Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    LZHK: Dashamir Shehi do të udhëheqë fushatën e mbretit

    Dashamir Shehi në krye të fushatës së mbretit


    I zgjedhur në krye të fushatës elektorale të LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet optimist për fitore të ndjeshme të këtij grupimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Ai ka deklaruar të gjitha arsyet e mungesës së bashkëpunimit parazgjedhor me PD-në dhe arsyet që do t’i bashkojnë këto dy forca në një koalicion pas zgjedhjeve. Shehi thotë se ndjehet komod te LZHK-ja, duke theksuar se ftesa e Berishës për t’u kthyer në PD nuk e ka tunduar.

    Cila do të jetë specifika e fushatës elektorale të LZHK-së, të cilën ju jeni zgjedhur ta drejtoni?
    E veçantë apo specifike do të thoja se në këtë fushatë kemi një simbol të ri, por njëkohësisht edhe të traditës dhe të masës për Shqipërinë, siç është familja mbretërore dhe mbreti Leka I. Kjo është garanci se ato pjesë të programit që do t’i premtohen elektoratit shqiptar do të realizohen, siç ka ndodhur në traditën shtetformuese që ka patur familja mbretërore. Kjo, mendoj se është specifika dhe e reja e fushatës tonë, sepse të tjerët dalin me ato personazhe që për 15 vite kanë qenë në skenë dhe që mbartin me vete konsumin e tyre. Gjithashtu dalim me një platformë elektorale shumë të thjeshtë, të kuptueshme të pranueshme besoj nga të gjithë. Kjo platformë kapërcen interesat partiake, është platformë elektorale që mendoj se përfaqëson shumicën e shtresave të popullsisë, dhe kjo është edhe filozofia e LZHK-së. Ne dalim me një listë kandidatësh, të cilët gjykojmë se janë dinjitozë sepse formula që kemi zgjedhur është formulë e hapur, kush ka më shumë vota dhe kontribut do të jetë prezent në Parlament. Kjo heq përfundimisht kupolën e listës, të cilën e përdorin të gjitha partitë e tjera, ku i rezervohet vend në listë shefave partiake, ndërsa tek ne nuk ekziston një strategji e tillë. Shefi i lëvizjes tek ne është vetë mbreti Leka, i cili nuk ka pretendime për kandidat, të tjerët do t’i nënshtrohen votimit popullor.

    Sa shpresoni të fitoni në këto zgjedhje, duke patur parasysh edhe peshën e pjesës tjetër të opozitës?
    Ne gjykojmë që LZHK-ja është e vetmja alternativë, e cila do të bëjë të mundur që opozita të kalojë 50%, e mjaftueshme për të larguar qeverisjen aktuale. Ne nuk identifikohemi me pjesën tjetër të opozitës, sepse ndryshimet janë shumë të mëdha, janë esenciale dhe në shumë pika. Nga kjo pikëpamje ne nuk pretendojmë të zëvendësojmë një gjë me diçka tjetër, të cilat mund të kenë shumë pika të përbashkëta. Ne themi se ka ardhur dita që t’u kthehet pushteti qytetarëve të Shqipërisë. Për këtë e para gjë që duhet të bëjmë është largimi i socialistëve nga pushteti dhe të mos i kthehemi një alternimi të ndërrimit të vendeve pa ndryshime esenciale.

    Pse zgjodhët LZHK-në, ndërkohë që keni patur ftesë nga PD-ja?
    Unë gjykoj se ky është vendi im natyral, është vendi më klasik opozitar. LZHK-ja është lëvizje mbarëpopullore, e cila pretendon t’u kthejë pushtetin shqiptarëve. Vendi im, por edhe i mijëra njerëzve të tjerë, kontribues në zhvillimet demokratike dhe ndërtimin e shtetit të parë institucional në Shqipëri. Gjykoj se zgjedhje më të mirë nuk mund të bëj as unë dhe as ata që e kanë mirëpritur ardhjen time brenda kësaj lëvizjeje. Unë ndjehem komod brenda kësaj lëvizjeje, sepse plotëson shumicën e pretendimeve të mia.

    E vlerësoni lëvizjen politike të Berishës, me krijimin e KOP-it, dhe çfarë të rejash prisni nga kjo lëvizje?
    Brenda PD-së ka patur gjithmonë KOP dhe nuk është hera e parë, pasi edhe në ‘96 u hoqën deputetët e vjetër me kontribut dhe eksperiencë dhe erdhën disa profesorë të rinj, të cilët treguan se nuk kishin volum të madh politik në vetvete, pasi u dorëzuan përballë krizës pa ndonjë zgjidhje konkrete. Ideja e KOP-it është pozitive, por që të shpresosh fitoren thjesht me KOP-in dhe një imazh të ri, është njësoj sikur të themi se një piktutrë bëhet më e famshme kur i vë një kornizë të re. Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar, pasi esenca është e njëjta. Lidershipi i PD-së është po ai që ka qenë, autoritarizmi është i njëjtë, kështu që me KOP apo pa KOP ndryshimet janë shumë të vogla.

    Këto janë arsyet që ju penguan të ktheheni në PD dhe si e vlerësoni kthimin e disa figurave?
    Në të vërtetë ato janë gjëra të vjetra. Politika nuk është fotografi e një mature gjimnazi dhe që u dashka të kthehen ata që e kanë bërë fotografinë. Duke përjashtuar Genc Rulin që mbart në vetvete vlera personale, pjesa tjetër nuk janë asgjë tjetër veçse shërbyes të së majtës në tetë vitet e fundit. Ata kanë punuar ministra, zv.ministra, këshilltarë të qeverisjes së majtë dhe unë nuk e di se ç’bëjnë me këta njerëz në oborrin e të ashtuquajturës së djathtë, tek i cili në të vërtetë kanë mbetur shumë pak të djathtë. Nga këto probleme nuk ka ndryshuar asgjë dhe unë kam një motiv të ndryshoj mendim në lidhje me Berishën. Tetë vite janë shumë dhe janë të mjaftueshme për të reflektuar për disa, për t’u penduar për disa të tjerë, për të rigjykuar edhe disa të tjerë, për të falur disa të tjerë dhe për të mëshiruar disa të tjerë. Unë gjykoj se kategoria më e mirë e PD-së nuk është aktualisht në PD, kështu që ne kemi zgjedhur këtë alternativë të re që ka një hapësirë dhe frymë tjetër politike. Hapësirat do të mbushen me pjesën më të mirë që ka patur PD-ja.

    Cilat janë arsyet që nuk u arrit një bashkëpunim parazgjedhor mes PD-LZHK?
    Opozita aktuale i ka treguar limitet e veta dhe me ato limite nuk u jep besim shqiptarëve për të fituar. Ne ndahemi për shumë gjëra në mënyrë të veçantë përsa i përket çështjes kombëtare, çështjes së pronave, çështjes së administrimit të shtetit, për çështjen e rendit dhe disa tema që janë të dukshme. Popullit shqiptar kësaj here i kanë ardhur mendtë, është mërzitur nga ata që e kanë keqqeverisur dhe sado që të mundohen të manipulojnë votat, kësaj radhe mendoj se do të jetë një proces zgjedhor i pastër, transparent dhe më i besueshëm se herët e tjera.

    Çfarë ju bashkon me PD-në pas zgjedhjeve, përderisa ka kaq arsye që ju ndajnë me të para zgjedhjeve?
    Ka disa arsye të tjera. E para është se ne dhe PD-ja kemi të njëjtin mendim se kjo qeverisje duhet të largohet. E dyta gjykojmë që disa nga shtrembërimet që janë bërë gjatë kësaj periudhe mund të rivendosen me një bashkëpunim konkret dhe e treta është arsyeja më madhore që nuk kemi ndërmend ta lëmë Shqipërinë në kaos dhe pa një qeverisje konkrete, edhe me kushtin që do të na duhet të qeverisim, ndoshta me disa personazhe që ka kohë që nuk e meritojnë të qeverisin më.



    Biografia politike

    Dashamir Shehi është një ndër figurat e spikatura të PD-së, që në vitet e para të themelimit të kësaj partie. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese gjatë qeverisjes së PD-së. Në vitin 1997 është larguar nga kjo parti, pas promemories ku ai propozoi dorëheqjen e qeverisë, në kulmin e krizës së vitit 1997. Largohet nga PD-ja dhe për katër vite nuk është më deputet në Parlament. Gjatë kësaj kohe ai angazhohet në formacionin politik “E djathta e bashkuar”, ku ishin pjesëtare disa parti të djathta, ndër të cilat edhe PR-ja. Në vitin 1999 në momentin kur Genc Pollo shkëputet nga PD-ja dhe krjon PDR-në, Dashamir Shehi i bashkohet kësaj partie. Menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2001, ku ai zgjidhet deputet i PDR-së, largohet edhe nga kjo parti për disa mosmarrëveshje në organizimin e grupit parlamentar të saj. Më pas ai krijon Partinë Demokrate të Rindërtuar, dhe pak muaj më parë i bashkohet LZHK-së, dhe aktualisht është drejtues i fushatës elektorale të këtij grupimi politik.



    Leka Zogu zgjedh drejtuesit e Këshillit Ekzekutiv
    “Jemi të hapur për koalicion me të gjitha partitë”

    Dashamir Shehi është zgjedhur në krye të Këshillit Ekzekutiv dhe të fushatës elektorale të LZHK-së, ndërsa kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Tomorr Malasi. Prezantimin e tyre e ka bërë drejtuesi i LZHK-së, Leka Zogu gjatë një konference për shtyp. Gjithashtu Leka Zogu nuk e ka përjashtuar mundësinë e krjimit të një koalicioni paszgjedhor me të majtën, duke u shprehur se dëshira e tij është që të bëjë koalicion me të djathtën, por nëse kjo nuk arrihet do të shihen interesat e kombit. Drejtuesit e LZHK-së janë shprehur mjaft ambiciozë, duke pretenduar që në këto zgjedhje të dalin ndër forcat e para politike, në të kundërt synojnë të jenë forca e parë opozitare në vend. Dashamir Shehi tha së Lëvizja për Zhvillim Kombëtar që do të konkurrojë në të 100 zonat zgjedhore, është një strukturë zgjedhore e përbërë nga parti, shoqata dhe individë të ndryshëm që sipas tij kërkon transferimin e pushtetit nga duart e të korruptuarve te qytetarët, pasi korrupsioni vitet e fundit është në shkallën më të lartë.


    Luljeta Progni - Gazeta Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga rudo : 17-04-2005 më 01:34

  2. #2
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Projekti i programit ekonomik: Ulje taksash, rritje rrogash

    LZHK: Synojmë 2500 USD për frymë pas katër vitesh


    --------------------------------------------------------------------------------



    Programi ekonomik i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar premton rritjen e të ardhurave me 8 për qind për çdo vit në rast se ajo do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme. Sipas këtij programi, pritet që brenda katër viteve të qeverisjes së saj LZHK-ja të sigurojë për qytetarët shqiptarë që në vitin 2008 të ardhurat për frymë të bëhen 2 500 dollarë. Rritja e rrogave do të shkojë në përpjesëtim të drejtë me rritjen e pensioneve. Për të arritur këtë synim, LZHK-ja do të ndërmarrë një sërë reformash në mënyrë që të ruhet rritja e lartë e prodhimit kombëtar. Në kuadrin e përmirësimit të jetesës së qytetarëve, LZHK-ja premton zvogëlimin gjithnjë e më shumë të tatimit dhe të taksave, gjë që do të shtojë numrin e aktivitetit privat dhe shtimin e vendeve të punës.

    Taksat e tatimet
    Për biznesin privat do të aplikohen dy shkallë tatimesh mbi të ardhurat: e ulëta dhe e larta. Shkalla e ulët e tatimeve do të aplikohet për bizneset e vogla. Tatimi për këtë kategori biznesesh do të shkojë drejt zeros. Ndërsa për bizneset e mëdha do të mbetet në nivelin aktual 23 për qind. Ndërkohë që do të përjashtohen nga taksimi e tatimi prodhimet e fshatit deri në vitin 2009. Për këtë kategori të biznesit LZHK-ja premton ndihmën e fshatit me specialistët e shtetit. LZHK-ja pretendon të ulë nivelin e evazionit fiskal, duke sjellë kështu rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe për nivelin e TVSH-së. Në programin ekonomik të LZHK-së premtohet rishikimi i sistemit të akcizave, për t'i kthyer ato në vlera fikse dhe jo të shprehura në përqindje të çmimit të mallit. Taksat dhe tatimet nuk do të paguhen në periudha të shkurtra, por në periudha njëvjeçare.

    Çmimet monopol
    Në programin ekonomik të LZHK-së parashikohet vendosja e çmimeve monopol vetëm për mallrat dhe shërbimet ku nuk ka konkurrencë të mjaftueshme, deri në vendosjen e kësaj konkurrence. Për të pasur një dialog sa më të mirë mes biznesit dhe shtetit, LZHK-ja parashikon rritjen e numrit të dhomave të tregtisë, të cilat do të marrin tiparet e forumeve si në vendet në zhvillim.




    ka mundesi ta veni titullin ashtu sic ishte sepse e vura per nje qellim, kete teme se kam hapur thjesht per te diskutuar per fushaten por kete parti ne pergjithesi dhe avantazhet qe sjell votimi per te.
    Faleminderit per mirekuptimin

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kënga e Salep Sulltanit

    Një mexhlis të math na çeli
    Pandeli Jano Vangjeli
    Me Sulltan-llokum na veli
    Si kofini pas të vjeli.


    Fyt' i Floqit po pëllet
    Top' i Krosit po kërcet:
    Ç'është ky sheqer-kësmet?
    Hallvaxhin' e pamë mbret!


    Dhe rakia vete-vjen
    Xhafer Ypi na mbërthen
    Dhe për lot na mallëngjen
    Rreth konopit me legjen.


    Koço Kotta, mjek hanxhari,
    Nis një valle palikari,
    Se me një ferman kusari
    Sadrazem u bë firari.


    Dhe Feridi faqe ndron,
    Die shante, sot lëvdon
    Fryn bulçit' e trumbeton,
    Që Katrani zbardhëllon.

    Dhe sarhosh Iljas Vrioni
    Dehet, siç e do zakoni,
    Bërtet: "Rroftë Napoloni!
    Kështu tha dhe Ksenofoni!"


    Se ç' u çporr xhumhurieti,
    Se ç'u rahatos mileti,
    Se Sulltanin prap' e gjeti,
    Se, që kur e humbi, s'fjeti!


    Ç'ka sepse i vjetri qe
    Madhështor sa një deve
    Dhe ky s'bën as për meze!
    Rroftë sa jep ylefe.


    Se ç' na u gëzua xhani,
    Se ç'na preu Ramazani,
    Se ç' na piu Italjani,
    Rroftë pra Salep-Sulltani!











    Syrgjyn-vdekur


    (Elegji per Luigj Gurakuqin)



    Neno moj, mbaj zi per vllane,
    me tre plumba na i rane,
    na e vran´ e na e shane,
    na i thane tradhetor.


    Se te deshte dhe s´te deshnin,
    se te qante kur te qeshnin,
    se te veshte kur te zhveshnin,
    Neno moj, te ra deshmor.


    Neno moj, vajto, merr malin,
    larot ta permbysen dajlin,
    qe me Ismail Qemalin,
    ngriti flamurin trimeror.


    Neno moj, ma qaj ne Vlore,
    ku te dha liri, kurore,
    shpirt i bardhe si debore,
    ti s´i dhe as varr per hor.


    Neno moj, c´eshte perpjekur,
    gojemjalte e zemerhekur,
    syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
    ky Vigan Liberator

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Mediu: Padi Dashamir Shehit për shpifje
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 03:15
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •