Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 140
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    duhet rujt qetesia.
    Serbet duan destabilitetin e kosoves, duan te minojne arritjen e standarteve, te bejne te pamundur statusin e saj.

  2. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Car lesh standartesh. Atje UNMIK-u e ka vene ne gjume Kosoven. Ngelen duke i shtyre vit per vit bisedimet. Kur pranimi i Maqedonise ne Europe varet nga tekat e Greqise per emrin, imagjino se si do behet puna e Kosoves, dmth Dardanise me i llaf(qe i bie sipas emerit te jene pasardhes te Trojes). Ky atentat vjen fill mbas vizites se Vush Drashkovicit ne Athine, nje tjeter komb qe vetem trillon atentate e peshtjellime per Shqiptaret kudo.

    Kjo eshte e organizuar qofte Shqiptar apo jo, nga forcat e UDB-se, sepse nje invalidi lufteje nuk i prishte pune njeriut ne skemat e politikes Kosovare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #13
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kushdo qe ta kete bere kete, synon destabilizimin e Kosoves dhe varrosjen
    perfundimisht te aspiratave per vetevendosje dhe pavaresi nga Serbi.

    Zgjuaresia ne keto momente eshte te shmanget provokimi, dhe sidomos
    fillimi i vrasjeve mes Shqipetareve pa dale fajtori i vertete. Le te leme drejtesine
    si ne ç'do vend te civilizuar te zbuloje e te denoje kriminelet.

  4. #14
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772

    Vritet Enver Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt

    Sipas zëdhënësit të SHPK-së, Refki Morina, rreth 15:10, në rrugën mes Raushiqit dhe Lubeniqit, në magjistralen Pejë –Gjakovë, ka ndodhur një tentim vrasje me ç' rast janë plagosur dy persona. Burimet në spitalin rajonal në Pejë bëjnë të ditur se nga plagët e marra ka vdekur Enver Haradinaj, i vëllai i ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Ndërkohë, policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e viktimave. Burimet në spitalin rajonal në Pejë bëjnë të ditur se njëri nga viktimat, i cili vdiq nga plagët e marra është Enver Haradinaj, i vëllai i Ramush Haradinajt.

    ---------------------------------------------------------------
    Ateher.. Sigurimi i Atdheut Kur vret Shqipetar Ropt phuuuuuuuuuuuuuuuuuu :@:@:@:@:@:@:@:@

  5. #15
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga HoteL-MadriD
    Sipas zëdhënësit të SHPK-së, Refki Morina, rreth 15:10, në rrugën mes Raushiqit dhe Lubeniqit, në magjistralen Pejë –Gjakovë, ka ndodhur një tentim vrasje me ç' rast janë plagosur dy persona. Burimet në spitalin rajonal në Pejë bëjnë të ditur se nga plagët e marra ka vdekur Enver Haradinaj, i vëllai i ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Ndërkohë, policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e viktimave. Burimet në spitalin rajonal në Pejë bëjnë të ditur se njëri nga viktimat, i cili vdiq nga plagët e marra është Enver Haradinaj, i vëllai i Ramush Haradinajt.

    ---------------------------------------------------------------
    Ateher.. Sigurimi i Atdheut Kur vret Shqipetar Ropt phuuuuuuuuuuuuuuuuuu :@:@:@:@:@:@:@:@
    Për fat të keq...

    Ish kryeministri i Serbisë,i ndjeri Zoran Gjinxhiq pati deklaruar dij se Kosova do të pavarësohet por më parë ka për të paguar një çmim të shtrenjtë!
    Edhe kjo vrasje është sikur se shumë të tjerat para lufte,gjatë dhe pas saj,një vazhdim pagese për çmimin e Pavarësimit!...
    Lavdi Enverit dhe të tërë heronjve,dëshmorëve dhe martirëve të Kombit shqiptar!

  6. #16
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Ne veture ku u vra Enver Haradinaj ka qene edhe nje person tjeter i cili ka shpetu pa u plagosur edhe do te jete nje deshmirat shume i cmueshem per gjetjen e autoreve , a nese zbulohen ata mos vet per ata , ishalla zbulohen autoretet e krimit sa me shpejt

  7. #17
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Gjitheashtu AAK vrasjen e Enverit e ka quajt me akt me motiv politik...kurse Presidenti i Kosoves ka shpall 1 dite zie , edhe shume subjekte tjera kane denu kete akt pa ndergjegjshem...hetimet vazhdojn ne vendin e ngjarjes nga shume forca te rendit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Eshte nja vrasje me paramendim, e laboratuar mire. Kerkohet destabilizimi i situates sa do te ken sukses ne te do te shofim. Un besoj se do te behet qmos qe te demtohet procesi politik, keshtu qe do ta ken me leht ne vazhdim .
    Eshte mire qe te ruhet qetsia dhe te veprohet me gjakftohtesi.

    Mua me vije shum shum keq , e pa besueshme , Enveri eshte invalid i luftes sa vjeqar ka qen kur eshte plagosur ne luft, dhe dikush tia marre jeten 6 vite me von ne liri, shkau ska mundur ti bej asgje e shqiptari mbas shpine po dhe ate mbas aq shum viteve.
    Me dhimbset familja Haradinaj me dhimbset shum Kryeministri Ramush Haradinaj.
    Uroj qe perendia tju dergoj force familjes Haradinaj qe te tejkalojn ket tragjedi.
    Ma mir neser se dje

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Enver Haradinajn e vranë shumë faktorë dhe unë do të kisha filluar nga kreu:
    1.Karlla Del Ponte-kryprokuroja e gjygjit të Hagës, e cila luan politikën e Beogradit dhe qon ujin në mulli të tyre!
    Arësyeja: Largimi i Kosovës nga statusi i saj përfundimtarë dhe destabilizimi i Kosovës (edhe shumë të tjera që i takojnë politikës së kësaj përfaqësuese të "drejtësisë së të fortit", por sonte nuk jam në gjendje të elaboroj më gjatë)
    2. Ata që në politikën aktuale Kosovare mundohen të jenë Alfa dhe Omega, pa pasur dëshirë që vendimet e popullit të jenë të lira dhe demokratike.
    Arësyeja: Mosmundësia e realizimit të planeve të tyre
    3.Personat në politikën shqiptare që dua ta largonjë mendjen nga gënjeshtrat dhe keqpërdorimet e tyre.
    Arsyeja: Ngitja e akuzave ndaj këtyre huliganëve të politikës për keqpërdorimet e tyre
    4. Shërbimet sekrete informative të fuqive vendimmarrëse (në të cilat për fat të keq participojnë edhe të ashtuquajturit shqiptar), që përmes kësaj vrasejeje makabre tentojnë ta realizojnë atë që nuk munden ta bëjnë me burgosjen e Ramush Haradinajt, ngritjen e popullit në protesta, në mënyrë që të mund të thonë se Kosova ende nuk është e gatshme të fitoj pavarësinë! (këtë lojë e mbeshtet edhe Karlla Del Ponte)

    Kërkoj falje nëse nuk kuptohem si duhet, por nga mllefi që kam në vehte dhe nga dhemja e madhe për padrejtësinë që po iu bëhet luftëtarëve të lirisë dhe të ardhmes që ata me gjak na e sollënm nuk kam as vullnet as fuqi të jem më i kjartë.

    Një porosi për fund: Që të mos dërgojmë, si thotë populli, ujin në mulli të huaj, duhet ta ruajm gjakftohtësinë, por edhe të ngrisim zërin në kundërshtim të vrasjeve të këtilla me prapavi politike dhe shumë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 15-04-2005 më 16:21
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Në një rast e kam shkruajtur një mendim-poezi që si duket në Kosovë do të jetë aktuale gjithënjë për fat të keq:

    Morëm armët dhe luftuam
    Për liri dhe për atdhe,
    Por kurrë nuk e kuptuam
    Se armiku ishim ne!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •