"Natyra" si interes i mbrojtur nga e drejta penale

Nga Agron Gurabardhi
Jurist

-Tre etapat e njė rruge tė pasigurt
Njohja sociale e kėrkesave tė Agjencisė Kombėtare tė Mjedisit mbi gjėndjen e mjedisit dhe mediatizimi i disa skandaleve tė mėdha tė ndotjes sė ambientit janė bashkuar pėr tė ndėrtuar nė opinionet e pėrbashkėta arritje tė thjeshta pėrballė politikave jo tė qarta, qė po ndiqen, pėrsa i pėrket mbrojtjes sė ambientit. Kėto mund tė pėrmblidhen nė tre pika:"Qė dėmtimet e mjedisit tė dėnohen!", "Qė ndotjet e mjedisit tė dėnohen!", "Qė rendi i natyrė sė harruar tė rivendoset!". Njė numėr i shumtė shoqatash ekologjistėsh, nė parim, mbajnė nė njė formė tjetėr njė qėndrim tė pėrafėrt pak a shumė kur ato denoncojnė, nganjėherė me zell, paefektshmėrinė e tė drejtės sė mjedisit dhe paefektshmėrinė e kėtyre sanksioneve, duke kėrkuar nga rendi juridik nė fuqi instrumenta qė t'u pėrgjigjen nė mėnyrė tė pėrshtatėshme synimeve tė tilla sociale. Njėra palė edhe tjetra bashkohen pėr tė konsideruar qė "mjediset natyrale" bėjnė tashmė pjesė nė pasurinė e pėrbashkėt dhe janė bėrė pasuri, njėkohėsisht ideale dhe materiale, qė meritojnė mbrojtjen e sė drejtės dhe veēanėrisht atė tė pėrforcuar nga e drejta penale.
Por nė fakt nė ēfarė forme rreziqet e mjedisit janė marrė parasysh nė fushėn e sė drejtės?
Historia e sė drejtės penale tė mjedisit ėshtė mjaftė komplekse dhe kujtesa e saj, sė paku pjesėrisht, na lejon tė sqarojmė situatat e paraqitura nga arsyetimi i tė cilave aq teknik ashtu dhe politik shkėputet shpesh. Mė shumė se tė tjerat, kjo e drejtė, nė pėrbėrėsit e saj tė shumtė, ėshtė njė e drejtė e njė marrėveshjeje jo tė zgjidhur. Sigurisht, ēdo sistem juridik nuk ėshtė veēse njė rregullim, mė shumė ose mė pak i qėndrueshėm, i interesave shoqėrore tė ndryshme nganjėherė dhe shpesh kontraditore, nėn arbitrazhin e autoritetit publik. Tė gjithė tė drejtat e reja ekonomike dhe shoqėrore (e drejta e punės, konsumit, familjes, mjedisit, etj.) janė veēanėrisht produkti i arbitrazheve tė tilla politike dhe zbulojnė tensione ndėrmjet interesave tė kundėrta, pjesėrisht tė qetėsuara, por kurrė totalisht tė eleminuara. Do tė thoja qė ėshtė gabim qė tė paraqesim nganjėherė tė drejtėn e mjedisit si njė e drejtė qė do mbron nė mėnyrė tė njėanėshme natyrėn, cilėsinė e mjediseve tė jetės, ekuilibrimet e mėdha ekologjike kundėr agresioneve qė vijnė nga aktiviteti njerėzor. Nė fakt, kjo bashkėsi e normave juridike kombinon, mė shumė ose mė pak harmoni mbrojtjen e kėtyre interesave dhe vlerave shoqėrore me tė tjerat, rrėnjėsisht tė ndryshme, qė mund tė jenė dhe tė kundėrta (mbrojtja e pasurive individuale, e lirisė sė ndėrrmarrjes e rregullimit tė territorit etj.). Pėr mė tepėr edhe nė kundėrshtim me sektorėt e tjerė tė ndėrhyrjes shoqėrore mė tė vjetra, vendimet politike nė kėtė lėndė nuk e coptojnė konfliktin e interesave, as ekuelibrojnė nė rregullimet e ndėrsjellta. Eshtė mė mirė tė themi se kėto vendime e shpejtojnė dhe japin njė metodologji mė pak ose mė shumė tė hollėsishme pėr ta trajtuar.
Duke iu pėrmbajtur parimit tė sė drejtės penale pėr mbrojtjen e mjedisit, ne duhet tė kuptojmė se: "Dėmtimet e mjedisit duhet tė dėnohen." Kėtu ia vlen tė ndalemi nė faktet tronditėse tė ndodhura vitet e fundit nė vendin tonė, si ai i zhdukjes me qindra hektarė pyje dhe ekosisteme natyrore. Pėr zhdukjen e pyjeve tė Lurės, Pukės, tė Martaneshit, tė Qafshtamės, tė Dejės, duke vazhduar kjo masakėr kriminale nė tė gjithė vendin, duke zhdukur kėshtu ekuelibrin minimal tė interesave tė lartpėrmendura, kush u dėnua apo u mor nėn pėrgjegjėsi penale? Veēse vendosjes sė disa gjobave nga ish- teknikė pyjesh e sot policė pyjorė? Kush i dėmtoi parqet kombėtare, faunėn dhe florėn e tyre, gjatė kėtyre viteve nė vendin tonė? Tė gjithė jemi dėshmitarė okularė tė kėtij shkatėrrimi ekologjik, tė kėtij krimi ndaj ambientit dhe shoqėrisė. Nė programet dhe synimet e luftės kundėr krimit, tė shpallura nga qeveria apo drejtoria e krimeve pranė ministrisė sė rendit, nuk pėrfshihen masat pėr luftėn kundėr krimeve tė ambientit, duke harruar se ajo ėshtė pjesė e tė drejtės penale e pėrmbledhur me nenet e saj nė kodin penal shqiptar. Organet e policisė dhe tė drejtėsisė, nė raportet e tyre pėr sukseset nė luftėn kundėr krimit, pėrmėndin vetėm arritjet nė luftėn kundėr drogės apo nė ndonjė krim tjetėr tė bujshėm, pa ēka se nė mes tė pyjeve shqiptare janė vendosur motosharra, qė nė mėnyrė tė paligjshme dhe tėrėsisht pa kriter po shkatėrrojnė dita- ditės mijra hektarė pyje, pa u dėnuar njėri pėr to dhe qė lėnė tė kuptojė qartė se pėr ta ky nuk pėrbėn krim.
Sensibiliteti ekologjik qė ėshtė afirmuar nė mėnyrė rritėse duke u nisur nga fundi i viteve 90-tė ka pėrhapur edhe ndonjė ide tė gabuar, sipas sė cilės politika publike, nė lidhje me mbrojtjen e mjedisit, do tė synojė nė mėnyrė eskluzivedominuese mbrojtjen e mjediseve natyrale dhe tė kuadrit tė jetės nė dėm tė interesave tė tjera, siē ėshtė rregullimi i mjedisit, zhvillimi ekonomik ose arritja egoiste e pasurive individuale. Bėhet fjalė pėr njė pikėpamje shumė reduktuese qė ngatėrron arritjet ose synimet e kėtyre lėvizjeve me ndėrtimet politike-juridike tė kryera. Zhvillimet e legjislacionit kėto vite, kanė pėrcaktuar vendimet publike nė kėtė fushė.
Pėrvoja qė mund tė marrim nga vendet e zhvilluara evropiane ėshtė ajo e ligjit tė 10 korrikut 1976 mbi mbrojtjen e natyrės, qė njihet nė Evropė si teksti "Fari",( tekst qė udhėheq tekstet e tjera nė lidhje me mjedisin), i konsideruar si manifestim i parė i marrjes sė njė vendimi publik nė favor tė mbrojtjes sė mjedisit. Neni 1 ėshtė i qartė. Ai fillon duke paraqitur atė cfarė ėshtė tėrsisht e re, qė " Mbrojtja e hapėsirave natyrale dhe e peisazheve, ruajtja e hapėsirave tė kafshėve dhe tė bimėve, mbajtja ekuilibrave biologjikė, nė tė cilat ato marrin pjesė dhe mbrojtja e burimeve natyrale kundėr tė gjitha shkaqėve tė degradimit qė kėrcėnojnė, janė nė interesin e pėrgjithshėm". Ky ligj vazhdon duke shtrirė detyrimet e qytetarisė, duke treguar qė: " ėshtė detyrė e secilit tė ruajė apo tė synojė tė ndihmojė nė ruajtjen e pasurisė natyrale nė tė cilin ai jeton." Sė fundi, ky nen saktėson qė: " aktivitetet publike dhe private tė rregullimit, tė pajisjes dhe tė prodhimit duhet tė puthiten me tė njėjtat kėrkesa". Opsioni qė del kėtu nuk bėn asnjė lloj konfuzioni. Bėhet fjalė, pra, pėr tė organizuar kordinimin ose pėrputhjen e aktiviteteve njerėzore, tė rregullimit, aktivitetet bujqėsore, industriale ose tė dėfrimeve me njė lloj niveli tė mbrojtjes sė mjedisit. Duke unifikuar interesin e mbrojtjes sė mjedisit me atė tė zhvillimit ekonomik tė parė jo si ndėrmjet tė interesave tė ndryshme. Qė interesi i mbrojtjes sė mjedisit mos t'i kundėrvihet cdo lloj interesi tjetėr me tė cilin ai gjėndet i pėrballuar. ***
Mund ta komentojmė kėtė moment duke thėnė qė do tė duhet sė paku pėr tė kundėrbalancuar forcėn, tashmė mjaft tė provuar, tė interesave ekonomike dhe shoqėrore sic ėshtė liria e ndėrmarrjes sė gjėrave, e njohur nga Kushtetuta. Loja e balancės ndėrmjet njėrit ose tjetrit interes ka hyrė dhe pėrceptuar si e vėshtirė pėr tė paraqitur gjėra tė tilla, qė neni 2 vijon duke vendosur pikat mbi " i ", duke treguar saktėsisht aktivitetet qė kėrcėnojnė: "Punėt dhe projektet e rregullimit qė janė ndėrmarr nga njė kolektiv publik dhe qė bėjnė tė domosdoshėm njė autorizim ose njė vendim aprovimi, po kėshtu dhe dokumentet e urbanizimit duhet tė respektojnė proekupacionin e mjedisit". Pėr kėtė teksti fut gjithashtu njė detyrim tė ri : atė tė studimit tė pamundėsive qė ėshtė njė metodė e vlersimit tė interesave nė prani, me bazė ekspertizėn shkencore. Por asnjė dispozitė penale nuk sanksionon vendimet qė nuk respektojnė njė ekuilibėr minimal ndėrmjet kėtyre interesave.
Nė kėtė kuadėr parimi tjetėr i sė drejtės penale se " ndotja e ambientit duhet tė dėnohet", parashikon parasėgjithash qė tė ndėrgjeqėsojė gjithėsecilin pėr rreziqet qė i shkakton njerėzve ndotja e ambientit. Megjithėse kryeqyteti ynė, Tirana, klasifikohet si nė njė ndėr kryeqytetet mė tė ndotura tė Evropės dhe qė i ka tejkaluar disaherė normat e lejuara tė ndotjes, duke qėnė kėshtu njė rrezik serioz pėr jetėn e banorėve tė saj, disaherė mė tė mdha se ajo qė i shkakton njė krim me pasojė vdekje (plagosje apo vrasje), asnjė nuk vendoset pėrballė pėrgjegjėsisė dhe nuk kemi parė qė tė dėnohet njeri nė lidhje me autorėt e shkaktimit tė kėsaj gjėndjeje. Shkaktarė janė ata qė lejojnė ndėrtimet e shumta, tė cilėt punojnė pa respektuar kriteret ligjore. Ata qė lejojnė djegien e plehrave dhe mbeturinave shtėpiake. Shkaktarė janė edhe ata qė lejuan kaq gjatė kthimin e vėndit tonė, Shqipėrisė, nė njė varrezė makinash tė dalura jashtė standarti pėr vendet evropiane. Apo sic ishte nė rend tė ditės kthimi i rrethinave tė kryeqytetit tonė nė vend pėr pėrpunimin e djegien e plehrave tė shteteve fqinjė. Natyrshėm shtrohet pyetja se cilat janė arsyet e mosluftimit tė kėtyre krimeve dhe vėnies para pėrgjegjėsisė tė personave pėrgjegjės nga organet e drejtėsisė. Prapa emrave pėrgjegjės qė kanė shkaktuar kėto katastrofa ekologjike me pasoja tepėr tė rėnda pėr banorėt e vėndit tonė, qėndron dhe pėrgjigjia e kėsaj pyetje.
Marrja parasysh e interesave tė tipit ekologjik nė politikat dhe nga e drejta qė i shoqėron mund tė pėrmblidhen nė njė vėnie nė tension tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė njė hapėsire me rregullimin e mjediseve ekologjike qė e pėrbėjnė ose me menaxhimin. E drejta mundet atėhere tė synojė si njė ndėrmjetės nė kėtė tension. Ky rol kuptohet nė dy dimensione, normative dhe rregullative. Normative pėrsa i pėrket nė atė cfarė pėrmban interesi qė do t'i mbrojė e qė shpėrndan rregullat e veprimit pėr t'i bėrė qė tė vlerėsohen. Rregullativ nė atė qė ai organizon aktivitete rregullimi tė interesave, duke parashikuar procedura tė parashikimit tė konflikteve( hetimet publike, informacione tė publikut ) dhe strukturave tė negocimit ose tė organizuar ( sistemet e deklarim organizimit, komisione departamentale tė higjenės dhe tė zonave tė ndryshme, procese tė planifikimit tė territorit, krijimet e ndėrmarrjeve publike, etj.). Kjo e drejtė nuk procedon pra me njė sistem tė kundėrshtuar tė njėnanėshėm qė do t'i kundėrvihej autoritetit me aktorėt shoqėrorė, njė pėrcaktim shumė tė njohur "tė mjedisit tė pėrbashkėt", baza e rregullave direkte tė zgjedhjes. Nė veēanti politikat( mbrojtja natyrės, administrimi i rreziqeve, rregullimi publik, etj). ēon pak, drejt legjislacioneve qe diktojnė ndalimet e pėrgjithshme ose tė vecanta tė ndotjes ose qė prekin nė kuadrin e jetės. Pėr shembull, pėrsa i pėrket urbanizimit, shumė tė rralla janė hapėsirat mbi tė cilat peshon njė ndalim absolut i tė gjithė punimeve.
Pėrjashtime, nganjėherė tė pakufijshme por gjithmonė prezente, ekzistojnė (kėshtu nė parqet kombėtare ose nė vendet qė janė tė klasifikuara) qė u ofrojnė aktorėve lokalė njė hapsirė loje, mė pak ose mė shumė tė madhe, me parimin qė ėshtė themelorė. Kjo ėshtė themelore dhe kalon mė shpesh pa u vėnė re . Kėshtu neni 27 i ligjit literal tė 3.1.1986 kufizon mundėsin e dhėnies me koncesioneve nė fushat publike e detare. Kėtu kemi njė parim qė ėshtė dhėnė:" nuk mund tė prekim ose tė dėmtojmė gjėndjen natyrale tė lumenjve, vecanėrisht nėpėrmjet ndėrtimeve, dėmtimeve tė shkėmbinjve ose me mėnyra tė ndryshme tė ngjashme". Por e gjatė ėshtė lista e veēantive gjithashtu tė futura, shumimi i tė cilave i heq tekstit njė pjesė tė madhe tė rėndėsisė sė tij. Faktet tregojnė se edhe nė kėto vende tė klasifikuara si publike ku masakra ekologjike tashme ka penetruar, paefektėshmėria e tė drejtės sė mjedisit dhe sanksionet e saj janė evidente.
Parimi i tretė i sė drejtės penale tė kėtij kuadri ėshtė se:"Rendi i natyrės tė rivendoset." Kjo nė radhė tė parė kėrkon nga gjithėsecili prej nesh tė japė kontributin e thjeshtė nė mbrojtje tė natyrės, qoftė edhe me disiplinimin e hedhjes sė mbeturinave shtėpiake, duke bėrė ndarjen e tyre sipas natyrės qė kanė, qelqet vendosen veē, letrat veē, mbeturinat biologjike veē, ato plastike veē, etj. Kjo do tė lehtėsonte shumė minimizimin e ndotjes sė mjedisit, nėse edhe nga ana e bashkive dhe komunave do tė merreshin masa tė menjėherėshme pėr vendosjen e mjeteve tė posaēme pėr hedhjen e kėtyre mbeturinave dhe disiplinimin e vendeve tė tyre. Nga ana tjetėr duke marrė masa pėr ndėrprerjen e "aksioneve" nga firma dhe persona privatė, tė cilėt po prekin dhe dėmtojnė gjėndjen natyrale tė lumenjve, nėpėrmjet tėrheqjes sė materialit ndėrtues apo dėmtimin e shkėmbinjve, nga tė njėjtat arėsye tė pėrmėndura mė lart.
Tre etapa mund tė rrjedhin nė marrjen parasysh nga e drejta penale e interesave tė mbrojtura relative tė "natyrės". Ata pėrbėjnė etapat e njė procesi tė ndėrtimit shoqėror tė njė kategorie tė re tė pasurive juridike qė veprojnė nga seleksioni dhe dhėnia e pikėve (pėrcaktimi i vlerave me pikė) pėrballė rreziqeve tė tjera shoqėrore . Cdo etapė pėrbėn njė formė tė re tė njohjes dhe tė mbrojtjes, secila qė i shtohet tė tjerave pa i eleminuar dhe duke krijuar gjithashtu njė akumulim tė shtresave . Disa janė arkivi i njė tė kaluare tė largėt, koha tė cilave ka treguar domethėnje, tė tjerat mė tė vonėshme, pėrbėjnė matricėn ose degėt kryesore, tė inkriminimeve ekzistuese. tė tjerat, sė fundi, akoma mė tė pakta, huazojnė modelet e inkriminimit klasik qė paraqiten, ndofta hyrja e kėtij tipi interesash tė mbrojtura nė tė drejtėn penale tė pėrbashkėt. Nga pikėpamja e pėrmbajtjes sė tyre, kėto tre etapa kanė synuar mbrojtjen e mjediseve natyrale sipas teorive shumė tė ndryshme: kryesisht krejt nė fillim duke rregulluar aktivitetet njerėzore indirekt e pastaj duke organizuar procedura administrative direkt, sė fundi duke bėrė nga ndotja ose nga prekja e dėmtimeve tė mjediseve njė sjellje drejtpėrdrejtė tė sanksionuar.

Gjenevė, 2004