Close
Faqja 30 prej 38 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 378
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Egzon.Y.
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    3

    Thumbs up

    Ai që nuk di dhe nuk di pse nuk di – është i marrë; largohu prej tij
    Ai që nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, mësoje; nëse ti di, e nuk e mëson ke bërë gabim.
    Ai që di dhe nuk e di që di, është i fjetur; mos e lë të flejë por zgjoje – nëse nuk e zgjon ke bërë mëkat.
    Ai që di dhe e di se di është i mencur; andaj shko pas tij, nëse shkon pas
    tij do të kesh udhën e ndriçuar. (Mendime filozofike)
    •Ai qe di me se shumti flet me se paku

  2. #292
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Fati mund t'ju vijë kurdo, madje edhe kur je në gjumë, por asnjëherë kur ëndërron! (Victor Hygo)
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #293

    Fjalë të urta Popullore

    1. Ara ime varri im 2. Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit 3. A don, e s'din, a din e s'don. 4. Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. 5. Arin ku e njohin, atje e çmojnë. 6. Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. 7. Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. 8. Ç'i do qeni opingat. 9. Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. 10. Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. 11. Dhelpra plakë i di shtigjet. 12. E di qeni ku fle lepuri. 13. Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. 14. Guri i gdhendur hyn kudo. 15. Harabeli plak nuk rrehet me bukë. 16. Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. 17. I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit. 18. I pësuari, i mësuari. 19. Kënga dhe përralla s'kanë zot. 20. Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. 21. Kush më shumë di, më shumë do të dijë. 22. Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. 23. Libri ashtë arma e të mençurit. 24. Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. 25. Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. 26. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. 27. Noti mësohet në det, jo në stere. 28. Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. 29. Prindi të rrit, shkolla të ndrit. 30. Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. 31. Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. 32. S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. 33. Shit kalin e mëso djalin. 34. Breshka ferrën do. 35. Burrin e prishin huqet. 36. Druri i thatë nuk drejtohet. 37. Druri ndreqet mbë të njomë. 38. Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. 39. Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. 40. E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. 41. E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. 42. E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. 43. Fshat e zanat, derë e tabiat. 44. Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. 45. Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. 46. Kali plak nuk mëson revan të ri. 47. Katundi digjet, zakoni s`prishet. 48. Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. 49. Ku di derri, ç`është nderi. 50. Ku janë dy i treti është i tepërt. 51. Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. 52. Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. 53. Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. 54. Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. 55. Rakia marton edhe dhespotin. 56. Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. 57. Rakia s`din ç`ka është kadia. 58. Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. 59. Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". 60. Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. 61. Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. 62. Sa të presin, më mirë priti. 63. Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. 64. Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. 65. Zakoni i ka rrënjët e thella. 66. Vajza ashtë gardh i shkulë. 67. Vajza e kthyer si qerrja e thyer. 68. Vajza për botë, e djali për shtëpi. 69. Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. 70. Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. 71. Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. 72. Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. 73. Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve. 74. Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. 75. Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. 76. Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. 77. Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. 78. Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. 79. Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni. 80. Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël. 81. Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. 82. Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. 83. Bukuria të habit, bukuria të korit. 84. Bukuria e gruas duket në mëngjes. 85. Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. 86. Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. 87. Dheu i zi bën bukën e bardhë. 88. Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. 89. Gjanë e mirë e duan gjithkush. 90. Ku din qeni t'u marrë erë luleve. 91. Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. 92. Ç'ja ban botës, ia ban kokës. 93. Çfarë mbillet, korret. 94. Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. 95. Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. 96. Kush mbjell erë, korr stuhi. 97. Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. 98. Një farë që mbillet, do të mbijë. 99. Pushka e çon gjakun te shpia. 100. I ngopuri nuk beson të urtin. 101. I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. 102. I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. 103. I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. 104. I vogli shërbëtor i të madhit. 105. Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. 106. Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. 107. Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. 108. Ban mirë e harro, ban lig e kujto. 109. Bëj nder e gjej qeder. 110. Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. 111. Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. 112. E keqja nuk harrohet, e mira po. 113. E mira dhe e keqja nuk kanë fund. 114. E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. 115. Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. 116. I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. 117. I ligu të puth e të kafshon. 118. I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. 119. I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. 120. Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. 121. Kur pi ujë, kujto burimin. 122. Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. 123. Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. 124. Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. 125. Pyka e vet e shkyn lisin. 126. Pyll pa derra s'ka. ELBASAN 127. Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … 128. Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. 129. Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. 130. Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. 131. Rrit këlyshët të të hanë kokën. 132. Rrufeja nuk bie në hale. 133. Sëpatës bish mos iu ban. 134. Ska din zemra, atje shkon mendja. 135. Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. 136. Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. 137. Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. 138. Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. 139. Bie molla që ka krimbin. 140. Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. 141. Çika pa nder, si lulja pa erë. 142. E drejta pa forcë, s'të pi ujë. 143. E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. 144. Fajat janë që pjellin ligjin. 145. Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. 146. Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. 147. Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. 148. Gabimi falet njëherë, e jo përherë. 149. Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. 150. Hatëri të lë pa brekë. 151. Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. 152. Ka të mençur për të marrë. 153. Koka e falur s'pritet. 154. Kur falet e liga, dënohet e mira. 155. Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. 156. Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. 157. Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? 158. Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. 159. Kush ha bukë, bën thërrime. 160. Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. 161. Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. 162. Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. 163. Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. 164. Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. 165. Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. 166. Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. 167. Ngarkoje tjetrin aq sa mban. 168. Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. 169. S'hahet në vend të djathit. 170. S'hahen bashkë turp e bukë. 171. Zoti vonon, po nuk harron. 172. Vritet faji e jo njeriu. 173. Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". 174. Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". 175. Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. 176. Ç'bluan mendja, zbulon pija. 177. Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. 178. Difton fëmija, ç'ka shtëpia. 179. Dinaku hyn në pus e del pa lagur. 180. Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. 181. Atdheu e nana nuk harrohen 182. Atdheu mbi të gjitha 183. Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj 184. Balta më e ëmbël se mjalta 185. Bijë vendi pikë argjendi Puna; Qëndrimi; Vlera 186. Ai që priton sot, pendohet mot. 187. Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. 188. Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. 189. Çelësi që punon, nuk ndryshket. 190. Dembeli është nëna e të gjithë veseve. 191. Dera e përtimit, caku i mjerimit. 192. Dita pa punë nata pa gjumë. 193. Dora me baltë buka me mjaltë. 194. Dora e larë, zorrë e tharë. 195. Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. 196. Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. 197. Gjykon puna, s'gjykon guna. 198. Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. 199. I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. 200. Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. 201. Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. 202. Kush ka turp, vdes për bukë. 203. Kush mori udhë, dhe do të lodhet. 204. Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. 205. Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. 206. Malet tunden, po nuk bien. 207. Me fal gjakun është burrni. 208. Mos kij turp nga kush s'ka turp. 209. Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. 210. Mushka do dru, e demi kular. 211. Mos u fshi si miu prapa poçes. 212. Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. 213. Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. 214. Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. 215. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. 216. Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. 217. Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. 218. Kënga për darkë, brenga për drekë. 219. Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. 220. Ku ka zemër ka dhe krahë. 221. Kullote dhinë të të mbushë kusinë. 222. Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. 223. Kur s'ke punë luaj derën. 224. Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. 225. Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. 226. Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. 227. Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. 228. Kush përton vdes urije. 229. Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. 230. Kush s'punon, dheut i rëndon. 231. Kush zë brumë do të gatuajë. 232. Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". 233. Mbill me një dorë, korr me të dyja. 234. Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. 235. Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? 236. Po pate me hangër rri sa të duash. 237. Mos rri si nusja në dasëm. 238. Moti ndihmon atëqë punon. 239. Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. 240. Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. 241. Një ujë që nuk ecën s'pihet. 242. Paraja nuk i zgjedh njerëzit. 243. Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. 244. Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. 245. Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. 246. Qan ara se nuk i vjen fara. 247. Ruaj dhinë të pish qumështin. 248. Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. 249. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. 250. S'gjuhet me zagar lidhur. 251. Nuk zihet pleshti me dorashka. 252. Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. 253. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. 254. Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. 255. Vure vezën more pulën. 256. Bukë e hi në shtëpi 257. Çdo hi në vatrën e tij 258. Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt 259. Çdo zog kërkon folenë e tij 260. Dardha bie nën dardhë 261. Derë e botës s'është strehë e kokës 262. Duaje atdhenë si shqipja folenë 263. Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë 264. Dy duar për një kokë, koka për atdhenë 265. Dheu zhuritet por bari mbin përsëri 266. Qeni leh tek stani i tij 267. Fjala në vend të huej, bahet gur 268. Guri i rëndë në vend të vet 269. Gjeli në pleh të tij këndon më mirë 270. Gjeli mbret mbi pleh të vet 271. Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit 272. Gjuha bashkon kombin 273. Gjuha ruhet atje ku shkruhet 274. I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër 275. Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj 276. Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le 277. Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret 278. Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë 279. Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë 280. Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë 281. O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti 282. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim 283. Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë 284. Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut 285. Besë e shqiptarit si purteka e arit 286. Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë 287. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan 288. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë 289. Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj 290. Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then 291. Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën 292. Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë 293. Shqiptari për mik asht tret e asht fik 294. Shqiptari s'ha pulë të ngordhur 295. Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë 296. Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri 297. Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë 298. Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep 299. Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh 300. Shqiptari s'e han trupin me bukë 301. Toskë e gegë, pemë nga një degë 302. Kush rren shtetin, rren vetin 303. Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak 304. Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë 305. As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb 306. Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi 307. Breshka po ferrën don 308. Buka e botës s'të ngop 309. Buka e botës, laku i kokës 310. Burri nuk shtrihet as për së vdekmi 311. Çdo mal e din barrën e vet 312. Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij 313. Çdo shpresë fluturon me krahët e saj 314. Ç'hall ke, vështroje 315. Dasëm pa mish nuk ka 316. Dasma do mish, lufta do gjak. 317. Dele e butë në qafë të ujkut 318. Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. 319. Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja 320. E di gjalmi ç'ka torba 321. E di vetë gomari ku i vret samari 322. Gunë e huaj s'të mban ngrohtë 323. Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet 324. Hallet e mia i di trari im 325. Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj 326. I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. 327. Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. 328. Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. 329. Kafshata e huaj të mbet në fyt. 330. Këmba e di se ku e vret këpuca. 331. Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. 332. Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla 333. Kur s'ka trimni, s'ka liri. 334. Kush mba vesh botën, prish kokën. 335. Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës 336. Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. 337. Kush unj qafën i bie zverkut. 338. Ku të ha, kruaje. 339. Leku i huj, peshon rëndë në xhep. 340. Liria fitohet e nuk dhurohet. 341. Liria fitohet vetëm me gjak. 342. Liria i ka rrënjët në gjak. 343. Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. 344. Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. 345. Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. 346. Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. 347. Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. 348. Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. 349. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. 350. Mashë e tjetrit mos u bëj. 351. Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. 352. Me duart e mija rrafa kokën time. 353. Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. 354. Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. 355. Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. 356. Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. 357. Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë 358. Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. 359. Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. 360. Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. 361. Mjer ay që pret nga tjetri! 362. Mjer puna ime, qe se bani dora ime. 363. Mos shko maz pas pele. 364. Mos shko pas qerres së tjetrit. 365. Mos u ban mjaltë, se të han mizat. 366. Nën hije as bari nuk ngren krye. 367. Nuk rron peshku pa ujë. 368. Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. 369. Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. 370. Për çdo punë, puth dorën tënde. 371. Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. 372. Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. 373. Qafa e unjur, koka e prerë. 374. Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. 375. Rrushi varet në degët e vet. 376. S'bëhet dasma pa thyer kupa. 377. Gjithsecili në punën e tij është zot. 378. S'mbahet shpirti me falimnders. 379. Syri i të zotit plehron arën. 380. Shqiponja nuk gjuan miza. 381. Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. 382. Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. 383. Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. 384. Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. 385. As buka nuk haet vetëm. 386. Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. 387. Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. 388. Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. 389. Lulja e këputur nuk lëshon më. 390. Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. 391. Mendja me mendjen, pjellin mëndje. 392. Me një ka nuk bëhen pendë. 393. Me nji tra nuk mban shtëpia. 394. Mëson nga armiku më shumë se nga miku. 395. Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. 396. Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. 397. Miku harrohet po të largohet. 398. Miku i mirë vjen nga porta. 399. Nuk bëhet stani me dhi të egra. 400. Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. 401. Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. 402. Miku i mikut tim, është edhe miku im. 403. Një krah s'mban kala. 404. Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. 405. Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. 406. Për një shamatë, lypen dy veta. 407. Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. 408. Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. 409. Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. 410. S'bëhet lëmi me një kalli. 411. S'bëhet stani me lepura. 412. S'mblidhen lepujt në vath. 413. S'mbushet thesi me një kokërr. 414. Syri është më i mprehtë se kordha. 415. Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. 416. Shokë bashkë, e bukë veç. 417. Trimi i mirë me shokë shumë. 418. Shoku sa duhet, aq qortohet. 419. Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. 420. Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. 421. Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. 422. Uji fle, hasmi s'fle. 423. Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. 424. As nuk kam, as më mbarohen. 425. Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. 426. Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. 427. Bukë e kripë e zemër. 428. Çilet dera, rritet ndera. 429. Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. 430. Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. 431. Fshati digjet, kurva krihet. 432. Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. 433. I mirë për shokë, e i lig për vete. 434. Bukën tënde ha, hall të botës qa. 435. Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. 436. I fundit ja do qaj, ja do qeshë. 437. I qan hallin kalorësit. 438. I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. 439. Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". 440. Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. 441. Nga fryn era kthen gëzofin. 442. Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. 443. Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. 444. Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. 445. Këpucari i ka këpucët e grisura. 446. Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. 447. Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. 448. Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. 449. Ku rënça mos u vrafsha. 450. Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. 451. Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. 452. Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. 453. Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. 454. Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. 455. Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. 456. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. 457. Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. 458. Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. 459. Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. 460. Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. 461. Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. 462. Miku i thirrur, duhet përcjellun. 463. Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. 464. Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. 465. Mirmëngjes, me interes. 466. Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. 467. Mos e lëndo ku i dhemb. 468. Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. 469. Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. 470. Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. 471. O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. 472. Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. 473. Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. 474. Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. 475. Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. 476. Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. 477. Qenit hidhi një kockë, të pushojë. 478. Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. 479. Sevapi as shitet, as blihet. 480. Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. 481. Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. 482. Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. 483. Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. 484. Ustaj nuk ka shtëpi. 485. Ajo që ke frikë të gjen. 486. Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. 487. Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. 488. Atë që pështyn, mos e lëpij. 489. Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. 490. Ay që hyn në lumë edhe do laget. 491. Burri flet përpara syve e jo pas shpine. 492. Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. 493. Burri o të fal, o të var. 494. Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. 495. Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. 496. Çakallit lëshoi ujkun. 497. Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. 498. Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. 499. Dajaku ka dalë nga xheneti. 500. Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. 501. Derri do plumbin, nuk zihet me duar. 502. Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. 503. Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. 504. Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. 505. Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. 506. E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. 507. Frika nuk e len lepurin me u majtë. 508. Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. 509. Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. 510. Fusha bën baltë, mali bën furtunë. 511. Gozhda nxjerr goxhdën. 512. Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. 513. Guri i rrumbullkët nuk zë vend. 514. Gjalpin e ruan kripa. 515. Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. 516. I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. 517. Ku do të dijë hëna se lehin qentë. 518. Ku ngul hunë var hejbet. 519. Ku rafsha mos u vrafsha. 520. Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". 521. Kur ke zemër ke edhe krahë. 522. Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. 523. Kush kërkon gjen. 524. Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. 525. Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. 526. Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. 527. Pushka don pushkën. 528. Pyet detin sa lumenj derdhen në të. 529. Qeni i pangopur të ha. 530. Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. 531. Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. 532. Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. 533. S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. 534. Shqerra që s'thërret mëmën humbet. 535. Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. 536. Trimi e ka me vete fatin. 537. Trimin vraje, po mos e shaj. 538. Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. 539. Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. 540. Amanetin e mban toka. 541. Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. 542. Besa asht ma e fortë se vdekja. 543. Besa e burrit, pesha e gurit. 544. Burri i mirë flet një herë. 545. Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. 546. Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. 547. Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. 548. Ku është besa aty është dhe shpresa. 549. Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. 550. Nga del fjala del dhe shpirti. 551. Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. 552. Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. 553. Dita e mirë, që menatë njihet. 554. Dita me diell duket që në mëngjes. 555. Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. 556. Duhet ndarë kashta nga kokrrat. 557. Dy shaka bëjnë një të vërtetë. 558. E treta e vërteta. 559. Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. 560. Foli derës të dëgjojë dritarja. 561. Foli plakës të dëgjojë nusja. 562. Fshati që duket s'do kallauz. 563. Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. 564. Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. 565. Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. 566. Gjuha e ka rrënjën në zemër. 567. Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. 568. Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. 569. Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. 570. Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. 571. Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. 572. Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. 573. Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. 574. Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. 575. Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. 576. Mos e ban penin tra. 577. Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. 578. Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. 579. Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. 580. Nuk luan ferra kot. 581. Nuk mbulohet dielli me shoshë. 582. Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. 583. Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. 584. Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. 585. Rena a nana e tana të këqijave. 586. S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. 587. S'i bën mjekra priftërinjtë. 588. Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. 589. S'mbushet thesi me gënjeshtra. 590. Shakaja është gjysma e të vërtetës. 591. Ti kemi sahanët pa kapakë. 592. Ustai, ustanë e njef në zanat. 593. Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. 594. Barku i gjerë, truri i ngushtë. 595. Budallai shkon tek e ngasin. 596. Burimi i mirë duket në thatësirë. 597. Ç'i do qeni brekët. 598. Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. 599. Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. 600. Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. 601. Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. 602. Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. 603. E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. 604. Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. 605. Gjej vendin e bëj kuvendin. 606. Gjuha dredhon se mendja e mëson. 607. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. 608. Humbi sëpatën, i rruat bishti. 609. Kali i mirë shton torbën e tij. 610. Kalit të mirë shtoi tagjinë. 611. Koha vjen për atë që di ta presë. 612. Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. 613. Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. 614. Kur gabon i mençuri çuditet budallai. 615. Lepuri në mal, kusia në zjarr. 616. Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. 617. Ma mirë të kesh mend se pare. 618. Mendja është në majë të gjuhës. 619. Mendja e lehtë rëndon të zonë. 620. Me një gur, ti vrave dy zogj. 621. Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. 622. Mos bëj petulla me ujë. 623. Mos e humb si Xhaferri simiten. 624. Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. 625. Mos hidh të thatën mbi të njomë. 626. Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. 627. Mos shit qen të blesh këlyshë. 628. Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. 629. Mos u mbyt me një pikë ujë. 630. Ndoqe fillin gjete lëmshin. 631. Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. 632. Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. 633. Nuk sheh syri po sheh mendja. 634. Nuk të ngroh zjarri i kashtës. 635. Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". 636. O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. 637. Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. 638. Peshku në det, kusija në zjarr. 639. Për gjithë vend ka pleq me mend. 640. Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. 641. Po pate dhen gjen edhe bari. 642. Prishja e shtëpisë vjen nga mend. 643. Kam inat po nuk kam takat. 644. Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. 645. S'mbartet ujë me shportë. 646. Si është vendi bëhet kuvendi. 647. S'jepet një pelë për një thelë. 648. S'ka varfëri i mençuri. 649. Shtatin pyll e mendjen fyll. 650. Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. 651. Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. 652. Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. 653. U habit pas lëngut, harroi thelat. 654. Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. 655. Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. 656. Vëthët i nxorra po vërët i kam. 657. Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. 658. Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. 659. As copën e madhe mos e ha pa u menduar. 660. Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. 661. Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. 662. Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. 663. Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. 664. Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. 665. Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. 666. Dhjetë herë mat, një herë pre. 667. Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. 668. Gazi i madh, kthehet në helm. 669. Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. 670. Gjella me kripë e kripa me karar. 671. Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. 672. Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. 673. Ha të rrosh, jo rro të hash. 674. Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. 675. Kashata e madhe të ngec në fyt. 676. Këmba e madhe të shqyen këpucën. 677. Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. 678. Kur flet shkopi të vret. 679. Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. 680. Kur s'di not mos u fut në ujë. 681. Kush ha shumë i del për hunde. 682. Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. 683. Lakmia, lakfyt. 684. Lisi nuk pritet me nji të rame. 685. Lulja e këputun nuk mbin ma. 686. Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. 687. Mos dalë goja para mendjes. 688. Mos i bjer të mirës me shkelm. 689. Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. 690. Mos kërko vezë të pjekura në hell. 691. Ngopet deti me lumenj? 692. Nuk mba ujë orizi. 693. Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. 694. Pi rakinë e jo mendjen. 695. Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. 696. Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. 697. Qefi prish qefin. 698. Tamahu të shpie në gjynah. 699. Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. 700. Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. 701. Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. 702. U mbush kupa do të derdhet. 703. Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. 704. Unë baj barrën, ti djersin. 705. Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. 706. Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. 707. Nata s'ka shahit. 708. As para pushkës, as prapa mushkës. 709. Atje ku fle ujët, atje është më thellë. 710. Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. 711. Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. 712. Bie një gurë e shkoqet një mur. 713. Buka që thyet s'ngjitet më. 714. Çdo gjë forcohet, në themel. 715. Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. 716. Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. 717. Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. 718. Dita ka sy, nata ka veshë. 719. Duhet me i fry lugës para se me të djeg. 720. Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. 721. E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. 722. Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. 723. E ke zogun në dorë, mbaje. 724. Fusha ka sy, mali ka veshë. 725. Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. 726. I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. 727. I zoti duhet të ruajë arën e vet. 728. Jo si cjapi te kasapi. 729. Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. 730. Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. 731. Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. 732. Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. 733. Kujto qenë e bëj gati shkopin. 734. Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. 735. Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. 736. Kush vret nuk flet. 737. Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. 738. Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. 739. Mos shkel në dërrasë të kalbur. 740. Mos shko si breshka te nallbani. 741. Mos shko si cjapi te kasapi. 742. Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. 743. Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. 744. Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. 745. Nji shkëndi ndez nji mal. 746. Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. 747. Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. 748. Ruaju të të ruajë perëndia. 749. Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. 750. Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. 751. S'lidhet kali me pè. 752. Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. 753. Ujku mjergull kërkon. 754. Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. 755. Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. 756. Ma i keqi vëlla të merr hakën. 757. Motra jemi, shoqe s'jemi. 758. Ndarja është më e mira e të ligave. 759. Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. 760. Gjumi natës i randë i bën keq ditës. 761. Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. 762. Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. 763. Nuk mbushet pusi me pështyma. 764. As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. 765. Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. 766. Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. 767. Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. 768. Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. 769. E thëna dhe e bëra janë larg. 770. I marri premton dhe budallai shpreson. 771. Kur qesh djalli e ka punën keq. 772. Mba murin mos bie. 773. Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. 774. Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. 775. Mos u bëj thes i çpuar. 776. Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. 777. Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. 778. Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. 779. Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. 780. Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. 781. Nuk është ar gjithë që ndrit. 782. Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #294
    Fjale te Urta Per Dashurine
    "Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.
    "Gjuha e dashurise eshte te syte!"
    "Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes!"
    "Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri!"
    "Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar!"
    "Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit,
    nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon!"
    "Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen!"
    "Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer!"
    Une jap dashuri sepse te dua, jo sepse pres qe ti te ma kthesh dashurine.Nese te jap dashuri apo dicka tjeter duke pritur te ma kthesh me dicka, me siguri do te mbetem i deshperuar!"
    "Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria...
    Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi..."
    "Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore!"
    "Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri!"
    "Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime!"
    "Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
    "Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!"
    "Dashuria s'ka peshe,pervec kesaje duash edhe me shume!"
    "Te duash nje ore, kjo eshte shprehi e kafsheve; nje dite -vecori e njeriut; gjithe jeten- e engjujve.Por te duash gjithe jeten vetem nje qenie, kjo eshte dhunti e Perendise."
    "Dashuria e pare ecen si gaforrja!"
    "Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja!"
    Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes!"
    "Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit!!"
    "Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri!"
    "Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen!"
    "Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine!"
    "Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti!"
    "Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit!"
    "Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, 'e askush se ka pare!"
    "Dashuri do te thote kurre te mos thuash "ME FAL"!
    "JETO QE TE DASHUROSH, DASHURO QE TE JETOSH!
    "Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja!"
    "Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes!"
    "Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme"
    "Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje!"
    "Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!"
    "Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s'i merr as ere e as ngjyre, se s'ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja!
    Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari
    TE LUTEM ME DUAJ PAK NESE DESHIRON TE ME DUASH GJAT !
    Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta !
    Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten !
    Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur
    Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti !
    NJE DASHURI ESHTE, POR KOPJE TE SAJ KA ME MIJERA !
    EDHE NE KASOLLEN ME TE VOGEL KA VEND PER DY TE DASHURUAR !
    Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion !
    Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne !
    Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne !
    DASHURIA ESHTE TER JETA E GRUAS, KURSE NJE EPISOD NE JETEN E MASHKULLIT!
    Ai u martua me te sepse e dashuroi , AJO u e dashuroi ate sepse u martua !
    C eshte Dashuria? RAST I VOLITSHEM PER DHEMBJE TE GJATE ! Thenia ishte : Sa me shume qe i njof njerezit aq me shume i dua kafshet !
    TE NDAHESH VETEM SEPSE NUK E DO ME ESHTE BUDALLALEK, NJEJT SIKUR TE MARTOHESH ME DIKE VETEM SEPSE E DO !
    Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi
    Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat !
    Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren !
    Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen
    Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri !
    Engjejt e quajn gezim i qiellit, djajt e quajn vuajtje e sketerres,
    njerezit e quajn DASHURI !Dashuria nuk eshte problem,ashtu sic nuk eshte nje automjetroblem jane vetem ata qe ngasin automjetin,udhetaret dhe rruga.
    Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
    Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
    Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
    Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
    Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
    Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
    Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.
    Do te te harroj vetem atehere kur nje piktor i verber te pikturoje zhurmen e nje petal trendafili qe bie ne dyshemene e kristalte te nje keshtjelle qe s�??ka ekzistuar kurr.
    Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra ime
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #295
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Fjale te urta!

    Fjale urta

    Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË

    Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI

    Dhe durimi ka kufi. JUG

    Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL

    Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË

    E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË

    Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR

    Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË

    Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG

    Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI

    Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË

    I buti thyen të fortin. SHKODËR

    Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË

    Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË

    Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË

    Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG

    Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË

    Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT

    Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË

    Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG

    Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË

    Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET

    Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG

    Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG

    Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET

    Për pleshtin djeg jorganin. JUG

    Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE

    Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG

    Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR

    Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG

    Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR

    Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË

    Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË

    Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN

    As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN

    Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR

    Avash Beg se ka hendek. BERAT

    Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG

    Baste e budalla, motër e vëlla. JUG

    Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR

    Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET

    Del çiraku më i mirë se ustai. JUG

    Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG

    Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT

    Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË

    Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË

    Është nga ai gur që thyen çekan. JUG

    Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR

    Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD

    Fol me ty, fol me murin. KAVAJË

    Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG

    Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN

    Hiqu det se do shkojë lumi. JUG

    I gjen mushka drutë. JUG

    I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR

    Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR

    Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG

    Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË

    Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT

    Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG

    Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË

    Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG

    Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG

    Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG

    Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR

    Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË

    Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG

    Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT

    Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET

    Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK

    Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG

    Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË

    Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË

    Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG

    Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG

    Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË

    Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË

    Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË

    Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG

    S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË

    S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË

    S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG

    Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË

    S'tunden malet me përralla. JUG

    Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË

    Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI

    Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH

    Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR

    Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË

    U bë dhija me tremb ujkun. VLORË

    U bo veja me mësue pulën. KAVAJË

    U hap dheu, doli një plesht. JUG

    U mbars mali, polli një mi. JUG

    Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË

    U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR

    Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG

    Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË

    Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR

    Bëj si të thotë më i madhi. JUG

    Bleta din si bëhet mjaltët. JUG

    S'di gomari të haj tagji. PËRMET

    Dami të bëhet mësim. DIBËR

    Kush s'pyet mbetet budalla. JUG

    Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG

    Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI

    Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

    Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

    Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij

    Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

    Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

    Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

    Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra

    Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë

    Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët

    Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

    Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

    Ai që ka, don edhe ma

    Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

    Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret

    Ai që ngutet, çdoherë vonohet

    Ai që premton shumë, bën pak

    Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

    Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

    Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi

    Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

    Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

    Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

    Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

    Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

    Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

    Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

    Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

    Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

    Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

    Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

    Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë

    Ara me viça s'lavrohet

    Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

    Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

    Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

    Armikut mos ia trego të vërtetën

    Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

    As hasmin mos e pafsh pa punë

    As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq

    As ujë mos pi në krua të pushtetit

    Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

    Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

    Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

    Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

    Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

    Atje ku fle uji, është më i thellë

    Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël

    Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

    Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

    Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

    Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

    Bashkimi bën fuqinë, ndasia ligështinë

    Bëj gosti, që të provosh mikun

    Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

    Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

    Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

    Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

    Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

    Besnik bëhu, e besë mos zin

    Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

    Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

    Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

    Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

    Bima e keqe rritet kudo

    Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

    Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

    Bleta din si bëhet mjalta

    Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

    Bota është helm e mjaltë e përzier

    Brengat janë armiqtë e jetës

    Budallën mos e vet se t'kallxon vet

    Buka në bark, forca në shtat

    Buka s'ka turp

    Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

    Bukë e kripë e zemër

    Bukë e qepë dhe shëndet

    Buka prej qielli s'vjen

    Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë

    Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

    Bukuria e gruas duket në mëngjes

    Bukuria një ditë, veprat një jetë

    Bukuria të habitë, bukuria të koritë

    Burgu është varr për së gjalli

    Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

    Burgu për burra është

    Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

    Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

    Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

    Burri me dy gra, këmishën pa la

    Burri në shtëpi, si kërcu i zi

    Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

    Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

    Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

    Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

    Buza më gaz shëndeti pa masë

    SAMI FRASHERI

    Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,
    sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

    Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

    Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e
    sendeve, por edhe brendinë e tyre.

    Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

    Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

    Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e
    përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.


    S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon
    të gabojë sa më pak.

    Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

    Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët

    Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë
    ndriçon.

    Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

    Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

    Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

    Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
    dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
    nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

    Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij
    që punon pa dashur.

    Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e
    tij.

    E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe
    akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të
    ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i
    rrjedhshëm).

    Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh
    veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat
    e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

    Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

    Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga
    ndërgjegjeja e tij.

    Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë
    fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër
    dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të
    qajmë.

    Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh
    këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.

    Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
    përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

    Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë
    mbushur.

    Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë
    tënde dhe ligësinë e vet.

    Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe
    mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

    Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

    Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema
    kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua
    qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

    Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të
    thotë dhe ajo që do të bëjë.

    Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i
    lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,
    ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,
    mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në
    qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është
    dashuria.

    Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata
    mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

    Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në
    drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.


    Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [A-SHKODRANI] : 12-10-2010 më 14:48

  6. #296
    Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë
    mbushur.

  7. #297
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Edhe pse Ky akt barbar i serbeve(djeg'ja e falmurit) eshte per te ja kthyer ne te njeten menyre,me mire eshte te lejm boten te gjykon,se sa te futemi ne te njejtin these me keta kriminel!
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  8. #298
    SA do te rrosh do te mesosh..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #299
    Te con te burimi,por nuk te jep uji..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #300
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Me të vëtetë fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura përderisa ne nuk do të vdesim për çështjen e tyre kështu që ato do të mbesin të gjalla midis të gjallëve " Sejjid KUTUB
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 30 prej 38 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •