Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Si funksionon ne Shqiperi?!

    Kam nje biznes dhe e kam mbeshtetur mbi eksperiencen time, aftesine profesionale dhe produktin cilesor profesional te cilin e kam partner te mrekullueshem. Ve re qe klientela shqiptare ka nje terheqje rreth emrave bombastike si p.sh. maska me oksigjen, kremra me embrione qingji e te tjera si keto. Nuk e di por me duken si spektakolare keto prezantime perpara klienteve. Gjithsesi me ben pershtypje fakti qe turren pas nje peromocioni te themi me vlere simbolike pa llogaritur koston e trajtimit. Jam dakord me promocionet por ka nje llogjike, nuk mund te jepet promocion me cmim nen kosto. Ose nje X kliente trajtohet me terapi kunder akneve dhe i behet e ditur qe rezultati varet nga bashkepunimi. Natyrisht e para gje eshte besimi me pas vleresimi i situates dhe respektimi i sugjerimit nga ana e estetistes per te terhequr produktin efikas. Behet terapia, rezultati eshte i shkelqyer. Klientja blen nje krem me shume reklame, ne nje dyqan te bukur, me emer te goditur dhe fytyra e saj degradohet. Perseri vjen tek une me shpresen per te bere dicka. Ndihem shume keq para ketij fakti sepse ne nje trajtim une investoj pervec produkteve edhe shpirt. Kete pjese te trajtimit nuk arrin ta shikoje klientja dhe e neglizhon. PERSE NDODH KESHTU ME KLIENTET SHQIPTARE????? Ndoshta jane te painformuara sic duhet dhe corientohen. Ju si mendoni?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Mina,

    Me pelqen qe ti pervec pervojes ve edhe shpirtin ne punen tende. Ne fakt tek ne ne Shqiperi ka mungese edukate si pune ashtu edhe mungese edukate tregu nga ana e klienteve. Pra megjithese s'me vjen mire ta pranoj kemi mungese kulture, pasi sic e sheh edhe vete ti, te pakten tani ne Tirane ka nje popullsi heterogjene e cila do te pakten nje brez te vije ne paramentrat e dukur kulturore. Nje pjese mund te kene para por i nevojitet kjo kulture qe te mos bejne ato gafa qe shpreh ti dhe t evleresojne tamam profesionistin dhe ate qe ve dicka me teper se profesioni, pra shpirtin.

    P.s Pastaj me thuaj nje rast ti qe ne Shqiperi po vleresohen ata njerez qe e bejne punen me shpirt???

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    P.s Pastaj me thuaj nje rast ti qe ne Shqiperi po vleresohen ata njerez qe e bejne punen me shpirt???
    ***************************************
    Ne jemi mesuar me te hedhur dhe nuk na pelqen e drejtperdrejta. Ne menyre te pavetedijshme na pelqen genjeshtra, mashtrimi. E ngre kete problem dhe ndoshta dukem paksa paragjykuese per klientelen ne Shqiperi sepse pjesa tjeter e klienteles qe kam jane te huaj dhe jo pak por rreth 70%. Keto kliente natyrisht qe kane temperamente te ndryshem por une e marr vleresimin perj tyre. Ka nga ato qe thone: Bej cfar te duash me lekuren time sepse une e di qe ti ben ate qe duhet bere. Historikisht ne Shqiperi nuk jane vleresuar ata qe bejne punen me shpirt, ashtu sic duhet bere. Kam nje kolege qe korr para dhe thote: "Jashte shtetit eshte gjynah te punosh me te futur, ketu eshte gjynah te punosh pa te futur. Jepi ate qe duan..."
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Kam nje biznes dhe e kam mbeshtetur mbi eksperiencen time, aftesine profesionale dhe produktin cilesor profesional te cilin e kam partner te mrekullueshem. Perseri vjen tek une me shpresen per te bere dicka. Ndihem shume keq para ketij fakti sepse ne nje trajtim une investoj pervec produkteve edhe shpirt. Kete pjese te trajtimit nuk arrin ta shikoje klientja dhe e neglizhon. PERSE NDODH KESHTU ME KLIENTET SHQIPTARE????? Ndoshta jane te painformuara sic duhet dhe corientohen. Ju si mendoni?
    Mina kam trashur dy fjalet me te rendesishme te temes tende duke qene se keto dy fjale kuresesi nuk duhet te bejne pjese tek i njejti postim. Gabimi kryesor eshte te implikohesh shpirterisht ne dicka qe shet. me sa shoh ti ke hapur Biznes dhe jo organizate humanitare. Ndryshimi midis ketyre te dyave eshte se njeri eshte fitimprures dhe tjetra jo. Implikimi shpirteror eshte recete per shkaterrim ne cdo biznes. Ky eshte mendoj gabimi nr.1. Dhe kjo jo vetem ne Shqiperi por kudo. Biznesmeni gjithmone duhet ta leje zemren tek dera e dyqanit kur hyn brenda. Biznesmeni qe nderdhur "dashurine apo perkujdesjen" me produktin/sherbimin qe shet dashur pa dashur duket i dobet per klientin dhe gjithmone do trajtohet me nencmim. Perkujdesja sjell "berje pazari" me klientin, ulje cmimi, pagesa me keste...etj etj etj etj qe cojne drejt e ne falimentim. Biznesmeni i mire di ta ndaje sherbimin e mire nga perkujdesja per klientin. Nuk mohoet kursesi qe biznesmeni duhet te dije te sillet, por ne biznes ka vetem nje rregull: Ose ti do t'ja futesh klientit, ose klienti do te ta fusi ty. Dhe keshtu duhet pare cdo klient, pavaresisht sa keq te vjen per situaten e tij. Nese je e paafte te ndash "dashurine" nga biznesi, po ta them pa doreza, ndoshta do ishe me mire ti futeshe nje dickaje tjeter.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Perkujdesja sjell "berje pazari" me klientin, ulje cmimi, pagesa me keste...etj etj etj etj qe cojne drejt e ne falimentim.
    *******************************************
    Kete nuk do ta harroj kurre dhe them se ke te drejte por eshte dicka: Ky profesion nuk mund te ushtrohet mekanikisht! Nje masazh nuk mund te realizohet pa transmetuar energji. Eshte e pamundur!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Ky profesion nuk mund te ushtrohet mekanikisht! Nje masazh nuk mund te realizohet pa transmetuar energji. Eshte e pamundur!!!
    Une nuk e di c'biznes ushtron ti Mina, por me sa po kuptoj qenka me teper sherbim sesa produkt. Sidoqofte cdo tranzaksion klient-biznesmen duhet ta shikosh si nje beteje te vogel. Klienti do perpiqet ta ule sa me teper cmimin, biznesmeni do perpiqet ta mbaje cmimin brenda nje kuote qe jep fitim. Klienti eshte shume finok dhe gjithmone do te gjeje arme te ndryshme, do krijoje histori te dhembshme, do te te shpjegoje se ne c'gjendje te keqe financiare gjendet, se si e kane mashtuar te tjeret para teje etj ejt. Aq me teper nese shef se keto lloj metodash funksionojne ndaj teje do behet klient i perhershem, do sjelli vazhdimisht histori te reja. Ai qe humbet ne kete rast eshte gjithmone biznesmeni. Humbja e vazhdushme e betejave te tilla te vogla do sjelli si rrjedhim humbjen e luftes.
    Sa here qe ndien keqrdhje per klientin, rrotullo pozitat. Ule veten ne karrigen e klientit (mer gjithe problemet e tij) dhe jepi klientit poziten tende (gjithe problemet e tua). Leje klientin te flase perseri per problemet (kete rradhe te tuat) dhe do shofesh qe cdo person eshte plotesisht i afte te zgjidhe hallet e veta. Biznesi nuk eshte hapur per te zgjidhur problemet e dikujt tjeter por te tuat.
    Per sa i perket ushtrimit mekanik te profesionit. Ti mund te vazhdosh te shprehesh simpati per situaten e klientit, por kete simpati mos e shpreh tek cmimi ose metoda e pageses. Aq me teper ti duhet te rrisesh cmimin per simpatine qe shpreh. Cmimi perfundimtar nuk eshte ai qe kenaq klientin, me teper se cmimi eshte mendimi se pagoi nje cmim te arsyeshem per sherbimin qe kerkoi. Aftesia jote si biznesmen eshte ti japesh idene se po marin nje cmim te mire pa kompromentuar aspak fitimin tend. Biles do ta shofesh se klientet qe dalin me te humbur, jane ata qe ne mendjen e tyre jane me te kenaqurit dhe do te te trajtojne me respekt me te madh. Dhje se fundi: Cmimi ne mendjen e klientit, eshte gjithmone pasqyre e cilesise se sherbimit/produktit qe blen (pavarsisht se dihet qe nuk eshte gjithmone keshtu). Kur ai eshte ne gjendje te luahti cmimin, apo mos paguaje ne kohe krijohet mendimi se a)sherbimi eshte i nje cilesie nėn-mesatare b) kjo eshte menyra sesi ky biznes funksionon, pra do e beje rruge dhe per here tjeter. Eshte me mire te kesh 4 kliente qe paguajne 10,000 leke sesa 40 kliente qe paguajne 1000 leke. Cmimi i larte i shoqeruar me rezultat pozitiv te sherbimit garanton jetgjatesi biznesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 24-03-2005 mė 15:54
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga R2T


    Aq me teper ti duhet te rrisesh cmimin per simpatine qe shpreh. Cmimi perfundimtar nuk eshte ai qe kenaq klientin, me teper se cmimi eshte mendimi se pagoi nje cmim te arsyeshem per sherbimin qe kerkoi. Aftesia jote si biznesmen eshte ti japesh idene se po marin nje cmim te mire pa kompromentuar aspak fitimin tend. Biles do ta shofesh se klientet qe dalin me te humbur, jane ata qe ne mendjen e tyre jane me te kenaqurit dhe do te te trajtojne me respekt me te madh.
    Shyqyr qe s'jam klientja jote une

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Shyqyr qe s'jam klientja jote une
    Ehu D&G sa mallkime kam ne kurriz, aq te mira me qofshin))
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #9
    Mina, fillimisht identifiko klientet e tu, ciles demografi i perkasin, krijo profilin e tyre, dhe ne fund segmento sherbimet qe do ofrosh dhe cmimin. Kozmetika eshte luks, ata qe kane mundesi ta perballojne e ndjekin.

    Kush jane klientet e tu? Jane tiranas apo nga rrethet, jane te moshes 18-25, 25-40, apo 40-X , cfare nivel edukimi kane, cfare statusi socialo-ekonomik kane, okupimi, stili i jeteses.. Percakto shenjestren tende, pastaj mundohu te analizosh shijen dhe nevojat e tyre. Duhet ta kesh parasysh qe ndryshe jane nevojat e te rinjve e ndryshe ato te moshuarve, ndyrshte te atyre qe punojne (neper zyra), ndryshe ato qe merren me pune shtepiake, e keshtu me rradhe. Sipas nevojave dhe shijes te klienteve segmento dhe sherbimet dhe produktet qe ofron, segmento kualitetin e stafit qe puneson dhe kodin etik te punes:

    Sherbimet dhe produktet: do ofrosh vetem prerje dhe ngjyrosje flokesh apo makiazhe luksoze per fytyre e floke, rrezitje ulraviolete, kreme $2 apo $20; do ofrosh kafe e lengje apo vetem revista;
    Kualiteti i stafit: do punesosh amatore pa ekperience apo profesionaliste te certifikuar;
    Kodi etik i punes: staf me/pa uniforme(kualiteti i uniformes), te cohen ne kembe, te pershendesin dhe tu qeshin kilenteve apo si pazar perimesh, etj.

    Cmimi eshte gershetim i kualitetit te sherbimit dhe lokacjonit te dyqanit. Klientet do paguajne ate qe kerkon ti, dhe nese e shofin si cmim te arsyeshem per sherbimin do te kthehen prape dhe do referojne miqte(reklama me e mire qe mund te te behet), nese jo do shkojne te tjetri qe ploteson nevojat dhe shijen e tyre me mire.

    Une do thoja qe eshte nje plus i madh per ty dhe biznesin qe lidh shpirtin me te, vetem keshtu mund te arrish qellimin tend. Jo ne kuptimin qe te besh sherbime falas vetem se je shpritmire ose te lesh shpirtin per tu be qejfin klienteve, bile kete do te keshilloja mos ta praktikosh as me miqte e tu te afert, por ne kuptimin qe te jesh e moderuar me klientet. Beju e sinqerte per sherbimet dhe produktet qe ofron, sqaro cfare perfitojne klientet nga keto sherbime por mos egzagjero aq sa ata te presin me shume rezultate sec mund te fitojne realisht. Bej kerkim per sherbimet dhe produktet qe te jesh e mireinformuar. Mos u bej agresive tu imponosh sherbimet, jep informacjonet relevante dhe lej klientet te percaktojne vete se cfare sherbimi duan.

    Krijo kliente me nje cmim dhe vetem me nje cmim te vetem. Perplasje cmimesh nuk te garanton kliente te rregullt dhe besnik. Mund te ofrosh 1 sherbim falas pas 10 sherbimeve te paguara, mund te ofrosh kupona zbritjesh neper gazeta (pike kyce per te terhequr kliente te ri), por kurre mos luaj me cmimet.


    Mbaj lidhje te ngushta me klientet. Ftoi me raste pervjetori ose festa te vecante (kuptohet kur nuk je shume e zene) ne nje dreke festive.

    Kerko vleresim nga klientet. Krijo fletanketime per niveline sherbimit dhe produktet, nivelin e sherbimit te konkurenteve (ku kane shkuar me heret klientet dhe pse kane ikur nga atje) qe mos te besh gabimet te njetja, kerkoni sugjerime se si mund te permiresoheni. Mer parasysh keto vleresime dhe sugjerime dhe vepro konkretisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 24-03-2005 mė 18:41

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e jeton26
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    9
    NUk shoh asgje te keqe ne perkushtimin shpirteror te Mina-s dhe biles duhet pershendetur dhe inkurajuar. Kjo eshte pjesa qe mungon me shume ne biznesin shqiptar, drejtuesit e te cileve nuk mendojne per klinentin apo konsumatorin por vetem per fitimin. Nese nuk e doni me shpirt punen tuaj ju nuk mund te keni sukses afatgjate.
    Te pergezoje Mina megjthate mos u habisni shume me zhvillimin e klienteve shqiptare pasi, sic e kishte thene edhe nje anetar/e , tregu eshte shume i ndryshem dhe i cuditshem ne Shqiperi. Por gjerat po ndryshojne.
    Por, nese je me te vertete e keni me shpirt kete pune (me kete nuk e ve ne dyshim punen tuaj) une besoj se do te keni sukses. Mbase jo me nje dite, por kini durim dhe vazhdoni te punoni me shpirt.
    shendet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jeton26 : 26-03-2005 mė 14:48

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •