Ambasadori i Shqipërisë Bushati vizitoi Bujanocin

Bujanoc, 14 prill (presheva.com) - Ambasadori i Shqipërisë në Serbi dhe Mal të Zi, Petrit Bushati, dje vizitoi komunën e Buajnocit, dhe Preshevës me çrast u takua me përfaqësuesit e pushteteve lokale. Pas takimit që pati me prefektin e Buajnocit Nagip Arifin, ambasadori Bushati I tha “Botës sot”, se, “zgjedhësit kanë marë një vendim shum të drejt dhe shum të përshtatshëm me zgjedhjen e zotit Arifi në krye të komunës së Buajnocit. Unë shoh tek ai një përkushtim të veçant për zhvillimin e qytetit dhe fshatrave për rreth dhe për zhvillimin e arsimit. Bushati më tej shtoi se, “në bisedën që patëm me të jamë shum I kënaqur të dëgjova arritjet e komunës, sa I përket arsimit, punësimit, infrastrukturës, ndërtimit të rrugëve, të gjitha këto vijnë kur në krye është një drejtim demokratik, një drejtim që ka mbështetjen e qytetarëve dhe natyrisht kjo gëzon të gjithë, jo vetëm mua por edhe faktorët ndërkombëtarë të cilët kanë një vëmendje dhe kujdesen për zhvillimin e komunës së Buajnocit”.


Prefekti i Bujanocit Nagip Arifi vizitën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në komunën e Buajnocit e vlerësoi si një nderë të madh meqë për herë të parë një delegacion i tillë i Ambasadës së Shqipërisë viziton komunën e Buajnocit. Gjat këtij takimi prefekti Arifi e njoftoi Ambasadorin me të arriturat, me zhvillimin e infrastrukturës, punësimin e shqiptarëve në kyçjen e pushtetit lokal dhe me të arriturat në situatën politike dhe të sigurisë.
Në deklaratën dhënë “Botës sot”, pas takimit me Ambasadorin Bushati, prefekti i Buajnocit Nagip Arifi tha se, “biseduam rreth bashkëpunimit të Luginës me
shtetin Shqiptarë, në drejtim të arsimit, kulturës, sportit”. “Siç dihet vitin e kaluar kemi pasur një delegacion nga Durrësi të cilët I kanë bërë vizitë fshatit Tërrnoc të Bujanocit ku janë mbajtur gara sportive”. Prefekti Arifi, gjithashtu e ka njoftuar Ambasadorin me kushtet që I’a ka mundësuar Shqipëria që të rinjët nga Lugina e Preshevës të shkollohen ne Universitetin e Tiranës dhe në universitetet tjera të Shqipërisë, sidomos në kohën kur ka egzistuar një krizë sa I përket shkollimit, meqë të rinjët shqiptarë të kësaj treve në raste të shpeshta edhe në Kosovë nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen gjat viteve 90-99.
“Sa i përket relacionit Shqipëri Luginë, jemi një popull një komb dhe më shum i takon Shqipërisë që të vijë dhe të na vizitoi”, tha Jonuz Musliu kryetarë i Lëvizjes së Progresit Demokratik, pas takimit që pati me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Petrit Bushatin. Ambasadori Bushati, dje është takuar me edhe liderët e katër partive politike Shqiptare në Preshevë ku është bisedua për situatën politike të krjuar në këtë komunë.