KUKUVAJKA ZOGJITË E VET LAVDURON (Kavajë).
Edhe quku thotë për zog të vet se ëasht ma i bukuri (Shkodër).
NGA PROVERBA TË KRAHASUARA.
Torrkerry
KUKUVAJKA ZOGJITË E VET LAVDURON (Kavajë).
Edhe quku thotë për zog të vet se ëasht ma i bukuri (Shkodër).
NGA PROVERBA TË KRAHASUARA.
Torrkerry
Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 09-05-2010 më 03:06
Jeto jeten ashtu që kur të vdesësh, të jesh i vetmi që do të qeshësh, derisa të tjerët për rreth teje do të qajnë.
Mendo dhe Pasurohu
"Biri im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen dhe nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen. " Lukmani
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
disa fjal te urta nga zona e Pukes:
1-Kur hahen qent uku gzohet.
2-Më mirë bukë thatë se pilaf dhe dajak.
3-Mos hy në pus me litarë të botes.
4-Ujku nuk ha me të porositun, po i merr vetë.
5-Nuk gjunë (gjuanë) shqipja për miza.
6-Kur qelbet kripa çfarë prêt nga peshku.
7-Te ruajt zoti nga fukaralleku në pleqni.
8-Njeriu që zbehet e sflet, ruju se të vret.
9-Po pate dhenë gjen dhe bari.
10-Gurin sa e ke në dorë e urdhnon, kur e leshon nuk e di se ku bjen.
11-Ai që flet shumë gjithmonë gjenet i gabushem.
12-Me parë blej aren pastaj blej faren.
13-Babes i dhimen paret e djalit, ndersa djalit nuk i dhimben paret e babes
14-Kur të kafshon qeni yt, nuk ke ku te ankohesh.
15-Në pyll te prem nuk ka hajdud.
16-Ma shume njerz mbyten nga rakia, se nga deti.
17-Koka gur e barku derrasë.
18-Mos e nguc pelen pa i dite huqet.
19-Dhe kau ka gjuhë të madhe, po nuk flet.
20-Dyzet vjet langue e një lepur nuk e zu.
21-Vera dhe shpyrti dalin kadal.
22-Toka ban shumë po krahu ban ma shumë.
23-Kush nxiton ma vonë shkon.
24-Po e ftove te keqin, të vjedh kpucet.
25-Nuk mbathet pela me krane.
26-Orteku neset (niset) me një grusht borë, po ne fund të malit shkatrron gjithcka.
27-Lahutes pa tela nuk i`ndigjohet zani.
28-Kur ke hunë te gjatë as bare nuk kullot.
29-Shpejt hedhet guri në lumë, po kollaj nuk del.
30-Shkon nga shko, po shtekun mos e harro.
31-Toka pa zot mall për botë.
32-Ku ka hardhuca, ka dhe gjarpni.
33-Kush vrapon zen rrezikun.
34-Njeriun pa e gjyku, mos e vrit.
35-Gruja bukur gjalli (djalli) i fshatit.
36-Ç’ka te ban kryet, ta hekin kamet.
37-Deles qethme nuk i gjiten (ngjiten) ferra.
38-Niqe fillen si te gjajsh lamshin.
39-Mos shit qen me ble klysh.
40-Malet e dinë se ça asht bora.
41-Kush nuk ka hequn nuk din.
42-Kush nuk ka shokë nuk e ka zotin me veti.
43-Din nana me ba petulla, po ska voj.
44-Beqari ashte si shkopi i qorrit.
45-Huna madhe dami të zot.
46-Katuni digjet zakoni s`prishet.
47-Kur të shkosh te meku duhet te lefin qent.
48-Te lagunit nuk ka qi ban shiu.
49-Kur banë shpi baj dhe kojshi.
50-Bora asht e bukur po të thanë kamet.
51-Po flete me qen, qohesh me pleshta.
52-Kali plak ta le barren në rrugë.
53-Kush ka uri shef në anerr kulaq.
54-Kur mu ba qeni langue me haner (hanger) mue.
55-Mramjeve vezir n’ratje rezil.
56-Gurë gurë kalaja, mene (mende) mene dunjaja.
57-Dhia gjithnji sinin në mal e ka.
58-Ku ka shum gjela nuk dihet se kur del drita.
59-Macen kur e ngacmon te grrith.
60-Me dy gisht ujë nuk bahet not.
61-Të ligut tregoj venin mikut qoshen.
62-Freni man kalin, menja man burrin.
63-Veni sapun sa te dush leshit të zi e nuk zbardhet.
64-Kur e jep besen mos e kerko pjesen.
65-Gjuha madhe e gruas sherri i shpisë.
66-Ska grim buke në ship, huna lart ne çati.
67-Gruja pa burr si vreshta e pa thurme.
68-Dy klloçka në një vend nuk bajnë.
69-Dy qyqe në një lis nuk knojnë.
70-Ça të bajsh mbi shokë e gjen mbi kokë.
71-Ma mire të flesh pa bukë, se të ngihesh me borgj.
72-Çdo gja asht nje gja, po i padituni asht asgja.
73-Ma mire koc me lpi, se tul me u ngi.
74-Heret a vonë rrena marron të zon.
75-Rakia siq rrinë në shishe, nuk rri në bark.
76-Ku ka hajni, nuk ka pasuni.
77-Gunen merre me vete dhe kur ka diell.
78-E drejta shpon dhe tokën e del.
79-Njeriu asht si xhami, po thyhet nuk ngjitet.
80-Pema e mire duket në lule.
81-Qesja me lira për ditë të veshtira.
82-Secila mace bishtin e vete lpin.
83-Dashit të keq i ranon dhe leshi i vetë.
84-Fjala vret dhe pa të ba plagë.
85-Gjuha flet e mshihet, kurrizi rrifet.
86-Kqyr traun tan e jo qimen e huj.
87-Kush nuk ka faj, nuk skuqet.
88-Një dhi e zgjepume prish gjith tufen.
yy liste te madhe keni postu, pertova me i lexu te gjithe, nje me ka pely se fundmi mua
Miqesia eshte si vera e kuqe, sa me e vjeter aq me e mire
Qengji i urte ne nje shtepi pi qumesht edhe ne komshi.
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Hyji është më i madh se zemra jonë
dhe njeh gjithçka.
Torrkerry
DASHURIA I MBULON TE GJITHA FAJET.
Burim jete goja e të drejtit,
kurse goja e të paudhëve mbulon dhunën.
Urrejtja shkakton grindje,
kurse dashuria i mbulon të gjitha fajet.
Në buzët e të urtit gjendet urtia,
kurse në shpinën e të pamendit shkopi.
Të urtët e ruajnë në thesar urtinë,
kurse goja e të marrit është afër bjerrjes.
Fu 10,11-14.
Torrkerry
Krijoni Kontakt