Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71

    Himçi: Ju rrëfej skandalin e tenderit të pasaportave

    Nga gazeta Korrieri


    Bujar Himci: Ju rrefej te gjitha prapaskenat e "pasaportave..."

    E Diele, 17 Prill 2005

    INTERVISTE/ Ish- zv/ ministri i Rendit Publik, per here te pare plot 30 muaj pas arrestimit te tij te bujshem dhe perfundimit edhe ne Gjykaten e Larte te procesit te quajtur skandali i tenderit te pasaportave te reja (me vlere mbi 9 milione USD), rrefen ekskluzivisht per "Korrieri" te pathenat e ketij proces: Roli i Kryeministrave Meta dhe Nano, ish ministrave te Rendit Ilir Gjoni e Luan Rama dhe ministrit Anastas Angjeli. Por, edhe presionet e diplomateve ne Tirane, perfshi ish- Ambasadorin e ndjere Amerikan, Limpreht. Bujar Himci sjell argumentat per ate qe ai e quan pafajesia e tij duke kerkuar pergjigje per kete, edhe nga Presidenti Moisiu dhe Prokurori i Pergjithshem Sollaku. Dhe ne fund, ai i pergjigjet edhe pyetjes: Kush dhe pse ishin te interesuar per arrestimin e tij dhe ish- Drejtorit te Pergjithshem te Policise, Veli Myftari

    Zoti Himci, Vendimi i Gjykates se Larte pak dite me pare ju dha pafajesine per vepren penale te "shperdorimit te detyres dhe fallsifikimit te dokumentave zyrtare" ne lidhje me tenderin nderkombetar te pasaportave te reja, ne kohen kur ju keni qene zv/ minister i Rendit Publik. Nderkohe qe ju deklaroi fajtor per "shkelje te barazise te pjesmarresve ne tendera publike". Si e pritet fundin e ketij procesi qe nisi me aq buje, me arrestimin tuaj duke qene ne detyre?

    Gjykata e Larte, mbas tre vjet hetimesh e gjykimesh, ne te tria shkallet e gjyqesorit, ndaj "Gjeneraleve" te krimit te organizuar dhe te korrupsionit ne Shqiperi, sic na cilesuan para ketij vendimi politikane te ndryshem, na shpalli fajtore vetem per shkelje te barazise se pjesmarresve ne tenderat publike, ndersa na cliroi nga akuza si pervetesues te miliona dollareve sic na etiketoi shteti . E gjitha kjo te kujton ate thenien e famshme te popullit: "U mbars mali dhe polli nje mi".

    Eshte jo pa domethenie te shpjegoj se kur u arrestuam, vendimi i gjykates, ju dha te gjitha mediave elektronike e te shkruara, te cilat e pasqyruan ate si nje lajm te rendesishem, cka do te thoshte se "ne Shqiperi u godit korrupsioni ne radhet e zyrtareve te larte te administrates shteterore". E them kete, sepse pas arrestimit te personave te procesit te pasaportave, qeveria njoftoi menjehere Brukselin, c'ka flet se jo vetem kishte dore ne pergatitjen e goditjes por, edhe e paragjykoi ate si nje rast te suksesit ndaj korrupsionit, nderkohe qe drejtesia nuk e kishte thene fjalen e saj.

    Sa per mua, po te kishte drejtesi te pavarur nga politika, sigurisht qe ne perfundim te gjyqeve, do te merrja pafajesi. Ndonse ne cdo faze te hetimit dhe te gjykimit, nga organi i prokurorise me eshte ngritur nga nje akuze e re, duelin me shtetin, e konsideroj te fituar, pasi me fakte dhe argumente te pakontestueshme jam mbrojtur nga akuza qe do t'me kushtonin vite burgu. Ndersa sot, shteti detyrohet te me paguaj muajt e burgut qe kam bere padrejtesisht. Nga ky pozicion gjej kurajon te prononcohem publikisht, tani kur kane mbaruar pune, edhe tre shkallet e gjyqesorit.

    Megjithate, ju jeni nga zyrtaret e larte te shtetit, qe gjate periudhes 8-vjecare te qeverisjes socialiste, u deklaruat fajtore, qofte edhe per "shkelje te barazise te pjesmarresve ne tendera". Perse duhet te ndjeheni fitimtar,- sic thate,- ne duelin me shtetin?

    Gjate qeverisjes socialiste, kam qene ne funksione delikate ne periudhat e veshtira qe ka kaluar vendi, te cilat kerkonin perkushtim dhe profesionalizen te vecante pasi atakonin fuqishem krimin e organizuar dhe prapavijen politike qe e mbeshtet ate. Ne rrethana specifike, fuksionare te tille behen viktime e hakmarrjes politike, fat, nga i cili nuk shpetova as une. Kisha menduar se Sali Berisha, asnjehere nuk do ma falte vendimin per heqjen e imunitetit paralementar dhe kerkesen,- ne kohen kur kam qene Drejtor ne Prokurorine e Pergjitheshme,- per marrjen ne pergjegjesi penale per ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Kur i beja thirrje per tu paraqitur ne Prokurori, femijet e mi u goditen nga njerez te tij, me bombe ne shtepi.

    Dija se as Fatos Nano, nuk do ma harronte mendimin e c'faqur ne instancat perkatese, ne funksion te pergjegjesit te grupit te prokuroreve, per marrjen e tij ne pergjegjesi penale, per braktisje te detyres dhe institucionit te Kryeministrise ne po kete ngjarje. Pak e dine sot, se kur Fatos Nano braktisi shtetin, pra detyren dhe e la vendin ne dore te bandave, une dhe grupi hetimor qe drejtoja, mblidhnim gezhojat ne shkallet e Kryeministrise. Te dy, Nano dhe Berisha, asnjehere nuk i'u pergjigjen thirrjes per te deshmuar ne gjykate e per te sqaruar pozicionin e tyre ne keto ngjarje, duke treguar shembullin e politikanit te mbrapshte, te kompromentuar ne ate konflikt te armatosur me pasoja te renda per vendin, duke na servirur ne kete menyre, modelin e mosnjohjes se institucioneve shteterore.

    Ajo qe nuk dija atehere dhe nuk mund ta mendoja kurre, eshte e verteta e hidhur qe te arrestuarit per kryengritje te armatosur dje, per merita ne tentativen per marjen me dhune te shtetit, do beheshin deputete te Kuvendit sot dhe nga ai podium do cfaqeshin si prokurore e do kerkonin denimin e "kriminelit" Bujar Himci.

    Ishte kjo arsyeja qe ndaj meje u ngriten 4 akuza te renda dhe pa asnje baze ligjore, qe i kam rrezuar gjate hetimit dhe gjykimit. Jo pa qellim organi i akuzes, cdo vendim gjyqesor e ka atakuar ne shkallet me te larta duke kerkuar shpalljen time fajtor, per akuza te pa qena dhe rritjen e mases se denimit. Perballe kesaj tendence hakmarrese, dola fitimtar ne betejen mes meje, shtetit dhe politikes.

    Kur ju zoti Himci e keni ditur rrezikun, pasi ishit bere zv/ minister i Rendit Publik, perse pranuat te merrnit pjese ne drejtimin e tenderit nderkombetar te pasaportave te reja 10- vjecare, si kryetar i komisionit te vleresimit te ofertave?

    Kur merr persiper nje detyre te rendesishme, duhet te marresh mbi vete edhe pergjegjesite qe mbart ajo. Tenderi i pasaportave u zhvillua ne nje situate te veshtire dhe problematike per paisjen e shtetasve me pasaporta per jashte shtetit, prandaj kerkonte dhe procedura te pershpejtuara. Cdo firme pjesemarrese ne kete tender, kishte mbeshtetje politike, ose perfaqesonte interesa te amabasadoreve te huaj ne vendin tone. Presioni i tyre ka qene i madh, e per rrjedhoje, tenderi i pare i pasaportave deshtoi. Koha kalonte, kerkesat nga ana e qytetareve ne sportelet e komisariateve te policise sa vinin e shtoheshin, pra shqetesimet kishin filluar. Ne keto kushte, ish ministri i Rendit Ilir Gjoni, kerkoi qe une te isha kryetari i komisionit te vleresimit te ofertave, si autoriteti i ministrise se Rendit pas tij, pergjegjesi te cilen e mora persiper. E verteta eshte se e lehtesova nga veshtersite zotin Gjoni, por ai ne asnje rast nuk mu ndodh prane.

    Nga 4 firmat pjesmarrese ne tender, tre ishin te njohura, ndersa firma Greke "Euroget" eshte futur ne gare me vendim te qeverise, si rrjedhoje e nderhyrjes se ish ambasadoreve amerikan dhe grek ne Shqiperi, prane ish- ministrit te Rendit, gje te cilen e ka pranuar vete Gjoni, ne nje koference shtypi.

    Presionet ishin te atilla, sa anetaret e komisionit ndiheshin nen nje trysni qe nuk e perballonin dot pa autoriten e Zevendesministrit. Shtypi shkruante, se pas firmes gjermane, qendronte Kryeministri dhe ministri i Financave te asaj kohe. Per firmen franceze, ishte i interesuar nje ish- keshilltar i Kryetarit te Partise Socialiste Fatos Nano, i cili merrte kontakte me ministrin dhe anetaret e komisionit. Jo pa domethenie ne kete linje, ishte edhe letra e Vasil Papajorgjit, zevendes i ketij keshilltari ne aktivitetin e tyre privat, qe ne kulmin e politizimeve te tenderit, qe ai i shkroi Kryeministrit Fatos Nano dhe zyrtareve te tjere, se gjoja demi ekonomik qe pesonte shteti nga ky tender, per l5 cope printera ishte rreth 700 mije USD. Nje "prove" kjo qe u perdor nga prokuroria, per marrjen e mases se sigurimit tim.

    Ndersa, pas firmes greke "Euroget", sic e cilesova me lart, qendronin ish ambasadori i Greqise dhe ai i SHBA ne Shqiperi. Eshte i paprecedent presioni qe Charls Levesque, (ekonomik officer) i Ambasades Amerikane ne Tirane, i beri ish- Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Rendit Ylli Dylgjeri, qe fituese e tenderit te ishte firma "Euroget". Nga ana tjeter, askush nuk mund ta kuptoje dhe imagjinoje se si ambasadori amerikan i asaj kohe, mund t'i drejtohej titullarit te ministris se Rendit me nje leter, ku vihej ne dijeni dhe ish- Kryeministri, e cila mbyllej me nje fraze urdherore: "...Une fuqimisht ju detyroj Juve, te lejoni "Euroget" te marre pjese ne tender ne baze te meritave te tij..." Mjafton te citoj te tilla detyrime, qe vetem dipllomatike nuk jane, e qe ndodhin tek ne ne Shqiperi qe te imagjinoni presionet qe jane bere per kete tender.

    Megjithese tenderi i pasaportave u zhvillua ne keto kushte, ruaj mendimin, se vleresimi i cdo firme pjesemarrese ne te, eshte bere ne perputhje me legjislacionin, duke shmangur nderhyrjet dhe presionet ndaj nesh. Ndoshta eshte kjo aresyeja qe e shpjegon edhe goditjen tone.

    Zoti Himci, jeni deklaruar se procesi ndaj jush ka qene politik. Te njejten deklarate ka bere edhe ish- ministri Gjoni kur u kthye nga studimet ne SHBA. A mund t'i komentoni keto deklarata?

    Eshte e vertete se ish- ministri Gjoni e ka bere nje deklarate te tille pasi eshte kthyer nga Amerika, pra pas dy vjeteve, kur ne i kishim mbaruar hallet, madje ishim liruar edhe nga burgu. Eshte ne nderin e tij te prononcohet, te argumentoje qendrimin rreth arrestimeve dhe ketij gjyqi, mbasi ka qene drejtuesi me i larte politik i ministrise Rendit Publik dhe njeriu me i afert me faktoret kryesore politik te mazhorances qeverisese, te interesuar per zhvillimet e ketij gjykimi. Sa per deklaraten time ate kohe, sot ajo eshte pasuruar me fakte te tjera edhe per shkak te evoluimit te ngjarjeve ne vend.

    Procedurat e zhvillimit te tenderit te pasaportave, jane sqaruar qe ne kohen kur ne krye te qeverise ishte zoti Ilir Meta, ku pas kerkesave nga une dhe informacioneve perkatese, jane bere disa ballafaqime me Kontrollin e Larte te Shtetit, me ministrin e Shtetit dhe me Kryeministrin. Nderkohe, problemet u sqaruan edhe nga Prokuroria e Pergjitheshme, e cila ne njoftimin e dhene per shtyp ne mars te vititi 2002, cilesonte se ceshtja eshte mbyllur dhe nuk ka elemente qe kerkojne ndjekje te metejshme penale.

    Kuptimplote eshte fakti se perse ceshtja u rihap pas zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes dhe Prokurorit te Pergjitheshem, te dy konsensuale, si dhe me rizgjedhjen e zotit Nano si Kryeminister. Pra loja nisi pas kompromisit Nano- Berisha. Ky i fundit, ne takimet me elektoratin, ne muajt korrik- gusht 2002, filloi te me godiste politikisht duke shpifur per gjoja nje vile qe une kisha ne Qipro dhe duke i bere thirrje Kryeministrit per largimin tim nga detyra. Me vone pasuan deklarimet e ish- ministrit te Rendit Publik Luan Rama, para Komisionit Parlamentar te Rendit dhe SHISH-it, vegel e te cileve u be dhe Kryetari i ketij komisioni Neritan Ceka. Mediat bene te tyren, duke influencuar ne opinion, per krijimin e bindjes qe servirte politika se ne tender ishte bere hataja dhe ne kishim vjedhur 2. 2 milione dollare.

    Nderkohe, komisioni parlamentar per kontrollin e veprimtarise se SHIK-ut, gati doli me konkluzionin se ngjarjet e 14 shtatorit 1998, ishin kryer nga ish- kryetari i SHIK-ut dhe Presidenti Republikes se asaj kohe. A e kam une sot te drejten per ta pyetur Prokurorin e Pergjithshem, se c'behet me dosjet e 14 shtatorit, ne nje kohe kur ai i kerkon llogari qeverise Belge per strehimin "e krimineleve" te 14 Shtatorit dhe a ka dijeni Presidenti i Republikes per fatin e tyre, apo te gjitha keto tashme jane lene ne harrese, nga marreveshja Nano- Berisha?!

    Ne daten 4 tetor 2002, une u arrestova sebashku me Veli Myftarin dhe Arben Priftin, nen akuzen e "vjedhjes me ane te shperdorimt te shumes se 2.2 milione dollareve, te fallsifikimit te dokumentave zyrtare dhe shkeljes se barazise ne tenderat publike". Si prova per vjedhjen e kesaj shume marramendase jane paraqitur ne gjykate dy shkresa; njera qe mbante firmen e ish- ministrit te Financave Anastas Angjeli dhe letra qe dergonte Vasil Papajorgji (e cituar me lart).

    Mbi bazen e shkreses se ish- ministrit Gjoni me Nr. 2344 date 6 gusht 2001, ish- ministri i Financave Angjeli pergjigjet me shkresen Nr.1974/3 date 8 gusht 2001 ku vec te tjerash thote: "... Ministria e Rendit Publik, si importuese, eshte e detyruar te paguaje detyrimin per TVSH-ne e importit (te pasaportave nga firma fituese gjermane), pasi kjo e fundit ne marredheniet me vendin tone, prezantohet si eksportuese...". Nga c'motive shtyhen dy ministrat, qe ne korespodencen mes tyre te gjykojne sa me siper, nuk kuptohet, por qe ne ate kohe, e kam konsideruar ate si nje mundesi per vjedhjen e buxhetit te shtetit.

    Ne rast se kjo gje do te sanksionohej ne kontrate, c'ka pergjigjej ne shkresa ministri Angjeli, shtetit do ti shkaktohej nje dem ekonomik prej 2. 2 milione dollaresh, shume kjo e barabarte me vleren e detyrimeve fiskale te parashikuara ne dokumentat e tenderit. Te dy ministrat, e dinin se detyrimet fiskale ne nje rast te tille, i paguante firma fituese e tenderit, pasi ata vete e kishin pergatitur dhe miratuar Vendimin ne Qeveri per kete projekt dhe fondin limit ku perfshiheshin edhe keto detyrime fiskale. Per me teper, kur ne te gjitha dokumentat e tenderit parashikohej e zeze mbi te bardhe, se "firma fituese paguan edhe detyrimet fiskale".

    Nga pozicioni i Zevendesministrit te Rendit, sapo mesova kete pergjigje kam kontaktuar me zotin Angjeli dhe pasi kam kundershtuar pergjigjen e tij dhe kam argumentuar aresyet se perse firma gjermane duhet te paguante detyrimet fiskale. Pas kesaj, kam derguar ne ministrine e Finances edhe nje antare te komisionit me gjithe dokumentat per sqarim. Dy dite me vone, po nga ministri i Financave, na vjen pergjigja urgjente me shkreseq Nr.1974/4 date 10 gusht 2001 ku thuhet: "... Meqenese pergjigja e pare u be pa i ditur kushtet e vendosura ne dokumentat e tenderit dhe duke qene se ne keto dokumenta del se pasaportat do te prodhohen jashte vendit dhe cmimi i mallit eshte "CIF-magazina e bleresit", atehere shoqeria prodhuese eshte e detyruar te paguaj te gjitha detyrimet qe lindin deri ne berjen hyrje te pasaportave, ne magazinen e Ministrise se Rendit Publik..."

    Kerkesa e zotit Gjoni dhe shkresa e ministrit Angjeli, s'kane lidhje me veprimet e mia ne drejtimin e procedurave te tenderit te pasaportava, pasi si kryetar i Komisionit te Vleresimit te Ofertave, mbaj pergjegjesi deri me 15 qershor 2001, kur une e kam drejtuar kete komision dhe sebashku me te gjithe anetaret e tij, beme vleresimin e ofertave dhe renditjen e firmave, sipas pikeve qe kishin marre. Me tej, une s'kam marre pjese ne shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontrates, sepse kjo procedure eshte detyre e Agjensise se Prokurimeve Publike dhe e ministrit. Megjithate, duke i konsideruar si momente te dyshimta, keto shkresa une i kam denoncuar qe ne kohen e qeverise se zotit Meta. Ne shtator te 2002, gjithashtu kam informuar Kryministrin Fatos Nano, Presidentin Alfred Mosisiu, duke i vene ne dispozicon shkresat dhe verbalisht, Prokurorin e Pergjithshem zotin Theodhori Sollaku.

    Une u arrestova per vepren penale te vjedhjes me ane shperdorimi, te shumes 2. 2 milione dollare, e cila eshte as me shume e as me pak, por thjeshte detyrimi fiskal qe do te paguante firma fituese e tenderit, gjate sjelljes ne Shqiperi te pasaportave dhe materialeve te tjera te porositura. Kjo akuze me eshte pushuar pas 6 muajsh te zhvillimit te hetimit paraprak.

    Tani une pyes Prokurorin e Pergjithshem: Perse nuk zhvilluat hetime edhe ndaj zotit Gjoni e ministrit Angjeli, mbasi une hetohesha per nje korrespondence te zhvilluar mes tyre dhe lidhja ime me te ishte indirekte, ne te kundert, nderkohe qe une kam denoncuar dhe parandaluar pasojat e saj. Si organ i akuzes, ju nuk denjuat t'i pyesni ata as si deshmitare, megjithe kerkesat tona te vazhdueshme, ne organin tuaj dhe ne te dy shkallet e gjyqesorit. Per ti shkuar deri ne fund kesaj ironie, ne gjykate u pyeten dy ish- ministra te Rendit qe pasuan Gjonin, te cilet s'kishin asnje lidhje me zhvillimin e procedurave te tenderit dhe nenshkrimit te kontrates. Dihet se krimi ekonomik i organizuar, si vecori ka ndryshimin e ligjeve apo te Vendimeve te Qeverise dhe intepretimin e tyre ne favor te kompanive te interesuara. Gjate hetimit gjyqesore, kur ne mbrojtjen time jepja argument per ndonje politikan qe vepronte si me siper, ju si mjet presioni per t'me detyruar te heshtja, me ngritet nje akuze te katert, ate te "shperdorimit te detyres", per te cilen tashme kam marre pafajsine.

    Pyes Kryeministrin Fatos Nano: Perse arrestohet zevendesministri i Rendit nen akuzen e vjedhjes se 2.2 milione dollareve, kur kishit informacion dhe shkresat perkatese te derguara per zotin Angjeli, nderkohe qe ate e bete minister edhe ne kabinetin tuaj? Ne ose ishim te dy fajtore, ose nuk ishte asnjeri!

    Ju zoti President i Republikes, pas arrestimit tone keni deklaruar ne disa mbledhje, se do te arrestoni "Gjeneralet" e korrupsionit dhe nuk do te dekretonit asnje minister te pergojuar per korrupsion. Atehere pse e dekretuat minister Angjelin, ne nje kohe kur une isha i arrestuar per fakte, qe ne realitet ngarkonin ate dhe per to, une ju kisha informuar me shkrim?

    E verteta eshte se ne te vertete, as Ilir Gjoni dhe as Anastas Angjeli nuk abuzuan me kete tender, por shtroj pyetjen, si mund te arrestohet nje zevendesminister me akuza te pa qena dhe kujt i sherbente kjo?

    Ne te vertete, sipas mendimit tuaj, kujt i sherbente arrestimi i Bujar Himcit?

    Per t'i dhene pergjigje te sakte kesaj pyetje, duhet te keni ndjekur me vemendje zhvillimet politike ne vend, gjate dhe pas burgosjes sime. Sillni ne kujtese menyren si u intepretuan dhe si u vleresuan nga komisioni parlamtar problemet ne SHIK dhe drejtimi qe kerkoi ti jepte ai ngjarjeve te 14 shtatorit 1998. Mos neglizhoni hetimet e grupit qe une kryesorja per keto ngjarje. Pas kesaj do te jete e lehte te kuptohet se procesi i pasaportave u sajua, si shprehje e kontraditave brenda qeverive qe u nderruan ne ate kohe dhe luftes politike ne lidershipin e Partise Socialiste. Burgosjet mbi gjoja vjedhjen me tenderin e pasaportave jane pjese e makinacioneve te Kryetarit te Partise Socialiste njiherazi Kryeminister, per te goditur e bere presion, me synim tkurrjen dhe tulatjen e grupit kundershtar te Fatos Nanos, te kryesuar nga Ilir Meta. Eshte sinjifikativ rasti Angjelit, kur nga minister i qeverise Meta dhe pjese e grupit te tij, pasi vajti ne kabinetin Nano, mallkoi publikishte vehten, per kohen kur sherbeu tek i pari.

    Zoti Himci, Vendimi i Gjykates se Larte, si shkalla me e larte e gjyqesorit ne Shqiperi, tashme eshte i formes se prere. A keni alternativa te tjera per te kerkuar te drejten qe pretendoni?

    Alternativat jane te hapura dhe ceshtjen do ta ndjekim deri ne Gjykaten e Strasburgut, gje qe kerkon kohe dhe profesionalizem. E them me bindje, se Vendimi i Gjykates se Larte, per akuzen qe me shpall fajtor, ka elemente dhe prova qe flasin ne favor te pafajesise time per vepren penale "te shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande". Nuk mund ta kuptoj qendrimin e Gjykates se Larte, qe disa prova shkresore prezente ne dosje qe provojne pafajesine time anashkalohen, nderkoh qe po ato perdoren per te provuar fajesine e personave te tjere, ne po kete proces. Ne vendim, kur argumentohet fajesia e te pandehurit Veli Myftari, merret si prove edhe shkresa me Nr.1974/4 date 10 gusht 2001 firmosur nga Anastas Angjeli, per te cilen kam folur me lart ne kete interviste, ku shpjegoj se permbajtja e saj, flet qarte per pafajesine time. Ne vendim, persa i perket argumentimit te fajsise te Veli Myftarit per vepren penale te "shperdorimit te detyres", nder te tjera thuhet: "...Pretendimi i te gjykuarit per gjoja padijenine e tij rreth ketyre momenteve qe kishin te benin me kontraten, sikurse me te drejte kane arsyetuar gjykatat, u rrezua gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes prej tyre me dokumentat qe u permenden me lart dhe shkresa Nr.1974/4 date 10 gusht 2001 e Ministrise Financave (ne te cilen sqarohej se detyrimet fiskale i takonin firmes prodhuese) ne te cilin, disa dite para kontrates ishte vene shenimi i Ministrit te Rendit Publik te asaj kohe, per tu patur parasysh gjate nenshkrimit te kontrates..." (f.13 e vendimit.)

    Po te ishte marre parasysh permbajtja e kesaj shkrese, lidhur edhe me dy prova te tjera shkresore qe ndodhen ne dosje, te cilat bejne fjale per momentet e zhvillimit te procedurave te tenderit, duhet te deklarohesha i pafajshem edhe per vepren penale te "shkeljes se barazise se pjesmarresve ne tendera".

    Keshtu, nuk eshte mbajtur parasysh si prove shkresore nga gjykata, shkresa shoqeruese e dokumentave te tenderit te firmes gjermane date 12 qershor 2001, e cila ka kete permbajtje: "...I kemi studiuar me kujdes kushtet e kontrates dhe Shoqeria garanton se i pergjigjet te gjitha kushteve te caktuara ne dokumentat e tenderit..." cka do te thote se ato i kane pranuar edhe detyrimet fiskale, sipas dokumentave te tenderit. Nuk eshte marre si prove, protokolli i mbledhjes se dates 12 qershor 2001, diten e hapjes se ofertave te firmave konkuruese, ku perfaqesuesi i firmes gjermane eshte shprehur: "...vlera 9 milione e 155 mije e 579 dollare... cmimi eshte i vlefshem ne rast te nje porosie te plote... "CIF.- magazine e Ministrise..." qe do te thote se ne oferten e tyre firma gjermane i ka parashikuar detyrimet fiskale. Ky protokoll eshte i firmosur nga te gjithe perfaqesuesit e firmave pjesmarrese ne tender.

    Te tria keto prova te pakontestueshme, duhet te merreshin parasysh nga Gjykata e Larte duke me deklaruar te pafajshem edhe per akuzen e "shkeljes se barazise te pjesmarresve ne tendera". Konkludimi i vendimit gjyqesore se kam favorizuar firmen gjermane qe nuk kishte parashikuar detyrimet fiskale ne oferten e saj, nuk eshte i sakte dhe jo real, per aq kohe sa ne realitet, gjate zbatimit te kontrates,- qe eshte ne fund te realizimit,- i ka paguar te gjitha detyrimet e saj ndaj shtetit shqiptar.

    Se fundi, do te thosha se po pergatis nje padi civile ndaj shtetit, per cdemtim material per burgun e padrejte qe kam bere dhe ndaj disa personave, si ish ministra, politikane apo deshmitare te rreme, per cdemtim moral e material, si rrjedhoje e shpifjeve te vazhdueshme qe kane bere ndaj personit tim.

    "Korrieri", prill 2005

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Ja dhe nje Polic tjeter i famshem:

    gazeta Shqiptare

    Rrëfimet e nënkolonel Sokol Mulosmanit, oficerit që drejtoi me dorë të hekurt komisariatin e Vlorës në vitet 1995-`97

    "Unë, komisari i skafeve përfundova shitës hamburgeri"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloçi


    Askush nga klientët që u binte rasti të frekuentonin Fast-Foodin e vogël me emrin "Borana" aty në rrugën "Abdyl Frashëri" fare pranë presidencës në Tiranën e Re, nuk e dinte se njeriu që u shërbente me shumë xhentilesë, ishte nënkolonel Sokol Mulosmani, ish-komisari i hekurt i Vlorës. Njeriu i cili vetëm pak vjet më parë u kishte kallur datën të fortëve të atij qyteti bregdetar duke bllokuar plot 140 skafe tashmë shërbente hamburger apo pije alkolike në dyqanin e tij. Madje ndonjëri syresh edhe i hakërrehej sepse i vonohej sufllaqia, apo se krikëlla e birrës nuk ishte e ftohtë. Por të gjitha këto ai i përtypte dhe nuk bënte kurrë fjalë me njeri, ndonëse pak vjet më parë kur drejtonte komisariatin e Vlorës apo forcat speciale në Tiranë, nuk ia kishte bërë njeri fjalën dysh. Kjo histori ka vazhduar deri në dhjetorin e vitit të kaluar për Sokol Mulosmanin. Si e ka përjetur këtë eksperiencë, nënkoloneli e rrëfen në intervistën e mëposhtme për "Gazetën".

    Zoti Mulosmani, si e kujtoni emërimin tuaj si shef i Komisariatit të Vlorës?
    Para se të emërohesha si komisar i Vlorës, për 6 muaj me rradhë në vitin 1994-95, kam shërbyer në Komandën e Forcave Speciale në Tiranë. Në majin e '95 më thirrën dhe më thanë se do transferohesha për në Ministrinë e Brendëshme, ku shefi i personelit me zv / ministrin më komunikuan emërimin tim si shef i komisariatit të Vlorës. Pasi qëndrova për 5 ditë aty në ministri ku u njoha me dokumentacionin, natyrën e punës e problemet e brendëshme që kishte rrethi i Vlorës, u nisa me helikopter për në atë qytet bregdetar, ku dy zyrtarë të lartë të atij dikasteri që më shoqëruan bënë dhe prezantimin tim para efektivit.

    Si e pritët emërimin tuaj në atë detyrë?
    Unë nuk e prita hiç mirë dhe ai emërim ishte më i padëshiruari për mua, jo nga frika se nuk do e bëja dot, por nga ça kisha lexuar nëpër gazeta dhe nga sa kisha dëgjuar nga shokët e kolegët e mij, gjëndja e rendit në Vlorë ishte skandaloze. Kultivimi i bimëve narkotike dhe trafiku i qënieve njerzore bëheshin sheshit me anë të skafeve që rrinin anës bregut të detit njëlloj si furgonët nëpër stacione.

    A mendoni se gjatë punës tuaj në Vlorë keni bërë dhe gabime?
    Gabime të mëdha janë bërë në zgjedhjen e stafit të personelit tonë, ku ka pasur dhe të inkriminuar të cilët na dekonspironin aksionet duke u dhënë të dhëna elementëve me precdent penalë që ne i ndiqnim për t'i kapur. Por këta njerëz që ne i dinim mirë se kush ishin, nuk mund t'i largonim dot nga puna pasi në bazë të kodit nuk ua provonim dot fajësinë e tyre. Kjo ishte pjesa e asaj çka nuk na funksiononte mirë, por edhe pse kishim të tilla probleme, gjatë asaj periudhe dy vjeçare që kam shërbyer në Vlorë, komisariati ynë ka pasur rezultate të mëdha. Gjatë asaj kohe ne kemi sekuestruar 140 skafe, kemi korrur e prishur qindra hektarë me bimë narkotike (ku kemi pasur dhe mbështetjen e ministrisë së Rendit me helicopter) si dhe kemi kapur 82 persona të shumëkërkuar. Si rezultat i punës sonë dhe mbështetjes së madhe që na jepte populli i Vlorës me informata të sakta, u bë e mundur gjetja e adresave të sakta dhe kapja e disa vrasësëve që fshiheshin në Athinë. Kështu në dhjetor '95 u kap e u arrestua edhe Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani i Vlorës. Nga 12 vrasje që kishte në Vlorë në '96, shkalla e zbulueshmërisë ishte 100 %, kishim arrestuar 11 prej tyre dhe vetëm një ishte i pakapur.

    Gjatë asaj kohe, a keni pasur trysni nga politika dhe trafikanët?
    Nuk kam pasur asnjë trysni nga politika dhe nga që unë nuk pyesja fare për trysninë e politikës, kisha sekuestruar skafin e vëllait të kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Vlorës. Nuk bëja dallime të djathtë apo të majtë, për mua të gjithë ishin të barabartë përpara ligjit. Jo vetëm që nuk kisha ndërhyrje nga politika, por kisha një ndihmë të madhe nga ministri Agron Musaraj, pasi në atë kohë problemi i goditjes së trafikut ilegal të qënieve njerzore, ishte prioritar i Ministrisë së Rendit. As nga trafikantët e skafistët nuk kam pasur presione, pasi për të 140 skafet e sekuestruara, ne kishim mbajtur dokumentacion të rregullt dhe kjo gjë u provua edhe në proceset gjyqësore ku i fituam të gjitha.

    Si e kujtoni ditën tuaj të fundit të punës si komisar i Vlorës?
    Ditën e fundit të punës sime si komisar i Vlorës, ashtu siç shkova pa dëshirë si efektiv në Ministrinë e Rendit, e kujtoj si momentin më pak dinjitoz. Ka qenë 6 shkurti '97, e njëkohësisht dita e dytë e protestave masive në qytetin e Vlorës. Deri në atë kohë, nga ana e njerëzve që ishin irrituar prej mbylljes së sporteleve, ne kishim pasur një sulm drejt komisariatit, por që e kishim sbrapsur me sukses. Madje kishim arritur ta qetësonim disi situatën duke i nxjerrë protestuesit në rrugë, ku protestonin në mënyrë paqësore. Në paraditen e 6 shkurtit, unë po ndiqja situatën e zbatimin e urdhërave duke qenë vetë në anë të turmës dhe brenda saj kisha future agjentët e mij të veshur civilë. Në këtë kohë me anë të radios, më thirri Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu, i cili më tha të paraqitesha në zyrë. Unë shkova menjëherë aty, ku në prani të Drejtorit të Policisë Kriminale dhe atij të Rendit (të Ministrisë) Agim Shehu më komunikoi lirimin nga detyra dhe lënien në dispozicion të ministrisë.

    Me çfarë motivacioni ju liruan dhe si reaguat ju?
    Arsyet e lirimit tim ishin se unë kisha goditur ashpër krimin dhe në atë situatë mund të bëhesha objekt i akteve kriminale. Unë e kundërshtova atë gjë dhe i thashë që t'i kërkohej Ministrisë së Rendit që ta anullonte atë urdhër sapo të kalonte ajo situatë e keqe e cila nuk kishte ardhur për faj të punës së policisë. I kërkova të rrija përsëri në detyrë duke i argumentuar se cilido që do të vinte në vëndin tim, sado i përgatitur të ishte, nuk do të kishte kohe të njihte njerzit me të cilët do të punonte. Por urdhëri nuk u ndryshua dhe mua më vinte keq që po lija në atë situatë të keqe bashkëpunëtorët e mij me të cilët kisha punuar për dy vjet me rradhë, në luftë kundër kultivimit të bimëve narkotike e trafikut të qenieve të gjalla. Me mendimin për t'u rikthyer pësëri në detyrë pasi të anullohej urdhëri, nuk i bëra fare dorzimet. Pasi qëndrova atë natë në komisariat, të nesërmen në mëngjez krejt i vetëm u nisa për në Tiranë dhe pa asnjë problem mbërrita në Ministrinë e Rendit. Por edhe atje asgjë nuk u ndryshua.

    Ku u emëruat më pas?
    Në prill '97 fillova si komandant i Policisë së Gatëshme në Tiranë dhe në atë detyrë kryem shumë aksione për zhbllokimin e rrugëve që i zinin bandat, si p.sh. në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku kam arrestuar 11 persona që kishin bërë grabitje të shumta. Pas ardhjes së Cekës e Legisit në krye të Rendit, unë u nxorra në dispozicion dhe pas dy muajsh më komunikuan detyrën e re si komandant toge në degën e Ruajtjes së Objekteve. Ky ishte një rast unikal që një nënkolonel bëhej komandant toge. Por pas një muaji e gjysëm më thërritën e më komunikuan urdhërin e ministrit për lirimin nga detyra, duke më akuzuar për shkelje të ligjit të depolitizimit. Unë u ankova por nuk mora asnjë përgjigjie. Shkak për këtë gjë ishte bërë një shkrim i imi në një të përditëshme me titull: "Likujdimi fizik i personave në axhendën e mafies shqiptare".

    Ku punuat më pas?
    Pas largimit nga nga policia u punësova si ekonomist në një firmë private tek Ura e Tabakëve ku prodhoheshin mobilje dhe ëmbëlsira. Në atë punë kam qenë edhe natën e 22 gushtit '98, kur u arrestova dhe qëndrova 27 ditë tek 313 e 5 muaj arrest shtëpie. Por edhe pse fitova pafajësinë, si rezultat i akuzave të ngritura ndaj meje, për krime ndaj njerzimit, shumë shok e miq më kthyen krahët dhe duke pasur frikë nga shteti nuk më merrnin në punë. Në këto kushte u detyrova dhe mora një lokal me qera në rrugën "Bardhyl" ku për dy vjet me rradhë bashkë me bashkëshorten time dhe dy kunatat, kemi tregtuar ëmbëlsira. Pasi e lamë atë, së bashku me vëllanë morëm një lokal në rrugën "Abdyl Frashëri", të cilin e punuam si Fast-Food deri në fundin e 2004 kur i zoti i tij na e ngriti qeranë dhe ne e lamë. Me këto aktivitete kem nxjerrë pak fitime sa për të siguruar jetesën.

    Po aktualisht me çfarë merreni?
    Ka disa kohën që jam larguar për në qytetin e Fierit, ku kujdesem për disa toka që familja e bashkëshortes sime i ka marrë në bazë të ligjit 7510.

    Cilat janë pasionet tuaja?
    Pasioni im është puna në polici, kur ajo të jetë pa trysninë e politikës. Jam i dhënë pas leximeve dhe programeve televizive me temë policeske. Ndjek gjithashtu muzikën dhe më pak sportin.


    "Si shpëtova nga goditja e skafistit në det"

    Po cili ka qenë momenti më i vështirë që ka kaluar nënkolonel Mulosmani gjatë asaj kohe që shërbente si komisar i Vlorës dhe çfarë konsideratash ka ai për popullin e tij qyteti? Lidhur me këtë, ai shprehet: "Momenti më i vështirë ka qenë në '96 kur drejtoja një operacion në det të hapur për kapjen e një skafisti tepër të rrezikshëm që na kishte shpëtuar disa herë. Isha vetë i shtati në gomone me disa policë të krimeve dhe asaj kufitare. Ndërsa binte një shi i imët dhe koha ishte me mjegull të dëndur, ne u afruam afër Raguzës (Itali) ku ndodhej skafi me personin e shumëkërkuar prej nesh, i cili nuk e priste që ta ndiqnim në atë kohë të keqe. Sapo na pa ai na sulmoi drejt për drejt duke e goditur gomonen tonë me skafin e tij dhe nga ajo goditje, disa policë ranë në det. Ai nuk ndaloi edhe pas shenjave që i dhamë duke qëlluar në ajër apo thirrjeve për t'u dorzuar. Në ato çaste unë nuk mendoja për vehte, por për vartësit e mij policë, të cilët po linin jetën në fund të detit, në një kohë që ishin pa shtëpi e katandi e me probleme të ndryshme familjare. Si përfundim e arrestuam skafistin vlonjat pasi ai u plagos aksidentalisht gjatë ndjekjes që i bëmë. Por paradoksi më i madh ishte se në vënd që ai të dënohej për trafikun klandestin, u mora unë në ndjekje penale për plagosjen e tij aksidentale. Pas disa muaj hetimesh, ajo çështje u mbyll duke u provuar se plagosja e tij ishte aksidentale. Ky ka qenë momenti më i vështirë që kam kaluar atëhere, pasi shpëtuam mirë pa u mbytur të gjithë në det. Por edhe nga këto ngjarje, unë ruaj një konsideratë të veçantë për popullin e Vlorës, i cili gjatë gjithë ngjarjeve të '96-97 nuk më theu asnjë xham në banesën time në Ujin e Ftohtë".


    Pasaporta
    - 1961 u lind në qytetin e Tropojës
    - 1983 diplom. në Akadem. Ushtar. Tiranë për Zbulim
    - 1984-1994 oficer i thjeshtë, kom. brigade në Pogradec
    - 1994-'95 në Kom. e Forcave Speciale në Tiranë
    - 1995-'97 Shef i Komisariatit në Vlorë
    - 1997 kom.toge në degën e Objekteve në Tiranë
    - 1997 në lirim me akuzën "shkelje ligjit të depolitizmit"
    - 1997-2005 biznes me lokale Pastiçerie dhe Fast-foode

Tema të Ngjashme

  1. “Ju rrëfej historinë sekrete të uraniumit në Kukës e Dibër”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 19:11
  2. Ju rrëfej nga Kreta, gjyqin e një linçimi racist
    Nga lone_star në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  3. Celibashi pranon skandalin e numërimit të votave
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 19:28
  4. Milaj: "Ju rrëfej rracën shqiptare"
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 05:22
  5. “Ju rrëfej natën e 10 prillit në kufi”
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 13:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •