Close
Faqja 5 prej 38 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 378
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fjalë të urta popullore

    Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë...
    Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.
    Ai lidh macën për këmbë të magjes.
    Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)
    Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.
    Ai që nuk do nënën, do njerkën.
    Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
    Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
    Ai që pyet, nuk humbet.
    Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
    Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!
    Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
    Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.
    Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.
    As pula kemi, as dhelpra na i ha.
    Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia.
    Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij)
    Atje ku ka, edhe derdhet.

    Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.
    Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.
    Bark gunga, s'ja din bark petes.
    Barku është i vellaji i detit.
    Barku fire, s´kërcen mirë.
    Behari nuk vjen me nje lule.
    Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.
    Beja ka rrufenë.
    Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
    Bëri te pjellë, e dështoi.
    Bie një gur, e leviz nje mur.
    Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
    Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.
    Bjeri pragut te degjoje dera.
    Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
    Borxhi i vone e gezon te zone.
    Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
    Buka të ze syte.
    Buke e hi ne shtepi.
    Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
    Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
    Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
    Burre e grua si mish e thua.

    Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
    Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
    Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
    Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
    Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
    Çdo pësim është dhe mësim.
    Ç'e do mallin , e ç'e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
    Çfarë bën i ati, e heq i biri.
    Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
    Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
    Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
    Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
    Cjapi mish e dhia tave.
    Çka mbjell korr. (populli)
    Ç'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
    Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
    Dardha bie nen dardhe. (populli)
    Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
    Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
    Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
    Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
    Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
    Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
    Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
    Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
    Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
    Dimri ha dhe kashten.
    Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
    Dita ka sy, nata ka veshe.
    Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
    Djali i pa nënë, si nata pa henë.

    Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
    Do dhe thele mbi bisht.
    Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
    Dora jote, mëma jote.
    Dora që nuk kafshohet, puthet.
    Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
    Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
    Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
    Durimi është më e madhja trimëri.
    Durimi ka dhe kufi.
    Dy atllar në një mullar.
    Dy duar për një kokë.
    Dy here flitet ne mulli.
    Dy mace, mundin një luan.
    E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
    E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)
    E dogji miza. (e goditi fjala)

    E hidh mbas krahëve. (harroje)
    E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
    E kërkoi si breshka gozhdën.
    E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
    E zure gjarprin? Shtypi kokën.
    Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)
    Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
    Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.
    Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
    Është gacë e mbuluar.
    Është këthyer dera nga përroi.
    Është më afër dera se qilari.

    Është me të dhënë, nuk është me të thënë.
    Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh.
    Është njeri që nuk le dy gurë bashkë.
    Është njeri që nuk turbullon ujë.
    Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)
    Është si mesalla me dy faqe.
    Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.
    Ferra e nisi, ferra e grisi.
    Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
    Fjale e keqe, rrezon malin.
    Fjale fjale niset davaja.
    Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.
    Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
    Floke gjate mendje shkurter. (populli)
    Folë pak, dëgjo shumë.

    Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
    Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
    Gabimet që harrohen, përsëriten.
    Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin
    Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
    Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.
    Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
    Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
    Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
    Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
    Kush punon, fiton.
    Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
    Lumi fle, armiku s'fle.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Malet tunden, por nuk bien.
    Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
    Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
    Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
    Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
    Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
    Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
    Mendja e zbukuron njeriun.
    Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.
    Mendo dhjete here e fol nje here.
    Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
    Mos i shiko gunen, por shikoje punen.

    Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
    Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
    Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash
    Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
    Nje krimb thane nje lis.
    Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
    Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
    Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
    Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.
    Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
    Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.

    Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
    Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
    Njeriu plaket duke nxene.
    Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.
    Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lëshon.
    Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
    Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
    Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua.
    Për çdo sy ka bukuri.
    Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
    Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
    Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

    Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.
    Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.
    Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
    Puna vjen me kembe te arta.
    Punen e sotme mos e ler per neser.
    Qente lehin, karvani shkon perpara.
    Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
    Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
    S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
    S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
    Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.
    S'tundet mali nga debora.
    Syri është një dritare e shpirtit.

    Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
    Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të shijohet.(Samuel Butler)
    Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
    Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
    Trimeria matet me zemer, jo me trup.
    Trimi i mire me shokë shumë.
    Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
    Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
    Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
    Xhelozia është krimbi i dashurisë.
    Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    "Nje gjel ne kotec si nje grua ne shtepi" fjale e urte popullore

  5. #45
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Ndoshta kjo nuk eshte tema perkatese, por sot degjova nje batute nga koha koperativave, atere kur te gjithe ishin te detyruar te shkonin ne pune vullnetare:

    I therrasin shoket Koles:

    "O Kole, O koke-matare,
    Pse s'vjen ne pune Vullnetare?"

    I pergjigjet Gruaja e Koles (me ze te holle )

    "Koles i rruni trapn e sumes,
    se e ka ndru qendren e punes"
    When in Doubt, Act Stupid!

  6. #46

    Lightbulb Fjale te urta!

    Per Besnikerine


    * Besa eshte virtyt vetem kur respektohet ne menyre reciproke, per ndryshe ajo eshte bajrak ne duart e te krisurit.

    * Atdheu nuk qan per qyqana e flliqana, por qan per burra.

    * Besoni njeriut qe punon e vepron drejte dhe jo atij, qe tere jeten vetem flet per te drejten.

    * T'u qendrosh ne bese te pabeseve, do te thote ta tradhetosh vehten.

    * Vetja eshte e vetmja besnike qe mund t'ia falish tere besimin


    Per Dashurine

    * Femije i denje eshte ai qe e do memen me shume kur ajo dergj e lengon.

    *Njerezit te cilet i lidh puna per sendertimin e qellimit te perbashket, kurrenjehere nuk i numerrojne sakrificat qe bejne per njeritjetrin. Sakrificen, ata e quajne vetem detyre


    Per drejtesine

    *Atje ku progresi nuk ec me kembe te veta, e mira duhet te dhurohet me dhune.

    * Ne nje shoqeri, ku e mira dhe e keqja ndahen perpjestimisht, atje ne te vertete e keqja s'ekziston.

    * Njerez sheroni shkaqet e te ligave!- therret domosdoja

    * Padrejtesite duhet t'i ndjejme njesoj, edhe kur na behen neve edhe kur u behen te tjereve.


    DURIMI

    * Durimi e ka kufirin e shtrirjes deri ku mund te quhet virtyt.

    * Nese intriganteve, hipokriteve u behsh ure, ata ndalen mbi ty dhe te bejne vend pushimi dhe argetimi.


    Marre nga libri (doracaku) "VEGIME" nga profesori i ndjere Rahmi Tuda - Struge

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #47

    Lightbulb Fjale te urta!

    JETA

    *Jeta me turp eshte vdekje per se gjalli!

    *Jeta eshte beteje midis se mires (e cila ka epersi psi gjithmone vjen duke u forcuar) dhe se keqes, qe vjen duke u ligeshtuar.

    * Jeta perbehet vetem prej provimeve, ndaj ato nuk mund t'i kryeje vetem nje gjenerate. Brezi me fatlum eshte ai qe i jep provimet me te renda.


    KOHA

    * Dita qe nuk vjel asnje fitore, s'i perket asnje kohe.

    * Koha abnormale, urtakun e shpall te marre, kurse te marrin urtak!

    * Koha nuk ka as kembe as flatra. kembet dhe flatrat asaj ia jep njeriu, ose ia merr dhe e ben ulog.

    * Kohen e mire e sjellin njerezit e mire.


    LIRIA

    * Kush i jep vetes liri gjer ne pakufi, e keqperdor lirine e arsyeshme te natyres njerezore.

    * Rruget e idealeve te lirise, cilen gjate qasjeve, ndertohen gjate perkushtimeve te mundimshme, zoterohen gjate rrezimeve dhe ngritjeve burrerore.



    Marre nga doracaku "Vegime" - Profesor: Rahmi Tuda


    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #48

    Lightbulb Fjale te urta!

    LUMTURIA


    * Lumturia e nje populli s'varet vetem prej nje individi, por fatkeqesia qe mund t'ia sjelle individi popullit te tij, mund te jete e kobshme.

    * Lumturia e nje populli nuk matet vetem me numrin e atyre qe kendojne- bejne dasma, por edhe me numrin e atyre qe qajne e bejne morte duke bredhur rrugeve te papune.

    * Njerezit qe presin t'iu pikoje lumturia nga qielli, as ne enderr nuk takohen me te.

    * S'eshte e lumtur ajo shoqeri, ne te cilen disa prehen te ngire ne begati, kurse para tyre kolone e te uriturve vdes ne unti.

    * S'ka me fatkeq se njeriu qe lumturine e vet e nderton mbi mjerimin e tjetrit.


    MESIMI

    * Me mire te mbetesh analfabet sesa te mesosh dhe te interpretosh gabimisht.

    * Ai qe vepron ne menyre amorale, s'ka te drejte te flas ne emer te moralit

    *Ai qe shet moter e vella, shume lehte shet meme dhe at.

    * Boten e njerezojne vetem njerrezit

    * Fytyren tende mund ta mbash pasqyre vete, ose mund ta ndyejsh vete.

    * Te humbish besimin per fitoren ne fillim te luftes, do te thote te deshtosh - te pesosh disfate qe ne nisme te rruges tende

    * I ARSIMUARI QE DIJEN E TIJ E VE NE SHERBIM TE SE KEQES, ESHTE ME I RREZIKSHEM SE ANALFABETI, I CILI VERBERISHT I SHERBEN ASAJ.

    * Iluzionistet ndertojne vetem godian me lende te forte dhe jo vetedijen e forte te njerezve. Ata harrojne se godinat materiale jane te perkohshme kundruall godinave shpirterore.

    * Me zor eshte te pushtosh boten - NJERI, sesa te pushtosh botera e botera ne kozmos.

    * Nese do ta zhdukesh te keqen, shkulja rrenjejt, asgjesoje shkakun


    * Me mire- tri vdekje me nder se nje jete me turp

    * S'ka natyre te humanizuar pa njerz te humanizuar

    * Shpirtmadhesia cmohet varesisht nga gadishmeria e njeriut per te bere sakrifica per te tjeret - per te miren e pergjithshme.

    * Ndertoje natyren e vetedijes njerezore, nese do ta ndertosh boten materiale.

    * Shpirtgjeresia eshte lulishte e jetes njerezore.


    Nga libri "VEGIME" te profesor Rahmi Tuda - Struge

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #49

    Lightbulb Fjale te urta!

    MIQESIA

    * Miku edhe shoku i mire njihen pasi te jene hidheruar.

    * Miqesia e delire posa te mbeshtet ne interes, vdes.

    * Miqte e mire e te sinqerte s'kane shume miq.

    * Per miqte dhe shoket e mire, sakrificat jane vetem detyra.

    * Urat e medhaja e te lergeta, s'ngrihen duke rrenuar ura te vogla, te aferta.



    NJOHJA

    * Ai qe e heton vetem siperfaqen e jetes, eshte qenie qe ka shqisa, por jo edhe arsye.

    * Deti s'ka vetem nje thellesi.

    * Duke e njohur njeriun, pushtohet pjese-pjese realiteti.

    * Gjithmone do te jepnim konkludime te drejta, sikur te mos i perzihej shume ndjenja arsyes.

    * Kush e heton boten vetem me zemer, njeh vetem nje pjese te sekreteve te saj.

    * Mjeket naive, shkaqet e semundjeve i kerkojne ne lekure ne vend qe t'i kerkojne ne gjak.

    * Nese tere jeten e ke jetuar gabimisht, a thua te permireson vdekja?

    * Para te madherishmes natyre, cdo ndryshim ambienti qe behet nga ana e njeriut, eshte vetem nje cikerrime.

    * Nga lartesite shihen largesite, nga rreza nuk shihen thellesite.

    * Pushtimi boterave te reja ne gjithesi, eshte vetem nje iluzion i kendshem, para botes se madhe te papushtuar, te quajtur NJERI.

    * Shume vete nuk e shohin mjerimin e te tjereve, sepse para syve ngrihen te mirat qe ua zene syte.

    * Nganjehere domosdoja te detyron qe te shmangesh zemren dhe te vendosish me mendje.

    Nga libri "VEGIME" e Prof. Rahmi Tuda

    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 30-06-2005 më 20:13
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #50
    speci djeks Maska e _ZoGu_
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    South London
    Postime
    46
    Nje fjal e urte qe me pelqen shum eshte:

    Shoku i sinqert eshte veshtir ta gjesh, por shum kollaj ta humbesh
    My Chemical Romance

Faqja 5 prej 38 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •