Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
FËMIJËRI DHE PLEQËRI
Fëmija vesin si t'a ndjekin, plaket, dhe më s'mund ta hjekin
Kur përton në të ri, vuan në pleqëri.
Nuk punove në të ri, rri e qaj në pleqëri.
Puno në djalëri, të mos vuash në pleqëri.
Vecoria me e mir tek njeriu eshte drejtesia ne momentin kur eshte i nevrikosur, kur eshte ngusht doreleshimi dhe kur ka mundesi te denoj dicka-ta fali"
(Idrrizi a. s)
Shqiperi eshte edhe Cameria
Shfrytezoj pese gjera para se te vine pese tjerat:
- Shfrytezo rinine para se te plakesh,
- shfrytezo shendetin para se te semuresh,
- shfrytezo pasurine para se te behesh i varfer,
- shfrytezo kohen e lire para se te jesh i zene si dhe ne fund shfrytezo JETEN PARA SE TE VDESESH....
Shqiperi eshte edhe Cameria
"Puno për këtë botë sikurse me jetuar gjithmon,
Puno për botën tjetër siku nesër do të vdesish.!!!"
Shqiperi eshte edhe Cameria
Mendjemadhesia eshte armiku me i madh i suksesit.(Ali fuad bashgil)
Deshperimi per kete bote ta erreson zemren, ndersa deshperimi per boten e amshueshme ta ndriqon zemren.(Hx Osmani)
Shqiperi eshte edhe Cameria
KTHIMI
Çdo ndodhi në jetën tënde,
çoftë e mirë, çoftë e keqe,
nuk është vendimtarë...
Ke akoma shumë vjet përpara
për te shpëtuar veten
duke u kthyer te Zoti.
Torrkerry
Ali ibën Ebi Talibi thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se kush është fakih (i dijshëm) me plotkuptim të fjalës?” Ata thanë po. Ai tha: “Ai njeri që nuk ua humbë shpresën njerëzve nga mëshira e Allahut, ai që nuk i mërzitë nga begatitë e Allahut dhe ai që nuk i siguron njerëzit nga dënimi i Allahut.”
Shqiperi eshte edhe Cameria
I nderuar,
babai im quhet Gjoni e babai yt Femihu.
A mund te pranosh ti qe Gjoni te jete babai yt?
A mund te pranoj une qe Femihu te jete babai im?
Pyetja eshte retorike dhe nuk ka nevoje per nje pergjigje!
Ju myslymanet e kuptoni mire qe Kurani dhe Bibla distancohen shume
ne shume pike. Eshte kote qe edhe ne te kerkojme nje akord ne te dy,
sepse ky akord nuk ekziston.
Kuptimi i jetes te Jezusit si del nga Beselidhja e Re me duket krejt ndryshem
nga kumtimi i jetes qe kishte Muhameti dhe qe del nga Kurani.
Nje pike referimi te perbashket ne mund ta gjejme ne natyren tone njerezore.
Te gjithe jemi njerez qe ndjejme ne brendesine te njejta nevoja, qe u duhet nje pergjigje. Per problemet njerezore me te thelle e me serioze nje pergjigje une e gjej ne Jezu Krishtin, ti ne Kuranin. Deri kur do te vazhdojme kerkesen seriozisht, duke e marre persiper pergjegjesine e jetes tone, te dy e meritojme
nderimin me te perzemerte dhe sinqerte.
Nese une te nderoj dhe te respektoj ty per besimin tone te forte e qe te jep nje kuptim jetes, une e pranoj edhe rolin profetik te Muhametit qe i ka per ty fjalet qe te cojne ne jete.
Sinqerisht, per mua, per jeten time, Muhameti nuk ka fjalet e jetes se pasosur, per jeten time e per historine time Ai nuk eshte pike referimi per kuptimin e jetes time. Kete roll per mua, ne historine time e ka Jezu Krishti. Me lirine e plote qe na ben te afte te zgjedhim ate qe per momentin eshte mire per ne, per ty dhe per mua, sipasndergjegjes tone dhe njohurive te momentit, ndjekim ate qe na duket me mire, duke i lere te hapur mundesite per zgjedhjet tjera, nese ndergjegja dhe njohurite te reja na imponojne nje drejtim tjeter.
Nje zgjedhje personale, serioze, per kuptiminn e jetes, per njerezit nuk duhet te jete kurre shkak grindjeje, kundershtimi...por vetem tolerance. Me shume, konkretisht duhet te na shtyje te ndimojme ata qe jane ne kerkim.
Pergjigje per Torkerin:
Ne muslimanet e kemi obligim t'i therrasim njerezit ne te verteten, edhe pse ju mendoni ndryshe. Ne zemrat tona eshte edhe Jezusi paqja dhe shpetimi i All-llahut qofte mbi te, ne nuk bejme krahasime mes te derguarve, ne i duam te gjithe profetet e All-llahut, por ne, nuk i ngrisim ne pozite te All-llahut.
Gjoni 8:16 Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi. 17 Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.
Nese je i afte ta kuptosh kete varg, ateher do ta kuptosh se Zoti dhe Jezusi jane dy, dhe nuk jane te ngjajshem.
Vete Jezusi a.s. thote se edhe ne ligjin tuaj eshte shkruar se deshmia e dy njerezve eshte e vertete. Pra me kete ai vetem tregoi se deshmia e Zotit dhe e tija jane dy deshmi.
Une e kam lexuar edhe Dhiaten e Vjeter edhe te Rene, besom kam mjaft argumente, jo vetem per ty por per te gjithe ju, se Bibla ka pesuar ndryshime, dhe kam mjaft argumente nga vete Testamenti i Ri se Jezusi a.s. nuk ishte me shume se i Derguar, nese je i interesuar do t'i sjell argumentet e mia qe te bindesh.
Gjoni 5:26 Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete
Nese edhe Jezusi a.s. ka nje jete ne vetvete si munden te jene nje atehere?
Ndryshuar për herë të fundit nga abdull-llah : 18-02-2011 më 10:19 Arsyeja: gabim ne te shkruar
Zemra-vendi i së keqes dhe i së mirës
“Errësirat e zilisë ndalojnë depërtimin në zemër të nurit të largpamësisë.”
Ebu Abaz el Kasim Sejarij
“Ankesat dhe zemërngushtësia vijnë nga njohja e paktë e Allahut të Lartësuar.”
Ebu Muhamed Sheranij
“Ai që e ruan zemrën e tij me Allahun nëpërmjet sinqeritetit, Allahu do t’i dhurojë urtësi në zemrën e tij.”
Ebu Abaz el Kasim Sejarij
Përgatiti: Erion Sula
Shqiperi eshte edhe Cameria
Krijoni Kontakt