Close
Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 378
  1. #131
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Kur ben zemra gjyq, mbetet mendja qyq.

  2. #132
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    51. Mbret unë, mbret ti – kush bënë ujë?
    52. Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.
    53. I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja.
    54. Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë maje.
    55. Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.
    56. Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik.
    57. Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh.
    58. Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.
    59. Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.
    60. Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.
    61. Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.
    62. Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.
    63. I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë.
    64. Pak dije e shumë punë
    65. Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt.
    66. Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.
    67. Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit.
    68. Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol.
    69. Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras.
    70. Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.
    71. Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena.
    72. Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua.
    73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë.
    74. Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.
    75. Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.
    76. Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë.
    77. Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.
    78. Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti.
    79. Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo.
    80. Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha.
    81. Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin.
    82. Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë.
    83. Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.
    84. Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur.
    85. Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë.
    86. Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë.
    87. Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok.
    88. Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.
    89. Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës.
    90. Nuk ka më trim se kali qorr.
    91. Ruaju derës me shumë çelësa.
    92. Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës.
    93. Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohë.
    94. I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.
    95. Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar.
    96. Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë.
    97. Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin.
    98. Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur.
    99. Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.
    100. Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasaniken[/U]

  3. #133
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Mose gjyko me zemer gjyko me kokë

    mose u ndij i vetem edhe kure ske shokë


    fjala e mire vlen sa nji lirë

    ska grua te keqe po te mire e me te mir.


    ernekun e mire ,mere menjiher

    vellau i keq te mbetet ne dere.....


    mose ja shiqo bunen po punen

    ujku pa dhemb te frikson po ste domto


    gruja esht ara

    burri esht fara.


    hajen lere per neser punen per sot

    hasmin e ke neser ate qe e ke sot.

    ate qe jep sot e gjen neser.

    kure dhuru me dore te djatht mose ta shohi e majta.
    i joti ta grithe shpinen
    i huaji ta gervish zemren.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e arjan03
    Anëtarësuar
    02-02-2010
    Postime
    969
    punen e sotme,mos e ler per neser....................................

  5. #135
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745
    Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
    Inteligjences Zoti i ka vënë kufi kurse idiotesisë jo.

    Konrad Adenauer


  6. #136
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Nje komb te edukuar mire eshte e thjeshte ta drejtosh, por e veshtire ta pushtosh.

    Gjyko mbi inteligjencen e nje njeriu ne mbeshtetje te ceshtjeve per te cilat ai te pyet.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Më pyetët për xhelozinë... Ajo i ka dreqërit në bark, buburrecat në tru, frikën në zemër, sherrin në gjak, kurse në gojë e në vepra e ka helmin.

    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Dashuria lind Xhelozinë, por xhelozia i sjell vdekjen dashurisë.


    >>> Keto nuk i kisha degjuar por qenkan vertete te forta.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #138
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Nderi, mase e peshe nuk ka, por lum i zoti qe e ka.

  9. #139
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Thenie nga 4 kalifet - shoket e Muhammedit a.s.


    "Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje."

    Ebu Bekër es Sidik



    "Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës;
    Pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria;
    Pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria;
    Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla;
    Pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi."

    Umeri



    "U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon të qeshë;
    U çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë);
    U çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara;
    U çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri;
    U çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate;
    Habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij;
    Habitem me atë që njeh Xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me dynjanë;
    Habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë)."

    Uthmani



    "Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli;
    E vërteta është me e gjerë sesa toka;
    Zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti;
    Zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri;
    Sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri;
    Nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari;
    Durimi është më i hidhur sesa helmi."

    Aliu
    Ndryshuar për herë të fundit nga uvejsa : 23-03-2010 më 07:51

  10. #140
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Isai i biri i Merjemes (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kalojeni dynjanë si udhëtarë e mos u bëni banorë të saj.”

    Po ashtu ka thënë: “Kush është ai i cili ndërton mbi dallgët e detit shtëpi?! E tillë është dynjaja, mos e konsideroni atë të përhershme.”

Faqja 14 prej 38 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •