Lumturia egziston vetëm në dashurinë ideale, të cilën nuk ka njeri që të mos e ketë provuar qoftë edhe për një çast të vetëm.
Lumturia egziston vetëm në dashurinë ideale, të cilën nuk ka njeri që të mos e ketë provuar qoftë edhe për një çast të vetëm.
Vuajmë se e dijmë ç'duam, e duam pikërisht ata për të cilët vuajmë.
Më pyetët për xhelozinë... Ajo i ka dreqërit në bark, buburrecat në tru, frikën në zemër, sherrin në gjak, kurse në gojë e në vepra e ka helmin.
Dashuria lind Xhelozinë, por xhelozia i sjell vdekjen dashurisë.
Zemra s'ka rrudha asnjëherë. Ajo ka vetëm shenja plagësh.
Fjalët e urta për miqësinë janë mbledhur dhe botuar në një numër të revistës "Agimi". "Shekulli" po riboton këtë zgjedhje të komentuar nga Mustafa Kruja, kushtuar miqësisë.
Kruja gjuhëtar është ndoshta ana më me dritë e këtij njeriu, i njohur më së shumti si politikan, si ish-Kryeministri në kohën e pushtimit fashist. Vepra e tij prej shkencëtari modern është një kapitull më vetë i sapohapur.
Vitin e kaluar u botua vepra e tij gjuhësore "Nji studim analitik - Ç'na mëson Frangu i Bardhë me Fjalorin e vet", një studim krahasimtar ndërmjet gjuhës së Bardhit e shqipes së sotme.
1. "Miku i mirë, dera e parrizit", thohet për nji mik, i cili nuk kursen kurrgjâ për me të bâ fatbardhë në kohën mâ të vështirë.
2. "Mâ mirë nji mik, se sa nji çiflik", thohet sepse çifliku me kohë mund të shitet, ose edhe sa e ke nuk të sjell ndonji dobí, në vênd qi miku, kur të kesh nevojë, të gjindet në ndihmë.
3. "Mikut të mirë, mos i u rândò!". Kjo âsht nji e vërtetë. Shumë herë ndodh qi na e bjerrim ndonji mik të dashtun, tue e mërzitun ec e peja me ndonji nder, prandej me të drejtë thot fjala e vjetër mikut të mirë mos i u randò, sepse ai kur të shef në ngushticë të ndihmon vetë.
4. "Vëllazën jemi, por miq s'jemi". Kjo e thânme përdorohet për me diftue se njeriu, mâ të shumtën në këtë jetë, këshillohet me nji mik të dashtun se sa me afërí të vet. Thohet edhe për me diftue se vllan e ke për vlla, por jo për mik
5. "Miku te rreziku". Kjo e thânme i ep vlerën e vërtetë fjalës mik, tue diftue, se mik âsht ai, qi të gjindet në nevojë, kur ti të ndodhesh në rrezik, por jo ai qi të shtihet mik, kur ti je mirë.
6. "Ari njifet në zjarm, miku në nevojë". Edhe kjo e thânme ka atë kuptim si e sipërmja.
7. "Miq për fiq" janë ata të cilët kur ti të keshë të gjinden gjithmonë përpara, por përkundra, kur ti të jesh në rrezik ose në ndonji ngushticë, as nuk të duken mâ.
8. "Kur ka shporta fiq, të gjith bota t'bâhen miq". Kur ti të keshë, atëherë miq sa për të pasë dobina prej tejet ke sa të duesh.
9. "Miqsija miqsí, kuleta le t'losin". Kjo e thânme e çmon vlerën qi ka miqsija, tue tregue, miqsija duhet mbajtun si miqsí, por jo për me pasë dobina prej sajë. Kur ndodhesh në shoqní me nji mik, e shef, se ai gjithnjí do t'i pagojë shpenximet e bâme bashkarisht, atëherë përdoron këtê të thânme.
10. "Miqsija e mirë, hesapin e dlirë". E ka atëherë, kur ti të kesh punë ose ndonji marredhânje me mikun t'ând edhe nuk këqyrë ketë miqsí t'a përfitosh, për me fitue ndër njehtime qi ke me mikun.
11. "Ai mik qi s'mund të ndihmojë, si anmik mund të turpnojë". Thohet për atë lloj miku, i cili fjalë ka të mira e kur vjen koha me t'u gjetë në ndihmë nuk të qaset, por përkundra, ty qi ke pasë të gjith shpresën tek ai, të turpnon.
12. "Mikut ankoju, anmikut lavdoju". Mikut mundesh me i a tregue nevojët e të vishtirat t'ueja, se ai merr pjesë n'idhnimin t'ând; por anmikut lavdoju, sepse atij po t'i qahesh, ai do të gëzohet.
13. "Sa rron kusija, rron dhe miqsija". Miqsija e vërtetë âsht kaqë e fortë sa nuk shuhet kurr, veç rron aqë shumë sa kusija, e cila kurr nuk çartet.
14. "Mâ mirë nji anmik me mênd, se sa nji mik të marrë". Prej nji anmiku të mêntshëm e t'urtë nuk âsht friga se të ndodh ndonji e keqe, por nji mik i marrë, mbasi t'a din, të din të gjith mêndjen e zêmrën t'ânde, mundet me të shprrallue tue të bâ dâm.
15. "Ç'e don anmikun, kur ke mikun" . Thohet kur të vjen nji e keqe prej ndonji mikut të marrë e të dobët.
16. "Perëndija më ruejtë prej mikut, se prej anmikut ruhem vetë". Kjo thohet për me tregue, se prej miqvet njeriu vetë nuk mund të ruhet, veçse n'e ruejtë Perëndija, kurse nga anmiqtë mundet vetë të ruhet.
17. "Anmiku të shikjon ndër kâmbë, miku të shikjon ndër sŷ", për me tregue, se anmiku vetëm të keqen t'a do e miku t'a dishron të mirën.
18. "Miku i vjetër s'hidhet poshtë". Nji mik të vjetër, të cilin për shumë kohë e ke pasë mik, nuk mundet njeriu t'a largojë aqë shpejt, sepse ai mos t'ish qênë i mirë, nuk do t'a kishe pasë aqë kohë mik.
Marrë nga revista "Agimi"
Mustafa Kruja
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
FJALË TË URTA
1. Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr.
2. Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.
3. “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.
4. Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt.
5. Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.
6. Nëse do që të urrejnë të gjithë, iu thua të gjithëve se kush janë.
7. Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre.
8. Kush e donë një dru, donë edhe degët e saj.
9. Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje.
10. Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.
11. Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron.
12. Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e donë askënd.
13. Turpi është bukuria e femrës ndërsa vlerë të meshkujt.
14. Nëse digjet shtëpia e fqiut, ruaje tënden.
15. Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur.
16. Miqësia është pusi,sa më tepër nxjerrë nga ajo , ajo bëhet më i thellë.
17. Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.
18. Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos e humbur atë çka e ke.
19. Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë , të gjitha vështirësitë do t’i janë të lehta.
20. Fjala e mirë është pasaportë për arritje të çdo zemër.
21. Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia.
22. Nëse nuk do të keqen nga ti, ik nga e keqja.
23. Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.
24. Kush mbjellë të mira korrë falënderime.
25. Edhe në kopsht të mirë din me qenë ndonjë gjarpër.
26. Jeta është gjëja e vetme që sa më shumë rritet aq më shumë bie.
27. Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij.
28. Përvoja është krahëria të cilin ta falë jeta kur të bien flokët.
29. Paraja është e mirë si shërbëtor, por i keq si pronar.
30. Madhësia e dijes sate lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës sate lind miq.
31. Nëse i verbëri e udhëheq të verbëtin, të dy do të bien në humnerë.
32. Çasti i dhimbjes zgjatë një orë, ndërsa kënaqësia një moment.
33. Nuk duhet t’i frikësohesh krismës sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet.
34. Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tija, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.
35. Nëse do me pa realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur.
36. Kush gabon është njeri,ndërsa ai që në gabime qëndron është djall.
37. Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.
38. Nëse jemi vëllezër nuk na janë qeset motra.
39. Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet.
40. Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.
41. Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.
42. Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë, ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.
43. Rehat flenë ai i cili nuk ka atë nga e cila ai frikësohet.
44. Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe.
45. Nëse dikush mundë ta blej kapelën, nuk mund të blej mendjet.
46. Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat.
47. Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec.
48. Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.
49. Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftë kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekë.
50. Ruaju të ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bënë konak dhe njeriut të ndershëm kur e bjerë në situatë të keqe dhe ahmakut nëse je i mëshirshëm ndaj tij.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lulzim7 : 03-03-2010 më 16:12
Krijoni Kontakt