Close
Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 378
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SEKRETE...

    Kush shkon rreth e qark duke përfolur,
    nxjerr sekretet,
    por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.


    Fu 11,13.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 17-07-2010 më 01:10

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UDHEHEQJE.

    Pa një udhëheqje të urtë populli bie,
    por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.

    Fu 11,14.

    Torrkerry

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GARANCI.

    Kush bëhet garant për një të huaj
    do të pësojë dëmet e këtij veprimi,
    por ai që refuzon të japë dorën si garant
    është i sigurt.

    Fu 11,15.

    Torrkerry

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URTIA E PERDITSHME


    Gruaja e bukur fiton lavdinë
    dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.


    Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes,
    kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.


    I pabesi realizon një fitim të rremë,
    por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

    Fu, 11,16-18.

    Torrkerry

  5. #265
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Një fjalë e vjetër, e urtë, thotë: “Nëse i humb paratë, ke humbur pak. Nëse e humb shëndetin, ke humbur shumë. Nëse e humb karakterin (ndërgjegjen), ke humbur gjithçka.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DREJTESIA E SHENJTERIA

    I pabesi realizon një fitim të rremë,
    por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.


    Ashtu si drejtësia të çon në jetë,
    kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.


    Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin,
    por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

    Fu 11,18-20.

    Torrkerry

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e BShkembi
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    34
    -N'kame nuk pleqnohet.
    -Buk't simite nuk vijne ku ka lakna.
    -Menja e madhe e zeza e krese.
    -Vakti e ha kashten.
    -Voja e kojshise eshte me e madhe.
    -Qengji i bute s'mund e thithe as nenen e vet.
    -Mos u bofsh met kajte Stambolli.
    -Gazi me gaz,vaji me vaj, se pela qet shkelum.
    -Behanja e qervishit nje luge t'lyen.
    -Me pase t'lyn edhe nana jem di me qite pite.
    -Gardhi ka veshe e fusha ka sy.
    -Katuni qe duket kallauz nuk do.

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPETIMI.

    Dora‑dorës e s’do të mbetet i pandëshkuar i keqi,
    kurse fara e të drejtëve do të shpëtojë.

    Fu 11,21.

    Torrkerry

  9. #269
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    O NJERI I MIRË!



    - Poezi -



    O njeri i mirë

    Nuk do të jesh i mirë për të gjithë

    Ashtu si mjalti që nuk do jetë i ëmbël për të sëmurët

    Edhe nëse je pafundësisht i mirë

    Nuk do të jesh i mirë për ata që s’e besojnë pafundësinë



    Edhe po u ngjite në majen më të lartë

    Edhe po u zhyte në detin më të thellë

    Prapë se prapë s’do të jesh i mirë për të gjithë

    Zogjtë e malit e peshqit e detit do të tremben nga ti

    Edhe pse ti nuk jeton për ta trembur askë



    Edhe nëse për të gjithë bëhesh dritë

    Dije se ata që lakmojnë jetën e hutinit

    Do të dëshpërohen nga prania jote

    Edhe nëse vetmohesh në shpellën më të errët

    për të mos e lënduar asnjë zemër në botë

    Sërish nuk do të jesh i mirë për të gjithë

    Sepse ata që ndjekin gjurmët e mirësisë

    do të kenë nevojë për dritën tënde



    Ti shembëllehesh me pemën që u bën hije të gjithëve njëlloj:

    Si atyre që të ujisin, ashtu edhe atyre që të gjuajnë me gurë

    për t’i këputur frytet nga dega atëherë kur nuk arrijnë t’i kapin dot me dorë.

    Ti nuk mashtrohesh me hijen tënde

    Sepse sado e madhe apo e vogël të shfaqet ajo në takim me dritën

    Ti e njeh veten dhe njerëzit i peshon me cilësitë e tyre



    O njeri i mirë

    Edhe nëse e ushqen me nektar gjithë njerëzimin

    Prapë se prapë nuk do jesh i mirë për ziliqarin

    që pranon të jetojë vetë i uritur

    Vetëm e vetëm që ti të mos jesh i ngopur

    Edhe ty të shijon ushqimi i këndshëm

    Por kur sheh se mizat kanë filluar të bien në ushqim

    Ti e braktis atë fare dhe largohesh

    Sepse ti je për të gjithë, por nuk je si asnjëri



    Ti nuk grindesh me ata që janë veshur me qefinin e paditurisë

    Sepse zemra jote e di se diçka që ata e kanë përqafuar pa arsye

    Ti s’mund t’ua heqësh me arsye

    Por mirësia jote është mbi arsyen tënde dhe paarsyen e tyre

    Sepse e mira ekziston para arsyes dhe arsyeja ekziston për ta zgjedhur të mirën

    Meqë ti nuk mund ta zgjedhësh ardhjen apo mosardhjen tënde në botë

    Ti ke zgjedhur të mirën e botës që të mos zgjidhesh nga e keqja e saj

    Atëherë, si mund të jesh i mirë për të gjithë kur ti nuk e do të keqen?



    O njeri i mirë!

    Ti ke pranuar të durosh dhimbjen që vjen nga e vërteta

    Prandaj nuk i merr për ilaç gënjeshtrat

    Ti ke vdekur para se të vdesësh, prandaj je më i gjallë se të gjallët

    Ti ke shkruar në epitafin tënd një fjalë të urtë si gjithë njerëzit e dlirë:

    “Është mirë të jesh i rëndësishëm, por më e rëndësishme është të jesh i mirë.”







    AUTOR: FATMIR MUJA

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nderin e humb atehere kur fillon ta mbrosh

    Sh. Tereza e Aviles.

    Torrkerry

Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •