Close
Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 378
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2002
    Postime
    8
    Nuk i bihet fyellit vetem ne nje brime

    Qejfi ha kumbulla te tharta

    S'bije rrufeja ne ... (lavaman) lol

    Nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull(pale kur ca duan te mbajne dhe me shum se dy e pastaj ankohen nga mesi)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anëtarësuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    nje dite kemi per te qare per te gjtha ato deshira qe kemi pasur
    mundesine ti realizojme dhe se kemi bere
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Dy proverba (fjalë të urta) që tregojnë sesa "dyfytyrësh" është populli shqiptar:
    1. Ujët del i kthjellët nga buron atje lart, por turbullohet nga poshtë!
    2. Peshku qelbet nga koka!

    Agimi

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Thumbs up Kur bie shi me diell

    Jam i interesuar të di shprehje të ndryshme që përdoren ndër shqiptarët për një fenomen natyror: Kur bie shi me diell. Një folklorist finlandez Matti Kuusi (1914-1998) kishte mbledhur të gjitha shprehjet dhe fjalët e urta që mund të gjente nga bota për këtë fenomen, shumë vite më parë ai i botoi në një libër në gjuhën gjermane. Materiali nga Shqipëria është shumë i mangët dhe atje nuk paraqiteshin të dy shprehjet që kam mbledhur vetë:
    Kur bie shi me diell martohen lejleket (Shqipëria e mesme) dhe
    Ka diell dhe bie shi / po martohet një kallajxhi (Fshati Asamat, afër Prespës, Maqedoni). Për fat të keq nuk kam materialin e Kuusit këtu.
    Kush mund të kallëzojë dicka në lidhje me shprehje të tilla do të jetë i mirëpritur.
    Ullmar Qvick

  5. #25
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Bukuria s'është për fis, po kush di e kullandris.

    Byrekun që s'e ha për mua u djegtë.

    Nëna e solli, gjëma e mori.
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Bashkimi bën mbijetimin, meqë i jep armikut më tepër shënjestra se ty

  7. #27
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    "Te gabosh eshte njerzore te ngulmosh ne gabim eshte marrezi"

  8. #28
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    "Ne qofte se i drejti qendron ne njeren ane, nuk eshte e drejte te qendrosh asnjanes"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Postime
    47

    Fjale te arta

    Ti mund të jesh shumë i ditur por dituria jote është aq sa kupton ai që ke përballë.

    Jo çdo njeri i qeshur është i lumtur, ka edhe lot zemre që nuk arrijnë deri në sy.

    Mundohem të të harroj por harroj të të harroj.

    Bota nuk është e çmendur, por të çmendur janë njerëzit.

    Çuditem kur njerëzit qajnë kur të tjerët vdesin nga trupi dhe nuk qajnë kur vdesin nga zemra.

    Gjuha kocka nuk ka por kocka thyen.

    Muslimani është pasqyrë për muslimanin.

    Hallet e shtëpisë nuk qahen në pazar.

    Ferri është pamundësia e arsyes.

    Jeto pa rënë në sy.

    Bebet lindin bebe që të rriten vetë.

    Shpresa vdes e fundit.

    Jeta është e shkurtër dija e pafund.

    Kush mendon qartë flet qartë.

    Sytë janë dritare e zemrës.

    Ditën që linda unë
    Planeti ish në furtunë
    Ditën që rrojta unë
    Planeti ish në furtunë
    Ditën që vdiqa unë
    Planetin e lashë në furtunë.

    Mos thuaj kurrë, kurrë.

    Drita nuk shndrit në dritë por, në errësirë.

    Një buzëqeshje vlen sa njëmijë fjalë.

    Arsimi është pemë që nuk nxjerr gjethe po nuk e ujite me lot dhe gjak.

    E qeshura është rruga më e shkurtër mes dy njerëzve.

    Kush hap një shkollë mbyll një burg.

    tema vazhdon

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Pesimisti është njeriu që mes dy të këqijave i zgjedh të dyja.

    Paragjykimi është një mendim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë,
    dhe zakonisht negative ndaj dikujt dhe diçkaje.

    Gjuha e dashurisë është në sy.

    Më mirë një fund i tmershëm sesa një tmerr pa fund.

    Dijetarët studiojnë librat kurse politikanët njerëzit.

    Diamanti nuk e njeh vlerën e vet.

    Kush do të bëhet zot i dijes, duhet të jetë skllav i punës.

    Ndershmëria nuk merret hua.

    Hamë për të jetuar dhe nuk jetojmë për të ngrënë.

    Të mërzitesh do të thotë të ndjesh kohën e kulluar.

    Në fabula kafshët veprojnë si njerëzit,
    ndërsa në jetë ndodh e kundërta.

    Çdo proçes kalon nëpër një rrezik.

    Çmoje çdo moment sikur të jetë i fundit për ty se dhe mund të jetë.

    Bëj pendesë me zemër të mbushur plot me zjarre pendim, me sy të përlotur sepse
    lulet çelin aty ku ka dritë dhe lagështirë.

    Ylli ndriçon më shumë në errësirë.

    Pula e ka shikimin aq sa e ka syrin, për të koteci është univers.

    Gjuajtja që nuk të thyen kockat të forcon.

    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcojë atë në tokë.

    Një mik më të mirë se vetja kërko se po qe si vetja atë s’ke çe do.

    Cilido që është ruajtur nga dyndja e barkut është ruajtur nga një e keqe e madhe.

    Besimtarit edhe nëse i shterojnë forcat fizike, forca e tij buron nga zemra, por i shthururi edhe nëse ka trup të fuqishëm është krejt i dobët në kohë e nevojë.

    Nëse pengimi i besimtarit nga të vepruarit vepra të mira do të ishte ndëshkimi i vetëm i mëkatit, kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për t’iu larguar atij.

Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •