I nderuar Poet: Me shumë respekt për faktin se ju nuk gjeni kohë të merreni me 'qenin' dua të theksoj se qeni si element në botëkuptimin, folklorin dhe letërsinë shqipe paraqet shumë dukuri interesante. Nga njëra anë: i pabesë, sinomim i armikut, i vrasësit, i keqbërësit, nga ana tjetër besnik, mik i vjetër i njeriut, rojtar dhe shok! Kam shkruar (suedisht) një studim me titull "Qeni shqiptar" i cili u botua në një revistë letrare suedeze para shumë vitesh. Në të futa folklorin dhe fjalë të urta, tekstet për qenin në "Kanunin e Lek Dukagjinit" të At Shtjefën Gjecovit, rrëfime për qenin shqiptar nga letërsia etj. Dualizmi i pikëvështrimit në lidhje me qenin sigurisht ekziston edhe te popuj të tjerë por si fenomen për të kuptuar kompeksitetin e mentalitetit të një populli është mjaft tërheqes në rastin e shqiptarëve.
Dhe të mos harrojmë: Le të lehin qentë, karavani shqiptar prapë shkon përpara!
Ullmar Qvick, Suedi
Krijoni Kontakt