Fjale me vend ke folur z qazim.

Nje figure interesante kandidon ne zonen ku kandidojne dy monstrat Gjinushi dhe Malaj.

KJ
-

E Premte, 06 Maj 2005


I DENUARI POLITIK, PERBALLE ARKITEKTIT TE PIRAMIDAVE

Interviste me kandidatin e PDK-se ne zonen elektorale 93 te Vlores, Naim Brahimaj

Naim Brahimaj e ka filluar karrieren e tij si kryetar i keshillit drejtues te ndermarrjes Akerni ne vitin 1990 ku ererat politike te sistemit dhe regjimit komunist te Hoxhes e internuan ne kete zone. Ne vitin 1992 u zgjodh si nenkryetar i keshillit te komunes si edhe pergjegjes i keshillit urbanistik. Ne zgjedhjet e vitit 1996 fiton te drejten e keshilltarit te Komunes se Novoseles dhe gjate kesaj kohe u mor me biznes privat, ku beri dhe pronen e tij Kombinatin e Peshkut ne Vlore dhe gjate kesaj kohe u angazhua ne radhet e Partise Demokratike si nenkryetar i seksionit te lagjes "Pavaresia".

Ideja per te qene militant i PDK-se i lindi duke pare aktivitetin politik te kryetarit Lesi dhe luften qe ai bente ne menyre te vazhdueshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Deshira e tij ishte e madhe per t'u bashkuar ne kete lufte, per te lehtesuar sadopak barren e ketij vendi i cili po e vuan perdite korrupsionin dhe krimin e organizuar.



1. Si mund te prezantoheni ju z.Naim per elektoratin tuaj si dhe per dashamiresit e sigles suaj?



-Une kam lindur ne Tirane ne 6 korrik 1957, dhe me mbas per shkak te levizjeve te detyruara kam jetuar edhe ne zona te tjera te Shqiperise.

Familja ime ka qene e persekutuar nga regjimi komunist dhe ka pesuar disa zhvendosje dhe internime. Vitet e permbysjes se sistemit me gjeten ne Akerni te Vlores, nje gulag tipik ku dergoheshin familjet e persekutuara.

Kam mbaruar shkollen e mesme industriale ne Vlore me rezultate shume te mira, por per shkak te pozicionit te familjes time u privova per te vazhduar studimet e larta. Pas ndryshimit te sistemit, endrra ime u realizua dhe une perfundova studimet e larta ne Fakultetin Ekonomik ne Universitetin e Tiranes, prej vitit 1992-1997.

2. A keni qene i angazhuar politikisht me pare se te pranonit ftesen e PDK-se?



-Eshte e natyrshme, duke i perkitur nje shtrese tejet te persekutuar u angazhova menjehere ne levizjet per te permbysur ate sistem te mallkuar duke milituar ne radhet e Partise Demokratike, dhe mbas fitores se 92-shit (sidomos mbas zgjedhjeve lokale) kam punuar si pergjegjes i zyres se sherbimeve dhe urbanistikes ne komunen e Novoseles, duke qene njekohesisht edhe nenkryetar i Keshillit te Komunes per dy legjistatura rresht (1992-2000). Dhe prej vitit 2000 dhe ne vazhdim jam marre me biznes.

3. Perse menduat te pranonit ftesen e Partise Demokristiane per te kandiduar ne zonen elektorale 93?

-Mund te them se gjithmone kam pasur veneracion per demokristianet dhe hisorine e tyre brilante te ndertimit te nje Evrope te lire e moderne, me personalitete nacionale si De Gasperi, Helmut Kohl etj, por edhe ridimensionimi i PDK-se Shqiptare qe kur filloi te drejtohej nga z. Lesi kishin krijuar tek une nje simpati te thelle. Lufta parlamentare e z. Lesi kunder kupoles mafioze qe drejton Shqiperine me beri te mos hezitoja kur mu propozua te kandidoja ne kete sigel te nderuar per mua.

