gratė, tė cilat punonin pėr
klanin "Demarku" dhe qė janė gjetur nė tri shtėpi publike, janė
akomoduar nė njė qendėr pritje".
White_Angel
Krijoni Kontakt