4. Duke qene se keni jetuar dhe punuar per nje kohe te gjate ne zonen 93, ju dhe duhet ta njihni mire ate?

-Po eshte e vertete. Zona elektorale 93 ka nje shtrirje mjaft te gjere, ajo kufizohet nga lumi Vjosa dhe Deti Adriatik, dhe perfshin nje numer te konsiderueshem fshatrash te grupuara ne tri komuna: ne ate te Novoseles, Shushices dhe Qender.

Duhet te theksoj ketu se kjo zone eshte e bekuar nga Zoti per shkak te resurseve te jashtezakonshme qe posedon, duke ju referuar pikerisht mundesive te medha ekonomike, eshte e veshtire qe te gjesh nje zone tjeter ne Shqiperi te ngjashme me te. Kjo zone nuk dallohet vetem per potencialin e madh ekonomik, por edhe per nje popull jashtezakonisht punetor dhe inteligjent.

Jane me qindra intelektuale qe i perkasin kesaj zone dhe qe do te deshironin ta shikonin ate si shembullin se ne Shqiperi mund te jetosh per mrekulli dhe mund te pasurohesh madje duke shfrytezuar drejt dhe me mencuri resurset qe na ka falur natyra.

5. Perse jeni te mendimit qe ne zonen 93 jetohet jo dhe kaq mire ?!

-Mbijetohet, une sapo ju thashe per mundesite qe ka zona, por per fat te keq njerezit jetojne me veshtiresi te medha dhe mezi sigurojne buken e femijeve.

Jane me qindra dhe mijera djem dhe vajza por edhe familje te tera qe marrin arratine, sepse ndihen te zhgenjyer nga qeverisja e mbrapshte e socialisteve.

6. Per fatin tuaj te keq ju do te kandidoni ne nje zone ku perballe jush do te jete nje nga qeveritaret kryesore te vendit, ministri Malaj...

-Kjo koincidence eshte per fatin tim te mire. Per te qene i sinqerte, kjo nuk ishte nje koincidence sepse ishte thuajse e sigurt qe zoteria ne fjale do te rikandidonte ne kete zone dhe une e deshirova kete sfide.

Arkitekti i piramidave ne Shqiperi, mbrojtesi i kontrabandes, monopoleve dhe krimit te organizuar, ia ka dale me nje menyre mashtruese duke i hedhur hi syve popullit te kesaj zone dhe tani e mendon kete zone si vendin e vet, por gabon rende. Njerezit e kesaj zone nuk mund te mashtrohen me.

7. Ne zonen tuaj kandidon edhe kryetari i Partise Social Demokrate, Gjinushi. A mendoni se e rrezikon kjo fitoren juaj?

-Komentet per ate monster do te ishin te teperta. Eshte vertet e veshtire te kombinosh nje dyshe kaq diabolike qe ia kane dale me sukses te shkaterrojne Vloren dhe me mbas gjithe Shqiperine.

Me vjen mire qe do te kontribuoj qe populli i kesaj zone ta refuzoje me neveri kete lloje amalgame kriminalo-komuniste. Do te kisha shume deshire qe ata te ngeleshin pa mbrojtjen imunitare qe te jep mandati i deputetit dhe keshtu te jepnin llogari perpara drejtesise.

8. Cfare i premtoni zones suaj n.q.se do te legjitimoheni si perfaqesues i saj ne Kuvendin e Shqiperise?

-Siguroj qe zona 93 do te kishte nje ze te fuqishem qe nuk stepet kollaj nga hijet e renda te zyrtareve te shtetit. Do te beja maksimumin per kedo hallexhi apo biznesmen, mesues apo fermer, per te zgjidhur drejt dhe ne kohe problemin e secilit.

Do te jem nje ze me shume perkrah z. Lesi por edhe z. Berisha qe populli i kesaj zone dhe gjithe Shqiperia te jetojne me dinjitet.

Bisedoi: Veronika Miho



urime Brahimit.